Deputeti Dritan Prifti, në një intervistë për gazetarin Alfred Peza në Vizion Plus zbulon se është bërë pishman që publikoi videon, pasi priste që tronditja të ishte më e madhe. Prifti thotë se pret normalizim të marrëdhënieve me Ilir Metën dhe pse jo, bashkëpunim me të, por vetëm në opozitë me Berishën. Për këtë të fundit Prifti thotë se i ka ardhur koha për të ikur. Sipas tij, sapo të marrë presidentin, do nisë rënia e tij.
Për publikimin e videos
Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjë lloj pishmanlliku, tani kam, sepse nuk ndodhi asgjë.
Nuk ndodhi asgjë, nuk fitoi askush. Përkundrazi, u dëmtuan disa, por u dëmtova edhe unë më shumë se disa të tjerë. Në këtë kuptim unë kam bërë një sakrificë që nuk ia vlejti, në aspektin personal. Pastaj për publikun dhe për opozitën, kjo mbase është kontributi më i madh që opozita ka pasur në këto 6-7 vitet e fundit, kur kjo opozitë ka qenë në opozitë, pra që nga 2005 kur Berisha erdhi në pushtet, përveç asaj që qeveria ia bëri vetes, tragjedia e Gërdecit, dalja e kësaj video ka qenë goditja më e madhe për qeverinë nga 2005 e këtej. Nuk besoj se ka njëri normal që ta kundërshtojë faktin se kjo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe për fitoren në zgjedhje lokale nga opozita. Nuk mendoja nëse do kishte rrëzim qeverie, por një tronditje shumë më të madhe e mendova që do të ndodhte.
Për marrëdhëniet me Edi Ramën
Sigurisht që 10 vjet është një diferencë e madhe në jetën e njeriut që të ndryshojë dhe ma mbushi mendjen si një person pas të cilit mund të shkojë dhe të cilin mund ta mbështesja. Tani jam në pozitat që jam një mbështetës i opozitës dhe jam një person që mendoj se ai nuk është ai që ka qenë dhe është i gatshëm për të marrë pushtetin dhe për ta drejtuar këtë vend.
Unë besoj se Edi Rama e fitoi bashkinë, pavarësisht asaj që ndodhi. E dyta, mendoj se ka një diferencë të madhe midis zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale. Merr votat që ka marrë një parti e vogël në këto zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Merr partinë e Gjinushit, ka marrë në zgjedhjet lokale afërsisht 50 mijë vota, në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 10-12 mijë vota.
Për vendimin në gjyqin me Metën
Unë kam pasur një mendim që gjyqtari Dvorani, pasi gjatë gjithë periudhës së gjyqit ai ka pasur mendim pakice, ka qenë kundër gjyqtarëve të tjerë, tre në fillim pastaj katër gjyqtarë. Kam pasur një mendim që ai do të kishte në fund një vendim tjetër. Por, derisa ai dha këtë vendim, unë e njoh shumë mirë gjyqtarin Dvorani, prej vitesh. Familjet tona njihen derisa ai dha këtë vendim do të thotë që ky ishte vendimi i vetëm që mund të jepej, pasi në të gjithë procesin gjyqësor nuk dolën faktet të atij nivele të besueshëm që të jepej një vendim fajësimi. Pra, nëse në atë gjyq nuk u pa fare video, pasi në atë gjyq u mor vendimi që video të mos shihej nga gjyqtarët, pavarësisht se ishte pjesë e provave, ai nuk e pa. Si do të arrijë një gjyqtar pa e parë të japë një vendim fajësie? Nuk u pa fare ajo. Pra, në mënyrën se si eci procesi gjyqtar nuk kishte asnjë gjyqtar që mund të votonte për fajësi.
Për reagimet e Metës pas gjyqit
Pas gjyqit duhet të bëjmë një dallim, Ilir Meta vetë s’më ka sulmuar mua asnjëherë. Ekipi po, Spartak Braho. Ka dalë, ka thënë që ka 187 orë filmime për mua, të cilët ata do t’i nxjerrin ku di unë, këtu e aty, e histori të tjera si këto. Për hir të së vërtetës Ilir Meta është distancuar në qëndrimet e tij publike ndaj Spartak Brahos dhe ka thënë që ato janë disa deklarata të ulëta e të pamoralshme. Kështu që, unë dua ta bëj ndarjen midis të dyve. Spartakun e njohin të gjithë, ai në listën e deputetëve të LSI-së vjen pas meje. Nëse unë dorëzoj mandatin hyn në parlament Spartaku.
Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij. Nëse do të votohemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në politikë, ku i dihet, mund të vijë dita një ditë për të mirën e opozitës dhe të ketë bashkëpunim.
Unë nuk bëj ftesa, se jam një person që përfaqësoj vetëm veten. Por, unë e shoh një mundësi sado të vogël bashkëpunimi me Ilir Metën vetëm në kuadrin e bashkëpunimit opozitar.
Për përgjimet e Brahos
Është një grup mafioz, nuk e di a është Spartak Braho në krye apo jo, brenda Shqipërisë që bën këto gjëra me pajisje përgjimi të blera në Bari të Italisë dhe nga sa di unë me origjinë ruse, që bëjnë këtë lloj masakre, shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, të personave publik, por edhe personave të thjeshtë në këtë vend.
Për firmat piramidale
Unë jam kthyer për herë të parë nga studimet që kam bërë në Amerikë në 96’. Atëherë kur një vizë amerikane kushtonte 10 mijë dollar, një vizë gjermane shkonte 3-4 mijë dollarë, 5 mijë marka. Pra shqiptarët donin të iknin nga ky vend me çdo kusht, unë atëherë jam kthyer. Ishte kulmi i piramidave. Gjithë më thoshin po ti je i çmendur, ke studiuar në Amerikë dhe vjen në këtë kohë? Mbaj mend kam bërë një shkrim atëherë kundër piramidave se sa isha kthyer nga shkolla dhe kisha lexuar se çfarë ishin dhe shkrova te gazeta “Koha Jonë” që në atë kohë ishte më e madhja.
Dhe kam takuar Emin Barçin, ka qenë atje dhe mbulonte ekonominë dhe o kam dhënë shkrimin, i kam thënë kam këtë shkrim. Ç’farë do shkruash kundër piramidave më ka thënë, ne kemi kaq faqe reklama piramida. Nuk më është botuar shkrimi atëherë. E ka bërë Emin Braçi se ka bërë Fred Peza.
Për rënien e Berishës
Nuk besoj se Berisha do të bjerë dakord për një president konsensual. Ai do të përpiqet të shfrytëzojë Kushtetutën dhe t’i mbylli gojën të huajve që sot flasin për një president konsensual duke u thënë se nuk ka konsensus më të madh sesa zbatimi i Kushtetutës. Dhe Berisha kuptohet se këtë lojë do ta çojë deri në fund. Do përpiqet të zgjedhë një president me 71 vota. Në këto kushte unë mendoj se mund të provokohen zgjedhje ë parakohshme për shkak të një pakënaqësie që mund të ndodhi në faktorin ndërkombëtar, por edhe në faktorin vendas për uzurpimin e çdo pushteti nga mazhoranca. Sepse merr presidentin, merr prokurorinë, merr pjesët që s’janë emëruar akoma në gjykata, merr SHISH-in , merr çdo gjë. Zakonisht kur ndodhin këto gjëra që në një dorë grumbullohet i gjithë pushteti, atëherë fillon rënia e pushtetit, teorikisht, kështu që unë mendoj se mund të ketë një krizë për të cilën opozita duhet të jetë e përgatitur që në kohën e zgjedhjes së presidentit të kalojmë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo periudhë do superohet me një president të pranuar nga të gjitha palët, mundet që vendi të shkojë me normalitet drejt zgjedhjeve të 2013. Në këto kushte vetëm një opozitë totalisht e paaftë, totalisht inaktive, totalisht pa asnjë strategji mundet të mos ta marri pushtetin. Kriza ekonomike sidomos ka arritur kulmin në Shqipëri. Kompani që para një viti bënin 100 mijë euro xhiro, të mëdha po flas, xhiro në muaj, tani bëjnë një të dhjetën. Njerëzit po shpenzojnë shumë pak sepse ato pesë lekë që kanë mendojnë t’i ruajnë për një kohë më të keqe sepse mendohet se ky vit dhe muajt në vazhdim do të jenë edhe më keq ekonomikisht për vendin. Në këto kushte nëse opozita nuk është e aftë ti japi shqiptarëve një alternativë që e kalon këtë krizë ekonomike, pastaj është çudia më e madhe. Unë mendoj që 2013 sjell opozitën në qeveri, në mënyrë të padiskutueshme, vetëm nëse opozita nuk di ta bëjë opozitën në një mënyrë skandaloze.
Për periudhës post- Berisha
Pra unë mendoj që Berisha e ka përfunduar kurbën e vet politike, ka ardhur në rritje maksimale dhe nëse do të humbi zgjedhjet do të dalë nga politika dhe besoj se do të jetë Lulzim Basha personi që do të marri drejtimin e së djathtës. E njëjta skemë siç ndodhi me PS që Edi Rama mori drejtimin e së majtës. Edi Rama mbeti pas 2005, personi me pushtetin më të madh në Partinë Socialiste dhe partia u grumbullua rreth tij. E njëjta skemë mendoj se ka për të ndodhur pas2013 me PD. PD mbas asaj në opozitë do të afrohet tek ai që ka më shumë pushtet brenda asaj partie që është Lulzim Basha. Dhe në fakt Basha është edhe personi të cilin Berisha e ka zgjedhur si pasues. Kështu që ai do të jetë personi që në tratativa për të marrë drejtimin e partisë dhe mbështetjen e gjithë klanit të Berishës, e strukturave të Berishës dhe simpatizantëve, mbështetësve të Berishës. Kështu që, mendoj kjo do të jetë ajo që do të ndodhi pas 2013 nëse nuk do të ndodhë ndonjë çudi e madhe që gjërat të mos ndodhin sipas këtyre parashikimeve.
eheee!e morem vesh.
E hongri ene ky:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/9/a-do-e-mbaje-gjate
o dritan erdhe ti, e ilir meta, tani jeni kart e djegur…keshtu qe edhe ju bashk me berishen ne pension……….
ka te rinj shqiperia plot per te bere politiken..
shqiperia pastrohet me nanon,,,berishen,,, meten,,,priftin,dhe ne dore fatin e shqiperise e marin,,,rama,,, topi,,,spahiu.
a te hengert dheri re Dritan, e drodhe prap ti re dreq?
Ka marre fund cdo gje ne kete vend. Dy rruge te vetme shoh, per shporrjen e kesaj klase politike. 1. Te ndricohet populli shqiptar, te filloje te mendoje, te kulturohet, te mos shitet-blihet, te gjykoje, e te dije cfare zgjedh. Por kjo do shume kohe, do vite, ne mos dekada derisa fara e arsyes te mbije nder shqiptare.Ndaj me vjen ne mend rruga e dyte, Revolucion, Revolucion! Keta politikane na kane peshtyre te gjitheve ne surrat! Cdo dite e me shume po me peshtiroset te qenurit shqiptar, gati gati po me vjen turp. Se kam ndjere kurre veten keshtu!
Prifti ka drite hijet e veta. Per hir te se vertetes,duhet thene se ka meriten e madhe se i beri nje autopsi te vertete kufomes se rregjimit te kalbur qeveritar, nepermjet videos se nje zevendes kryeministri.
Me nje gur vrau dy zoq:
= Diskreditoi kete force politike, me ne krye Ilir Meten, e cila u be mbeshtetja kryesore e ketij rregjimi anadollak. Ndersa me pare i bente vjedhjet skutave e tuneleve, tani doli sheshit duke vjedhur me bllok.
= Mafja qeveritare mori nje goditje te rende ne plan kombetar dhe nderkombetar, me diskreditimin e nje zyrtari te larte qeveritar, me te cilen kishin bere akordet per ndarjen e plaçkes se vjedhur. Ishin caktuar caqet20% me 80%, natyrisht ne favor te kryekupoles.
Keshtu shpjegohet fakti qe u mobilizua gjithe aparati korruptiv me te gjitha tentakulat e saja te propagabdes e “drejtesise”. Fondet u derdhen lume per te permiresuar imazhin e perdhosur qeveritar.
Ketu duhet theksuar se ishte merita e Priftit qe i ndezi shkendijen ketij zjarri, qe do ta djege keq kete lukuni.
Shefqet, nuk mbeti te na tregoje te verteten Dritan Prifti. Dritani eshte nje qelbesire qe nuk ka perrua, lume apo det qe ta laje. Sa per LSI e Metes dhe qeverine e Berishes, asnje here nuk kemi patur ndonje dyshim per llumin ku jane perfshire. Une per vete nuk e pranoj te me ndricoje nje funderrine si Prifti! Ai tani ka frike se do te shkoje ne gjyq dhe do denohet! Dhe do denohet si hajdut dhe bashkepunetor hajduti! Ky Prifti mua me ngjalla neveri!
E ndoqa me vemendje intervisten e Zotit Prifti dhe me pelqen menyra e tij e te shprehurit hapur, pa dorashka e pa frike se do e keqkuptojne. Fatkeqesia me e madhe eshte se ne ate vend ka marre fund gjithcka, vendi kontrollohet nga nje klike mafioze teper e fuqishme me interesa marramendese qe zor se mund te bjere ndonjehere. Dukej qe edhe Zotit Prifti, e kishin ‘keshilluar’ mos te fliste si me pare e dukej goxha ndryshimi….
Para publikimit te videos Meta Prifti:
Saliu kryeminister.
Basha minister
Iliri “i ndershem”.
Rama kryebashkiak i Tiranes.
Opozita jashte parlamentit.
Rama ne protesta me popullin.
Nje pale zgjedhje te vjedhura, ato te 2009-es.
Nje vit pas publikimit te videos Meta Prifti:
4 te ekzekutuar nga rradhet e opozites.
Saliu prape kryeminister
Basha kryebashkiak i Tiranes.
Iliri prape “i ndershem”.
Rama jo me kryebashkiak.
Opozita kthehet ne parlament.
S’ka me protesta kunder qeverise.
Dy pale zgjedhje te vjedhura, 2009-2012.
Duke pritur saliun te marri dhe presidentin.
Te lutemi prifti mos nxirr me video, se shkon dem.
Shume analize e bulur dhe e vertete!
Per mendimin tim nuk eshte ashtu. Video dhe 21 janari nxoren ne shesh fytyren e vertete te regjimit kleptokratik dhe vrastar te Berishes. Deri atehere Berisha mburrej se ishte demokrat i madh, ndersa vitin e fundit flet vetem per arroret se nuk ka cfare te thote tjeter. Se si duhej shfrytezuar me mire ajo situate per te rrezuar Berishen eshte tjeter gje.
Saliut ka 17 vjet qe i ka dale fytyra e vertete. Vodhi ne 1996-en e morri vesh gjithe bota. Dogji shqiperine ne 1997-en e morri vesh gjithe bota. Dogji kryeministrine ne 1998-en e morri vesh gjithe bota.
Askujt nuk i dukej demokrat i madh saliu para videos, pervec Edit qe i konsideron gjithe politikanet e vjeter njelloj.
Problemi esht pikerisht te shfrytezimi i videos, se fytyren saliut populli ia kishte pare me kohe.
PS: Shkon dem se eshte opozita ne gjume. Se po te ishte saliu ne opozite me 5 minuta video e kishte larguar qeverine me kohe.
i paskan rene nervrat priftit
deshka me u be shok me meten
hahahahaah
prandaj e ka emrin politik kjooooooooooo
hahahhaah
E GJITHE E KEQJA E KETIJ VENDI ESHTE SE SALI BERISHA KA KRIJUAR NJE KLAN TE FUQISHEM MAFIOZASH VETEM NJE 97 E DYTE I HELL NE DET KETO QENER QE DREJTOJNE VENDIN
Politika te ndyra po ndodhin ne Shqiperi. Populli shqiptar duhet te mendoje, ta kuptoje kush jane Berisha dhe Rama, qe te dy duhen shporur njeheremire nga politika. Mjaft. Populli shqiptar duhet t’i jape votat partive te reja, partise se Topit qe pritet te formohet, dhe Partise se Kreshnik Spahiut, jane forca te reja, me mendime te reja, larg korrupsionit qe ka pllakosur Shqiperine. Keto dy Parti te pritshme, jane shpresa e vetme per Shqiperine. Antaret e PD e PS, simpatizantet e tyre dhe militantet mos te gabojne me gjate, as me Berishen dhe as me Ramen.
Kadale o Selam,qenke me ngut sikur populli mezi po te pritka t’i deftesh se cduhet te beje! Jeni nje takem karagjozash qe i jepni vetes
atributin e udherrefyesit.Ik pirdhu ti me gjithe Topen e Spahine qe e groposen gjyqesorin.
Ky eshte njesoj si Ilir e keta behen bashke prape per para e per pushtet.Ptu race e keqe u trembe se ka video edhe per zotrine tate .Te gjithe mut jeni si ti, si Berisha si Meta e Co.Rama nuk ka nevoje per bajga si ti e Iliri.
