Dalin në pah detajet tronditëse të tragjedisë kosovare në Gjenevë, kur një 31 vjecar e vrau ish-vjehrrin e tij. Sipas gazetës Blick kishin kaluar vetëm tri javë që prej ndarjes së Vlora S, nga D.Iber. Vlora nuk pranoi më dhunën e burrit dhe vendosi të ndahej.
Takimi i parë me vajzën 2 vjec, Lea shkoi mirë. Por, ai donte ta shihte sërish. Ai e thirri Vlorën dhe i tha se do vinte të shtunën. Ajo i tha të vinte pasdite, por në orën 10 babai i Leas trokiti në derë. Nëna e vajzës nuk ishte në shtëpi. Prindërit e saj ia mohojnë hyrjen ish-dhëndrrit, por ai nuk zmbrapset. Në shtëpi është edhe vajza e Dautit dhe Xhevries, Hema bashkë me vajzën Eva.
Pas një përplasje verbale D.Iber nxjerr armën e tij dhe godet Dautin, duke e vrarë në vend. Me gjak mbulohet edhe vajza e tij Lea. “Kishte shikim vrastar. Dëshironte të na vriste të gjithëve”, tha Hema. Iber D. iku por policia e kapi menjëherë. Familja u shokua dhe shteti zviceran do të japë ndihmë psikologjike për të, sidomos për dy vajzat e vogla. /indeksonline/
Keto gjera ndodhin shpesh ne Zvicer dhe vrasesit jane zvicerjane. Gazeta Blick eshte nje gazete nacjonaliste e djathte e cila gjithmone i fryn gjerat kur behet fjale per te huaj. Me thoni ju lutem nje vend ne bote ku nuk ndodhin gjera te tilla? Kujdes nga pergjithesimi i gjerave. Eshte nje loje e ndyre qe bejne mediat e djathta zvicerjane.
Une jam mesuar me keto gjera. Kam 20 vjet qe jetoj ne Zvicer. Kuptohet qe gazeta Blick nuk perfaqeson mediat zvicerjane qe kryesisht jane shume neutrale, por si ne te gjithe boten demokratike kane dhe krahun e djathte te tyre. Une personalisht i lexoj gjithmone mediat me sy kritik.Kuptohet qe une e denoj me force te madhe vrasesin ne se historia eshte e vertete. Qellimi i ketyre madiave jane KUOTAT.
O Plak,
e vrau vjehrrin kosovari a nuk e vrau, leri pallavrat. Apo eshte histori qe e shpiku gazeta?
Gjergji,
Ti edhe vete e di se ne Gjermani, Zvicer, Austri, Itali keto jane fatkeqesira qe ndodhin shpesh. Nuk kuptoj se cfare ka te vecante ketu. Une di te te them se ketu ne Zvicer ne se nje shqiptar vret gruan per ceshtje nderi, gazetat ne faqen e pare dhe me germa te medha shkruajne : “VRASJE NDERI NE NJE FAMILJE SHQIPTARE.”
Ne se te njejten gje e ben ndonje zvicerjan diku ne ndonje faqe te gazetes me germa te vogla shkruhet : “Drame ne familjen zvicerjane.”
Une ne shkrimin tim e denava vrasjen.
Mik une nuk shkruaj pallavra, une shkruaj ate qe shof edhe jetoj ketu ne Zvicer. Une nuk shkruaj qe te te bej qejfin ty. Mendoj se duhet te lexosh me me kujdes gjerat dhe te mos biesh viktime e mediave te djathta.
Eshte e vertete se gazeta Blick eshte hapur media e ekstremit te djathte, dhe krimi ne fjale nuk eshte monopol as i shqiptareve te kosoves, as i te huajve.
Ne te njeten kohe eshte fakt, se popullsia e shqiptareve te kosoves, eshte popullsia me problematike ne Zvicer.
Kjo nuk do te thote se çdo shqiptar i Kosoves eshte problematik, pasi nje pjese e madhe jane integruar e jetojne ne harmoni ne Zvicer.
Ore plaku je i modh, sa “viza” plaku ?????
O te nderuar, pse ju shqeteson drejtimi i gazetes. Jo eshte ekstremiste apo seshte. Rendesi ka qe shqipetaret manifestojne shprehje dhune ne cdo vend. Pse nuk i therrasim mendjes po fajsojme te tjeret qe japin keto lajme?
Ky 31 vjecari eshte vrases, dhe ate vrases i paskrupullt. Fakti qe ka qene i armatosur ne kohen kur “deshironte” te takonte femijen e vet, i thote te gjitha. Ky njeri eshte nisur (me armen ne xhep) jo nga dashuria e tepert per femijen, por nga “dashuria dhe respekti” per primitivizmin e tij. Eshte e vertete qe vrasje te tilla ndodhin kudo ne bote, mirepo cdo vrasje eshte e tepert dhe vecanerisht e tepert dhe makabre kur vrasesit jane shqiptare. Kjo gje me inatos e dhemb dy here!!!
Plaku e shikon drejt problemin,dhe une jetoj ne Zvicer prej afer 20 vjetesh dhe ne qytetin ku jam nje doktor Zviceran vrau femijet dhe gruan,gazeta shkruajti nje here dhe aq,po sikur te ishte i huaj aq me teper shqiptar,une mendoj se krimi nuk njeh nacionalitet,ne ketej jemi mesuar dhe habitem se si gazeta i ben shkrime pasi kuptohet qe jane me tendence negative per shqiptaret.flm
Mos u ngutni,denojeni krimin sepse eshte per tu denuar,por mos pergjithesoni veten ne keto gjera.Degjojini fjalet e Plakut se nuk do te pendoheni.Ne shqiptaret vrasim ndoshta,por nuk e hame ate qe vrasim,pra nuk ka ndodhur ndonje rast kanibalizmi tek ne.Ne perenedim kane ndodhur me 10tra raste te tilla.Pastaj te mos harrojme,tek ne,sidomos ne veri e ne Kosove endet ende fantazma e kanunit.Civilizimi i nje kombi nuk behet as per nje dite as per nje shekull.Ka pasur e do te kete ngjarje te tilla e jo vetem te shqiptaret. Bota eshte e mbushur me ngjare njemije here me makabre se kjo.Le te urojme qe tek ne te ndodhin sa me pak.