“Gongu” i Berishës në bursën e NASDAQ kushtoi 360 mijë dollarë

12 Shkurt 2012, 15:09Politika TEMA

Shqipëria, Egjipti, Tajlanda apo Gjeorgjia janë disa nga shtetet që kanë lobuar fuqishëm pranë zyrtarëve dhe kongresmenëve amerikanë nëpërmjet firmës së njohur ‘Podesta Group’. Gjatë vitit 2011, qeveria shqiptare ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për të lobuar në senatin dhe kongresin amerikan, me qëllim për rregullimin e imazhit, por siç dhe bëjnë të ditur dokumentet e zbuluara nga “Shqip”, për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Por kryesorja, siç duket, ka qenë sigurimi i një vizite për Berishën në SHBA, si dhe pjesëmarrja e tij në mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ. Që nga 15 gushti i vitit 2011, përfaqësuesit e firmës lobuese të ‘Podesta Group’ rezultojnë se kanë kryer 20 herë kontakte me përfaqësues të NASDAQ. Kontakti i fundit telefonik i përket 26 shtatorit të vitit të kaluar. Afro pesë ditë pas mbylljes së vizitës së Kryeministrit Sali Berisha në SHBA, të cilën qeveria e cilësoi si shumë të suksesshme, pasi zyrtari i lartë i ekzekutivit “shtypi më pas butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ dhe iu dorëzua trofeu që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës”. Pikërisht në datën 26 shtator, zyrtarë të ‘Podesta’-s kanë kryer kontaktet, sipas dokumenteve zyrtare, me David Wicks, Jameel Johnson, Diana Tas, Jennifer Knapp dhe Glenn Hutcbins. Ndërsa sipas dokumenteve, ndër personat që kanë kontaktuar ‘Podesta’ është dhe David Wicks, numri dy i NASDAQ. Në njoftimin e qeverisë bëhej e ditur se gjatë vizitës së tij në SHBA, “Kryeministri ishte i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në ‘Times Square’, New York. Kryeministri u prit nga zëvendëspresidenti i NASDAQ, David Wicks, i cili bëri më pas prezantimin e Kryeministrit Berisha si personaliteti botëror, që sipas traditës së kësaj burse, do të bëjë mbylljen e sesionit ditor të saj”, – thuhet në njoftimin zyrtar. Po i njëjti njoftim i datës 21 shtator bën të ditur se, zëvendëspresidenti i NASDAQ, David Wicks u shpreh se: “Është me të vërtetë kënaqësia ime që të mirëpres në NASDAQ shkëlqesinë e tij, Kryeministrin Sali Berisha”. Ndërsa faktet tregojnë se ai është paguar për të lobuar  në klasën politike dhe financiare të SHBA.

Sipas dokumenteve zyrtare të ‘Podesta Group’, bëhet e ditur se qeveria shqiptare për këtë lobim të realizuar nga muaji mars deri në shtator të 2011 ka paguar shumën e 360 mijë dollarëve amerikanë. Pagesa e parë, sipas të dokumenteve që gazeta “Shqip” disponon, është bërë më datën 11 mars të vitit 2011. Shuma e derdhur që figuron është 180 mijë USD. Ndërsa pagesën e dytë, qeveria shqiptare e ka kryer më 26 shtator, pikërisht pesë ditë pasi Kryeministri mbylli zyrtarisht bursën e NASDAQ, në SHBA. Kësti i dytë i pagesës së kryer është po 180 mijë dollarë amerikanë. Po përveç këtyre tarifave, mësohet se qeveria shqiptare ka kryer dhe pagesa shtesë po në këto dy data, pra më 11 mars dhe në 26 shtator, të titulluar në zërin e rimbursimeve, përkatësisht me 5,813.46 USD dhe 6,919;64 USD. Këto shpenzime prej rreth 13 mijë USD janë veçmas dhe përbëjnë pagesën e ‘Podesta’ për punën e kryer prej saj. Shqipëria prej vitesh ka lobuar me anë të firmave të ndryshme. Fillimisht kjo justifikohej me qëllimin që kishte shteti shqiptar për të qenë anëtar i NATO-s. Por një objektiv i tillë është arritur prej afro tre vitesh dhe nuk dihet se pse aktualisht ekzekutivi shqiptar vazhdon të shpenzojë në mënyrë permanente paratë e taksapaguesve shqiptarë, tashmë vetëm për vizita zyrtarësh apo për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në, të cilat pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, janë lëkundur disi./Shqip

19 komente në ““Gongu” i Berishës në bursën e NASDAQ kushtoi 360 mijë dollarë”

  1. mali says:

    E pse mos te harxhoj kryeqeveritari per ti bere nje retush surratit te vet te neveritshem ne cdo aspekt, se askush nuk e pranon. Mbi te gjitha ka te drejte qe harxhon shuma marramendese se ka nje popull “idiot” qe nuk rri dot pa “Dullen”…ose tip Dulle

    1. shpati says:

      Sali Berisha dhe KLIKA e tij mafioze veprojne kaq hapur per te shperdoruar parate e popullit shqiptar,sepse:
      -NUK KA KONTROLL SHTETI!
      -NUK KA PROKURORI!
      -NUK KA OPOZITE!
      -NUK KA LIGJE,QE TE VERE RREGULLA DHE NDESHKIME TE RREPTA,PER ATA QE I HARXHOJNE PARET E SHTETIT SI TE ISHIN TE TIJAT!!!
      -KU E GJEN KETE TE DREJTE,KY BANDIT,QE TE HARXHOJE MILIONA PER LOBIME????
      -PER CFARE LOBIMI KEMI NEVOJE NE NE SHBA,KUR TE GJITHE THONE SE SHBA ESHTE MIKU YNE ME I MADH???
      -NE SE SHBA I GJEN MIQTE DUKE PAGUAR PARA,ATEHERE KOT THONE,QE JANE VENDI ME DEMOKRATIK NE BOTE???
      -NDONESE NE KUSHTE KATASTROFIKE,PAS CLIRIMIT ,ENVER HOXHA NUK U KA DHENE ASNJE QINDARKE BASHKIMIT SOVJETIK APO KINES PER T’I PATUR ATA MIQ!!!Perkundrazi,BASHKIMI SOVJETIK DHE KINA(ne kohe te ndryshme) NA KANE NDIHMUAR(bile falas) AQ SHUME SA PLANET 5 VJECARE JANE REALIZUAR GATI 50-60 % TE TYRE FALAS NGA KINEZET!!!PO SHBA,CFARE NA KANE DHENE DERI ME SOT SINDIHME MATERIALE,PERVEC SE KANE MBESHTETUR BERISHEN PER TE VJEDHUR PUSHTETIN???NA FUTEN NE NATO,PER INTERESAT E TYRE,POR ISH USHTARAKET SHQIPTARE PO VUAJNE PER KAFSHATEN E GOJES,SE SALI BERISHA I KA KATANDISUR ME NJE PALO PENSION SA NJE FSHESAXHI TE KOMUNALES!!!PSE BEN SIKUR NUK SHIKOJNE E NUK DEGJOJNE AMBASADOIRET E VENDEVE TE NATOS NE TIRANE KUR ISH USHTARAKEVE SALI BERISHA NUK U JEP AS ATE QE U TAKON ME LIGJ???PO PERFAQESUERSIT E NATOS PSE HESHTIN NDAJ KESAJ POSHTERSIE???SI DUKET ATYRE U INTERESON VETEM DERGIMI I USHTAREVE NE AFGANISTAN etj!!!

  2. Horri i bulevardit says:

    Per te shtypur nje buton, Berrisha me qeverrine e tij te suksesit, paguan 360,000 dollare, bravo.
    Ju shqiptare qe prisni tju ndihmoje qeverria me Saliun ne krye, rrini te bllikuar nga bora se pare ska me, me e shumta qe mund te beje qeverria eshte tju bej nje vizite kortezie, ne formen e turizmit, me helikoptere, tju sjelle Berrishen me stafin e tij aty, tju mbaje nje fjalim qe do tju ngopi me entuziazem dhe kaq.
    Edhe banoret e Shkodres dhe rrethinave te saj, te bejn gajret per katastrofen e rradhes qe do tju vij nga shkrirja e bores, pare ska.
    Edhe juve qeverria dhe Berrisha do tju vije per tju entuzjasmuar, per bollekun, vetem mos kerkoni pare, se ska.
    Paret i mori zyrtari i NASDAQ-it, pare ska, ndihma me ushqime ska, ndiham morale do tkeni me bollek.
    Hajt se zoti esht i madh dhe ju ndihmon.
    Boni nji thirrje allahu ekber dhe allahu do tju ndihmoje.

  3. olti says:

    Jo per gjo por kom qeveri ndiet….

  4. ismeti says:

    pse ky gomar a mos i ka shpenzu parat eveta ,te tksapagusve budallenj shqiptar qe i japin vote,plot gomar asht shqipria

  5. tomori i beratit says:

    Ne se nuk gaboj te ashtuquajturen “vejusha e zeze”zj nexhmie hoxha gjate gjithe gjykimit qe iu be e denuan me burg sepse kishte pire me leket e shtetit 712 kafe.Kjo eshte me se e vertet.Turp per keta vampiret e sotem qe nga k.ministri e deri tek ajo qe bredh me shume me leket tona ledy jozy.Ky qe keta qeveritar po bejne sot eshte KRIM.

  6. inf says:

    Po ku kupton Mjeku i shurres se ç’fare vlere ka Paraja as ky dhe as ajo e parlares nuk kane tru te kuptojne se me shuma marremendese qe harxhojne per qejfet e tyre dhe shoping.
    Kujton se duke fal pare pa hesap te te huajt do mbretoroje ky zuzar e bir lopçareje ky mjek blloku dhe spiun i serbve dhe siurimit shtetit.
    Harxhon Paren qenefi sikur ti ket te vetat ,shko ti o lango i KLSH shko kontrolloja Harxhimet e ketij dhe asaj Parlares se kane kalu shifra ku therret qameti shko o zgjeps o leskaj shko kontrollo Hajdutin dhe horrin sali bashke me gjithe Hjaduterrit qe i rrine pronto .
    360.000MIJE DOLLARE KY BIRBO VICIDOLI KY ERA CJAPI I TROPOJES .TURP.

  7. ilirberisha says:

    Rrush e kumblla paret e taksapaguesve.Duheshin dhe 360000 per gongun e burses ,
    qe qofte gongu i ngordhjes se tij dhe te gjithe atyre qe e perkrahin dhe e ndjekin mbrapa kete kafshe.

  8. Ramy says:

    e cfare jane per saliun 360 000 dollare
    ai mori nje makine te blinduar 700 000 euro
    1 milion euro bene paisjet qe hedhin uje kunder demostrataxhinjve
    100 000 euro ashensori i kryeministrise me 3 kate kur idioti ka ngjitur murin e madh kinez
    po jeleket anti plumb sa kushtojne?

  9. Treviso says:

    Shume e dyshimte me duket kjo firma ‘Podesta Group’ ne Amerike. Nje
    qeviri e dalur nga shumica e popullit nuk ka nevoje te shpenzoje nmiliona leke per te mbajtur karrigen.Keto shpenzime behen vetem ne shtete diktatorjale. Per kete firme duhet sinjalizuar Kongresin Amerikan. Kjo firme spekullon nen hijen e Kongresit me ane te dy apo tre personave qe jane antare.

  10. Shefqet Cela says:

    Partija Socialiste dhe Aleanca e Majte duhet ta bejne te qarte se do ti kontrollojne te gjitha shpenzimet e kryera nga kjo bande mafjoze.
    Sali Berisha duhet te pergjigjet perpara drejtesise pa Ndreca e Sashenka, ashtu siç po paguan ish Kryeministreja e Ukraines apo Kroacise per veprime financiare pa kriter.
    Ky i marre pagoi per ti rene gongut Amerikan por neser mund ti teket qe ti bjere Gongut Kinez apo Tajlandez. Le ti bjere qofte dhe daulles se arixhinjve, por me paret e veta dhe jo tonat.

  11. saja says:

    mrpo jepi,jo 360.000 te harxhosh,por edhe ajrin t’ia rrallosh ketij mileti,pak e ka.u ngop bota duke mbush xhepat me pare,vetem per t’i rritur lavdine nje psikopati.njelloj si aei i tij,e.hoxha,kur u jepte pare atyre mashtruesave nga uruguaj,costa-rica,per te forcuar marxizmin neper bote.e keni pare ate grosbruck leshin kur vjen me cante nga austria?po disa prej ambasadoreve, kur hedhin ndonje llaf per kete bolen tone,te gjithe kundrejt pareve e leshojne llafin.ai tjetri andej nen opozite ne tuiter,e derrmoi fARE saliun.vec ky popull e ben terbjet kete kriminel te pashpirt.

  12. derti says:

    Ramy. A e din sala kto cka po thu? Te fala zenit.

  13. tironci says:

    DIKTATORI sali berisha

  14. enofieraku. says:

    hec more se s’ka problem , ne jemi ekonomia me e fort e botes, sipas fjaleve te sali sumes,po cpret nga nje shpellar, jevgjiti kur ka e lyen dhe me kos , dhe puna e sali sumes.

  15. NYC man says:

    cdo show qe ben maloku per tu dukur i rendesishem i kushton miljona dollare taksapagusve shqiptare,,gongut NASDAQ i bijen presidente firmash qe bejne business me NASDAQ ..jo nje kokrra malokut vucidolit..dhe keta presidente paguajne per kete por nga paret e businessit tyre..plus cfare eshte e rendesisshme ti bijesh gongut NASDAQ….?

  16. Shpatar says:

    Dei ne 2013 do mbetemi po gje.Banda Berishjane i ngjane nje tufe uqrish qe tani vetem shqyenje gjithcka qe i ka mbetur Shqiperise.Duket qe askush nuk i ndalon.Populli i pergjumur dhe i percare,politika qe allakatet ne dyluftimet me Berishen,intelektualet qe jane si kukllat prej balte bashke me Aleatet tane,nuk po ndaline kete tufe qe po bene kerdine.Nje termet ekonomik 3 ballesh do te qelbi Shqiperine dhe rajonin.O zot vure dore te mbijetojme.

  17. qytetar says:

    Do te mjaftonin keto para per blerjen e mjeteve te nevojshme per fatkeqsite natyrore,ose per strehimin e romeve,per parandalimin e permbytjeve etje,investime te cilat njekohesisht do te risnin prestigjin e shqiperise ne bote.
    “pune hajdutesh”

  18. benchicago says:

    USAID te kontrolloje parate e Fondit amerikan qe drejton granoff se aty gjendet pergjigja e gongut te nasdaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje