Kosovarët 1.7 miliardë euro kredi, 2 miliardë depozita

28 Janar 2012, 11:36Rajoni TEMA

Njëri prej sektorëve më përfitues në Kosovë vazhdon të jetë ai financiar. Si rrjedhojë e kësaj edhe mundësia për kreditim nga ana e bankave sa vjen e rritët. Besnik Kada, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ka njoftuar për “Tribuna Shqiptare” se vlera e kredive të lëshuara gjatë vitit 2011 ka arritur shifrën e 1 miliard e 675 milionë e 580 mijë euro, ndërsa kreditë në të njëjtën periudhë të vitit 2010 kapin shumën e 1 miliard e 435 milionë e 405 mijë eurove.

E veçanta e kredive gjatë vitit që e lamë pas ishte se përderisa në vitin paraprakë rritjen më të theksuar e kishin shënuar kreditë për ekonomitë familjare, ndërsa shtrëngimi i kredidhënies kryesisht kishte peshuar mbi kreditë për ndërmarrjet, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 ishte pikërisht kreditimi i ndërmarrjeve private promotori kryesor i rritjes së nivelit të përgjithshëm të kredive të lëshuara nga sistemi bankar.

Përveç rritjes së kredive gjatë vitit që e lamë pas, rritje kanë shënuar edhe depozitat vlera e të cilave kalon mbi 2 miliardë euro. Gjatë vitit 2011, lëvizja e normave të interesit u karakterizua me një tendencë të lehtë rënëse si për normat në depozita ashtu edhe për normat e interesit në kredi./indeksonline

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje