Apeli e lë në detyrim paraqitje shefin e IT-së në Kryeministri. FBI merr dy video të reja për pastrim

10 Shkurt 2012, 11:10Politika TEMA
Apeli e lë në detyrim paraqitje shefin e IT-së në

Kasaj: Kopjova filmimet dhe i dorëzova në Gardë

Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë edhe për shefin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj. Ky i fundit ishte në arrest me burg, por tani sipas Gjykatës së Apelit ai do të jetë në detyrim paraqitje. Ai akuzohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në kryeministri natën e 21 janarit. Avokati i tij tha se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje pasi është thjesht një specialist IT-je në kryeministri. Avokati tha se edhe masa detyrim paraqitje është e paligjshme. Ai shtoi se detyrat e klientit të tij janë të përcaktuara në ligj. Vetë Armando Kasaj tha se ka bërë riformatimin e serverit. Ai shtoi se ka zbatuar vetëm detyrat e tij. Kasaj tha se ka kopjuar filmimet dhe kopjet i ka dorëzuar në Gardë.

Mësohet po ashtu se janë dërguar për pastrim në SHBA edhe dy video të regjistruara me celular më 21 janar. Videot janë regjistruar nga Hysni Peposhi, miku i Hekuran Dedës. Ata ishin bashkë në momentet kur u vra Deda. Peposhi ka realizuar disa regjistrime me celular atë ditë.

3 komente në “Apeli e lë në detyrim paraqitje shefin e IT-së në Kryeministri. FBI merr dy video të reja për pastrim”

  1. Aqifi says:

    Hajde, se merr shembull nga Luan Hoxha edhe ky dhe ja mbath per ne Amerike…

    1. fule says:

      Kaq i ri sa eshte s’ja vlen, i ben ca muaj burg komod per Doktor-mashtrusin.

  2. fule says:

    Edhe ju te Prokurorise lerini numrat, mos i coni ceshtjet me lart, se sa me lart ngjitesh ne Gjyqsor aq me era mut mban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje