Luan Hoxha ikën me familjen në SHBA

10 Shkurt 2012, 10:51Politika TEMA

Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, ka ikur bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama, që thekson se Hoxha është larguar më 1 janar me familjen. Ai nuk është paraqitur më në punë, kurse avokati i tij thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria ka kërkuar tetë vite burg për të për shpërthimin vrastar të Gërdecit, por Hoxha ka kërkuar pafajësinë.

Ish- shefi i Shtabit ishte në qendër të opinionit publik pas një kabllogrami të publikuar nga Wikileaks, ku thuhet se ai ka deklaruar në ambasadën amerikane se pas Gërdecit qëndron Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha. Madje ky i fundit e kishte kërcënuar Hoxhën.

50 komente në “Luan Hoxha ikën me familjen në SHBA”

  1. Emer says:

    100% i sigurte qe merr azil politik.

    1. Vlora says:

      dhe ka te drejte te mari …nuk te pranon kollaj amerika.

      1. agron reci says:

        Ne qoftese Luan Hoxha ka deklaruar se mbas Fatmir Mediut fshihet SHkelzen Berisha dhe atje ku eshte nuk eshte i sigurte jeta e tije.do ngaodhi nje soj me deshmitarin tjeter qe vdiq “aksidentalish”.ngjarja e gerdecit eshte e ngatarruar politika.
        nuk do te zbardhet asnje here ashtu si 97.
        mbani mend fjalen e te ndirit Safet ZHulali qe kjo dosje nuk do te hapet kurre.
        Mjere populli qe pret drejtesi nga shteti
        keto ngarje do zbardhen mbas 15 vjetesh

    2. fule says:

      Hajde bir ku je. Djall pa brire eshte Sali Berisha. Ky e terhoqi emrin e Shkerdhenit, Saliu i dha leje per tu larguar.

    3. Kujtimi nga Durrësi says:

      Shikojeni kush e ka dërguar në Amerikë gjeneralin.
      Letër e Hapur drejtuar:
      – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
      – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
      – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

      Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
      «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

      Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
      Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
      «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
      Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
      Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

      Rastësi?
      Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
      «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
      E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

      Dari Meli
      3609 BROADWAY, Apt. 4L,
      NEW YORK, N.Y. 10031
      U. S. A.
      Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

      Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

      Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
      Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
      Tiranë.

      Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
      Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

      Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

      Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

      Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

      Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

      Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

      Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

      Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

      Zoti Ambasador Arvizu

      Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

      Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

      Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

      Agim Hamiti
      E Merkure, 04/05/2011
      P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.
      Dërguar: E Shtune, 14/05/2011

      1. Astrit says:

        E gjej une nje psikiater shume te mire per ty,e ke falas,vetem me thuaj e do apo jo.

      2. raimondi says:

        Kujtim ke shum te te drejte—Po pastj si vazhdon ngjrja ?

        Po ky Hamiti ka gje te beje me Sulltan Hamitin ?

      3. beni says:

        kETO JANE PORDHA PER TE PERFITUAR TI DHE SHOKET MASHTRUES SI PUNA E JOTE, MOS U MERRNI ME KETO MASHTRIME E PRADHA ME PORSDGH SE EDHE PO TE EKZIZTOJNE TI NUK JE NGA ATA SE AI NUK TE KA FALE POR TE KA CUAR PER LESH QE NE MOMENTET E PARA DHE NUK TE KA DHENE MUNDESI QE TE THUASH ATE QE TI KE NE MENDJE.

    4. flamurtari says:

      ike dhe ti o luan fute bishtin ne shale qenke qen lango

  2. LORA says:

    L.Hoxha,,,,ishte me spaleta gjenerali kur ja vuri dr.dhjeramani;mbeti pa spaleta kur ja dhjeu e gjakosi dr.dhjeramani.
    Pyes,a ka ndonje ushtarak me spaleta te vetat?????????????????

    1. A.S. says:

      Keta nuk jane gjenerale. Jane aktore.

  3. ERA says:

    E ka thene fjalen e vet Z.LUAN.HOXHA ,fatmir mediu dhe shkelzen berisha.Po Prokuroria çberi ,po Gjykata,pra vazhdojne te denojne “te vegjlit”.

  4. Dean says:

    Ja ketij i them une Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.
    1 kercenim i bo djali Transvesti i ”kryeministrit” PSIKOPAT te Shqiperise dhe ky i mbush pantallonat.
    Imagjinoni ”Shefin” duke luftuar me Serbin.Njesoj sikur ”Mbreti” malok qe do vishte Opingat dhe do luftonte kunder Talianit
    Kembet e shpejta,
    e faqebardhe.
    Larg nga fusha e betejes,sa me larg.Ne fund te fundit ne Shqiperi cdo gje eshte formale dhe ky i shkreti s’ka faj.S’eshte as i pari dhe as i fundit.Ohhhhhhhhhhhhhhhhhhhh…..h,sa mir me ken Skipetar.Ohhh

  5. Kalorsi i zi says:

    Futjani te gjith ne USA, dhe ankohuni se opozita eshte komuniste. Keshtu fillojm nga e para.

    1. Dean says:

      Hahahah…..”ankohuni se opozita eshte komuniste”
      Mos i’a shti nder mend se e bejne me te vertet Ata.
      Shko ne Amerike ”shefi” dhe ankohet se ka pas presion te pa pare nga
      EDI RAMA.
      Shtet GALLATE qe jemi.

      1. LORA says:

        Kush do t’i jape strehim politik ketij mender-gjenerali,patjeter qe eshte pjese e krimit ne Gerdec dhe e gjithe krimit te mbylljes,pa ndeshkim,te procesit te gjykimit.

        1. elinor says:

          Ia ke fute paksa si kot kesaj here Lora…

  6. PoKuJe0AvniRustemi says:

    Po kush te beri ty shef te forcave te armatosura, ti qe çarmatoshesh nga nje alabak. Shpresoj qe SHBA-ja mos te marre ne mbrotje bandite te tille qe kane marre jeten e qytetareve shqiptare me dashje apo me faj.
    NO JUSTICE NO PEACE !!!

  7. Aqifi says:

    Hajde paste kemben e mbare edhe per Delijorgjin, Minxhozin, Ndrea Prendin, IT-ne e Berishes, Llupon dhe gjithe palacot e tjere. Me kete drejtesi te legenosur keshtu do te perfundojne te gjithe proceset …

  8. Tironc_Mer_Jahu says:

    Si ka mundesi qe USA i jep vize-hyrje nje personi qe eshte nen gjykim ???!!!

    1. Kalorsi i zi says:

      Mos harro Saleh’in e yemenit. Si ka mundesi qe keta bejne si te forte dhe qahen tek ambasada Us ne tirane, si ka mundesi qe usa ishte prezent kur u numeruan votat dhe … si ka mundesi eshte iluzioni shqiptar

  9. Latif Dreqi says:

    Mendo te ishim ne lufte, ky me nder jush “gjeneral” do drejtonte luften, operacionet, teknikat, taktikat luftarake, do jepte kushtrimin, do frymezonte ushtaret, do jepte kuraje, guxim…! Kush ishte ai mut, qe ka thene se shqiptaret kane bese, jane trima, krenare?!!

  10. Diplomati says:

    Pse beheni kaq naiv o njerez??? A thua se eshte aq e paafte SHBA ti japi Vize Familjare dikujt qe ajo mendon se eshte “i fajshem”?!

    Dhe dicka tjeter kisha per “Trimoshat” pas ekranit te kompjuterit… E keni provuar ndonjeher ju Trima te perballeni me mafien? Dikush eshte shprehur qe i mbushi breket gjenerali.. Gjenerali mund ti ket mbushur, por kjo eshte e perligjur sepse ka femije, ka familje dhe mbi te gjitha eshte qenie njerezore. Po te donte tmos i bindej urdhrave, po e conin “per gjah” si te ndjerin Trebicka. Per komente ne internet e per mbrroklla alla trimoshash interneti jemi te afte te gjithe, po kur vje puna per praktik…humbim nga syt kembet.
    Kjo ndodh dhe me ceshtje te tjera, jo vetem ne rastin e z.Hoxha. Te gjithe dalin e shajn Saliun, ai kriminel, ai kshu ai ashtu. Ai na le pa drita, ai na le pa uj, ai na le pa buke etj etj. Shume dalin ktu e thone pse sbehen protesta, pse nuk iken ai poshtersire.. E si mund te iki nje poshtersire si ai nese nuk ngrihet populli? Ngihuni pra, ta leme opoziten skemi pune me te. Te behemi qytetar e te protestojme per faturat stratosferike te dritave, mungesen e ujit etj etj. E pse askush nuk del?? E thjeshte.. Gjithesecili thote “O nenan ime”…
    E kshu dhe puna Gjeneralit, dhe ai ka thene “O nena ime”.. eshte kercenuar dhe ka raportuar tek Superfuqia Boterore, Te Shteti i Se Drejtes, tek SHBA. Po ta kishte bere kte gje tek institucionet e vendit, gjithkush e merr me mend cdo ndodhte… “Do lihej ne shtepi, edhe pse akuzohet per vrasje me dashje”, si Gjenerali i Berishes. Dmth asgje sdo ndodhte, askush sdo ja vinte veshin, askush sdo e degjonte..Thjesht do e shkarkonin dhe kushedi cili do ishte fundi i tij.

    Keni rasin e Gjenerali tjeter te shkarkuar nga Ministri Imami, ne mos gaboj Gjeneral Kudret Cela, ish Komandant i Forcave Detare. A e dini pse u shkarkuar?! Thjesht e vetem se kundershtoi privatizimin e bazës së bishpallës apo shkollës së marinës në Vlorë. E para ndodhet prane tokave te Argites, dhe e dyta kush e di sa pallate do ndertoj z.Imami.

    Ja pra ku jetojm. Ne Shqiperi, aty qe po dole kunder MAFIAS NE PUSHTET o shkon “per gjah”, ose rasti me fatlum, te lene pa pune, pa buke.

    1. laci says:

      E drejte kjo qe thua. shume e drejte. Po atehere kot qe diskutohen tema te tilla si: “lufta kunder korrupsionit”, “decentralizimi” e futja bythes kot… Kur fshihet dhe nje Gjeneral, Shef shtabi, imagjino ca duhet et bejne te tjeret !!! Me kete llogjike i bie qe shqiptaret po jetojne te bacja e shpise se ketyre ne pushtet dhe duhet te thone faleminderit…

      1. Latifi says:

        Po le se ja do puna “diplomatit”..Po te ishte kaq ne presion e po te kishte dy fije nder dhe ndergjegje..shteti i ka dhene kobure. Gjeneralet, ata te rendet eee,kur shohin qe skane rrugedalje, e kur skane tope tia shkrehin koburen armikut ia japin vetes. Do ishte me i nderuar!

        1. Thana says:

          E ke seriozisht o latif?
          A e di çfar lloj gjenerali eshte ky?
          Eshte nga plehrat e Saliut. Ku e gjeti nderin?

      2. Diplomati says:

        Me duket se artikulli flet per largimin e Gjeneralit, dhe jo ka faj ai apo jo. Dhe ajo cka une kam shkruar i referohet kercenimit dhe largimit te tij, nese eshte i vertete. Nuk fola as per korrupsion, e as per decentralizim.
        Kercenimi me jete dhe Abuzimi me detyren (ne rast se ka) jane gjera krejt te kunderta. Nese artikulli do fliste per “fajin” e ish Shefit te Shtabit, atehere do kisha shkruajtur krejt gje tjeter. Sa per te qartesuar disi pozicionin tim, nese vazhdohet ne kete linje, pra per “Fajin” ose jo te tij (deri sa te vendosi gjykata ai prezumohet i pafajshem) do te thoja: Ka faj, (neglizhence ne ushtrimin e detyres), mos raportim ne kohe per problematikat e aktivitetit ne fjale, mos kontroll etj etj…

        1. laci says:

          Te kuptova shume drejte. Dhe une per largimin e tij fola. Por ai largim lidhet shume ngushte me “luften kunder korrupsonit” pasi te gjithe e dime se per cfare behet fjale. jam dakort kur thua se pa u dhene nje vendim i formes se prere nuk mund ta gjykojm Gjeneralin, por edhe te ikesh ne mes te hetimit sikur rri pak shtremet… Gjithsesi, familjes se tij i uroj te ket shendet e te mos i hyje gjemb ne kembe, por Gjeneralit (qe duhet ti kete loqet katrore) sikur nuk i shkon ky urim.

          1. Diplomati says:

            Le te presupozojme se ka ikur per 1 arsye tjeter… “Arsyeja” mund te hyj tek Teorite Konspirative. Mendoj se dhe ketu biem dakord, besoj se ke informacion qe “teorit konspirative” jane teper te parapelqyera dhe te perdorura nga Sherbimet Inteligjente te SHBA-ve. Informacioni qe Gjenerali disponon per ta eshte shumefish me i vlefshem sesa maximumi 8vite burg qe mund te marri ne rast te se denohet. Keshtu qe “ja vlen nje sakrifice e tille” “gjynaf te shkoj dem 8 vite brenda” ?

  11. beso says:

    Ik L.Hoxha,bej kujdes se ka salinj dhe atje!Falemnderit qe nga ushtri me divizione na ktheve ne ushtri me tre skuadra gjimnastike;kontribut te vyer ke dhene dhe ti!Sikur te na sulmoje sot serbi me grekun do te kerkojme ty z.strateg,te na shpetosh,ndaj na ler ndonje numer celulari..Vate dhe ky betimi yt ndaj flamurit;u vrane 26 njerez te pafajshem dhe fajin e paska pasur nje xixellonje!

  12. MATJANI says:

    O DEAN… AI MBRETI MALOK te beri SHTET per here te pare ne jeten tende si KOMB por AInuk mund te ndryshoje cdo njeri si ti qe dhe vlerat e meritat i fut tek GABIMETqe dhe ato nuk jane pak.POR derisa ne shqiptaret te mesohemi qe te mos e hame njeri tjetrin prapa kraheve asnjehere nuk do ecim perpara.JE SOT PAS GATI 100-VJETESH DHE NUK KE BERE PER 20-VJET AQ SA BERI AI ME SUNDIMIN E TIJ.PERSHENDETJE ZOGU.

    1. Kalorsi i zi says:

      E sigurte Mati,
      Zogu elektrifikoi shqiperine dhe matjani i pare qe ka pare veten ne pasqyre ka qene ne vitin 1970. Dhe u tremb sigurisht prandaj preferon kohen e Naltmadhnise

  13. laci says:

    Pse kot vajti qau te amerikani Gjenerali i ushtrise Shqiptare… Normalisht nuk duhet te fitoje azil, pasi eshte ne proces gjyqesor,duhet te ekstradohet… po si veshtire duket. Ai eshte “dosje e gjalle” dhe amerikani vdes fare per keto lloj dosjesh…

  14. Tironc_Mer_Jahu says:

    O diplomat

    Ne spo bejme trimin pas PC
    Po ushtaraku ka nje kod nderi pasi ka bere betimin per ate.
    Te jesh gjeneral dmth te kesh atributet dhe vyrtytet e duhura per te udhehequr nje ushtri, per ti bere balle nje lufte me armiq , te mbrosh interesat e popullit tend , betimi ushtarak nuk eshte per familjen por per kombin tend dhe ne rastin e tij ai po le ne balte njerezit e vdekur ne Gerdec pra ka thyer betimin ushtarak.

    Ne do te ruash familjen mos i hy fare atij muhabeti atehere behu balerin

  15. koz says:

    Nje maskara me pak ne Shqiperi.

    Por nga ana tjeter kjo puna e maskarenjve ne vendin ame eshte bere si puna e komunistave/heronjve qe kur nje bie(largohet) me qindra ngrihen (jane gati ti zene vendin ketij horri me akoma me zell, ligesi dhe perulesi). Homo Albanicus!!!!!

    Le te shpresojme nga ana tjeter qe amerikanet ta bejne kete BURRACAK qe te tregoje ca te verteta per familjen e Bishes dhe sorollopin e tij.

  16. Artan says:

    Ky qenka burre i mencur,jo si Kosta Trebicka!

  17. BJORN says:

    Kjo eshte demokracia e shtetit ligjor qe trumbeton nje ambasador per
    burra shteti,per ligj,per dollar xhepi

  18. Heldi says:

    Ca turpi !! Ketu po preket fundi !! Ne cilin vend te botes KREU I SHTABIT TE FORCAVE TE ARMATOSUR le vendin e tij ?? Me thoni ju ku mund te ndodhe ??
    Kjo s’do i falet kurre Luan Hoxhes ! Vetem ne rast se qe prej SHBA-s fillon e tregon tamam te verteten e skandalit te Gerdecit e te presioneve qe ka marre nga klani i Shkelzenit e nga klane kriminele te tjera te ngjashme !
    Vetem nese nxjerr te vertetat ne shesh tani qe nuk rrezikon me asgje, mund ta ndreqi reputacionin e tij prej ushtaraku te larte ! Ndryshe c’te mbetet…the qe Shkelzeni te kercenoi,pastaj e mohove nga frika e me pas ike fare !!
    Keshtu as burrecat nuk e bejne !! Dreqi ta haje,nuk ke qene nje polic i thjeshte lagjeje,apo ushtar mish per top qe dergohesh ne lufte !! Ke qene kreu i Forcave te Armatosura Shqiptare !! Zgjohu zoti Hoxha,jepi nje minimum dinnjiteti ketij vendi e postit qe ke mbajtur !! tani qe ja mbathe te pakten fillo e FOL !!

    1. Tani says:

      Ti mer mik nuk e njeh kete zgjyre. Ky tipi ne karriere eshte zvarritur me forcen e llapes.. Ky eshte nje produkt berishian. Nga te tredhurit e sahanlepiresit qe zgjedh regjimi i ketij funderrine. Ne momentin e pare qe vendi ka nevoje per to.. keta ikin nga syte kembet. Ky eshte nje katunar nga fshatrat e Shkodres me meriten e vetme te folurit anglisht dhe te qenit nje servil i peshtire. Ky ishte “pudra” e nje ushtrie mjerane e te korruptuar deri ne palce. Tani ka plasur cipa dhe as puder nuk ka me. Ky i tanishmi – Gjunkshi – eshte nje megakatunar ordiner qe jo thjesht ju merr leke qyqareve qe shkojne te ruajne halet amerikane ne Afganistan por ka si prioritet jo ushtrine por skrapin.. se bashku me Spahine dhe Imambajalldine.. Ah se harrova.. Gjunkshi e flet anglishten si tropojani toskerishten.. Mbaroi edhe pudra.

      Miresevini ne republiken popullore demokrate te katunarise e malokerise se ajo.. Republika e Shqiperise ka vdek.

  19. albani says:

    i papare ky komenti “ky qenka burre i mencur, jo kosta trebicka”
    luan hoxha ka qef si kosta gjyetine por e la pas ‘gjuetise se kostes”

  20. elinor says:

    Hajde tashti lepur dhe beju edhe njehere “luan” (qe s’behesh dot se nuk e ke ne gjak) dhe derdhi te gjitha ato qe din…ik e dil ne CNN qe te te shohin sala dhe i biri ne HD.

  21. Kgb says:

    une mendoj se mbas gjithe ketyre pislleqeve tip gerdeci pjesen me te madhe te fajit do e kene cia me amerikanet dhe prandaj nuk reagojne ndaj qeverise,prandaj kush foli, ose aksident ose mbrojtje dhe futen ne burg ndonje tip biznesmeni halabak ordiner si kok turku

  22. i pashpresi says:

    ky iyni eshte nje shtet demokratik me azilanta politike.

  23. Astrit says:

    Kam idene se ky lajmi i sotem eshte nje hall i madh per Saliun,ndoshta edhe me i madh se ai me Ndrean.Ne eshte ashtu si mendoj,amerikanet po tregojne se i kane ne dore te gjitha mjetet per te imponuar axhenden e tyre pa lejuar tu behen karshilleqe.

  24. Rexhin says:

    Beme baba te te ngjaj,natyrisht qe zeni babait do ti ngjaj nje fjale e urte popullore thote”Mut i jati mut i biri mut ai qe beri te an”vrane njerezit e pafajshem dhe nuk denohet njeri kujtojne qe gjithe jeten do jene me bodigarde

  25. iliria says:

    me mafjen ne pushtet nuk haesh dot e provoj dritan prifti perfundimin e dime te gjithe edhe gjenerali duke pare reagimin e popullit dhe te opozites gjumashe qe nuk mbrojne veten e tyre por denohen me gjoba cdo jave ja mbathi nga kembet koken rradhen ja ka lene kreshnik martinit

  26. Ku e ke Komandantin e Pergjithshem Z. Gjenral i Ushtrise se Vdekur? says:

    Gjenerali i Berishes, gjeneral Klonel Enver Hoxha, dhe i biri, Luan Hoxha. Shko e laje pjatat ne token e premtuar.Gjenerali i nje ushtrie qe mbron qeveri rrugesh. Ne Amerike te kerkoje strehim politik, mbasi te beje Berishen te pademshem!

    1. Nadia Shabani says:

      Shume keq o njeri, shkoje ne Amerike per te mbrojtur familjen tende dhe jeten tende nga Sali Berisha por tregoje me pare ne prokurori per ato qe the ne ambasaden Amerikane qe te urdheroj mafiozi i Saliut Shkelzen hajduti qe ti conit municionet ne Gerdec. Perse duhet te mbrosh maskarenj te tille. Cfar do besh ne Amerike tani? Mire tha nje komentues me siper le te shkoje te laje pjatat atje se ne vend tjeter nuk ha buke. Gjynah si u katandisen gjeneralet tane keshtu? Tha nje komentues me siper se si ja kane dhene vizen kur eshte ne hetim? Sa per dijeni Amerika nuk e ka problem i strehon dhe kriminelet me te rrezikshem. Harruat se cfar ndodhi me Pinocetin qe kush e di sa vete vdiqen ne grushtin ushtarak te Kilit? U strehua ne mbreterine e madhe dhe asnjehere nuk u denua per krimet e tij keshtu qe per Luanin nuk eshte asgje nje vize biles eshte me leverdi ikja e tij qe te mos flasin per djalin e Berishes. Nuk i plasi Amerikes per Shqiperine ata shikojne vetem interesat e tyre strategjike. Une doja ti thoja Luan Hoxhes ashtu sic thote edhe komentuesi Heldi, qe nuk ishte nje nenpunes i thjeshte por shef i forcave te armatosura te Shqiperise, qe te vere ne vend nderin dhe reputacionin e tij le te jape evidence te sakte prokurorise per te gjithe te verteten e Gerdecit dhe jo te fshihet si nje lepur. Shume keq, turp, turp fshihet si nje kriminel i rendomte.

  27. Treviso says:

    KUJTIMIT nga DURRESI

    Zoti Agim Hamidi,jufalenderoj pamase per librin “Odiseja e nje Dedektivi”
    qe me derguat ne Maj te 2011.
    Zoti Agim, populli sot po kalon shum veshtirsi nga qeveria me e poshter se ajo qe lat Ju.Shkrimet e Juaja ketu ku te gjeta sot,do mbanin popullin me oksigjen.Ekuptoj se koha nuk eshte e mjaftueshme por eshte momenti me be sakrifice.Politika shqiptare sot,ka arritur nivelet me te ulta qe njeh koha

    Te falenderoj emigranti trevixhani prej DURRESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje