Çmimi më i rëndësishëm në mbarë botën për fotografinë gazetareske ka shkuar për spanjollin Samuel Aranda. Në foto shfaqet një jemenase e mbuluar që mban në krah një të afërm të plagosur. Foto është shkrepur më 15 tetor 2011 në një xhami në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, pas një proteste kundër presidentit Ali Abudallah Salih. Fituesi i bë i ditur gjatë një konference për shtyp në Amsterdam. Drejtuesi i jurisë tha se fotoja fituese tregon atë që ka ndodhur jo vetëm në Jemen, por në gjithë rajonin, në Egjipt, Tunizi, Libi, Siri.
Më poshtë gjeni fotot fituese në disa kategori.
Foto fituese- Shkrepur ne Jemen nga Samuel Aranda
Demonstrata ne Harlem, New York- Vendi i dyte ne News Singles
Demonstrues ne Egjipt- Fitues ne kategorine General News
Dy argjentinas te martuar prej 65 vitesh- Fitues ne kategorine Daily Life Stories
Nje modele ne Senegal- Vendi i dyte ne kategorine Arts and Entertainment
Nje ndeshe rugby- Vendi i dyte ne kategorine Sports Singles
Nje prostitute ne Ukraine- Fituese ne kategorine Contemporary Issues
Pallate ne Korene e Veriut- Fituese ne kategorine Daily Life
Rebelet ne Libi- Fitues ne kategorine Spot News Singles
Rekruti afgan- Fitues ne kategorine Portraits
Rinocerontet- Fitues ne kategorine Nature Stories
Tsunami ne Japoni- Fituese ne kategorine News Stories
Vogelushet e martuara- Fituese ne kategorine Contemporary Issues
Vrasjet e Brejvik ne Norvegji- Vendi i dyte ne Spot News Stories
Vërtetë këtë fotografinë e fundit kanë zgjedhur për të paraqitur masakrën në Norvegji?
Po kjo duket si pamja më shlodhëse, mer. Apo është western contemporary art?
shume e dhimbshme fotografia e vajzave te mitura nga afganisatni te martuara…me burra qe jane ne mohe te jene baballaret tyre.
sa kafshe duhet te jesh qe te lejosh nje vuajtje te tille?!