Shqiperia rrezikon seriozisht axhenden e saj evropiane per shkak te mospërmbushjes se kritereve te vendosura nga Brukseli. Në debatin e organizuar ne emisionin Top story te Sokol Balles, ishte ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, Lisien Bashkurti, themelues i Akademisë Shqiptare të Diplomacisë, Mustafa Nano dhe Aleksandër Çipa, kryeredaktor i gazetës “Shqip”.
Sfidat e integrimit, roli i Ministrisë së Jashtme
Në hyrje të bisedës, ministri Haxhinasto iu përgjigj pyetjeve të ngritura për rolin e institucionit që ai drejton në realizimin e procesit të integrimit. “Ministria ka një rol specifik, ka detyra që kanë të bëjnë me mbajtjen e dialogut politik me Bashkimin Europian. Ka edhe disa detyra të posaçme, në realizimin e marrëveshjes së asocimit, realizimi një politike të caktuar me fqinjët dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që duhet patur si çështje reference për formulimin e qëndrimeve të shumta. Në sensin e detyrës së saj kryesore, për Ministrinë është ruajtja e dialogut politik. Ministria e Jashtme ka zhvilluar një veprimtari shumë intensive me të gjitha hallkat e BE-së. Reformat janë prioritare dhe në krye të axhendës së dialogut tonë janë 12 pikat e kërkuara. Sidoqoftë, ndërsa roli i Ministrisë në ruajtjen e dialogut me të gjitha hallkat e strukturat e Bashkimit Europian është përparësor, mbetet e qartë se reformat që duhet të shkojnë përpara janë gjithpërfshirëse, pasi janë institucione të tjera që duhet të arrijnë edhe ato standartet e kërkuara”.
Bashkurti: Dështimet e integrimit, jo përgjegjësi e diplomacisë
Duke argumentuar mbi ato që u thanë në studio, Zoti Bashkurti vlerësoi se “diplomacia shqiptare është vendosur në pozita shumë të vështira në raport me Bashkimin Europian, me të cilin kemi patur një marrëdhënie shumë të vështirë dhe me shumë kriza. Ju kujtoj që Shqipëria ishte vendi i parë i rajonit që nënshkroi marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë në vitin 1990 dhe sot jemi vendi i fundit që jemi refuzuar dy herë. Tre kriteret e Kopenhagenit nuk janë realizuar asnjëherë, ndërsa politika jonë nuk ka përbushur detyrimet ndaj partnerëve ndërkombëtare. Nuk është vetëm faji i diplomacisë, madje ajo ka fajin më të vogël në këtë mes, pasi në fund të fundit janë një sërë institucionesh të tjera dhe standartesh të tjera që nuk janë arritur të zbatohen. Pa dyshim, Ministria mundet t’i pasqyrojë Europës një realitet që lulëzon, kur e vërteta është ndryshe dhe e mbushur me problematika”.
Drejtësia dhe 12 kriteret e kërkuara nga BE
Sipas kryeredaktorit të gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa, nga 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian, tre prej tyre janë vështirësisht të realizueshme. Duke iu drejtuar Ministrit, Çipa ngriti pyetjen në ka kohë fizike për të ndrequr problemet në drejtësi, në standartin e kërkuar në administratë dhe për demokracinë institucionale. “Këtu në Tiranë kemi biseduar gjatë me drejtorin e zgjerimit dhe kemi ndarë atë që është evidente, që një vend vlerësohet për standin ku ai ka arritur në momentin kur Bashkimit Europian e bën këtë vlerësim, pra kur e “fotografon” një vend, që do të ndodhë në vjeshtën e këtij viti. Midis dy progresraporteve kemi të bëjmë vetëm për një proces. Nëse do të ketë angazhim institucional për të çuar në fund reformat, nuk ka përse të paragjykojmë procesin”, u përgjigj Haxhinasto.
Megjithatë, duke këmbëngulur në pikën e tij, Çipa argumentoi se polemikat dhe antagonizmi që ndodh midis gjykatës dhe prokurorisë, vështirë të mos shënohen në progresraportin e vjeshtës. “Dalloj dy gjëra të rëndësishme”, u shpreh Haxhinasto. “Përceptimi publik dhe stadin real të bashkëpunimit instituconal. Prokurorja, në intervistën që kam ndjekur me shumë vëmendje, tha që ekziston një bashkëpunim institucional. Unë si institucion, në paraqitjen time përpara BE-së, kur vjen çështja e drejtësisë, do të fokusohem tek marrëdhënie institucionale. Edhe retorika politike e përceptimi publik është i rëndësishëm, por mua më intereson që funksionimi të jetë bërë sipas ligjit dhe edhe në fjalët e vetë prokurores, ky përfundin mund të nxirret”.
