Universiteti udhëzon studentët se si të përdorin banjon

11 Shkurt 2012, 12:07Lifestyle TEMA
Universiteti udhëzon studentët se si të përdorin banjon

Drejtuesit e universitetit të Swansea në Britaninë e Madhe kanë udhëzuar studentët e tyre se si të përdorin banjon.

“Uluni mbi tualet, por mos hipni me këmbë mbi të,” thuhet në udhëzimin e parë. Më pas thuhet se duhet të siguroheni që është bërë shkarkimi si duhet. Pastaj thuhet se letrat e tamponët duhen hedhur në kosh dhe jo në tualet, etj. Në fund në udhëzim thuhet se duhet të lajnë gjithmonë duart pasi të mbarojnë punë. Studentët në fillim e kanë marrë si shaka diçka të tillë, por kur kanë mësuar se është serioze, kanë reaguar të zemëruar. Por drejtuesit e universitetit thonë se ka qenë e nevojshme të bëhet një shpjegim i tillë, sidomos për faktin se aty ka studentë nga vende të ndryshme të botës, që kanë diferenca të mëdha kulturore. Diçka e tillë ka zemëruar edhe më shumë studentët. Por drejtuesit e universiteteve e kanë bazuar diku këtë veprim… tek mospërdorimi siç duhet i banjove.

1 komente në “Universiteti udhëzon studentët se si të përdorin banjon”

  1. bardhesi says:

    Kane bere punen me te mire drejtuesit e universitetit qe kane nxjerre kete udhezim.
    Jane me miliona njerezit qe nuk e kane idene se si perdoret banjoja, megjithese kane lindur dhe jetojne ne vendet e zhvilluara, pa bere fjale per njereit qe vijne nga vende te varfra dhe pa piken e kultures ne pasteri dhe higjienen personale.
    E perseri, pastertia eshte nje cilesi qe ka te beje me me genin e cdo njeriu ne vecanti, o e ke o nuk e ke,
    PASTERTIA ESHTE GJYSEM ARISTOKRACI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje