Serbët në veri të Kosovës në prag të luftës civile

20 Janar 2012, 18:02Rajoni TEMA

Burime të sigurta të portalit LajmeShqip.com në veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se grupet kriminale serbe që deri tani kanë pasuar përkrahjen e Qeverisë së Beogradit dhe presidentit Tadiç janë duke nxitur në very të Kosovës një luftë civile.

Duke parë rrezikun nga lufta civile në veri, qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punve të Brendëshme të Serbisë ka dërguar në Kosovë këto ditë rreth 500 policë serbë të cilët janë vendosur në komunat në very të Kosovës.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar edhe foto të mercenarëve rusë që po veprojnë në veri të Kosovës. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Burimet e portalit LajmeShqip.com, njoftojnë se të mërkurën këtyre policëve u janë shpërndarë dhe dhënë armë të ndryshme, revole etj, në vendin e quajtur Zveçani i Vogël.

Në mesin e këtyre policëve mësohet se janë rekrutuar edhe 10 shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë njoftuar burimet e portalit. Qëllimi i këtyre policëve sipas burimit është që të parandalojnë një luftë civile në veri dhe me ketë rast policët duhet që të eleminojnë grupet radikale serbe, qoftë edhe fizikisht.

Në këtë aksion në veri është duke e udhëhequr grupi kriminal serb “Obraz” që komandohet nga Igor Vojnoviç, grupi tjetër “1389″ si dhe grupe tjera, të cilat kanë përkrahje direkte të kryetarit të DSS-së, Vojisllav Koshtunica si dhe atij të SNS-së, Tomisllav Nikoliçt.

Burimi më tej ka shtuar se në ditët në vijim pritet që ky grup i policëve që janë futuar në Kosovë nëpërmjet rrugëve alternative, do të veprojë veçanërisht në eleminimin e grupit “Obrazi” dhe atij “1389”. Po ashtu në Kosovë gjatë të enjtës janë futur edhe mbi 30 persona të grupit “1389″ të cilët gjatë natës, mes së enjtes dhe të premtës kanë ruajtuar barrikadën në fshatin Rudare të Zveçanit.

Koshtunica dhe Nikoliç kanë armatosuar grupet e tyre për t’iu kundërvënë Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Tadiç në njërën anë, kurse në anen tjetër me këto grupe ata po tentojnë që të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës por edhe në pjesë tjera të caktuara në territorin e Kosovës.

Qëllimi final i kësaj është që situata në Kosovë të paraqitet në botën e jashtme si e paqëndrueshme dhe e rrezikshme për serbët.

Përkrahje direkte të grupeve radikale në veri të Kosovës si dhe Koshtunicës dhe Nikoliçit është duke i dhënë edhe ambasadori rus në Beograd Konuzin.

Burime më tej ka shtuar se armatimi kryesor  për grupe radikale serb në veri është duke ardhuar nën singlën dhe në emrin e ndihmave humanitare, në menyrë që t’i ikë kontrollit të KFOR-it në veri të Kosovës.

“Janë identifikuar dhe janë parë se janë shkarkuar armë dhe paketime të ndryshme nga ndihmat humanitare, të cilat burimet tona, i kanë identifikuar se janë shpërndarë tek anëtarë të këtyre dy grupeve kriminale, të cilat pasaj kanë rishpërndarë tek grupet dhe mercenarë tjerë në veri të Kosovës. Janë identifikuar edhe celulat kryesore të këtyre kriminelëve dhe ne kemi informatorët tonë të sigurtë dhe të besueshëm për të vëzhguar dhe monitoruar zhvillimet”, ka thënë burimi i Portalit.

Veriu i Kosovës tashmë është i ndarë në ekstrem politikisht. Kryetari i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe kryetari i Leposaviçit Branko Niniç, janë kundër mbajtjes së referendunmit dhe pro Tadiçit, ndërsa kryetari i komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiç, ai i veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç si dhe ai i Zveçanit Dragisha Milloviç janë për mbajtjen e këtij referendum, derisa një pjesë e madhe e përkrahin Koshtunicën dhe Nikoliçin bashkë me grupet kriminale si “Obrazin” dhe “1389” etj. (LajmeShqip.com)

9 komente në “Serbët në veri të Kosovës në prag të luftës civile”

  1. VERONIKA says:

    po burri i shkines saliu a ka grupin atje?

    1. MAMUTHI says:

      Jo moj Veronik, jane tuj u zane se kush do ta marre si kryetar grupi Salen tone pasi te iki nga pushteti!

  2. mirdita says:

    SI E PA BESUESHME KJO, NDOSHTA….!!

  3. arusha says:

    hajde perhajr shkije

  4. Diplomati says:

    Jam thuajse i sigurt qe keto grupe jo vetem qe nuk i komandon Beogradi zyrtar, por Ivica Dacic dhe Tadic jane nen kercenimin e tyre. Se fundmi ata kane mare kercenime nga keta njerez. Keta grupe jane vazhdim i Arkan Tigrovi dhe ne qender kane ” Kosovo e nasa Zemlje” po jo ne aspektin e nje atdheu te tyre por si nje vend ku keta njerez qe dikur benin kontrabanden ne Jugosllavi me bekimin e Sllobodanit, duan tashme qe Veriu i Kosoves te ngelet nje zone pa zot. Pra keta nuk jane te interesuar per bashkimin e Kosoves me Serbin por keta nuk duan qe te ket kontrolle ne kete zone as nga KFOR as nga Specjalna Antiterroristna Jadinice. Eshte pikerisht ky investimi qe beri UDB- ja dhe Milorad Ulemek Legia. Keta njerez jane vertet te frikshem. Keta kontrollojne sote kufijte e Serbis nga Vranja – Rashka- Mitrovica- Rozhaja dhe deri ne Banjaluka. Keto njesite do te jen gjithmon ne ish Jugosllavi per ti bere zonat e interesit Serb. ” Etnicki Cisto” keta thjesht jane nje armat e komanduar qe qendron ne pozicione rezerviste. Investimi Serb per ta sipas Radikaleve Serb nuk do te shkoj kot.

  5. Luani says:

    Serbët në Mitrovicë duhet të turpërohen se janë bërë vegël e kriminelëve nga Rusia, ashtu sikur secili shqiptar nga Kosova duhet të turpërohet se është bërë vegël e kriminelëve nga Rusia.

  6. ishalla vrahen nermjet veti nje i gjall sjet

  7. plaku says:

    Djema, pardje ne tv gjerman “Phönix” kam pare nje interviste te bere me Martin Schulz i cili, sapo eshte zgjedhur kryetari i parlamentit te bashkimit europian. Midis te tjerave ai tha :
    “Rrezik per bashkimn europian paraqesin sidomos retorikat populiste, nacjonaliste, raciste, anticifute. Keto retorika po cfaqen sidomos ne France dhe ne vendet e europes lindore. Kuptohet se, bashkimi europian keto grupe i ka luftuar dhe mundur por jo perfundimisht.”
    Pra djema une mendoj se, nacjonalistet ekstremiste serbe dhe kudo qe ato do cfaqen ne Europe nuk kane shans. Mendoj se, BE ka polici sekrete shume te fuqishme si nga ana materjale edhe nga ana njerezore qe te shpartalloje keto grupe kudo qe te ndodhen ato.
    Prandaj une personalisht jam shume i qete se grupet ultra nacjonaliste serbe dhe greke nuk kane shans. Keto grupe jam i sigurte se, kontrollohen nga sherbimi sekret amerikan dhe ai i bashkimit europian.
    Une mendoj se, keto sherbime punojne per BE dhe indirekt edhe per interesat e shqiptareve. Si te thuash interesat e tyre perputhen me interesat e kosovareve, sic ishte edhe rasti i luftes se Kosoves ku serbet morren ate qe meritonin. E kam thene disa here ketu ne forum se, ultra nacjonalistet serbe dhe greke nuk kane udheheqes visionare dhe ky eshte fati i popullit tone. Ne kemi aleate shume te fuqishem ( sepse interesat e tyre perputhen per fat me interesat tona ) dhe keta aleate jane USA ( qe te thyen brinjet ) dhe BE.

  8. Tepelensi says:

    per hajer do zoti..ti shofim si hane koken e njeri tjetrit,,qari nga bytha qesese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje