Kosova ende prezantohet me UNMIK

3 Shkurt 2012, 12:37Rajoni TEMA

Ndërkohë që kanë kaluar katër vjet nga shpallja e pavarësisë, Kosova ende prezantohet nëpërmjet UNMIK-ut në dhjetëra organizata dhe iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare. Në raportin e tij të fundit të hartuar para dy ditësh,  Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ua ka shpjeguar shteteve anëtare të OKB-së se UNMIK-u po e ndihmon Kosovën që të prezantohet në disa iniciativa rajonale e ndërkombëtare.

Ndër më të rëndësishmet është organizata e marrëveshjes për tregti të lirë-CEFTA, por edhe Komuniteti për energjetikë.

UNMIK-u i shërben Kosovës si prezantim edhe në mbikëqyrësin e transportit për Evropën Juglindore, në hapësirën e përbashkët evropiane, në organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, si dhe në Tribunalin e Hagës.

Bashkëpunimin dhe prezantimin e Kosovës në të gjitha këto organizata dhe iniciativa, sipas Ban Ki-moonit e ndihmon UNMIK-u./KD

6 komente në “Kosova ende prezantohet me UNMIK”

  1. Luani says:

    Në një film me piratë, i pyet kapiteni banorët e një ishulli se kënd e përfaqësojnë ata. Udhëheqësi i tyre përgjigjet kështu:

    “Ne e përfaqësojmë atë i cili është më i larti në pushtet.”

    Kjo vlen edhe për të gjithë shqiptarët e sotëm nga Ballkani, pa marrë parasysh gjuhën në pasaportën e tyre.

    1. dua says:

      me aq sa di une,shqiptaret flasin te gjithe shqip.

  2. plaku says:

    More miq, lavdi zotit qe eshte UNMIK-u. Lereni more Ameriken dhe BE ti rregulloje punet ne Kosove. Durimi sjell trandafila. Gota eshte gjysem plot me uje dhe jo gjysem bosh.

    1. Luani says:

      UNMIK-u është ushtri. Pyetni vetën o plak: a ka shtet demokratik në botë ku ushtria qeveris? Si mund të jetë kjo krahinë shqiptare më e mençur se e gjithë bota deri tani?

      1. plaku says:

        Luani,
        Ne kohen qe avjonat gjermane hidhnin bomba mbi Londer, Churchilli i madh ( i cili per bolsheviket kishte thene se kjo e keqe duhet mbytur qysh ne djep ) vendosi qe te beje ALEANCE ushtarake me Stalinin duke aresyetuar se kjo eshte E KEQJA ME E VOGEL. Keshtu more mik me mire me UNMIKUN ne Kosove se sa me nje sulm te ushtrise serbe. Ti e di me mire se une se ushtria serbe eshte nga te gjitha anet ( numur ushtaresh, armatim sasior dhe cilesor )me e fuqishme se sa ushtria kosovare. Pra mik, prezenca e UNMIKUT eshte e keqja me e vogel. Mos harroni se prezenca e UNMIK i kushton Europes dhe ata duan qe te largohen sa me pare prej andej. Mos perdor fjale bombastike populiste pa vlere si ” a ka shtet demokratik ne bote ku ushtria qeveris.” Leri keto tullumbace populiste se nuk ti han nejri.

        1. Tironci Lugano says:

          plaku
          Edhe ketej nuk bie me bore por eshte tmerr ftohte,Sa hyra ne shtepi. Makina ime regjistronte minus 13 tani..
          pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje