Vetëvendosje: “O kryetar, a po të shiten bananet”

4 Shkurt 2012, 19:40Rajoni TEMA
Vetëvendosje: “O kryetar, a po të shiten bananet”

Para dyerve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngritur tezgat me banane, vajra motorike e kompjuterë, duke kërkuar që kryetari i komunës, Qemajl Mustafa të jap dorëheqje e të merret vetëm me biznes.

Ky aksion i Vetëvendosjes, nga udhëheqja komunale e Gjilanit është cilësuar si një veprim i ulët dhe që nuk i ka hije këtij subjekti politik.

Aktivistët e Vetëvendosjes me maskë në kokë me figurën e Qemajl Mustafës, kanë parakaluar rrugëve të qytetit, me pankartat “O kryetar a po të shiten bananet”, dhe në ato në të cilat shkruante se kryetari i Gjilanit ka edhe biznese të tjera pos atij me banane.

Sipas tyre, kryetari Mustafa ka biznes edhe me vajra motorike, me kompjuterë, sikurse që thanë se e ka edhe biznesin me komunën e Gjilanit. Aktivistët i kanë varur bananet në pemën afër Kuvendit Komunal e më pas ato janë hequr nga sigurimi e aty ka qenë e pranishme edhe policia, e cila nuk ka intervenuar.

Duruntina Hasani, aktiviste e Vetëvendosjes, ka thanë se kanë ardhur për t’i dëshiruar kryetarit sa më shumë biznes, por siç thanë edhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, ngase ai komunën e ka shndërruar në biznes të dorës së dytë, duke nëpërkëmbur problemet dhe hallet e qytetarëve.

Ajo tha se Mustafa partneritetin publiko-privat e ka shndërruar në biznes privato-privat dhe se komuna e Gjilanit nuk ka nevojë për një biznesmen, por për një kryetar që rri afër qytetarëve dhe ballafaqohet me pakënaqësitë e tyre. Vetëvendosje ka kërkuar që kryetari i Gjilanit të mos e shes komunën, që e ka shndërruar në biznes të vetin.

Shefik Surdulli, shef i zyrës për Informim në Kuvendin Komunal të Gjilanit, veprimin e Vetëvendosjes e ka quajtur të ulët, të tepruar dhe që nuk i bënë nder askujt. Ai ka thënë se Qemajl Mustafa ka sqaruar marrëdhëniet e tij me kompaninë “Frutta Viva”, bile së fundi ai edhe publikisht ka hequr dorë nga ajo kompani, duke thënë se më nuk është aksionar.

“Nuk i ka hije Vetëvendosjes e as qytetarëve të Gjilanit të merret me gjëra të tilla e kryetari si çdo qytetar tjetër ka të drejtë të merret me aktivitetet e tija private”, ka thënë Surdulli, që edhe njëherë ka bërë me dije se Qemajl Mustafa më nuk është bashkëthemelues i Kompanisë “Frutta Viva”, ndërmarrje kjo që merret me pjekjen e bananeve./Zeri

4 komente në “Vetëvendosje: “O kryetar, a po të shiten bananet””

  1. Bazarxhevap says:

    Hahahahahaha, ne pune bananesh u katandis patriotizmi i Koqevareve.
    Po Spahi kacurrelsi nga eshte zhdukur mo, se na morri malli!

  2. Luani says:

    Të gjithë udhëheqësit e partive politike shqiptare nga Prishtina,(pa asnjë dallim) dhe të gjitha ndërmarrjet e huaja të paguara nga buxheti i EU-së në Prishtinë janë njerëz kriminelë. Historia do ta tregojë këtë shumë shpejtë.

  3. Cakalli7 says:

    Kot nuk doli tu shperndante nga nje bannane falas krietari ketyre te vete-vendosjes

  4. Dardani says:

    Bazarxhevap mos të ka treguar Nëna jote për Koqet e Kosovarve që po i mbajshe në gojë gjithkah hahahah. Kthehu e falu andej nga Greqija se ata mirren me Koqet e Kosovarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje