Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar mbrëmë ligjin për krijimin e një baze të të dhënave publike të pedofilëve të dënuar, që do të paraqitet në rrjetet shoqërore në Internet.
Sipas ligjit, në regjistrin e personave të dënuar për abuzim të fëmijëve, do të përfshihen të gjitha të dhënat personale dhe fotografitë e tyre.
“Qëllimi ynë është t`i mbrojmë fëmijët nga çfarëdo lloj abuzimi dhe për ta rritur nivelin e kujdesit dhe të parandalimit nga ana e prindërve të tyre duke i stigmatitzar këta keqbërës”, i tha parlamentit, ministri për punë dhe çështje sociale, Spiro Ristovski.
Të dhënat e fundit të qeverisë tregojnë se 231 njerëz janë dënuar për pedofili ndërmjet viteve 2004 – 2009 ndërsa theksohet se është rritur numri i rasteve në këtë vend për pedofili.
Zyrtarët thonë se presin kompletimin e regjistrit gjatë tre muajve të ardhshëm dhe do ta publikojnë atë në Facebook.
Nje ligj teper origjinal ne mungese te nje ligji per tredhjen e ketyre monstrave.Shpresojm qe ky ligj te miratohet edhe ne Shqiperi.
drejte por e pamjaftueshme