Braçe: Dënimi im, akt politik. Vendimin e mori bashkëshortja e kandidatit të PD në Berat

10 Shkurt 2012, 12:18Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe ka komentuar vendimin e gjykatës, që e dënon atë me 10 milion lekë të vjetra për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. Braçe tha se vendimi është një akt i pastër politik. “Gjyqtarja është bashkëshortja e kandidatit për kryetar bashkie në Berat,” tha Braçe. Vendimin e ka marrë Fatime Decolli. I shoqi i saj, Ilir Decolli kandidoi vjet në Berat për logon e PD. “Kjo është pjesë e paketës së prerjes së gjuhës për opozitën,” tha Braçe.

Deputeti socialist u shpreh se çështja që ka shtruar ai është në interesin publik. “Padia e Vokshit është mbështetur në dy deklarata të mia lidhje me çështjen e dhënies së 4 nga 6 vendburimet të naftës në vend. Një nga vendburimet më të mëdha të naftës në tokë në Europë. E grabitur nga investitorë aspak strategjikë. Kjo është një çështje që ka të bëjë vetëm me interesin publik,” tha Braçe.

“Janë 1500 faqe dokumente që gjykatësja nuk i mori kurrë në konsideratë, apo të kryente hetim për këtë. Shtetasja Vokshi ankohet dhe konsideron shpifje vetëm një fjali, që unë kam thënë që gjatë kohës që janë marrë vendimet për dhënien e këtyre burimeve me koncesion, kam thënë që zonja në fjalë ka qenë anëtare të këshillit mbikëqyrës të Albpetrol. Këto janë dokumentet e deklarimit të pasurisë së zonjës Vokshi që e pranon vetë që ishte në këshillin mbikëqyrës të Albpetrol. Edhe në dokumentet e QKR provohet kjo gjë. Madje dhe një dëshmi në prokurori e Albana Vokshit e pranon diçka të tillë, që në padi e mohon,” vijoi më tej Braçe.

Deputeti socialist tha se kjo çështje nuk mbyllet këtu, por mbyllet kur burimet e naftës t’i kthehen popullit. “Në sistemin tonë gjyqësor është krijuar një kastë e korruptuar dhe e kapur politikisht. Unë jam viktima e panumërt në radhën e viktimave të thjeshta, të cilëve iu merret çdo ditë liria,” tha Braçe.

14 komente në “Braçe: Dënimi im, akt politik. Vendimin e mori bashkëshortja e kandidatit të PD në Berat”

  1. beso says:

    eshte kapur keq çdo gje.Kjo Vokshi me ngjan me Herman Goring;mos do me hedhe ne gjy

  2. beso says:

    eshte kapur keq çdo gje.Kjo Vokshi me ngjan me Herman Goring;mos do me hedhe ne gjyq se thashe qe e ka surratin dhe trupin tepke si nazisti Goring?Po me hodhi ne gjyq per 10 milione leke do t’i jap nje trap te kaloje mbi Bune!

  3. Kalorsi i zi says:

    O Erion , te kane mbetur dhe ca para te tjera ? Mos votoni ligje aq shpejt pa menduar mire ku e ka hallin Plaku mere. Nuk e kuptoni se kane frike se i dalin te palarat dhe me kete ligj ja u qepin ?

  4. Peddy says:

    Zyrtarisht edhe deputeti Erjon Braçe pajiset nga gjykata me “çertifikatën e shpifësit të deklaruar”, përmes një gjobe prej 1 milionë lekë të reja. Gjithçka i referohet akuzave të një viti më parë që deputeti Braçe hodhi në drejtim të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilat sipas vendimit të gjykatës janë të pabaza si dhe janë shpifje për shkak të detyrës. Albana Vokshi në kërkesën-padi pretendonte se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin asaj dhe të familjes. Ajo i referohej deklaratave në të cilat emri i Vokshit përmendej si e përfshirë në afera korruptive duke abuzuar me detyrën dhe deklarim të rremë pasurie. Akuzat e socialistëve u bënë në mënyrë të programuar, ndërsa në ritualin e shpifjes u përfshinë plot 8 ligjvënës të Kuvendit. Gjykatësja Fatime Decolli, e cila kryesoi trupin gjykues që shqyrtoi padinë e deputetes Vokshi, vendosi rrëzimin e “provave” të paraqitura nga Erjon Braçe, të cilat s’ishin gjë tjetër veç akuza që riartikuloheshin edhe në sallën e gjyqit, pasi kishin kryer funksionin e lavatriçes në mediat e shkruara dhe ato vizive. Brace je nje shpifes i pa skrupullte

    1. Qerimi says:

      Me ty jam Pedero. Vokshi eshte zonjushe grua, e nderume dhe ne Kosove.

