Akuzohej për 6 vrasje, Enver Dondollaku dënohet me 25 vjet burg

9 Shkurt 2012, 19:41Politika TEMA

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nën kryesimin e gjyqtarit Ilir Çeliku ka dënuar sot me 25 vite burg ish anëtarin e “Bandës së Lushnjes” Enver Dondollakun. I cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares u shpall fajtor ndaj të gjitha akuzave në gjykatë,duke marrë dhe dënimin përfundimtar 25 vite burg. Enver Dondollaku u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni. Dënimi ndaj Dondollakut erdhi pas kërkesës së këtij të fundit për gjykim të shkurtuar. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, brenda 10 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes./ora-news

15 komente në “Akuzohej për 6 vrasje, Enver Dondollaku dënohet me 25 vjet burg”

  1. Po kur ta heqim Saliun, keta do na dalin te persekutuar ???? Kot nje pytje ben Taqkua sepse do te imvestoje per pras.

    1. fule says:

      Po ata qe Saliu i dha denim me vdekje me 21 Janar, sa kishin vrare?
      Di ndonje gje ti taqo?

      1. E di Taqkua bre djalke. Ata jane heronj dhe nuk paten fat se i vrau Kucedra. Por keta qe gjoja denohen e meritojne plumbin, por jo gjykata ka nevoje per keta kriminel sepse keta reciklohen dhe neser na e quajne veten te persekutuar.

        1. salistalin says:

          Mos ki merak bre Taqke, me mire per ta te jene ne kafaz se jashte sdo ta kishin te gjate

        2. tourkofagos says:

          Taqke,ky eshte rrace Ariane si Zike farfalla…..!!!????

    2. Dean says:

      Po jo bre Taqke se s’ka Leka barbari me i nda me ish-te persekutuarit.
      Ajo qe ka me bo PSIKOPATI eshte se ka me e nxjerr nga burgu per Sjellje te Mire disa dite para zgjedhjeve te ardhshme.
      Nuk e shikon ti bre Taqke,qe ish te perndjekurit topet po marrin.Kujt i intereso me me u bo i ”persekutum”.Nuk ka me leke ky muhabet.Me praktik bre Taqke.Paret sot behen vetem ke Kutia e Votimit.Bone planin me Vota te vjedhme????????Je i nderuar dhe i pafajshem.
      Keshtu funksionon formula e re.Jemi ne shekullin XXI,ne shekullin e malokve.Kupto ti plako??????????

    3. Grigor says:

      O Taqi kur dolet dhe ju greke pe Korce pse mos dalin dhe keta te persekutuar? C’nuk po na shohin syte e degjojne veshet. Prandaj edhe kjo nuk eshte cudi ne vazhden e cudirave qe ndodhin cdo dite.

  2. Horri i bulevardit says:

    Besoj se edhe me amnistite e presidentit qe do te jene gjate ketyre viteve, besoj se do te dali mbas 10-vjeteve.
    Po te kishte arritur numrin e te vrareve ne 30, atehere do ta kishte merituar denimin me burgim te perjetshem dhe nga nje fundjave ne muaj ne shtepi.
    Jeni gjykat e papare.

  3. Andi says:

    Po ky gjyqtar pederast ja pranon gjykimin e shkurtuar se i duket kriminel i pavarur ky DonDollaku?!!
    Rrevolucion duhet per te permbysur kte kas gjyqtaresh hajdut dhe pa integritet

  4. iliria says:

    mjere ate qe e ka zene halli denohen me burgim te perjetshem ata qe kane vrare ndonje qen pa dashje

  5. gjiraku says:

    te uroj nga thellesia e zemres zoti Enver te gjesh nje te dashtun ne burg! jepi karar ceshtjes, jeto jeten se eshte e shkurter, hahahaaahh yp xhixhi

  6. Ton says:

    Iliri eshte nga Lushnja vete pranda i ka ulur denimin, thjesht si patriot.

  7. andoni says:

    TAQUA
    IK DHE TI TAQI PARA KRYEMINISTRIS TA MARESH VESH SA TE VLEN LEKURA E QELBUR
    NE KOHEN TUAJ BABA ENVERI DO SHUANTE GJITH FAREN E QELBET
    IK PROVOJENI PO JENI TRIMA

  8. haskoduka says:

    Politikanët dhe gjyqtarët(natyrisht jo të gjithë) po shkatërrojnë shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky z. Dondollaku me duket se ka bere nje gabim, qe e kane denuar kaq shume :
    Sikur te delte ne gjyqe e te brohoriste rofte Sali Berisha jo vetem qe nuk do denohej por pas nje muaji kur Berisha te reformoje qeverine do behej nje minister i shkelqyer.
    Ne Gerdec ministri i mbrojtjes vrau 26 vete dhe vetem sa nderroi ministri.
    Basha vrau 4 dhe nga minister u be kryebashkiaku i kryeqytetit te Shqiperise.
    Une kam nje pyetje per mikun tim z. Etore Sekui :
    – Mik i dashur dua te di se ku jeton ne Tiranen e Shqiperise apo ne Kabulin e Afganistanit ? Si je me shendet ate ka dalur avulli i … ??? –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje