Nga ka ardhur kjo predhë në Siri?

11 Shkurt 2012, 19:08Politika TEMA
Nga ka ardhur kjo predhë në Siri?

Ambasadori amerikan poston në Facebook foton ushtarake ku tregohet se si ushtria po sulmon civilët

Kjo është pyetja që shtron një blogger- i njohur, që shkruan në Twitter me emrin Pranvera Arabe. Ai ka postuar foton e një predhe të pashpërthyer në qytetin Homs në Siri. Predha është lëshuar nga forcat qeveritare dhe është gjigande. Një nga gazetarët e njohur të New York Times, CJ Chivers, që ka përgatitur edhe dosjen për trafikun e armëve nga Shqipëria- duke denoncuar dhe të birin e kryeministrit, mundohet të japë një përgjigje duke marrë shembullin shqiptar. Chivers thotë se predha është një 107 milimetërshe, ndoshta nga Kina. Por ai thotë se nuk është e thënë se ajo është prodhuar në Kinë dhe është transportuar direkt prej saj në Siri. Chivers thotë se sipas shembullit të Shqipërisë në Afganistan, predha mund të jetë nga një vend i tretë, një vend ish- komunist me shumë gjasë, që e ka shitur atë në Siri.

Ndërkohë autoritetet amerikane raportojnë për largime masive nga Siria. Po largohen kryesisht pasanikët dhe elita e këtij vendi, duke marrë pasurinë me vete.

Sot në kryeqytetin Damask është vrarë një gjeneral. Mediat shtetërore thonë se drejtuesi i spitalit ushtarak, gjeneral brigade Isa Al Kholi u vra nga një grup i armatosur terrorist. Besohet se kjo është vrasja e parë e një zyrtari të lartë në kryeqytet që kur nisën trazirat.

Në një lëvizje të pazakontë, ambasadori amerikan në Siri ka fajësuar qeverinë se po sulmon civilët dhe ka postuar në Facebook një fotografi ushtarake të marrë nga ajri për të mbështetur pretendimet e tij.

Robert Ford foli me zemërim për vrasjen e civilëve në qytetin e tretë më të madh, Homs. Në foton e tij tregohen mjetet e ushtrisë në lagjet rezidenciale.

Fotoja e postuar nga ambasadori amerikan

13 komente në “Nga ka ardhur kjo predhë në Siri?”

  1. onni says:

    po po kjo predhe eshte e jona…vetem predhat tona nuk plasin,keshtu qe eshte e jona..pakush e ka cu deri atje???te kete ik nga gerdeci deri ne siri???bon vaki gjithe ai shperthim qe ishte,vetem se ka nejt gjithe ket kohe ne ajer prandaj dhe eshte ndryshkur…bravo SHKELZEN SALI RAME BERISHA…mos e bofsh piken e hajrit…perffundofshi si gedafi..

    1. armand says:

      Prit kur te dali Saliu e te na thote qe diktatorit Asad i ka shitur vetem municion te skaduar per te ndihmuar pranveren arabe.

  2. Ramy says:

    Ca keni mer komunista se koleget ka ndihmuar Sala me armatime. Normale eshte.

  3. Luani says:

    Ushria jone ka patur ne armatimin e vete mortaja 107 mm, por shtimjet (predha) e mortajes 107 mm nuk eshte e njete me kete foto. Lusim ambasadorin amerikan qe te hape kataloget per t’u orjentuar me sakt.

  4. Drini says:

    Bravo zeni babes ja paske futur keq Basharit te sirise, thote sali baba me 40 hajdute.

  5. zefi says:

    Kjo predhe 107 m/m duhet te jete e perdorshme nga topat kunder-tank 107 m/m ose KATJUSHAT 107 m/m 16 grykeshe,qe ka patur ushtria shqiptare para 1990-es!!!Me KONTRABANDEN MAFIOZE,qe ka bere Sali Berisha me municionet ushtarake,nuk eshte cudi,qe ajo predhe te jete pjese e shitjeve BERISHIANE,qe tani sherbejne per “LUMTURINE” e popujve arabe!!!

  6. SE pari… ajo qe duket ne foto, eshte predhe e paplasur, e pa hedhur, e pa futur ne top, sepse ka akoma gezhojen te montuar.

    Se dyti, predha (pjesa e siperme) nuk ka asnje shenje nga viaskat e grykes se topit.

    Se treti, predhes i mungon djegorja, e cila eshte detektori fillestar i shperthimit te nje predhe kur takon objektin.

    Qe ka shkuar armatim i ish urshtrise popullore shqiptare ne vendet arabe, kjo nuk ka asnje diskutim, por kjo qe duket ne foto, nuk eshte ajo qe duhet dhe orienton gabim lexuesit.

  7. sali berisha says:

    me falni eshte gabim me kuptoni apo jo, nuk ka plasur sepse bodrumet kishin lageshtire por do i dergoj nje mesazh te shpejte asadit qe ti lere pak ne diell dhe pastaj punojne mos u merzisni nuk ka problem e rregulloj une ate.

    mua me pelqejne pjeshkat jo predhat. kete model e kisha nisur per ne serbi pyesni njehere edhe thacin si ka perfunduar atje.

    te fala kryeministri juaj vrases dhe kujdes se kam plote edhe per ju ketu.

  8. Gjergji says:

    Nuk bënë asgjë qeveria jonë pa ok e Amerikës.

  9. ismeti says:

    mad in antishqiptari i perbetur sali ramoviq malokoviq berisha

  10. Antikundrabanda! says:

    Duhet ta vendosi Gjykata e Ndreces dhe Sashenkes a eshte foto e vertet apo montazh, per kete duhen thirur tre ekspertet Shqiptare . Jo c’do gje qe fluturon..?

  11. ivani i madh says:

    edhe e dime edhe se dime punen e armatimit kines kjo eshte nje loje me kuka fshehti e amerikanve le te luajne se ne si popull prapa i ndjekim si puna e dhelpres me dashin kur do ti keputen

  12. Emir says:

    E njoh këtë predhë. Më duket se e kam parë një herë në zal-herr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje