Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve me seli në Bruksel deklaroi se gjobat e larta ndaj gazetarisë hulumtuese përbëjnë një sulm madhor ndaj lirisë së shtypit.
Stephen Pearse, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, njëkohësisht shefi i Federatës Europiane të Gazetarëve, thotë se hulumtimi i çështjes “Pango” nga “Fiks Fare” përbën një rast të qartë të gazetarisë investigative në mbrojtje të interesit publik.
“Kemi të bëjmë qartësisht me një mbrojtje të rëndësishme të interesit publik, duke garantuar që ne si gazetarë mund ta vëmë pushtetin para llogaridhënies. Dhe ndonjëherë është e nevojshme të përdoren një mori mjetesh të ndryshme për të garantuar se ata njerëz që mbajnë postin zyrtar, po e përdorin atë siç duhet dhe po sillen në përputhje të standardeve më të larta të etikës. Pra, në këtë rast, sipas meje, kemi të bëjmë qartësisht me mbrojtjen e interesit publik”, deklaron Pearse.
Shqetësimi që shumë gazetarë do të kenë rreth këtij rasti janë gjobat tepër të kripura të cilat qartësisht çojnë në vetëcensurim apo që mund të frikësojnë gazetarët duke parandaluar organizatat e mediave të bëjnë atë lloj gazetarie hulumtuese të rëndësishme për interesin e publikut, gjë kjo jetësore për ç’do demokraci.
“Sigurisht që ne do të na shqetësonte shumë vendosja e gjobave tepër të larta të cilat do të parandalonin gazetarët në kërkimin e historive të rëndësishme për interesin publik. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të garantohet se gazetarët janë të lirë për të hulumtuar mbi personat që mbajnë një post shtetëror. Është jetësore që ligji, ne cilëndo formë të jetë hartuar, të mos parandalojë gazetarinë hulumtuese për interesin e vërtetë të publikut. Ne do të kemi shqetësime shumë serioze nëse gjobat e larta do të pengojnë gazetarët të bëjnë këtë lloj pune dhe unë mendoj se ky përbën një sulm madhor ndaj lirisë së shtypit”, nënvizon Pearse.
TCH: Në dijeninë tuaj, si është situata në vendet europiane, a ekzistojnë këto nivele gjobash ndaj gazetarëve që përdorin kamera të fshehta?
“Situata ndryshon nga një vend në tjetrin, por e drejta e gazetarit për të qenë i aftë të veprojë për interesin publik njihet në ligjet europiane dhe në Konventën europiane të të drejtave të njeriut, ku flitet për lirinë e shprehjes. Legjislacioni kombëtar nuk duhet të marrë qëndrime që parandalojnë lirinë e shprehjes, veçanërisht në ato raste ku interesi publik është shumë i fortë dhe ku gazetarët i kërkojnë pushtetit llogari”, thotë Pearse.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimin e procesit gjyqësor kundër TCH. Edhe Shoqëria e Televizioneve Komerciale Europiane deklaroi më herët se gjoba e vendosur nga gjykata ndaj Top Channel pas publikimit të video-skandalit me ish-ministrin Ylli Pango, sjell një efekt drithërues për lirinë e shprehjes dhe medias.
Drejtori i kesaj shoqerie, Ross Biggam thote se nese ka çështje te paqarta deri ne fund te procesit, atehere televizioni duhet t’i drejtohet Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg.
“Nese shihni se nje gjobe e vendosur nga gjykata eshte joproporcionale, si ne nje rast te tille (400 mije euro), çfare sjell efekt dritherues per lirine e shprehjes dhe lirine e medias, per kete arsye midis te tjerash, ne do te shpresonim, qe edhe kur procesi shqiptar i drejtesise te kete perfunduar, nese mbeten çeshtje te paqarta ende, ne do te inkurajonim gazetaret apo televizionin perkates qe te apelonte ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut, sepse kjo ngjarje perben nje precedent te rendesishem per t’u vendosur per te gjithe transmetuesit europiane”, thotë Biggam.
Zyrtari thotë se me kalimin e kohes, njerezit kane vendosur nje balance ndermjet rendesise se privatesise, ne njeren ane dhe rendesise sesi perdoret liria e shprehjes.
“Normalisht, shumica e televizioneve europiane lejohet te perdore kamera te fshehta ne raste te veçanta. Zakonisht nuk perdoret nje kamera e fshehte, per çeshtje te privatesise. Mirepo, kamera e fshehte perdoret nese kenaq dy kushte. Njeri prej ketyre eshte kur gazetari apo transmetuesi nuk eshte ne gjendje te siguroje ne asnje menyre tjeter keto filmime. E ne kete rast, qartesisht nese nje ekip i tere kamerash do te shkonte per te filmuar ministrin, ai do te ishte sjelle ndryshe. Ndaj ky kusht plotesohet sipas mendimit tim. Kushti i dytë i rëndësishëm qendron tek interesi publik per ta shfaqur informacionin ne kete menyre. Nga jashte, edhe ne kete rast duket se ka nje interes te qarte publik, kur paraqitet drejte nje sjellje e keqe serioze e nje politikani. Ndaj ne shumicen e juridiksioneve ne Europe, bazuar ne faktet e ketij rasti, mendoj se liria e shprehjes do te triumfonte mbi aspektin e privatesise, dhe gazetaret apo transmetuesi do ishin te lire”, thotë Biggam.
nuk eshte cudi qe gjykata tja vere ne vend moralin e neperkembur pangos.moralin qe ja mori ajo goca.
Nuk ka faj..ka marre zemer nga Ilir Kokelopa ..e me pas edhe nga Gardisti LLupo, Ndrea Prendi etj. Mos u cudisni fare nese keta te fundit do te padisin prokurorine per akuza te rrema dhe prishje te reputacionit, e me pas Sashenka ti kompesoje me nje demshperblim prej 300.000 Eurosh . Gjithcka mund te ndodhe..jetojme ne Albanistan
ska faj shtet i poshter .. ska faj dhe ky kur nuk denohet ilir kolopa dhe sali berisha me lul bashen qe vrane njerez me 21 janar .. sigurisht edhe ky mund te kerkoje demshpreblim ..
POSHTE DIKTATURA berishiane ..POSHTE KJO MOSTER NAZISTE QE DREJTON SHQIPERINE
Kenge per Yllin
Ylli Pango ore djale
po pse ste rri suma rahat
po do kapesh dhe me Topin
te erdhi keq se te beri golin
Po Top Channel e Fiks Fare
jane te paret dhe ne lajme
po jan te paret ne rrefime
qe ben cdo horr politike
Shume po kruhesh o derdimen
ste shpeton as gjykatsi Bend
ste shpeton as politika e Salija
shpalle divorc nga burrerija
Mund te fitosh nje shkall te par
mund te blesh cdo plehr gjyqtar
po smund te blesh cdo shqiptar
qe mberdheckat i degjuan me fjal
Po kur kerkuam ne liri
demokraci ne cdo drejtim
po ktu hyn dhe shtypi i lir
qe batakcijte ti fusi ne zgrip
Mund te flasesh per manipulim
mund te cosh gazetar para drejtesis
mund te kerkosh shperblim-vajtim
por smund ta mundesh shtypin e lir
Se kjo eshte fjala jon
qe edhe qeverit i dermon
shurrabajkat i diskretiton
Yll mberdheckat i hedh ne kosh.
O Mero Baze, na çmende me keto lajme. Na ke bere te varur nga lajmet qe nxjerr ne internet. Bej ndonje dite pushim, te bejme pak gjimnastike, se ngelem para kompjuterit!
Sic e fitoj fatos nano pafajsine edhe 1dore me leke .edhe panko i duhen ca leke se po te ishte minister akoma i kishte bere dhjet fish ato lek mos harroni sa te jet berisha ka vend per te tere fuck them oll te tere si panko jane ata kabineti berisha