Kosovës nuk i duhet kurrfarë përfaqësimi në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, nëse “detyrohet” të heqë dorë nga “Republika”. Këtë bindje e kanë shprehur pa dallim deputetë nga tri partitë opozitare, të enjten, ditën kur është pritur që në Kosovë të mbërrijë ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet i LDK-së, Skënder Hyseni, ka shfaqur drojën se Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj.
Ai e argumenton këtë me faktin se shtetet që aktualisht kanë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës do të mësohen ta trajtojnë këtë vend si të tillë edhe në të ardhmen dhe nuk do ta njohin asnjëherë shtetësinë e saj.
“Fusnota, përkatësisht të gjitha ato që e betonojnë neutralitetin ndaj statusit janë të dëmshme dhe do t’i pengojnë dhe bllokojnë njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës, sepse bota do të mësohet me Kosovën si një shtet që e ka njëlloj statusi gjysmak si të Palestinës. Prandaj, Kosova nuk guxon të pranojë për vete asnjë zgjidhje gjysmake”, ka deklaruar ai.
Një ditë më herët shefja e ekipit negociator vendës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se pala vendëse është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë. KD
Gjithë shtetet e mëdha e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur (e çliruar me të drejtë nga vrasjet, nënshtrimi dhe pabarazia si komb), e politikanët nga Prishtina as në nevojtore nuk po guxojnë të shkojnë pa lejen e politikanëve nga Beogradi. Si është kjo e mundur?
Gjerat kane ndryshuar!
edhe palestinen e njeh e tera bota por izraelit nuk i behet vone,
po ashtu edhe kosoven e njeh e tere bota por serbise (rusia nga pas) nuk i behet vone…
gjerat ne shtepine tende duhet ti kontrollosh vete dhe mos prit mendje nga komshiu se perndryshe shkon ne djall…
—
Kosova dhe po ashtu edhe Palestina duhet te vetevendose dhe jo te pres se kur te ju ngrihet “qefi” te tjereve per te bere dicka apo jo…
me mire te jetojm 1 dite dhe te lire se 100 dhe rob te dikuj tjeter…
Fut nji tritol ne callme dhe pastaj do te jesh i lire me virgjereshat te Allahu.
Mos dilni nga tema moj file…
Kosova po zhvishet pak nga pak nga te qenit shqiptare. Kjo zhveshje filloi qysh me flamurin, me pas me “krenarine” e te qenit nje komb tjeter me nje gjuhe kosovarce, tani duke i hequr dhe termin “republike”
Cfare po u mbetet, edhe kosi vjen nga lopet e Serbise e fushat e Kosoves mbeten djerrina e asgje nuk mbeshtetet nga qeveria thacjane, anti kombetare. Diten e shpalljes se Pavaresise se Varur te Kosoves, ne emer te SHIBK dorezova flamurin kuq e zi tek kulla e jashareve dhe u betuam se kurre nuk do reshtim per te arritur amanetin e Ismail qemalit, qe tha para 100 vjetesh se po u leme bijve nje cope toke, kufijte le t’i gjejne vete!” Amanetin nuk e tret dheu, dhe betimin tone e dorzimin e atij flamuri nuk ka burre nene ta shperfille e ta pengoje. Kush eshte burre le te ndihmoje te behet ky bashkim ne fillim me bashkimin e ideve dhe punes ne dobi te kombit.