"Me shpifjet e Haxhiut, Thaçi po u shmanget pyetjeve tona"

26 Janar 2012, 18:18Rajoni TEMA

Pasi Lëvizja Vetëvendosje paraqiti dhjetë pyetje legjitime mbi takimet mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, takime për të cilat ka njoftuar Wikileaks, Qeveria ka zgjedhur të mos përgjigjet, por përkundrazi po përpiqet të hedhë mjegull mbi faktet.

Dy takimet Thaçi-Tadic nuk janë mohuar nga vetë Thaçi apo nga Tadic. Kështu thuhet në një reagim të sekretarit organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, rreth akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, në Kuvendin e Kosovës.

“Natyrisht që fjalët e Bekim Haxhiut nuk kanë asnjë të vërtetë brenda, e kushdo e kupton se përmes këtyre shpifjeve ai kërkon që të heqë vëmendjen prej pyetjeve tona mbi takimin e Thaçit me Tadicin, personin që disa ditë më parë deklaroi se ‘Kosova është tokë serbe’”, thuhet në reagim.

Molliqaj thekson se para se të fillonte “me shpifje, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, për dallim nga Thaçi, Bekim Haxhiu e pranoi se këto takime kanë ndodhur”.

Duke i përsëritur pyetjet e Lëvizjes Vetëvendosje, Molliqaj e ka ftuar kryeministrin Hashim Thaçi që, siç thotë ai, të mos shmanget përmes Haxhiut apo të tjerëve, por të përgjigjet në dhjetë pyetjet e tyre.

Në seancën e Kuvendit, Haxhiu ka kërkuar sqarime nga Kurti për disa takime, siç pretendon ai, që ka pasur me serbët në komunën e Klinës, pastaj gjësendet që i janë gjetur atij në një rast të ndalimit nga Policia e Kosovës, po ashtu ka kërkuar shpjegim se si edhe pas lirimit nga burgu, Albin Kurti ka mbajtur korrespondenca me një femër serbe, e cila e kishte vizituar edhe gjatë kohës sa ai ishte në burg. Po ashtu, ai ka kërkuar sqarime për rastin, sipas tij, të pranimit të një pakoje nga Serbia./Zeri

3 komente në ““Me shpifjet e Haxhiut, Thaçi po u shmanget pyetjeve tona””

  1. vlora says:

    Bekim Haxhiu eshte zora e trash e Thacit, dhe ky parazit Haxhiu jeton ne zoren e trash te Thacit.(athua si del Haxhiu nga bira kur Thaci e bon nevojen e madhe, piiiiijjjuuuu, jjjaakk)

    1. hihi says:

      thaqi dhe bekimi kur ka qen nevoja e pushkes ekan marr at dhe kan luftur, por pas luftes kur u desht qe kosova te shpall pavarsin e vet kujana ja majti mi mshel zorren e trash e mi shpall per pos thaqit dikush qe flet kunder thaqit per mua nuk asht njeri serioz nuk asht shqiptar nuk ja don kosoves te miren. Ti shoqe qe shkrun per zorra te trasha pyte kurtin tan se aeka zorren shqiptare apo serbe se saedi une kurti dajt ika nga komuna e klines pra ata jan shki te mdhej bile kur tham te mdhej jan qetnikt e milloshit krejt ajo an e klines i njohin ata per krime si para luftes asht edhe ne kohen e luftes me krime. Ma ne fune desha te them se ky asht albin kurti qe del rrugve te ks e nae flliq flamurin ton tem se aj itakon nje flamuri tjeter hapni syt o shqiptar e mir se boll ke ma me perqarje po te bashkhum me shqiptar e jo me gjak shkau

  2. hihi says:

    ne qoft se zotri kurti ka pas takime ne klin me serbet e asaj ane nuk asht interesant se ika daj don me than asht klyshi i tyne. Kurti nuk asht ngusht per popullin shqiptar kurti ne qoft isht ngusht per popull shqiptar isht shku atje se nga vjen edhe kishte luftu per te drejtat e tyne se atje nga vjen aj atje shqiptaret mas pakti kan drejt ne ballkan ky asht kurti ose asht shpiun i serbis ose i rusis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje