Jahjaga synon t’i bëjë bashkë të shtunën Thaçin e Kurtin

20 Janar 2012, 13:57Rajoni TEMA

Atifete Jahjaga ka në plan që të shtunën mbrëma t’i ulë përreth një tavoline të përbashkët Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin. Dhe jo vetëm këta.

Një burim brenda Presidencës ka bërë të ditur se tryeza e përbashkët, ku do të jenë prezentë edhe përfaqësues të tjerë politikë, ka për qëllim të ndalojë protestën e “Vetëvendosjes”, të paralajmëruar për një dite më vonë. Takimit do t’i paraprijë një komunikim veç e veç që Jahjaga do të bëjë me kreun e Kuvendit dhe atë të qeverisë, si dhe me liderët e subjekteve kryesore politike. Forma e komunikimit paraprak do të mund të jetë e realizuar edhe me telefon, ka thënë ky burim.

Por, ka shprehur drojën që tani, për të mos pasur efektin që mëtohet, ngaqë konsideron se kreu i shtetit apo çfarëdo konkluzioni që mund të dalë nga takimi, vështirë se mund të bindë protestuesit të mos nisën për në Merdar dhe te Dheu i Bardhë./Koha Ditore

3 komente në “Jahjaga synon t’i bëjë bashkë të shtunën Thaçin e Kurtin”

  1. Luani says:

    Të thuash se do të “tentosh” t’i ulësh ministrat në shërbimin tënd si presidente në të njëjtën tavolinë, është sikur të ju thuash prindërve si drejtoreshë e shkollës se do të tentosh që t’i ulësh arsimtarët në të njëjtën tavolinë kur bisedohet për nxënësit. Sa çmenduri!

    Nëse ministrat të cilët marrin rrogë nga ti si presidente nuk flasin me njëri tjetrin, si ke të drejtë ti ta mbash buxhetin e shtetit?!

  2. urrejtja e popullit says:

    moj jargaqe, ver nje shall ne qaf si rugova se kushedi i bind…

  3. tradhtia says:

    me ndihmen e saliut jam e sigurt qe do i bindesh se nje loj beni te dy, por kam frike se sali-pordha sikur s’ta ka shume ngen se po i rreshket toka nen kembe sidomos ne tirane dhe se fundmi ka fillu me dale xhiro nga lushnja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje