Kryeprokurori i EULEX-it, John Clint Williamson, të enjten gjatë ditës do të vizitojë Tiranën. Qëllimi i vizitës së tij, siç mësohet, është të diskutojë për thellimin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare në lidhje me hetimin e akuzave për trafikim organesh, të pretenduara në raportin e Dick Martyt.
Fillimisht të enjten paradite ai do të takohet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Kjo është vizita e dytë e Williamson në Tiranë, pas asaj të zhvilluar në 11 nëntor të vitit të kaluar kur premtoi se do të kthehej sërish. /qik/
Kane gjet vend pune dhe keta Nja dhjete vjet nuk kane per te gjet gje dhe sikur te kishte, se psataj mbyllet vendi i punes.