“Ua bëj 500 herë më zi se Nazim Bllaca”

2 Shkurt 2012, 11:39Rajoni TEMA

Naim Miftari ka vendosur të flasë. Pretendon se ka shumë informacione, madje edhe për spiunimin që njerëz të afërt të UÇK-së i kishin bërë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e të tjerëve.

Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete.

Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës – “Seiko”, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin “031”.

Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai. Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi.

Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që “mos t’ia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca”.

2 komente në ““Ua bëj 500 herë më zi se Nazim Bllaca””

  1. Arben Kosova says:

    Nje Njeri qe quan veteveten vrases dhe akoma qendron ne liri,ndodhe vetem tek ne Shqipetaret,kendej dhe andej kufirit.Keta te dy si Bllaca apo Miftari,jane vrases Ordiner,por kane vendosur ta thone te verteten qfare ka ndodhe para, gjate dhe pas luftes se Kosoves,dhe shume mire bejne.Por qfare ti themi te tjereve qe vrasin,torturojn dhe shpallin akoma me zi dhe Heronje.Apo do vije koha qe do e tregojne vete me shpresen qe sdo i pranoje toka e nendheshme.Te gjithe Udheheqesit tone te sotem,luftojne per Leke dhe Bajraktarizem.Me keqeardheje por e vertete.Fare e keqe.

  2. Luani says:

    Fëmijët e disa “personaliteteve të shquara” nga Prishtina do të turpërohen në të ardhmen, për masakrat e prindit të tij kundër popullit shqiptar nga krahina e tyre etnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje