Kukan e Svoboda: Jemi të habitur nga vendimi për Metën. Vrasjet e 21 janarit, të paimagjinueshme

10 Shkurt 2012, 16:18Politika TEMA

Presidenti i ri i grupimit të majtë në Parlamentin Europian (Aleanca Progresiste e Social-Demokratëve Europianë), Hannes Svoboda, dhe kreu i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, i djathti (PPE) Eduard Kukan, rrëfejnë habinë e tyre mbi vendimin e gjykatës për çështjen ‘Meta’.

Eduard Kukan, Kreu i delegacionit europarlamentar për Ballkanin:

“Mendoj se ministri danez shprehu ndjenjën e përgjithshme të shumë njerëzve që po e ndiqnin këtë rast nga shumë pranë dhe me shumë kujdes. Nuk mendoj se është e drejtë të komentoj me thellësi vendimet e gjykatave në Shqipëri, por do të them vetëm që korrupsioni është një problem shumë serioz në Shqipëri…

… unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk u morrën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time”.

Hannes Svoboda, President i S&D:

“Unë u befasova nga vendimi i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotitMeta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive.”

Për ngjarjet tragjike të 21 janarit, njëzëri, euro-deputetët kërkojnë hetimin e plotë, të pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje politike, si dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve. Por përveç kësaj, të pyetur se çdo të kishte ndodhur në vendet e tyre në një rast të ngjashëm, Kukan dhe Svoboda përgjigjen:

Eduard Kukan:

“Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë ç’do lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.”

Hannes Svoboda:

“Mendoj se ç‘do vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët, apo sistemi politik, është aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend.”

Të pyetur mbi zhvillimet kryesore në vend, megjithë marrëveshjet mazhorancë-opozitë, përfaqësuesit e dy grupimeve kryesore të Parlamentit Europian kërkojnë rezultate konkrete, pasi vlerësojnë një ecuri të ngadaltë të Shqipërisë drejt BE-së. Kukan dhe Svoboda kritikojnë presionet ndaj institucioneve të pavarura dhe ndaj pavarësisë së medias, si dhe shprehin qëndrimet e tyre respektive për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Përgatiti Arta Tozaj, TCH

 

18 komente në “Kukan e Svoboda: Jemi të habitur nga vendimi për Metën. Vrasjet e 21 janarit, të paimagjinueshme”

  1. Tani says:

    Uh..? Hapeni dosjen Berisha dhe do te shikoni derrin ne te kaluaren e tij “te shkelqyr”.. qe nga faqja e pare 40 vjet me pare kur i lepinte bolet Enver Hoxhes.. apo ne kapitullin 97 kur gjakosi e rrenoi nje popull te tere.. Hajde Zoterinj Europiane.. mos lozni rolin e pallave tani..

    1. labi says:

      Sigurisht qe opinioni i europarlamentareve
      na bene te kuptojme se Shqiperia po shkone
      drejte BE.se,hipur ne Breshke.
      Kesisoj i bje se ne do te mberrijme atje,
      kur ata te jene cvendosur ne ndonje tjeter Planet.
      Sa per ceshtjen Meta,duhet te bindemi se eshte
      nje Breshke e ngordhur,e cila kundermone
      me ate ndotesire gjithkend.
      Ndaj Ju te nderuar zoteri;Kukan e Svoboda,mos u habitni,
      pasi ashtu si edhe ne,jeni mesuar tashme me
      akrobacite e banditit SaLI.
      DHE TANI ME PAK HUMOR,PO JU PARAQES NJE BARCALETE SHQIPETARE,ME ORIGJINALIN NE SHKODREN E LASHTE;-
      …Nje budalle hodhi nje zall,ne shtratin plote zaje te ngjashem ne
      te nje Lumi. 100 te mencur
      kaluan shume kohe duke e kerkuar,
      por asnjehere nuk vendosen se cili ishte zalli i budallajt.
      morali fare i thjeshte;
      Ne shtratin e qeverise se Shiperise kemi shume
      Meta te ngjashem,
      Kemi shume bandite qe po e shqyejne Shqiperine,
      keshtu qe nuk kemi perse ti kerkojme tek e tek,
      te gjithe jane njesoj,dhe
      te gjitheve ju prin Fadroma Sali…
      ju faleminderit

    2. xhoni says:

      Sa bukur,qe flasin keta europianet???Sa fakte te forta japin!!! Sa te sakte jane ne adresimin e fajtorit per gjendjen ne Shqiperi!!!Lexoni:”QENKAN TE HABITUR NGA VENDIMI PER METEN!!!JO,MORE????Po pse u habitet kaq shume xhanem???Pse jeni deshperuar ??Dhe e gjithe kjo per fatet e Shqiperise!!!JALLAH,JALLAH!!!A,a,per VRASJET E 21 JANARIT,na e KANE BERE BORXH VERTET!!!Si,more burra,ju duken keto vrasje te PA IMAGJINUESHME????Me cfare e krahasoni IMAGJINATEN TUAJ???Ju japim shume te drejte,per MUNDIMIN,qe moret,qe te hidhni dy llafe koti edhe per ne,se kemi 21 vjet,qe na zhdepni me DENGLA;se “ZGJEDHJET E KETIJ VITI JANE ME TE MIRA DERI ME SOT”!!!Haaaaa!!Kemi bere rreth 20 ZGJEDHJE dhe 20 here po kaq na keni GENJYER!!!Po me drejtesine pse jeni zhgenjyer??Mos ju duket pak mbyllja me PROCEDURE(haaaaaa) e gjykimit te Bashes per SHPERDORIMET qindra milioneshe te rruges se krimit Durres-Kukes???Po mbyllja,po per procedure e gjykimit te Mediut,shkaktarit te TRAGJEDISE SE GERDECIT???DOEMOS,QE KETU DO ARRINIM,SE JU VINI,I FUTNI CA DENGLA TE PERGJITHESHME,QE TE GJITHE PALET TALLIN BYTHEM ME ATO,QE SHKRYANI JU!!!A NUK JU VJEN KEQ KUR DEGJONI,SE PER ATO QE KENI THENE,TE GJITHE PALET THONE “KEMI TE DREJTE”????NJE GJYKATE QE BARAZON KRIMINELIN ME VIKTIMEN ESHTE VETE KRIMINELE!!!

    3. zefi says:

      Po pse,more per kaq pak llafe e kaq pak mend i marrin RROGAT keta europianet???Po me nje te HABITUR ,LE TE IKIN NE SHTEPI(se kohe krize jemi) SE PAR KAQ PAK GJE E MBULOJ UNE TERE HALLET E BOTES???HABITU KETU,HABITU ATJE DHE KU ISHIM HICGJEKUNDI!!!!Haaaa!!!

    4. Gusmari says:

      Edhe kete interviste ua mori me zorr Arta Tozaj ne Bruksel. Perndryshe, ne 100 vjetorin e vdekjes se Saliut do zbulonim nga arkivat opinionin e tyre per keto ceshtje thelbesore te popullit shqiptar.

      Do te te kene marre ndonje thelle o e mjera Shqiperi! ?

  2. Po kujt i flet. Ne kemi probleme me serioze ne shqiperi, kemi hallin si te zgjidhim problemin ekonomik te greqise , pastaj AKZ obobobbo lepur i madh i korrupsionit.

  3. voip says:

    U cuditet ju? Vertet? Po kur nje popull i tere ju thoshte se nje kriminel ka uzurpuar karigen e kryeministrit ju vec buzeqeshnit…Berisha eshte me kriminel se Gadaf, Sadam e Asad te marre se bashku….Fatkeqesia jone qe kjo toke pjell vec diktatore injorante e gjakatare apo dhe ju qe i krehni bishtin atyre? Faji eshte i perbashket..

  4. kam besim says:

    tani qe iliri mori pafajsine.gjykatat po gjykojne 21 janarin,situata po shkon drejt normalizimit,kete po mundohen edhe analistet tane te na sqarojne per situaten.zhej mundohet i shkreti te na mbush mendjen.se ilir metes ja punuan ne pa besi kur po vithte.fevziu ben opinione ku 4 te vraret e 21 janarit jo vetem ishin te piste por ben gabim qe shkuan para ministris te shtetit te vet per te protestuar,sepse jane te varfer.kurse zhei e fevziu papastertin dhe varferine e kane haruar -tashme i perkasin nje tjeter shtrese.

  5. IHabituri says:

    Mos u habisni shume por na hiqni qafe kete llumin tuaj Worfarth qe eshte edhe me i korruptuar se Meta.

  6. Visar says:

    Qofshin te verteta dhe te qendrueshme pohimet e perfaqesuesve te BE

  7. tani qe ilir meta fitoj pafajsine ne duam qe ilir meta te na integroi,o liro na jep edhe neve no nji lek nga ato qe vodhe keshtu ta kuptojme me mire integrimin,

  8. roland says:

    ikni mor europiansa se na keni ca bash k…….qekeni cuditur juve? po na plasi … neve! ….se harrova..ju europiansat rrini urte se sala u kthehet edhe juve po deshet. ashtu de. sala, o do bohet si enveri o ska!

  9. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Nuk do na i zgjidhin hallet europjanet neve ketu, ne shtepine tone.
    I falenderojme per kaq dhe le ti dalim zot vendit
    “balo te hengert tenja/te keqen e ke brenda.

  10. Horri i bulevardit says:

    Brace e di ate kongen Ne ato maja rripa rripa, iher ma hype iher ta zdrypa.
    Boj durim vlla, kur tvijsh dhe ti npushtet, boj nji kallzim penal asaj dhe gjykata ti jep paret mrapsh, biles me kamat.
    Ju jeni nji familje aty nparlament, iher i mer Vokshi, iher i mer Brace, dhe kur tboheni baraz, jepni ca lek ke Ciljeta dhe ato VIPA-t, se kon met pa lek, i ka ra pazari, vetem ju mund ti shpetoni.
    Boj gajret.

  11. Plaka tall leshte e krihet e nez llullen ne
    Mjekren tone qe digjet miq; I ve tamam qe ta beje kete KolumbiMeksikeRusi Xhungel
    (me keta horra kriminele perverse prej 100 vjetesh, edhe pak edhe do e festojme Kryevepren e TYNE
    Sa per tani na…tall leshte PLAkA e zgerdhihet, se u bo si e desh!! …
    Ene mo lomsh e Mafie se qe Urdhni!!!, aferim PLaka e leshve!!!
    Hajd’ jAu pacim borxh o europiansa liridash- champions !!

  12. arvanites says:

    Po u habitet me kaq, keni per tu shokuar kur te merret vendimi per 21 janarin.

  13. shqiponja says:

    Ne jemi fatkeq per KANIBALET qe pjelllim. Ju te nderuar zotrinje te Evropes, jeni MEKATARE per USHQIMIN qe i servirni KANIBALEVE shqiptare.

  14. brazili says:

    Ou,na habiti ky komunisti ish cekosllovak,tani sllovak Kukan.Ky eshte shok ideali dhe ka nje mentalitet me Salen,si paska ndryshuar mendim,na habiti.Ky eshte fiks,bashke me Salen,sinonimi Katovices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje