Lambsdorff: Vetëvendosja po bën një politikë opozitare fondamentale

1 Shkurt 2012, 11:43Rajoni TEMA
Lambsdorff: Vetëvendosja po bën një politikë opozitare

Nikolaus Graf Lambsdorff: Zoti Kurti është një prej politikanëve udhëheqës opozitarë në Kosovë. Partia e tij është e përfaqësuar në parlament dhe unë dëshiroja të informohem për qëndrimet e tij politike ndaj Republikës së Kosovës, për qëndrimet e tij lidhur me raportet me Serbinë dhe me Bashkimin Evropian. Kjo është një gjë normale,  mua më intereson të dëgjoj edhe prej politikanëve të tjerë. Kurti është natyrisht një rast i posaçëm sepse partia e tij dhe ai vetë bëjnë opozitë jo vetëm në parlament por edhe jashtë tij.

DW: “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti kanë bërë përpjekje dy herë kohët e fundit që të bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Si i vlerësoni Ju këto aksione?

Lambsdorff: Siç e kemi thënë edhe më parë ne nuk i vlerësojmë këto aksione. Ne mendojmë se këto aksione, për shkaqe të ndryshme, nuk janë të mira. Këtë e ka bërë të qartë ambasadori ynë në Prishtinë disa herë, e këtë e kam thënë edhe unë. Një parti, e cila ka përfaqësuesit e vet në parlament, ka dhe përgjegjësi të caktuara. Unë kam biseduar me zotin Kurti për këtë çështje dhe i kam thënë se nga aksionet të tilla ndoshta mund të ketë përfitime afatshkurtëra në skenën e brendshme politike, por kjo nuk e ndihmon Republikën e Kosovës. Përkundrazi e dëmton atë.

DW: Ka ndonjë recetë Berlini zyrtar për zgjidhjen e problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Lambsdorff: Një recetë ndoshta nuk ekziston, por ekziston dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo është tani për tani mundësia më e mirë që kemi. Prandaj duam që ky dialog të vazhdojë. Nuk e di nëse kjo do të ketë sukses në të gjitha fushat, por të dyja palët duhet të tregojnë vullnet të mirë për të arritur zgjidhje. Për zotin Kurti dhe njerëzit e tij, kjo nuk është e pranueshme. Ata më shumë po bëjnë një politikë opozitare fundamentale dhe kritikojnë të gjitha marrëveshjet që qeveria në Prishtinë po përpiqet të arrijë me qeverinë në Beograd. Një parti opozitare ka të drejtën ta bëjë këtë, por bllokimi i kufirit nuk i ndihmon askujt.

DW: Mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tej kanë mbetur shumë probleme të pazgjidhura. Ndërkohë që as dialogu nuk po zhvillohet siç është planifikuar. Ka Serbia shanse që në fund të shkurtit ta marrë dritën jeshile për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE?

Lambsdorff: Një shans me siguri që ekziston. Por kjo vërtetë varet nga përparimet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ende nuk janë arritur qëllimet e caktuara, por kanë mbetur edhe disa javë kohë. Ecuria e dialogut nuk mund të planifikohet. BE-ja po përpiqet që dialogu të vazhdojë, që të arrihen rezultatet dhe – ajo që është shumë e rëndësishme – që marrëveshjet të zbatohen dhe jo vetëm të nënshkruhen. Nëse këto rezultate do të mjaftojnë, që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, nuk mund ta them. Por duhet të shihet se çfarë do të ndodhë brenda këtyre javëve që kanë mbetur.

6 komente në “Lambsdorff: Vetëvendosja po bën një politikë opozitare fondamentale”

  1. kjo deklarat eshte fundamentale dhe politika e albinit eshte fundamentale bazike qe nuk ke ku te shkosh .fundamenti eshte baza e qdo gjeje pra merreni vesh kuptojeni.e hashim thaqi na ben politik jo fundamentale jo bazike jho argumentuese jo me baze qe forcon fundamentin e demokracis

  2. PrapambetjetOsmane says:

    Opozitar fondamentalist Kurti dhe Spahiu ??!!!
    Eshte e pamundur ! Ata nuk kan asnje lidhje me “cok gyzel-et” dhe “muslim brothers” !

  3. Heldi says:

    O Avantgarda e krishtere (aka prapambetjetosmane)….fondamentalist nuk eshte e thene qe te perdoret sesben ne kuptimin mysliman i prapambetur por mund te perdoret shume bukur edhe thjesht ne kuptimin ekstremist,radikal apo ultrà… qofte si (fondamentalist)i majte radikal,(fondamentalist)i djathte ultranacionalist,apo edhe mysliman apo katolik fondamentalist! Pra eshte nje term qe mund te perdoret gjeresisht ! Perdoret si term qe tregon nje refuzim,nje fare te shkuare kunder ecjes progresiste te shumices.
    Psh nje ortodoks i krishtere mund te shihet si nje i krishtere “fondamentalist”. Feja ortodokse nuk eshte tjeter vecse nje fare refuzimi kundrejt njohjes se autoritetit te kishes se Romes dhe te mbeshtetesve te saj qe u quajten katolike gjate shizmes (ndarjes) se madhe ne 1054-en, pasi deshironin qe feja te rrinte e te predikohej sic ishte pa ndryshuar.
    Dhe fjala ortodoksi ne vetvete, e pare ne nje rrafsh me te gjere,sic edhe perdoret, s’do te thote gje tjeter vecse refuzim kundrejt progresit me idene per te mbajtur dicka sa me pak te prekur nga ndryshimi,evolimi…pra me pak fjale dicka sa me te paster duke u shnderruar me pak llafe ne nje fare fondamentalizmi !Dhe etimologjikisht s’do te thote gje tjeter vecse,themelor,bazilar…thjesht vitet e fundit eshte perdorur gjerazi per te nenkuptuar ndjekesit e fese islame ne menyre radikale ku mbizoterojne idete dhe vlerat e antiperendimit,por jo se nuk mund te perdoret edhe per levizje apo fe te tjera !

  4. Luani says:

    Udhëheqësit e partive politike nga Prishtina e kanë humbur rrugën si komb, dhe udhëheqësit e partive politike të kombeve tjera nga BE po përfitojnë majmë duke u kujdesur për këta njerëz të paditur.

  5. misionari says:

    Ekstremizmi (fondamentalizmi) me dashje apo pa dashje gjithmone i sherben armikut.

    1. anonimus says:

      misionari, o analfabet.
      Tha politike fundamentale jo fundamentaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje