Albert Kuçi - nga udhëheqës restoranti, diplomat në Pragë

28 Janar 2012, 13:26Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar Albert Kuçin në pozitën e zëvendësambasadorit në Çeki, pa shpallur fare konkurs dhe pa i përfillur ligjet në fuqi, të cilat e precizojnë se si duhet të bëhen emërimet e shërbyesve diplomatikë, duke filluar nga shpallja e konkursit, intervistimet e kandidatëve e deri te punësimi i tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Për Kuçin, që më parë nuk ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik, por që e ka drejtuar një restorant në shtetin çek, Hoxhaj është treguar shumë “dorëlirë” duke ia dhënë gradën “Ministër Këshilltar”, gjithashtu pa i përfillur procedurat ligjore në fuqi.

Sipas të dhënave në internet, Albert Kuçi është një biznesmen në Pragë të Çekisë që drejton kompaninë e patundshmërive “ADAL Group s.r.o”, e cila është themeluar më 29 korrik të vitit 2005.

9 komente në “Albert Kuçi – nga udhëheqës restoranti, diplomat në Pragë”

  1. Zigur Qarri says:

    O Kuçi mos e be kuç e maç tani.
    Po pate menduar qe Ambasaden ta kthesh ne restorant qe te lehtesosh shpenzmet e shtetit te Kosoves,ndoshta mund te japim pak te drejte,por vetem atehere kur perzgjedhja te ishte transperente.
    Por duhet ta dish mire qe perendimoret nuk genjehen me nje dreke por duan te thata ne dore.

  2. Viking says:

    Shyqyr qe na hoqen ate laviren te ambasada jone Shqipetare..

  3. Genti says:

    medet, filloi Kosova te kopjoje Shqiperine edhe ne diplomaci.

  4. Luani says:

    Kjo nuk është asgjë. Qeveria nga Prishtina kujdeset, me pagesë nga qeveria nga Beogradi, që të vendos për të ardhmen e secilit që flet shqip në shtetin e tyre të shpallur (kinse) të pavarur.

    1. Shtegtari says:

      Pse ja fusni kot, dikur tek ne në Shqiperi, njesoj si ministri Enver Hoxha…j sot (me falni se desh harrova “j”-ne) edhe xhaxhi Enver Hoxha, nuk bente konkurse per keto poste, aty caktoheshin besniket e partise.
      Rrofte Partia

      1. Luani says:

        Nuk po ja futi kot unë me mesazhe tek ky sajt, por jam duke tentuar që të kuptojnë shqiptarët se partitë politike nga Tirana dhe Prishtina janë lavire të qeverisë së ndyrë nga Beogradi.

        1. Shtegtari says:

          Plotesisht dakord me ty. “Pse ja fusni kot” ishte ne menyre ironike per politkanet tane ne te dy anet e kufirit imagjinar shqiptaro-shqiptar dhe ne asnje menyre kunder asaj qe shpreh ti.

      2. Genti says:

        dikur ne Shqiperi ??? po tani nuk caktohen besniket e Partise (natyrisht pa konkurse) ???
        Me keq, tani caktohen familjaret e Anetarave te Byrose Politike te PD dhe LSI. Ne te gjithe sherbimin e jashtem shqiptar ne vitet 80-te kishte vetem nje familjar te Byrositeve, tani vetem Jozefina Topalli ka neper Ambasada dy te aferm: dhenderrin dhe vellain.

  5. qebapi says:

    po Ministri Hoxha mbasi e ndriti me diplomacine e tije mjerane, qe vetem diplomaci nuk eshte. Suksesi i tij i madh jane te 5 milion eurot q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje