Rrëzohet kërkesa e Agim Llupos për të dalë nga burgu

10 Shkurt 2012, 13:23Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e gardistit Agim Llupo, i akuzuar për vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit, për të dalë nga burgu. Llupo kishte kërkuar nga ana e gjykatës daljen nga burgu, me arsyen se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Vetë ish-gardisti Llupo ka deklaruar në seancën gjyqësore se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk është marrë në pyetje për një vit rresht.

Vetëm dy ditë më parë, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për Llupon edhe për tre muaj të tjerë, ndërkohë që ish kreun e Gardës, Ndrea Prendin, e la në shtëpi.

10 komente në “Rrëzohet kërkesa e Agim Llupos për të dalë nga burgu”

  1. elinor says:

    Tani po qe na kane binde se “drejtesia” po behet me ne fund!! Peshkun e madh te Gardes e lane te lire ngaqe eshte specie ne zhdukje dhe mbrohet me “ligj”, kurse kete peshkun e vogel po e fergojne para e mbrapa!

  2. Ramy says:

    Kete heroin tone do ta bejme deshmor. Na duhet nje keto kohe…

  3. m says:

    Ha Ha ha – kjo eshte tejet qesharake. Pra ky idiot i mjere i paska vrare e plagosur te gjithe demonstruesit ne 21 janar. Duket qe ky i vetem paska qelluar te gjithe mijrat e fishekeve dhe madje paska pasur kohe edhe te kopjoje dhe te fshije serverin e Bishes. Shikoni cfare drejtesia ka ne shqiperi, nje idiot i vogel – vegel e shemtuar e regjimit po u beka theror per te gjithe kupolen e Bishes, Po u mbaka ne burg per mbi nje vit nderkohe qe qartazi nuk paska bere as me shume e as me pak sesa komandati i tij burracak dhe gjithe ata maskarenj qe kane qelluar mbi turmen. Te gjithe keta maskerenj nga ana tjeter jane te gatshem te shkojne si kove pusi dhe te mos guxojne te thone se kush ju ka dhene urdher qe te bejne kete krim me kaq shume viktima. Pa dyshim shpresojne se regjimi do ti mbroje sic po ben cmos qe te mos lejoje drejtesine te veproje. Por po te kishin inteligjence minimale duhet ta dijne se ata jane karte e djegur dhe nese nuk bashkepunojne sot me hetimin do te jene jo vetem te mbaruar por me turpin qe do ti ndjeke nga pas familjet, fisin dhe femijet e niperit e tyre. Tani turpi ne ate vend hahet me buke 3 here ne dite por do te vije nje dite kur bemat e Bishes se vicidolit, sejmeneve dhe vrasesve te tij, do te kujtohen e denohen me krup, turp e urrejtje po ashtu sic historia jone ka denuar dhe kujton disa satrape te tjere.

  4. Mos trego o llupo se te shqeu lepuri. A i mjeri ti qe po jeton ne burg si trim dhe gruan po ta lerojne shoket e partise, ahaha ata leshatorat e PD . Mos u bej merak se po bere cun partia do ti vere emrin tend o Hero.

    1. iliri leeds says:

      dhe po beri vajze partia do ja veje emrin sheqere hahahaha

  5. arbeni emigrant says:

    po liroheni te shkretin qe te marrin edhe prendin e tja fusin per ne amerike,car prisni mor gjyqtare te korruptuar.

  6. Hehe says:

    Llupo lala ta futen maloket deri ne reze,keshtu e pesojne bukshkalet

  7. rami says:

    TANI EKUPTUAN TA GJITHE PSE E KANE ARRESTUAR

  8. ligji says:

    ne fund te fundit me bese ja vutem.

  9. Horri i bulevardit says:

    Ore Agim ore i mjer
    po si nuk zure mend
    meso pak nga historia
    qeverisja kerkon debila

    Ne kohe te xhaxhit me jugor
    por asnji nga Tirona jon
    nga dialekti hyje ne zyra
    skishe problem me ata burra

    Edhe sot e njejta gje
    duhet te jesh verior se sben
    po sishe Gjin e Llesh or daj
    kur tvi momenti ti do e hash

    Kur te hysh ne gard bej hesap
    ndroje emrin qe tparet tkan lan
    me urdher partije gjykatsja Shpres
    Te kthe ne Dode a dreqin vet

    Ti si laluc ke marr fund
    se sfutet Prenga vet ne burg
    se ata buuura jan tcaktu
    me majt Berishen deri ne fund

    Prandaj or lal trego gjithshka
    se tkan fut punt e tyre me shpela
    po sqe i qut edhe ket rradhe
    rri aty dhe mos baj za.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje