INTERVISTA/ Edi Rama: Berisha përçan shqiptarët mesveti në funksion të një pushteti të korruptuar e injorant

10 Shkurt 2012, 11:44Politika TEMA

Kjo është intervista që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka thënë agjencisë Presheva Jonë, pas vizitës që zhvilloi aty

Z.Rama, fillimisht bisedën tonë po e nisim  me një pyetje, sic thonë tek ne ‘ku dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha’, pra me Preshevën. Meqë qëndruat ditë më parë në Preshevë, si ju pritën dhe çfarë përshtypje u ndatë?

Ishin njerëz te mrekullueshëm. Varfëri e dhimbshme. Gjendje e padurueshme sociale për të cilën Shqipëria duhet me patjetër të bëjë diçka për të ndihmuar. Nuk prisja që në mes të dëborës e me një mot aq të ftohtë të më uronin mirëseardhjen aq shumë njerëz. U jam mirënjohës përgjithmonë dhe do të kthehem përsëri me shumë dëshirë.

 

Gjatë qëndrimit në Preshevë, madje dhe pas largimit në Tiranë keni folur për përkrahje, për mbështetje për popullatë e këtyre viseve. Mund të na thoni diçka më konkretisht për çfarë përkrahje është fjala këtu?

Ne po përgatisim një projektligj që do ta dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një materniteti. Ndoshta është shumë, pak por është sidoqoftë diçka për të filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish- Jugosllavisë aty s’është ndërtuar asnjë shkollë e re është rrënqethëse dhe e papranueshme.

 

Kur jemi  tek Lugina e Preshevës, edhe pse jem në dimër, sa here nxehet situata në veri të Kosovës, po ashtu kjo situatë nxehet edhe në Luginë të Preshevës dhe nuk mungojnë edhe idetë e spekulimet e larmishme herë për këmbim territoresh e herë për ndarje të Kosovës. Po ju z. Rama si e shihni të ardhmen e Luginës ë Preshevës?

Ndërrimi i territoreve nuk është opsion. Kosova është shtet i Pavarur dhe i paprekshëm në integritetin e vet territorial. E ardhmja e Shqiptarëve ne rajon është Europa dhe shqiptaret e Luginës se Preshevës meritojnë në Europë në trojet e tyre. Me liri e të drejta të plota e të paprekshme, me ekonomi të zhvilluar, me arsim e shëndetësi të denjë për një bashkësi njerëzish që jetojnë në mes te Europes dhe sot janë ende larg saj për shkak politikash qorre që rrisin veç pakënaqësinë e dëshpërimin social.

 

Po cili do të ishte mesazhi i juaj për liderët politik në Luginën e Preshevës, sepse edhe pse këtu janë një grusht shqiptarësh ka parti shumë dhe nuk janë pa divergjenca, për t’mos thënë përçarje?

Po, sigurisht sa më të bashkuar të jenë shqiptarët aq më fort do të dëgjohet zëri i tyre.

 

Gjatë një interviste  në Gjenevë me ministrin serb Dacic ai i ka thënë  agjencisë sonë se ma mirë ridefinim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, me dialog se sa me  luftë. Për çka flasin këto deklarata dhe a ju jeni për lëvizje, ridefinim  të kufijve në Ballkan?

Serbia vazhdon te jete peng i së shkuarës dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin se Kosova lavdi Zotit dhe lavdi çlirimtarëve të saj së bashku me forcat e mëdha demokratike të botës, i ka ikur përfundimisht nga duart, nga okupimi. Kosova sot është shtet më vete dhe Serbia duhet të kuptoje se me Kosovën duhet te sillet njësoj si me gjithë shtetet e tjera pasi çështja e Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Sa me shpejt ta kuptojë këtë Serbia, aq më mirë do të jete për popullin e saj dhe për gjithë rajonin. Lufta e sotme e Kosovës dhe Shqipërisë ështe lufta për integrimin europian të të dyja shteteve dhe përpjekja e përbashkët për një Ballkan të integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Shqipëria mbështet e do të mbështesë përmes të gjithe faktorëve të saj politikë, çdo vendim e qëndrim të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë e me ardhmërinë europiane të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë që mes Shqipërisë e Serbise nuk  është me Kosova, Lugina e Preshevës ku është e domosdoshme  rerspektimi i lirive dhe të drejtave të shqiptareve në këto vise.

 

 

Sikur në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës jeni i njohur në “luftën” rreth bashkisë së Tiranës. Më mirë sot e keni të jeni një kryetar i një partie, të një opozite të forte apo kryetar i një bashkie?

E kam jetuar me pasion të jashtëzakonshëm punën në krye të Bashkisë së Tiranës dhe besoj kam të gjithë të drejtën të jem krenar për sa kam bërë bashkë me njerëzit e bashkisë e me banoret e kryeqytetit ne këto njëmbëdhjetë vitet që e transformuam Tiranën në një qytet europian. Sot jetoj me të njëjtin pasion punën në krye të opozitës shqiptare me bindjen se nesër do të transformojmë Shqipërinë e kyçur ne rrethin vicioz të prapambetjes e të gënjeshtrave qeveritare.

 

Po Kosova në sy të socialistëve shqiptarë? Mendoni se Kosova po ecën mirë, lobimi, njohjet një proces në rrugë të mbarë?

Ajo çka ka ndodhur me Kosovën ne pak më shumë se dhjetë vjetëve është fantastike, e paimagjinueshme për shumëkënd deri kur luftëtarët e guximshëm të saj dhe bota demokratike i dhanë fund barbarisë serbe në trojet tanimë të çliruara e të pavarësuara të Kosovës. Kosova e fitoi luftën e nisur nga Ibrahim Rugova e ndjekësit e tij të vendosur dhe të kurorëzuar me sukses nga Hashim Thaçi e Ushtria e saj Çlirimtare. Sot Kosova po lufton me te tjera halle e probleme, qe janë hallet e problemet ekonomike e sociale të një shteti të dalë nga një errësire e gjatë, ndërkohë që procesi i njohjeve të shtetit të saj të ri është pa ndalesë e as kthim.

 

Ka mendime të larmishme rreth aktiviteteve të “Vetëvendosje”-s. Ju me çfare syri e shifni këtë lëvizje? Ku mund të arrihen qëllimet apo ambiciet politike, më mirë, më lehtë përmes rrugëve të qytetit apo ato institucionale ?

Vetëvendosja është pasuri kombëtare dhe për këtë s’kam asnjë dyshim. Ashtu siç nuk ka asnjë dyshim se Albin Kurti është një ndër shqiptarët më të mirë me të mençur e më të kulturuar që jetojnë sot. Unë s’kam leksione për të dhe e ndjek me admirim përpjekjen e tij, pavarësisht se nuk ndaj me Albinin të njëjtën qasje strategjike për ardhmërinë e shqiptareve. Por pa Albinin dhe Vetëvendosjen politika shqiptare do të ishte padyshim shumë më e varfër.

 

Nuk mund të përfundojmë bisedën pa prekur marrëdhëniet  e juaj me pozitën, me shefin e saj Sali Berishën. Marrëdhëniet me pushtetin i keni sot më të mira apo më të acaruara se sa dikur, kur ju ishit në pushtet, dmth, partia e juaj?

Unë s’kam qenë ndonjëherë në pushtet ne kuptimin e qeverisjes së Shqipërisë dhe jam i bindur se përtej personalitetit shumë të diskutueshëm të Sali Berishës, Shqipëria meriton te qeveriset shumë më mirë dhe shqiptaret meritojnë shumë më tepër nga qeveria e tyre. Me Sali Berishën s’kam asgjë personale, po thjesht një vizion krejt të ndryshëm, një formim krejt të ndryshëm, një edukatë krejt të ndryshme. Sali Berisha është e shkuara që mban peng zhvillimin normal të Shqipërisë dhe përçan shqiptarët mesveti në funksion të një pushteti të korruptuar e injorant.

 

Ditëve të fundit në mediat shqiptare janë dy emra që po i hasim më së shpeshti ai i Ina Ramës dhe Sali Berishës. Në Gjenevë takuam kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe ajo na tha se “po na pengon Berisha për 21 janarin”. Për çfarë pengesash është fjala këtu?

Sali Berisha është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, ndërsa Ina Rama ka përgjegjësinë të hetojë deri në fund dhe të kërkojë drejtësi. Kështu që është e thjeshtë të kuptohet pse Saliu e pengon me çdo mjet hetimin dhe sulmon në mënyrën më primitive kryeprokuroren. E cila meriton të gjithë mbështetjen dhe respektin e shqiptarëve për kurajon e për integritetin profesional.

 

Z. Rama, edhe pse jeni në opozitë, dorën në zemër, në Shqipëri a ka diçka mirë?

Në Shqipëri ka njerëz të jashtëzakonshëm, vullnet e talente të

rralla, vepra te admirueshme të iniciativës private, por ka një qeveri banale që Shqipëria nuk e meriton dhe e mban në kurriz fale vjedhjes së zgjedhjeve.

 

Siç e dini z.Rama, shqiptarët anë e kënd ku ndodhen, madje edhe ne diasporë sivjet kanë filluar me kremtimet për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë. Mund të na thoni se ky përvjetor si po i gjen shqiptarët në Gadishullin Ilirik, mund të rrahim gjoks se kombi ynë ka ecur përpara. Sikur të ishte gjallë Skënderbeu apo Ismail Qemali kujt do t’ia tërhiqte veshin apo do t ja vente  njësh (Enver Hoxhës, Fatos Nanos, Alfred Moisiut, Rexhep Mejdanit, Sali Berishës apo Edi Ramës) se detyrat e shtëpisë, detyrat e kombit nuk i ka bërë si duhet?

Zakonisht veshët i tërhiqen qeverisë, sepse siç thoshte i madhi Ronald Regan qeveria është gjithmonë problemi.

12 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Berisha përçan shqiptarët mesveti në funksion të një pushteti të korruptuar e injorant”

  1. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Se kush eshte Sali Berisha me klanin e tij mafioz dhe cfare ben dhe ka bere ai kundra kombit , kete e dinme te gjithe o Edi Rama, nuk kemi nevoje te na e tregosh , ajo qe ka nevoje populli eshte se si duhet ta heqim kete fare te keqe qe po e shkaterron dita dites vendin tone. Edi Rama nuk bejne efekt fjalet boshe , por duhen gjera konkrete per ti dhene shprese dhe pak drite popullit qe po e mbyt korrupsioni dhe jeta mizerje qe na ka futur kjo qeverri kusaresh … leri intervistat dhe komentet boshe, leri kompromiset qe beni pas perdheve…tregoje veten si nje lider i vertete me aksione konkrete!!! Mundesite i pate qe nga gerdeci e deri me 21 janar per ta shporrur kete qeverri kusaresh! Me loje fjalesh eshte ngopur populli!

    1. xhoni says:

      Cfare kerkon nga Edi Rama,ti,o revolucionar i REVOLTUAR???Ai po ta tregon rrugen,por populli nuk duhet te prese,qe te dale Edi Rama ne rruge dhe ne ta shohim ne TV!!!Nje opozite eshte udheheqese e nje populli te ZEMERUAR NE KULM NDAJ NJE REGJIMI BARBAR SI KYI BERISHES!!!Si e tille duhet te ngrihet populli ne cdo rreth e fshat,per hallet,qe ka,ndersa PS-ja do te usheheqe te gjithe kunder qeverise!!!Vjet PS-ja i beri te gjitha:BOJKOTIN E KUVENDIT,PROTESTAT MADHESHTORE,GREVEN E URISE,DEMASKIMIN E VJEDHJEVE TE VOTAVE NE 2009-ten dhe 8 MAJIN,ndersa nderkombetaret e ftuan te haje dreke tek CROCODILI!!!Pse nuk ngriheni ju e te protestoni para ORGANIZMAVE NDERKOMBETARE PER MBESHTETJEN,QE I KANE DHE NE BERISHES???Te gjitha shigjetat u drejtuan tek Edi Rama,ndersa ne te tjeret prisnim neper kafenete!!!PA URREJTJEN E POPULLIT E TREGUAR ME VEPRA,NUK KA AS OPOZITE TE FORTE!!!

  2. beni says:

    normale kartanipi i xhen xhin skanit……edhe shkezua fytyr mongole cfare patriotizmi doni ju po me cudisni ….pd eshte kthyer ne nje parti imorale me servila qe jeton sot per neser…..kafsheri mua me vjen per te vjell kur shof ca kafsh mesjetare neper bulevardet e kryeqyteteve europian…qe meren per objekte studimi

  3. Artan says:

    Ciu-ciu,ciu-ciu!

  4. luis says:

    Komentoni rreth atyre fjaleve qe ka thene e mos beni te diturin apo radikalin,kur ne fakt nuk keni as njeren as tjetren.
    Ne intervisten e tij nuk gjen as edhe nje fjale te vetme pa kuptim,perkundrazi plot finese dhe kulture.
    A e kuptoni se kur flet Berisha sikletos nje popull te tere me idiotesite e tija dhe genjeshtrat qe nxjerre cdo dite nga goja,ku te ben te kuptosh se ai qendron poshte nivelit te popullates,e ndersa kur flet Edi Rama sa larg qendron niveli i shume shqiptareve.
    E pra qe te kemi nje te ardhme me dinjitet na nevojitet ta kemi ne krye nje te tille qe fale Zotit ai eshte i kulturuar dhe punetor.
    Po ka nje te mete ai, nuk eshte vrases e hajdut,as radikal te nxise popullin ne urrejtje ndaj pales tjeter qe sigurisht me gjithe kete mllef qe eshte mbledhe ne popull ai mund ta nxiste popullin ne protesta te dhunshme ku pasojat do ishin te pallogaritshme si ne humbjen e jeteve te njerzve dhe ne shkaterrimin e Shqiperise,e besoj se ne kete rast te gjithe do fajesonit ate.
    Mjaft shqiptar me mllefe dhe urrejtje patollogjike.
    Ne na duhet perkushtimi dhe mencuria.
    Neqoftese ne kemi nje kafshe qe na drejton,nuk do perdorja fjalen se ai do nje dru te forte,por izolimin se ajo e terbon me keq.

    1. s says:

      luis jam dakort me ty .por e verteta eshte se ky popull eshte shume prapa nga ana kulturale e karakteriale…

  5. mucua i tanes says:

    gazetari e pyet per kufijte, ai i pergjigjet me Kurbanin,,,hallin e ka tek bashkia ende,,,por nuk dha nje pergjigje per federalizimin e shqiperise. i pelqen te behet kryeminister pa asnje kontribut, te pakten ne politiken e jashtme dhe ate kombetare.

  6. mucua i tanes says:

    vlonjate, harojeni 100 vjetorin, kerkoni federalizim, federaten epiriote (Toske) pasi Saliu mer gjithe taksat djersen te femijeve tuaj dhe investon ne veri,, Saliu legalizon vetem ata qe kane vjedhur pronat e te tjereve duke i i paguar me leter me vlere. Saliu i jep te drejta me ligj te mos paguajne per 8 vjet hotelet e verioreve ndersa ne Jug ne Vlore Sarande, u thote, pagonis taksat se ju mori dreqi. atehere ce doni kete 100 vjetor, per te ardhur perseri ne qeveri hakdutet, pasi ky vend more vllezer nuk ben do shtet.

  7. Ciucrrrr says:

    Doktori vret, Piktori (ylberist) papagallon viuuuuuu ciuuuuuuucerrrrrrr, na rruashin Miq,
    S’o’ e re, osht’ gjall’ si Loja (‘kukamcefti’ ) ramiz-nexh
    Oiiiii ne te marumit o eeeeeeee!!…

  8. ELENA GJIKA says:

    QME BEN TE QESH KY IDIOT RAME GOMARI NGA DO CE KA SHKUAR NE TETOVE;PRISHTINE;PRESHEVE DUKE SHKAKTUAR PERQARJE SE NE SHQIPERI ME DIHET SE CBEN. TE GJITHA PER KETO IA LE FAJIN SALIUT.

  9. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA HA HA ME PELQEU PYETJA E FUNDIT PER 100VJETORIN DHE HERONJTE KOMBETAR CE PERMENDEN ESHTE DASHUR TI BEHEJ PYETJE CILET HERONJ KOMBETAR EDI I NJEH?ASNJE NUK E NJEH SEPSE QE 10VITE KETE PSIKOPAT CE E NJOF KUR NUK I PERMEND.

  10. ELA says:

    OK, OK, po shume zhurme per asgje. Dua te them cili eshte rrezultati i ketij debati? Edhe sa kohe do presim? ndoshta deri kur te vdesim! Pra e kam fjalen per vdekje kombetare, se ky greku shume rrevan ka mare me Salen dhe qeverine e tij, kufijte tene iken Ku jeni ju Zt. Rama? Politiken e kujt po beni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje