Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiç, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Siç raportojnë mediat serbe, detyra e tij do të ishte “të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera”, raporton REL.
Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.
Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.
Emerohet gazetari, jo nominohet, nominohet ne shqip nuk egziston!
Mos ndoshta duhet fjala “propozohet”? Me sa di une, pas kandidaturave te nominurara per nje detyre a çmim, miratohet ose shpallet fitues nje prej tyre.
Faleminderit per mirekuptimin!
Artiles,
Me sa e njof une gjuhen shqipe ti ke te drejte. Dua te theksoj ketu se une nuk jam nje njohes i specializuar i gjuhes shqipe.
Ka mundesi qe ta kem gabim, por mendoj se ti ke te drejte. Dua te kujtoj ketu se kete post para nje viti e kishte edhe nje ish minister zvicerjan. Eshte nje post me teper administrativ se sa vendues ne OKB.
sta camika,c’do te thote;nomimohet!!!!!?????
nje fjale kaq e thjesht greke[nomo-ligj,pra ligjerohet,behet i ligjshem]nuk jeni ne gjendje te spjegoni…..!!!!!
Kete dileme e zgjidh zj. Ledi Shamku ne nje studim te sajin ku thote se se ka ndryshim midis emerim = kur dikush caktohet, dhe emnim = kur dikush propozohet me emer. Ky term – sipas saj – spjegohet nga Mustafa Kruja dhe ka qene ne perdorim pikerisht ne kete kuptim gjate administrates perpara luftes.
‘kandidohet’ jo ’emerohet’.
Gabim edhe ti “Argita”. Propozohet dhe jo “emerohet” apo “nominohet”
Gjithë karrierën e tij si politikan është angazhuar ky serb kundër pavarësisës së shqiptarëve në Kosovë. Disa politikanë të huaj e kanë qortuar shpesh se është duke e tepruar me urrejtje ndaj shqiptarëve.
Ndoshta Serbia e ka propozuar si kandidat të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me shpresë se ka më shumë sukses me synimin e tij.
Po Shqiperia e Sali serbit, do ta vere veton?