Roli i opozitës në dështimin e marrjes se statusit
I pyetur nga Mustafa Nano për komentin e tij rreth qëndrimit të maxhorancës, që ka cilësuar opozitën si përgjegjëse kryesore në dështimin e bisedimeve për procesin e integrimit, Ministri Haxhinasto u shpreh: “Unë këtu nuk duhet të flas për çdo deklaratë që jep Kryeministri si kryetar i maxhorancës apo kryeministër. Veprimtaria politike e opozitës e ka dëmtuar në shumë aspekte dhe seriozisht marrjen e statusit të vendit kandidat, në aspektin e asaj që ndodhi në datën 21 janar dhe në këtë sens, padiskutim që mungesa e opozitës në parlament, ishte faktor në mosmarrjen e statusit. Ajo që konfirmon këtë, është se në një gjatësi 1-vjeçare, ajo që është kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve europiane ka qenë cilësia e dialogut politik dhe në raport u shkrua qartë se bojkoti e prishi procesin”.
E ndoqa debatin mbreme, Haxhinasja nuk dha ndonje argument lidhur me marrjen e statusit te kandidatit kete vjeshte. Mbajtja ”gjalle” e dialogut me Brukselin me anen e mbledhjeve rutine ku ai tregon mungesen e entuzuziazmit per te degjuar pordha evropiane, nuk e con asnje milimeter perpara axhenden integruese. Ministri i Levizjes Socialiste per Gllaberim u perpoq te minimizonte emerimet nepotike ne dikasterin qe ai drejton, nderkohe qe keto emerime po i zene frymen sherbimit te jashtem dhe po e shnderrojne kete te fundit ne nje agjenci punesimi per te afermit e pushtetareve.
Sot kam qeshur me lot kur kam lexuar kete paragrafin e fundit me mustafa nanon. Deri dje do isha merzitur, bertitur me vete, share kete hajvan per ato qe nxjerr nga goja ndonjehere. Te gjithe bejne kritika pushtetit ky merret me opoziten. Po sot jo, me kete qe ka thene jam e bindur qe ky ka nje moment shkarje ledhi dhe nuk duhet marre seriozisht. jashte loje komplet nga trute e kokes
perendimi po deshton per veten e vet, shihni me mire te ardhmen tuaj.
z mero,,i bukur shkrimi,,po kujt po ja thua,,ne nuk po deshtojme sote me perendimin,,ne kemi qene te deshtuar qe ne kohen e pavaresise 1912 me perendimin,,sote ata do bejne mire te vejne per ne dhe telat me gjemba,,ashtu sic i vume ne atyre per rreth 50 vjete,,un do te deshiroja nje izolim gjithperfshires,,bashke me popullin shqiptare te hyne edhe politikanet shqiptare,,mos te kene te drejte levizeje drej perendimit,,se po qe se ata izolojne vetem popullin e thjeshte,,politikaneve nuk i behet shume vone sepse ata levizin me ato pashaporta diplomatike,,prandaj izolimin e dua gjithperfshires,,bashke me popullin e thjeshte edhe politikanet tane,,dhe te shohim pastaj sesa bukur do jetojme,,me pak fjale do hame njeri tjetrin,,se ndryshe keta zhulsa politikane qe kemi ne,,pozite apo opozite jane per tu perplasur mbas murit,,ky do ishte nje izolim dhe mesim per keta politika,,dhe per kete popull qe nuk di te reagoje vete ndonjehere,,klm mero
me erdhi turp kur po e degjoja haxhinaston dje…
na fliste e bente teorira per bashkimin e shqiptareve ne europe,
na fliste per axhenden europiane te shtetit shqipetare, per antaresimin e shqiperise ne europe etj…
turpi qendronte kur fliste me superlativa per takimet ne libi dhe azerbajxhan…
si duket ne keto vende kishte marre garanci per antaresim.
kur lexoj disa komente ketu ndonjher me vjen per te qeshure sepse shkruani jasht temes ketu po flas per disa militant te pa e pur per te mbrojture shefin e tyre te radhes,por te flsisni per edmond haxhnaston duhet te merni informacjon ne radhe te pare se cfar perfaqeson ky njeri eshte nje nga diplomatet tane me te mire per momentin dhe mos e haroni qe profesori me i mire i diploacis e konfirmoi dje keshtu mos shkruani nga barku por mendojini ato qe shprehni pasaj shkruajini mos e beni veten qesharak ju lutem?
Me vjen keq qe e gjykoni keshtu, ketu ka militante por edhe lexues te paanagazhuar sic jam edhe une qe kam shenuar komentin e pare. Keqardhje ndjej gjithashtu qe flisni me te degjuar: Haxhinasto nuk eshte diplomat i mirefillte, le me pastaj ”nder diplomatet me te mire”. Nje levdate qe mund tí kete bere L. Bashkshkurtaj ne televizion nuk ndryshon asgje. Per dijenine tuaj, Haxhinasto filloi pune ne sherbimin e jashtem si Shef Kabineti i Ilir Metes, ai ka punuar vetem disa vite ne kete sherbim pra nuk eshte diplomat karriere por thjesht perfaqesues i LSI.
mendoj qe integrimi ne Evrope varet shume nga faktoret ekonomike.Po nuk arritem nje nivel te pranueshem jetese kot e kemi te mbushim shkresa dhe fjalime.Sa per profesore diplomacie qenkemi me fat qe paskemi me thase,por po s’patem nje nivel te qendrueshem ekonomik rrahim uje ne havan.Thote berisha qe jemi vendi i pare ekonomik e gallata te tjera,por i thote per ne,jo per evropianet,se ata nuk jane budallenj.
Po PSE O MIQ TE MIJ.A nuk luftoi e vrau per 40 vjet edhe enveri kunder armiqeve te klases qe i vinin shkopinj nen rrota marshimit ngazellyes te fanarit ndriçues te te gjith botes? Edhe i biri i tij a nuk vrau dhe shan e mallkon çdo muaj,jav,dit e ore armiqte opozitar qe nuk po e lene shqiperin te jet fanar ne Europ: Kjo eshte ideologjia M-L qe udheheqesi yne i çmendur,vrases e psiqik mendor ka ndertuar si te vetmen rruge per te kaluar edhe pengesen e vetme qe Shqiperin po e pengon per realizimin e endres se sali enver ramhoxhes.T’ja kalojme edhe Gjermanis qe ne menyre te pa merituar na ka mare vendin e pare per zhvillim ne Europ.Dhe simbas fyellit te sales z edmond haxhi hafiz nastos fajin per kete e ka vetem OPOZITA,pra vdekje opozites e lavdi vepres se pd me shokun sal ne krye.
Aty ne foto e kane kapur ne momentin kur ai po thoshte lidhezen e tij te preferuar – qy (qe)…bllahh, gje e neveritshme
A MERITOJNE SHQIPTARET NJE QEVERISJE ME TE MIRE !?
– Nje rjepje masive e sinkronizuar e shqiptareve nga banda e gangstereve te Sali Kadafit
– Ne SHBA sigurimet e makinave jane ulur dy- tri here vitin e fundit
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si me komande…
Menjehere, si me komande, ne menyre krejt mafioze te gjitha kompanite e sigurimeve te makinave ne Shqiperi i rriten dy- tri here cmimet e tyre per shqiptaret.
Rriten cmimet e gazit. Rriten taksat e blerjes se makinave. Rriten cmimet e sigurimeve te tyre. Ripen per se gjalli xhepat e shumices dermuese te shqiptareve nga nje qeveri kusare e vrastare!
Kompania ceke e shperndarjes se energjise elektrike CEZ plackit ne menyre barbare e hapur djrsen e mundin e miliona shqiptareve me ndihmen e qevezise se Sali Salehut!!!
Vetem ne nje lagje te kryeqytetit shqiptar si Selita, ku jeton elita e Tiranes, futen ne rrjet nje milione kilovatore ne faturat e qytetareve dalin dyfishi!
O Zot i madh, po ku eshte shteti, ku eshte qevezia, ku jane kontrollet, ku eshte mbrojtja e konsumatorit, e qytetarit shqiptar!?
Korporata shumekombeshe e kusarise mafioze
Ata jane bere pale dhe plackitin e vjedhin dite e nate qytetarin e vet! Mafia qeveritare shqiptare ka krijuar nje korporate shumekombeshe me Mafian nderkombetare te larjes e parave, te kusarise e vrastarise kunder shqiptareve e Shqiperise….
E hajde thuaj se kjo nuk eshte nje qeveri kusaresh, zuzaresh e vrastaresh! E Padrinoja krye-faqezi i shqiptareve shet “mrekulline e tij ekonomike” te kusarise tek Evropa e Bota qe pervec Azerbajxhanit, Butanit, Beogradit e Athines ia kane mbyllur dyer e dritare virusit te tij te kusarise e vrastarise !
A nuk u be pale me kryemafiozin Damir Fazlic, “mikun me te shtrenjte” te Klanit te Zemunit shqiptar Sali Berisha dhe familja e tij per te mashtruar qindra fshatare fakira te Porto Romanos me gjoja “tokat e helmuara” per t’ua plackitur me lire se falas ne dobi te ketij sharlatani e kusari serb!?
A nuk e be pale kjo qevezi me nje aventurier Floride si Deviroli duke skllaveruar, vrare e sakatuar mijera Gerdecare, perfshi edhe femije e duke shkelur hapur ligjet amerikane per municionet kineze!?
Ortaket e kusarise dhe atdheshitjes
A nuk u be partnere krimi e kusarie kjo qeveri faqezeze, me e korruptuara ne historine e Shqiperise per kthimin e saj ne nje depo plehrash e helmesh te Mafias italiane, ndersa kelyshi i Berishes Fatmir Mediu gjobit komuna e krypleq te opozites per demtim te mjedisit!?
A nuk u be ortak kjo qevezi dhe bosi i saj faqezi Sali Otrantoja me Athinen per shitjen apo dhurimin e 360 kilometra katrore te Otrantos, ku behet fjale per miliona tone nafte e pasuri nenujore te pashtershme!?
A nuk u be edhe ortak edhe bashkezhvates kjo qevezi faqezeze me Mafian nderkombetare te kumarit dhe bixhozit per te rjepur edhe centin e fundit te fakirave driteshkurter shqiptare!?
Investimet ne kete fushe rrenuese per shqiptaret jane dhjetfishuar ndersa fitimit e Mafias shqiptare dhe nderkombetare te kumarit jane njezetfishuar gjate pese vjeteve te fundit!!!
Spekullimi, mashtrimi, zhvatja, rjepja per se gjalli e shqiptareve jane bere shtylla e sundimit despotik e me vota te vjedhura te kryedespotit kusar Sali Berisha.
Ishte diktator, ishte barbar, ishte crare nuk ishte… Enver Hoxha, por nuk ishte edhe krye-kusar si Sali Berisha sot!
Nje qevezi me koken ne Beograd e kembet ne Athine
Po pse u dashka qe ti jepet shperndarja energjise elektrike nje kompanie te huaj jashte cdo kontrolli!? Apo qe te fusin miliona ne xhep sekseret dhe kontraktuesit e saj klanore te ster- korruptuar nga qimja e flokut e deri tek sholla e kepuces!
Mos valle kjo qevezi faqezeze me koken ne Beograd e me kembet ne Athine do te vertetoje tezat raciste te Cubrilovicit se ” shiftaret nuk kane aftesi veteqeverisese”( !? )
Regjizori eshte qeveria e Sali Kadafit dhe Mafia e kusareve ne pushtet qe sinkronizon kete zhvatje dhe plackitje masive, ndersa Padrinoja i saj shet modelin Reganian te ekonomise qe e la Ameriken ne buze te gremines.
Raganomic-u ( politika ekonomike e Reganit ) e Sali Berishes eshte nje rjepje per se gjalli e xhepave te boshatisur dhe plackitur te shqiptareve.
Reklamat berishiane te Forbsit dhe djersa e fakirave shqiptare
Sali Berisha dhe Mafia e tij vazhdojne ti paguajne dhjetra mijera dollare Forbsit per nje takim apo per nje reklame te paguar sa frengu pulen me djerssn e mundin e taksapaguesit shqiptar per te shitur “taksen e sheshte” kete model tipik mafioz te politikes se tij ekonomike
U vjedh votat per tu vjedhur pasurite! U vjedh pasurite e djersen e ballit per tu vjedhur votat. U vjedh edhe votat edhe djersen e ballit per te vjedhur Shqiperine qe e ka kthyer ne njo ciflig te familjes dhe klanit te tij ala – Kadaf dhe ala Asad.
Del me pafytyresi dhe u shet mend Evropes dhe Botes “per mrekullite ekonomike te tij”, per rritjen 18 per qind te ekonomise kur te gjitha cmimet dhe sherbimet gjate pesevjecarit te fundit jane rritur 3- 8 here ( 300- 800 per qind ).
Ka te drejte: fitimet e klanit te Sali Kadafit dhe te “Mafias shqiptare te korrupsionit te qe ka dale krejt jashte kontrollit” sic shkruante ketu e kater vjet me pare mbreti i shtypit te lire boteror ” the New York Times ” jane dhjete deri nejqintfishuar!
Sali Kadafi ka plotesisht te drejte si Ducja dikur! Cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene nje nga baballaret e demokracise amerikane dhe boterore Abraham Linkoln !
Cfare pret drejetsia dhe shqiptaret !?
Cfare pret drejtesia dhe kryeprokurorja shqiptare Ina Rama per te hetuar me themel secilin e te gjitha keto akte kusarie e atdheshitjeje, vrastarie e plackitje masive te Kadafit shqiptar dhe klanit te tij mafioz!?
A kane sy e veshe shqiptaret per te pare e degjuar!? Cfare presin valle !?
Perderisa shqiptaret ulin zverkun e pranojne cdo grabitje e kusari, cdo krim e kusari te Sali Kadafit dhe bandes se tij te gangstereve, ata nuk meritojne qeverisje me te mire ! E gezofshin !
saliu dhe te gjithe analoget e tij,jane te deshtuar me ligjet e perendimit qe kur kane lidur.Perendimi nuk pranon politikane qe nxjerin kembet kur lindin pastaj nxjerin koken.
Gjinekologu