Dritani e ka litarin ne fyt perndryshe ky njeri kurr nuk do fliste keshtu ,sidomos me ilirin.Ai e permend se edhe pak ato pak pushtete qe nuk jan ne dore te sales do bijen shume shpejt pra kujt mutin ti drejtohet ky neri kur keta mostra mafioze i kercenojne femijet e gruan per cdo dit? Po nje gje jam i sigurt se ky dritani e ka nje gje qe ja vlersoj ky njeri nuk harron e nuk fal kurr.
Analiza tregon sa i friksuar eshte.
Analiza tregon se sa legen qe eshte,thuje troc o jevi mos i bjer rreth e perqark!
levisja sosialiste per korruptim po leviz shum bukur dhe me mend sic din vetem mjeshtrat si tan prifti dhe iliri e pra nuk ka ndodhur asgje gjykata e nates e proletoriatit me ne krye spaiun dhe topin vendosen qe perhir te korupsionit te vazhdoi normaliteti politik ne vend se popilli do qe keta te vazhdojn te vjedhin ne qetesi e pa vidio se e din se na kjo nuk fiton njeri vetem meta berisha topi spaiu dhe natyrisht proletoriati qykata. dhe mo u merzizni se pa korupsion nuk behet shteti dhe per fat te keq e thon te gjith aka me varje qe i behet gjith ketij popilli qe nuk e le te mar frym jo me te flas jetojm ne mesjet dhe kjo eshte nje fatkeqesi e ndyr kombetare nuk di ku te ankohesh dikur shteti shikonte armiq nga do tani shikon normalitet kudo ku korrupsioni esht hart esht kultur e per kete jemi fajtor te gjith..
Sala eshte nderi i kombit dhe ju veq lehni se nuk kini qka ti beni.Priftit nuk i vjen marre me dale e me fole, por ndoshta e ka te njohur Kamishin e PDK ne kosove qe e kane zanat me shpiunue.
Ky Prifti eshte nje njeri pa taban. Tani po lepin ate qe peshtyu.
Kuptohet qe ka qene dhe eshte pjesemares i nomeklatures koruptive te politikes shqiptare. Nuk e kuptoj se si nuk ka turp per deklaratat qe jep. Nuk e ha me njeri sapunin per djathe sic beson ai. Une te pakten jo.Kuptohet se nuk e lexova intervisten e mesiperme. Mua jeta ma ka mesuar ( jam 65vjec) se njeriu vleresohet nga veprat dhe jo nga fjalet.
Mendoj se Prifti ka frike.
Ky Dritan Prifti eshte si puna e atij qe kapi gruan me nje tjeter ne krevat dhe pas nje viti e merr prape per grua,dhe tha se gruaja ime eshte e ndersheme se ne momentin kur dashnori ishte siper nuk u vertetua se gruaja e kishte brenda apo ne mes te shaleve un nuk jam i sigurte dhe keshtu gruaja eshte e ndersheme,ahahahahahahahapune kurvash,Dritan Prifti E PS…
Hajde gallateb hajde,Hajduti fton hajdutin te bashkohen per te rrezuar hajdutin qe ta zevendesojne me nje hajdut tjeter.Kesoj gallate ka vetem ne shqiperi.
ME NGJAJNE SI DY SHOKE SHUME TE NGUSHTE ,POR NJERI I BENTE SHUME FAVORE.
ATHERE TJETRI MENDONTE SE SI TJA PUNONTE .I VINTE KEQE QE TA VRISTE ,PRANDAJ VENDOSI QE TE BENTE NJE UDHTIM TE GJATE NE VENDET E FTOHTA TE SIBERISE.NJERI NGA TE FTOHTI I ERDHI SHURRA PER TA BERE ,DHE SHKOI NE ANE TE RRUGES PER TA BERE.TJETRI PO PRISTE .KUR PAPRATMAS ERDHI TRENI, DHE KY QE PO PRISTE HYPI NE TRENE, KURSE SHOKU I VETE ME PANTALLONAT NEPER KEMBE VRAPOI DERISA E ARRITI TRENIN.POR SHOKU QE ISHTE NE TREN NUKE E NDIHMOI QE TE HYPTE POR E SHTYNTE QE TE MOS E KAPTE TRENIN.
DHE KESHTU SHOKU I TIJE VDIQE NE FTOHTIN E MADHE TE SIBERISE.
ME DUKET SE DRITANI DO ZHDUKET PA NAM E NISHAN.
ore rrembeni ndonje gur apo dru i bini ketij qafiri, keni pare legen me te madh mbi faqe te myzeqese? ky eshte bere si ai qe i kerkonte falje gjyshit te madh, njehere dhe murat shtages pastaj, ose si puna e asaj qe qahet kur e q…, dhe qahet kur se q… pthuuuh fare e keqe
Keni prova për këtë?
Kjo është tmerruese. Si është e mundur që të dalë një përfaqësues i maxhorancës në një emision televiziv dhe të thotë se kam 187 orë filmime për një deputet dhe askush mos të shkojë t’i kontrollojë shtëpinë, zyrën, të gjejë se çfarë ka, si i ka bërë? Nuk lejohet që të përgjohet një njeri në Shqipëri pa mandat. Kjo është një deklaratë e tmerrshme e një rrjeti dhe grupi mafioz. Askush nuk lëviz. Unë i kam bërë një letër Prokurorisë për këtë gjë. Është komentuar letra. I kam bërë letër për këtë gjë, i kam thënë se jam përgjuar 24 orë në këtë mënyrë, i kam dhënë informacionet dhe i kam thënë se kam rrezik për jetën nga kjo që ndodh. Asnjeri nuk ka lëvizur
Ja se cfare ka deklaruar mbreme Spijuni Dritan Prifti
Keni prova për këtë?
Kjo është tmerruese. Si është e mundur që të dalë një përfaqësues i maxhorancës në një emision televiziv dhe të thotë se kam 187 orë filmime për një deputet dhe askush mos të shkojë t’i kontrollojë shtëpinë, zyrën, të gjejë se çfarë ka, si i ka bërë? Nuk lejohet që të përgjohet një njeri në Shqipëri pa mandat. Kjo është një deklaratë e tmerrshme e një rrjeti dhe grupi mafioz. Askush nuk lëviz. Unë i kam bërë një letër Prokurorisë për këtë gjë. Është komentuar letra. I kam bërë letër për këtë gjë, i kam thënë se jam përgjuar 24 orë në këtë mënyrë, i kam dhënë informacionet dhe i kam thënë se kam rrezik për jetën nga kjo që ndodh. Asnjeri nuk ka lëvizur
ORE DRITAN ISHIT JU TE PARET QE THATE SE E KENI VEREJTUR RAMEN DUKE NUHATUR KOKAINE;NJEHERE NE ZYREN E TIJ,PRANDAJ DHE FTUAT NE DEBAT TELEVIZIV;NDERSA AI JU AKUZONTE JUVE PER KOROPSION DEBATI NUK U BE SEPSE RAMA NUK KA B…SEPSE TESTI DO TE DILTE POZITIV KETE MUND TA VEREN NE SYTE E RAMES.TANI KOKAINA DHE KORUPSIONI JENI BERE BASHKE KUNDER SALIUT.
Elena Gjika,
Per konfirmimin e fjaleve te tua ja linku :
http://www.youtube.com/watch?v=eI90o0xAaEs&feature=related
Po c’faj ka Dritan Prifti?
Mafija berishiste e ka paralajmeruar:”Para se te flasesh,duhet te mendosh se ke edhe Femije”!!!
mire e ke o dritan,ta mbajme afer vella ilirin ne fund jemi edhe socialista,boll strese kaloi.i yti mishin ta ha po kocken ta ruan.a do te kuptoj iliri ty.
Nje person qe eshte lidhur ngusht me mafjen italiane,Ju zoti Dritan kerkoni te bashkpunoni???????
E kuptoj situacionin tuaj te veshtire, por dhe kjo nuk eshte zgjidhje.
Me fal per keshillen por mendohu mire per te ardhmen.
Te falenderoj per punen e madhe qe ke bere deri me sot. Paç fat ne jete.
Hajt mor Dritan mos baj hall
ktheu prap ne salistan
se mungon nji vot e art
mbesin ligjet pa u ba
E kape hajdutin me zagar
e cove ke Shpresa faqebardh
e kreve detyren si ushtar
karshi atdheut je faqebardh
Shko ke Saliu se ka nevoj
do ti bej pun edhe nji vot
por do ta japi edhe nji post
te flesh i qet dhe per pension
Mos ki dert se sthot gja njeri
me ta ka fol dhe xhaxhi Sali
do tkritikojn por pa zarar
per bac Saliun ti je ushtar
Kodin e hajdutin ti e njeh
bahen aleat me cdo belesh
randsi ka me vjedh cdo her
vec bac Saliut mos i bjer ndesh
Sje ti as i par e i funit
e kan zakon te gjith tna e fusin
se e kan thon se jemi nji tuf belesh
sna ban gajle dhe kush na perqesh.