      Tashti vetem Sal Ram Birisha ne ket vend ti provon me fakte dhe grup-fakte akuzat e tij. Nje me nje. Ja faktoi, te gjitha Edi Rames me Dashin…dhe Gjykata pasi pa faktet e shpalli Salen te pagjykushem.

      Nuk do me fol prape per Pucin me hronjt, se keto i kemi te ster-vertetuara te Komisioni Halimi.

      Nafta jone eshte per bukuri o Brace, cmimi ulet, cilsia super-klas, kontraband 0. Kjo fal pune se bashkvuajtsit (apo bashkshortit) te Palmes ne fjale.

  5. fule says:

    Broci, Hajdari, Decolli ???, keta nuk e kan kapur gjyqsorin me presione thjesht kane vene njerzit e tyre

  6. Artan says:

    Oleleee o mamiii me rrafi xhaxhi Saliu,teta Albana,nena Fatimja!!!Po si jeni katandisur keshtu o Brace ziu!Ajo Fatimja ashtu si edhe Fatmirat,Agimrat,Gjinrat,Tomrat,Ganirat e plot te tjere i sherbejne pushtetit vetem per nje gje,sepse prej tij po pasurohen dukshem jashte mundesive te tyre te ligjshme,dhe kjo mund te verifikohet.Ti dhe ata loqet e tjere te PS qe po i rrahin njesoj si ti,jeni deputete,ligjvenes,kontrollore.Shfrytezojini te gjitha mundesite dhe kompetencat qe keni dhe do e kuptoni se nuk ka nevoje fare te beni si qaramane.

  7. mekaniku says:

    Ah ju te gjithve nuk ju ndaet dot shpirti nga saliu dhe vokshi,i gezofshi dhe ja u bofshin ma zi se ja u kon bo popull letyr,nuk meritokeni me shum se kaq,por zaten gjeli nuk rri kot ne maj te pleut,rrofte vokshi dhe Saliu dhe ja u pafsha ne shpin gjithmon se nuk meritoni me shum ju qe ju vje keq per kto lloj plenash,braçe mos e rruj,kur te vini ne pushtet keshtu bojani dhe ju ktyne rrospieve dhe prostitutave.

  8. VLADIMIR MEZINI says:

    u BE si e modes me keta gjyqtaret tane shume shkelje fraglante po bejne por kush do ti denoje keta mire populli se jam i sigurt i ka denuar po shteti ku eshte shteti le qe cfar them dhe une shteti ka vite qe ka vdekur

  9. elinor bahiti says:

    Nuk e di pse por, thjeshte nuk mund t’i simpatizoj me deputetet e opozites per keto padrejtesi qe u behen…perderisa i gjithe populli u thote “cohuni more leshko ne protesta” dhe keta nuk pjerdhin, atehere uroj qe drejtesia e saliut t’i shembe ne gjoba. Ndoshta nuk do te jene aq indiferente ndaj xhepit te tyre sa c’jane ndaj thirrjeve te popullit per aksion!

  10. Shqiptar Guximtari says:

    Eh mor Erjon, te “vari” dhe ty kjo Vokshi njehere ke “palma llokme” e saj pa nami te behet, shih mos ja ben ndonje avaz ke guva kesaj e ta fal kete 10 milionshin e mos u merr kot me lacat e Beratit qe duan te behen kryetare bashkie.

  11. laci says:

    Admironi menyren e re qe kane gjetur per te justifikuar te ardhurat e padeklaruara… ILDKP te rri per qejf tani se i rruan topet ketyre.

  12. argjiro says:

    po cprisje ti o erjon nga ajo femermashkull po kujt i qahesh o i zi .ti e di fjalen e urte qe perdorin ne berat ;kur te q…. kadiu ske ku te ankohesh

  13. Altin says:

    Erion Brace duhet te apeloje dhe te thote se per arsyet qe ngriti nuk e pranon gjykimin e nje gjyqtareje qe eshte ne konflikt interesi me detyren.
    Me pas edhe te paraqese dokumentat qe ka kunder albana vokshit dhe te mos ia jape kurre ato 10 milione leke te vjetra qe kerkoka t’ia marre vokshi sepse Erion Brace u tregon njerezve te vertetat e hidhura.
    Ke shume njerez me vete Erion Brace ne gjithe Shqiperine, sepse je zeri i se vertetes ne PS dhe ai qe ka bere me shume analiza te thelluara se kushdo tjeter ne Partine Socialiste, prandaj vazhdo e dili deri ne fund ketij gjyqi te turpshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje