Në raport thuhet se u dha një urdhër për të ngritur një helikopter me gaz lotsjellës. Drejtuesi i operacionit urdhëroi të ndalohej zjarri i Gardës që në orën 16:40 se turma po shpërndahej. Në raport thuhet se protestuesit kishin ndërmend të rrethonin edhe shtëpinë e Berishës
Pas publikimit në media të disa pjesëve nga raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, kjo e fundit ka vendosur të bëjë publik raportin e plotë. Në të vërtetë raporti ka ngjallur shumë interes pasi tregon se si Garda është urdhëruar të mos qëllonte pasi protesta po shpërndahej, por ajo ka vazhduar zjarrin që solli edhe viktimat. Në fakt në raport kjo nuk del në mënyrë direkte, por në një aneks të raportit thuhet se një nga urdhrat e komunikuara nga 630-a, që është Drejtori i Policisë së Tiranës dhe drejtues i operacionit, i kërkohet Gardës që të ndalohet zjarri pasi turma po shpërndahej. Njoftimi është bërë në orën 16:40. Një tjetër urdhër është edhe ai për ngritjen e një helikopteri në ajër për të shpërndarë gaz lotsjellës. Por nuk dihet pse urdhri nuk u zbatua. Ndërkohë një konstatim që bëhet në raport është se dhuna barbare e policisë në fund të protestës, kur kishte rënë nata, ka qenë e panevojshme. Në raport thuhet edhe se nuk ka pasur asnjë padi për dhunë të policisë, edhe pse ka pasur disa deklarata për dhunë. Për të vrarët flitet vetëm shkurtimisht kur thuhet se në fund të protestës ka pasur edhe katër të vdekur. Nuk ka detaje të mëtejshme për vrasjet, por thuhet se policia dhe forcat speciale ishin udhëzuar të mos prekin armën në asnjë mënyrë. Raporti i SHKB thekson se dihej që në protestë do kishte njerëz të përgatitur për dhunë. Aty thuhet se turma kishte ndërmend të rrethonte edhe pallatin ku banon Berisha. Gjeni më poshtë pjesët kryesore të këtij raporti.
Informacionet për dhunë
Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë me shkresë Nr. 430/7, datë 18.01.2011, ka informuar D.P.P. Shtetit, se nga organizatorët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste do goditet me mjete të forta, si gurë, vezë, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Në miting do të marrin pjesë militantë të dhunshëm nga rrethet, të cilët kanë tendenca për të krijuar trazira gjatë mitingut. Më problematikët do të jenë ata të ardhur nga rrethet Shkodër, Laç, Mamurras, Fier, Berat dhe Vlorë. Gjatë mitingut do të vendosen në mes të protestuesve në vende të ndryshme makina të vjetra, të cilat do të digjen. Gjithashtu, do të bëhet bllokimi i bulevardit duke hedhur plehra me makina si dhe do të shkatërrohen mjetet e drejtuesve të ministrive të ndryshme dhe mjetet që do të jenë të parkuara pranë institucioneve shtetërore në Tiranë.
D.P.Q, Tiranë me shkresë Nr. 408/2, datë 18.01.2011, ka informuar D.P.P. Shtetit, se organizatorët dhe militantët më datë 21.01.2011, do të ngrenë çadra në rrugët hyrëse dhe dalëse që lidhin kryeqytetin me zonat e tjera të vendit. Në miting mund të marrin pjesë persona që për shkak të detyrës mbajnë armë zjarri, të cilët janë kryesisht punonjës të policisë bashkiake dhe të inspektoratit të policisë ndërtimore. Gjithashtu është planifikuar një skenar i bllokimit të bulevardit përballë ish-Hotel Dajtit, me qëllim paralizimin e transportit rrugor, rrethimin nga turma njerëzish të godinës së Kryeministrisë dhe të pallatit ku jeton familja e Kryeministrit, me qëllim mosfunksionimin normal dhe paralizimin e punës së qeverisë.
D.P.Qarkut, Tiranë me shkresën Nr. 430/7, datë 19.01.2011, ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se:
– Gjatë zhvillimit të demonstratës me datë 21.01.2011 do të ketë akte të dhunshme ku do të përdoren sende të forta dhe gurë ndaj punonjësve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë, do të ketë persona me tendenca për të krijuar trazira kryesisht nga rrethet Shkodër, Berat, Laç, Fier dhe Vlorë.
– Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, të Degës Tiranë dhe ato të degëve në rrethe, në takimet e zhvilluara janë shprehur se do të organizonin një revoltë mbarë popullore, me një pjesëmarrje sa më të madhe me qëllim rrëzimin e pushtetit.
– Personat pjesëmarrës do të jenë të pajisur me gurë, vezë, etj, me qëllim goditjen e punonjësve të policisë dhe të godinave të institucioneve shtetërore.
– Do të shkatërrohen mjetet e drejtuesve të Ministrive që mund të jenë në qarkullim, mjetet e parkuara para institucioneve kryesore të vendit, si dhe do të merren mjete të vjetra të cilat do të digjen nga protestuesit në vende të ndryshme.
– Personat pjesëmarrës do të shajnë dhe do hedhin parullat; “Poshtë Krimineli”, do provokohet Policia me qëllim tensionimin e situatës dhe nxjerrjen e saj nga kontrolli.
Drejtuesit e operacionit
Në plan përcaktohet se për vlerësimin e informacioneve, menaxhimin, komandimin e shërbimeve caktohet Postkomanda e përbërë nga:
– Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë Saimir MUÇAJ.
– Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Departamentin për Sigurinë Publike, Drejtues i Pare Ilia NASI.
– Komandanti i Gardës Gjeneral Ndrea PRENDI.
– Drejtori i FLO Drejtues i Parë Shemsi PREMÇI.
– Zv. Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë për Sigurinë Publike, Drejtues Gjergji JORGO.
– Zv. Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë për Hetimin e Krimit, Kryekomisar Dorian MUÇA.
Në këtë plan theksohet se drejtimi i përgjithshëm merret nga Drejtuesi i Operacionit, Drejtori i Policisë të Qarkut Tiranë dhe në rast të përfshirjes të një numri të madh policish vendore dhe shërbimesh të tjera policore, ai bashkërendon veprimet dhe konsultohet për menaxhimin e shërbimeve me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike ose dhe vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shefi i sektorit të rendit dhe sigurisë publike në D.P.Q.Tiranë me shkresë të datës 19.01.20111, informon Zv/Drejtorin e Rendit dhe Sigurisë Publike të Qarkut Tiranë, në lidhje me realizimin e disa detyrave të planit të masave, ku në veçanti në këtë informacion sqarohet se, shërbimet policore janë instruktuar që të bëjnë kujdes të veçantë në mbajtjen dhe përdorimin e armatimit personal, ku në asnje rast e rrethanë nuk do të përdoret arma, si dhe gjatë shërbimit të mos vendoset dora në armë.
Përshkrimi i protestës
Në orën 14.20, datë 21.01.2011, kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë një grup prej 300 – 350 demonstruesish, të cilët kanë filluar menjëherë të godasin me shkopinj dhe sende të forta, punonjësit e policisë së rendit të vendosur në kordon, të cilët ishin të pa pajisur me mjete mbrojtëse. Gjatë kësaj kohe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë afruar në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë, me qëllim që të ishin sa me afër situatës, por nuk janë futur në veprim, duke qëndruar në gatishmëri. Në këto momente për rreth35–40 minuta, protestuesit kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë së rendit publik duke rritur intensitetin e goditjeve me shkopinj dhe çadra.
Thirrjet me megafon demonstruesve për qetësi, ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe shpërndarje, janë përsëritur disa herë nga drejtuesit e shërbimit të DPQ Tiranë, por grupet e demonstruesve kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë. Konstatohet se në këtë fazë nuk janë kryer komunikime të vazhdueshme nga drejtuesit e PSH-së me organizatorët e tubimit, siç përcakton ligji për tubimet, kjo e vërtetuar nga intervistimet me drejtuesit e operacionit.
Duke vlerësuar situatën e krijuar, drejtuesi i shërbimit të D.P.Q. Tiranë ka urdhëruar futjen në veprim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për forcimin e kordonëve të punonjësve të rendit publik që ndodheshin përballe turmës së dhunshme, (kordonë të cilat për rreth 30-40minuta janë goditur me gurë, hunj, dhe sende të tjera të forta), me qëllim normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e veprimeve të dhunshme të demonstruesve.
Pas rreth10-15 minutash të menaxhimit të situatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe duke parë agresivitetin e demonstruesve në rritje, shtimin në numër të kësaj turme, si dhe përpjekjet e tyre për të çarë kordonin e forcave të policisë dhe për të depërtuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë, me Urdhër të Drejtuesit të Shërbimit policia ka filluar hedhjen e granatave të dorës me gaz CN, si dhe ka përdorur shotganët 12 mm dhe 40 mm me gaz CN, për shpërndarjen e demonstruesve që ishin më aktiv në ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë.
Ky veprim ka rezultuar jo shumë efektiv, për shkak të mosllogaritjes së drejtimit të erës, e cila frynte me drejtim perëndim – lindje dhe gazi CN i hedhur në drejtim të demonstruesve, kthehej në vendin e dislokimit të forcave të policisë dhe FNSH-së, të cilët ranë nën efektin e këtij gazi për arsye të mospajisjes së tyre me kundragaz, pamje këto që i përcjell edhe media vizive.
Edhe pas përdorimit të lëndëve kimike me gaz CN, një pjesë e grupit të demonstruesve vazhdonte të godiste punonjësit e policisë me gurë, pllaka të trotuarit si dhe shishe me lëndë djegëse (bomba molotov).
Në këto kushte, në kuadër të veprimeve operacionale taktike të përcaktuara dhe në planin e masave, (situata e të papriturave), kanë hyrë në veprim dy automjete ujëhedhës, për shpërndarjen e grupit të demostruesve të dhunshëm që gjendeshin para godinës së Kryeministrisë. Automjetet ujëhedhës nuk u shoqëruan me punonjës policie, për arsye të angazhimit të gjithë forcave policore në ruajtjen e godinës së Kryeministrisë, dhe rënies nën efektin e lëndëve lakrimogjene të një pjese të tyre, konfirmuar kjo dhe nga intervistimet. Theksojmë se, ky veprim bie në kundërshtim me procedurat standarte të punës për rendin dhe sigurinë publike, e cila parashikon shoqërimin e automjeteve ujëhedhës me forca policore.
Rreth orës 15.00, grupet e demonstruesve kanë hipur në muret rrethuese dhe kangjellat e godinës së Kryeministrisë duke u bërë njësh me forcat e policisë, e cila në këto momente ishte inaktive.
Gjatë kësaj kohe demonstruesit kanë djegur palmat brenda territorit të godinës së Kryeministrisë dhe kanë qëlluar me gurë dhe pllaka xhamat e dritareve të godinës së Kryeministrisë, duke i thyer ato.
Rreth orës 15.47, turma e demonstruesve të dhunshëm filloi të shpërndahej në të dyja anët e bulevardit, ku një pjesë e saj kaloi me shpejtësi në drejtim të Piramidës, duke sulmuar forcat e policisë me mjete të forta, si, gurë dhe pllaka të hequra nga Piramida dhe Bulevardi, ndërsa pjesa tjetër u përqendrua në ambjentet e “dy kullave” dhe në lulishten tek “Vëllezërit Frashëri”.
Gjatë kësaj kohe demonstruesit përmbysën disa automjete të policisë dhe private, të cilat gjendeshin në sheshin para dhe në krah të Piramidës dhe më pas disa prej tyre i dogjën. Rreth orës 16.10, të gjendur para kësaj situate, është urdhëruar menjëherë zhvendosja e dy reparteve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga pozicioni para godinës së Kryeministrisë në drejtim të pjesës veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, për të përballuar sulmin e demonstruesve të dhunshëm në këtë drejtim dhe për të mos lejuar futjen e demonstruesve në godinën e Kryeministrisë nga këto drejtime.
Rreth orës 16.15 e në vazhdim, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që u vendosen në pjesën veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, u përballen me një sulm shumë të dhunshëm të grupit të demonstruesve me mjete të forta si: gurë, pllaka trotuari, pllaka të hequra nga piramida etj.
Në këtë kohë një grup demonstruesish afrohet tek porta Nr. 1 e godinës së Kryeministrisë përballë Bulevardit dhe arrijnë që të hapin portën me forcë, duke goditur me mjete të forta gurë dhe pllaka trotuari, punonjësit e Gardës së Republikës, që gjendeshin brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë.
Nga pamjet vizive konstatohet që, porta Nr. 1 e godinës së Kryeministrisë për rreth 45 minuta, nuk ka qenë mbuluar me forca policore, për shkak të ç’organizimit të tyre.
Rreth orës 16.45 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë me “dy kullat” një grup demonstruesish me një automjet tip “Benz” duke e shtyrë atë nga mbrapa dhe me shpejtësi, kanë tentuar të futen brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet portës Nr.1, por automjeti ka ndaluar për shkak të pengesës metalike pas portës. Në planin e masave ka qenë parashikuar konkretisht se Njësia e Policisë Rrugore Tiranë duhet të merrte të gjitha masat e nevojshme per disiplinimin e lëvizjes së automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe të pastronte të gjithë zonën rreth godinës së Kryeministrisë nga automjetet e parkuara.
Nga inspektimi ka rezultuar se automjete të ndryshme kanë qenë të parkuara përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa automjeti tip “Benz” i përshkruar me lart nuk është ndaluar nga Njësia e Policisë Rrugore. Ky mosveprim është në kundërshtim me Planin e Masave.
Duke vlerësuar situatën në tërësi dhe rreziqet që mund të vinin nga kushtet e pamjes së kufizuar, rreth orës 18.20, drejtuesit e operacionit urdhëruan fillimin e shpërndarjes së demonstruesve të dhunshëm, kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Konstatojmë se, ndërhyrja e forcave të Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm është bërë me shumë vonesë. Gjithashtu, shpërndarja me forcë nga ana e policisë ka qenë relativisht e panevojshme në përpjestim me intensitetin totalisht në rënie të dhunës së demonstruesve, pamje të cilat ofrohen nga fotot e administruara.
Në këto momente, përveç veprimeve operacionale të sipërpërmendura, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë dhe një sërë masash tekniko-organizative-operacionale për kontrollin e të gjithë akseve rrugore, patrullimin në të gjithë qytetin e Tiranës, për parandalimin e akteve të dhunshme dhe kriminale në mbrojtje të jetës dhe të pronës së shtetasve.
Urdhrat e dhënë më 21 janar
Datë 21.01.2011 ora 10:40, me porosi të 630 të gjitha shërbimet kalojnë në kanalin 11 të radios dhe vetëm 630, 631 dhe 632 do të komunikojnë në kanalin 51.
Date 21.01.2011 ora 11:55 me porosi të 630 shefat e komisariateve takim tek Hotel “Rogner”. Nga ora 13:55 deri në orën 14: 15 janë raportuar nga shërbimet e vendosura në vendgrumbullimet e protestuesve, informacione mbi lëvizjen e turmave.
Në orën 14:55 në kanalin 11 njofton 630 qe 640 e komisariateve të organizojnë forcat që të mos qëndrojnë të shpërndara.
Në orën 15:25, 15:55 jep urdhër 630 që një zjarrfikëse të kalojë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe një tjetër tek “Piramida”.
Në orën 16:00 njoftohet nga 620 se ka të dëmtuar punonjës policie dhe punonjës të Gardës së Republikës dhe se duhet të afrohet një ambulancë.
Në orën 16:10 njofton 635/1 se nga rruga e Ambasadës së Republikës së Serbisë po afrohet drejt sheshit një grup i pajisur me shishe benzine.
Në orën 16:20 njofton 620 se duhet të kontaktohet salla e emergjencave e DPPSH dhe Garda e Republikës, për përdorimin e një helikopteri për hedhjen e lëndëve lakrimogjene mbi protestuesit.
Në orën 16:40 njofton 630, të njoftohet Garda për të mos qëlluar me armë se turmat po tërhiqen drejt selisë së Partisë Socialiste.
Ora 17:10 njofton 630, të raportohet gjendja e personave të shoqëruar në çdo komisariat te Tiranës.
Ora 17:15 njofton 630 për shpërndarjen e të shoqëruarve që gjenden në Komisariatin Nr. 1 në të gjithë komisariatet e tjera.
Ora 17:35 urdhëron 630, për përforcimin e shërbimeve tek Morgu i Tiranës.
Ora 17:43 urdhëron 630 për dërgimin e një shërbimi policor të Komisariatit Nr. 3, tek Spitali Ushtarak.
Ora 18:44 urdhëron 630, që të punohet me të gjithë personat e shoqëruar në komisariate dhe të mos përdoret dhunë,për shkak të ngarkesës psikologjike të punonjësve të policisë shkaktuar nga dhuna e përdoruar ndaj tyre, gjatë demonstratës.
Ora 20:46 me porosi të 630 dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të kalojnë në gatishmëri të gjitha forcat e Policisë.
Nga ora 22:15 deri në orën 23:20 janë dhëne disa urdhra në lidhje me masat e marra për kontrollin e personave dhe mjeteve te dyshuara për veprime kriminale.
Ky nuk eshte RAPORT,por nje PACAVURE!!!Ata,qe kane hartuar keto copa letre duket,qe jane TOTALISHT TE PA AFTE PROFESIONALISH,ndersa si organizatore as qe ja vlen t’i theksosh!!!Nje material te tille,per nje ngjarje KAQ TE RENDE KRIMINALE NE SHKALLE KOMBETARE,TREGON NIVELIN E ULKET ARSIMOR-ADMINISTRATIV,ORGANIZATIV DHE PROFESIONAL TE DREJTUESVE TE POLICISE SE SHTETIT!!!NIVELI I KETIJ MATERIALI ESHTE I BARABARTE ME NIVELIN E NJE RAPORTI TE NJE BRIGADIERI TE ISH KOOPERATIVAVE BUJQESORE TE DIKURSHME!!!DHE PRESIM NE TE KEMI REND NE SHQIPERI!!!JANE MBUSHUR ORGANIKAT E POLICIUSE ME MILITANTE POLITIKE E JO PROFESIONISTE!!!
Ti zoteri me siguri do kesh mbaruar institutin e fiskultures, se nuk ke as argumenta juridike e as njohuri mbi legjislacionin qe normon punen e policise se shtetit per ta komentuar kete raport. Ky raport eshte vleresuar nga Icitapi dhe Pameka programe te financuara nga ShBA dhe BE dhe ka qe ne maj 2011 i publikuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Brendshme, por keto pseudo gazetare injorante qe e kerkojne lajmin neper kafene e bejne sikur kane zbuluar raporte sekrete mbi diversante e armiq te popullit. Ju duhet te jeni rritur nen frymen komuniste te sigurimit te shtetit ku niveli me i larte arsimor ka qene shkolla e mesme dhe produkt i kesaj fryme jeni dhe ju qe ne menyren se si i trajtoni mendimet….
Si mund te rrethohej shtepia e Saliut (a thua se ai gjendej aty) kur dhe kryeministria vete nuk ishte e rrethuar, kushdo mund te hynte dhe dilte nga pas pa asnje lloj problemi.
E gjeti SHKB kush ishte ai punonjes i kryeministrise qe shfaqet ne video duke hapur porten? Nuk ma mer mendja.
RAPORTI ZBULON DY GJERA 1-QE SKENARI I NGJARJEVE ESHTE PREGATITUR NGA VETE SALIU QE MPERMENDET SE DO TE RRETHOHEJ DHE 2-QE POLICIA E KA PATUR TE PREGATITUR RAPORTIN SI SKICE QE ME PERPARA DHE KA MBUSHUR ME FAKTET QE I SHKONIN KESAJ SKICE DHE SKENARIT TE SALIUT PER SHTAT.TE GJITHA ME QELLIMIN QE TE JUSTIFIKOHEJ EGSISTENCA E PUCISTEVE ARMIQ QE DESHEN TE REZONIN QEVERINE ,NENKUPTO SALIUN.
Sa poshte kane rene, dakort me mendimin e Sorges! Jam i sigurt se Berisha nuk i lene te punojne…, ku eshte eksperienca e fituar tash 21 vjet?
Drejtori i Policise se Qarkut Tirane, ka bere pune te justifikushme dhe me mire nga te gjithe!
Po SHISH, cfare ka per kete situate? Ai eshte dhe i akuzuar, duhet te thote dicka, sepse kryeministri e akuzon per puc(kup dei ta)!
rAPORTI I KONTROLLIT TE BRENDESHEM TREGON SE VETE POLICIA S’KA ZBATUAR URDHERAT E SAJ.RAPORTI TREGON SE SI GENJEN KRIMINELI PER 5 ORE RRETHIM.
Arma e sigurimit te shtetit te godase pameshire ndaj armiqve te brendshem dhe te jashtem, ata jane sikuredohere syri dhe veshi i popullit!
Imagjinoni ku kemi qene dhe ku jemi katandisur!
ajde rapot ajde te le pa fjal po nuk i kan len gje shkolles se vjeter proletare qe shikojn armiq nga do dhe kesaj rradhe te armatosur me vez e mos mbani me vez pa leje se do burgoseni per grusht shteti se dhe ne vitin 90 nga veza u permbys shteti se studentet skishin ves dhe shoku sali kete e di mir se ka ber pjes te puci vezeve dhe nuk e ha kete..