Problemet në veriun e Kosovës janë probleme të krijuara dhe të manipuluara nga Beogradi. Kështu janë shprehur gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme kryeministri Berisha dhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe negociatorja e Republikës së Kosovës në Bruksel Edita Tahiri.
Në takim, Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht qëndrimet e qeverisë së Kosovës në negociatat e Brukselit, si një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin. Gjithashtu në takim të dy bashkëbiseduesit u shprehën se respektimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe heqja e strukturave paralele nga veriu i Kosovës është një kusht përcaktues për ecurinë normale të procesit të Brukselit.
Gjithashtu ashtu si edhe kryeministri Berisha dhe zonja Tahiri ndanë të njëjtin mendim se strukturat paralele në veri të Kosovës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve nga pala serbe përbëjnë një nga problemet më serioze midis Kosovës e Serbisë, sikundër theksuan se Shqipëria dh Kosova besojnë se respektimi kufijve aktualë të jugut të Ballkanit është interesi më i mirë i të gjitha vendeve dhe kombeve të rajonit.
Sipas tyre çdo skemë që do të konsideronte ndryshim kufijsh në një zonë do mund të sillte mbas vetes një zinxhir të tërë ndryshimesh në zona të tjera të kufijve, çka bie ndesh plotësisht me aspiratën europiane të vendeve dhe kombeve të Ballkanit.
po ik e thuaj serbeve keto o frikacak……ja thua zevendeskryeminstret te kosovos keto….ik mor plene
Nuk arrije te kuptoj rendesine e ketyre takimeve.A mund te me thoni se ç’te mire kane per Kosoven keto takime? Ky zoteria ne fotografi s’po e çan menderen per vendin qe perfaqeson lere per te tjeret.