Arvizu letër ngushëllimi familjes Nika: Pa të vërtetën nuk ka drejtësi

10 Shkurt 2012, 16:28Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe për secilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar”, shprehet Arvizu në fillim të letrës.

Në letrën e tij, Arvizu shprehet se SHBA kanë ngulmuar për hetimin e vrasjeve, ndërsa pohon se pa të vërtetën e kësaj ngjarje, nuk mund të ketë drejtësi.

“Besojmë se është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre. Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Ju lutem dijeni se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri”, shkruan Arvizu, duke vijuar më tej:

“SHBA i kanë mbështetur fuqimisht përpjekjet e zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjet e 21 janarit 2011”.

30 komente në “Arvizu letër ngushëllimi familjes Nika: Pa të vërtetën nuk ka drejtësi”

  1. erion says:

    Vetem disa dite me pare njeri prej personave pergjegjes per vrasjen e Aleksit u shoqerua per nje “xhiro” ne Amerike. Ne fakt eshte e peshtire sesi lloji i ketij tipit ne foto po perpiqet ti japin nje peshe politike Bashes dhe te na e imponojne si e “ardhmja jone”. A e imagjinoni dot?
    Sa me shume kalon koha aq me shume bindem se me 21 Janarin Berisha ka kryer nje operacion “te vogel” ne axhenden e dramave shqiptare. Prej 21 Janarit, tragjedia e Gerdecit ka kaluar thuajse ne heshtje te plote. Duket se prindi Berisha ka marre persiper te heqi nga vemendja e shqiptareve djalin e brishte dhe e ka bere kete duke dale vete si target i opinionit. Mesa duket per te vetmin instikt njerezor qe i ka ngelur kesaj “krijese” duhet te vuajne miliona shqiptare (perfshi edhe ata te mjere qe i vene nga pas). Dhe mesa duket, pikerisht me kete tragjedi po luan lojen e negociatave me sojin e ketij te famshmi ambasador.
    I cuditshem dhe lajmi i largimit te Luan Hoxhes. A nuk i duhej penguar largimi nga territori i vendit nje njeriu te akuzuar per njeren prej tragjedive me te medha te vendit?
    Nejse…te presim cdo na thote gjeniu Ed Rama nga ciu ciu.

    tung.

  2. plaku says:

    Por ti more mik, menjehere pas ngjarjeve te 21 janarit, deklarove se Sala eshte nje burre shteti. Thuaji popullit shqiptar ne fillim se, mendimi yt ne lidhje me Salen ishte nje gabim dhe pastaj perdor fjale boshe si ” Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi.”
    Populli yne nuk eshte budalla, ai i vlereson miqte nga ajo qe miqte bejne dhe jo nga ajo qe miqte thone. Syte, more mik, besojne me shume se veshet. Kam degjuar se je nje mbledhes i proverbave shqiptare. Fute pra edhe kete proverbe shqiptare ne koleksionin tend.

    1. emigranti athine says:

      Plako,mirembrema!
      Kam mendimin se ambasadori amerikan po ben nje loje te hapur por qe askush nuk e ka kuptuar deri me tani.Te pakten flas per veten time.Me thene te drejten,ambasadorit amerikan,nuk i behet vone per te ndjerin Aleks Nika dhe per familjen e tije.Kjo duket qarte.Sepse po te ishte ndryshe kete mesazh do ta kishte derguar me 22 janar te 2011-es.Pra kuptohet qarte se ky mesazh eshte pjese e lojes se tije politiko-diplomatike.Sic e thashe nuk e kam kuptuar akoma lojen e tije,por ajo qe parandjej,eshte se kjo loje me duket e rrezikshme.Ftohet ne Amerike Basha.I jepen udhezime aty?Flitet qe edhe Rames do ti dergohet nje ftese.Besoj se edhe atije do ti jepen udhezime.Gjithashtu behet fjale per nje vizite te Spahiut,te Blushit e me rradhe.Po te ishtin keto vizita ne sherbim te politikes se largimit te Berishes dhe izolimit politik te tije,une nuk do ta besoja kete gje.Sepse keto vizita te vecuara nga njera tjetra nuk i sherbejne vetem kesaje politike por besoj edhe ndonje qellimi tjeter,te cilit,nuk i ka dalur kuptimi akoma.Dhe po te me pyesesh mua,besoj se nuk do ti dali ndonjehere.Shqiptari i thjeshte i ushqyer nga familja e tije brez pas brezi me ndjenja proamerikane po zhgenjehet nga kjo diplomaci Arviziane.Qe nga njera ane,i quan burra shteti ata qe publikisht u pa qarte qe dhane urdherin vrastar te 21 janarit,dhe nga ana tjeter dergon mesazhe ngushellimi nje vit mbas ngjarjes sikur ai tani e mori vesh ngjarjen.Per mendimin tim kjo gje perben nje tallje e hapur per te gjithe ne.
      Une nuk e dija qe zoti Arvizu eshte i apasionuar mbas fjaleve te urta popullore.Do te doja edhe une ti thoja disa te tilla.Popoulli jone thote
      “Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet”
      “Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben ”
      “C’ha goja, tregon boja ”
      “Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera ”
      Populli jone eshte i varfer por nuk eshte budalla sic mund ta konsiderojne disa dhe per kete do ti thoja edhe nje fjale tjeter te urte qe populli jone e ka thene.
      “Besnik behu, e bese mos zin ”
      Pershendetje Plako

  3. ilir says:

    Zoti Ambasador! Keni shansin e fundit te vertetoni para shqiptareve se jeni nje diplomat i vertete i nje shteti demokratik, i cili per shqiptaret konsiderohet si perendia. Qendrimi juaj ndaj politikes shqiptare pergjithesisht ka qene zhgenjyes per qytetaret shqiptar. Ky eshte rasti te konsolidoni personalitetin tuaj dhe te shtetit qe perfaqsoni. Respekte per ju dhe detyren tuaj!

  4. k.f usa says:

    Mesazh per zotin Arvizu !
    Jeni teper i vonuar ambasadori im i nderuar arvizu c’ka me ben te mendoj
    me shume se keni doza te forta hipokrizie.Nuk mund te kete dy te verteta:
    ose mbani afer burrin e shtetin dhe yllin ne ngjitje ose kerkoi
    falje shqiptarve per keto ofendime si dhe lajthitje te tjera :
    -CELULA ANTIAMERIKANE
    -PANIK DEKLARATA JUAJ NE 28 JANAR 2011
    -PANIK DEKLARATA JUAJ NE 21 JANAR 2012
    I kam derguar leter z.obama ,kongresit amerikan dhe juve para 21 janarit dhe nje te dyte nje muaj me vone ku ju kam sensibilizuar per nje perseritje
    te 1997 nga sali berisha.Ju argumentoja qe adminstrata amerikane i ka nje borxh shqiptareve:Vendosjen e berishes me “puc demokratik” ne 1992 nga ambasadori RAJERSON ku kam dhene dhe argumentimet e mija korrekte per kete
    problem.Ne gjendjen ku eshte katandisur sot shqiperia shkaku kryesor eshte mbeshtetja juaj per nje njeri qe ka kaluar ne gjendje paranojake dhe ju mbyllni syte akoma duke u marre me balet dipllomatik.Sinqerisht e dua ameriken sa dhe shqiperine prandaj nuk mund te rri pa folur.ZOTI AMBASADOR
    HIQENI BERISHEN NGA SKENA POLITIKE ME TE NJEJTEN MENYRE QE E VUTE NE PUSHTET NE 1992.CDO VONESE DO JETE NE DEM TE POPULLIT SHQIPTAR DHE TE
    DISKRETITIMIN TE PARIMEVE BAZE TE DEMOKRACISE AMERIKANE.
    do ju sugjeroja disa hapa shume te thjeshte:
    1-doreheqje te qeverise
    2-qeveri teknike (jo me politikane pd-ps)
    3-cmilitarizimi i PS-PD
    4-zgjedhje parlamentare pas 100 vjetorit
    5-zgjedhje e presidentit nga populli.
    Duke e mbyllur ju lutemi ndaloni invazionin dipllomatik ne shtetin shqiptar
    se u bene 21 vjet..
    LAVDI HERONJEVE TE 21 JANARIT
    ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE AMERIKEN

  5. Visar says:

    Urojme ky premtim i Z. Amasador Arvizu te qendroje deri ne fund

  6. Robi says:

    Heret u kujtove z.Arvizu’!Si ka mundesi qe te shprehesh ngushellime per pucistet qe donin te rrezonin “burrin e shtetit”? Apo nuk ju duhet me Berisha,se e dhjeu fare.Tani keni pompuar “yllin ne ngritje”,Lul pederastin.Por,n.q.s. behen hetime te pa anshme e profesionale,ky,”ylli Lul”,del po aq i perlyer ne krim sa edhe “babai” i tij,Berisha.Mjaft tallet bythen 21 vjet duke mbajtur Berrishet ne pushtet e duke e trajtuar Shqiperine si ju a do interesi juaj!

  7. Kalciani. says:

    Ne se akoma quan “burre shteti” dhe “ylle ne ngjitje”,ca kriminele me pushtet,letra Juaj z.ambasador eshte thjesht populizem amerikan ndaj popullit varfanjake, qe shteti u shtyp koken me zjarr dhe hekur.Eshte e mira,te ndani mendjen ne cilen ane do te vozisni,pamvarsisht profesionit te diplomatit.Atje ku plumbat marrin jete njerzish,diplomacia s’duhet te jete me dyfytyra,pamvarsisht qellimeve strtegjike etj.Letra Juaj ,megjithse e vonuar,na jepe shprese per nje qendrim te ri Tuajin dhe SH.B.A.-se,karshi uzurpatoreve te demokracise ne vendin tim.Sa me pak me politikanet shqiptare,aq me prane popullit shqiptare do te ndjeheni.Do qendroni deri ne funde,apo do shkoni me ngritje rroge gjetke ne Uashington!?

  8. Albann says:

    Pasi cimentove pushtetin e Berishes po shqetesohesh per imazhin e Amerikes ne popull…apo te ka hyre frika nga energja negative qe rezaton Berisha dhe s do qe Amerika te njehsohet me te?

    Nejse pershendetje per letren qe u ke derguar familiareve te nje prej viktimave te 21 Janarit.”Me mire vone se kurre”.Te pakten me kete tregon qe s je njesoj me ate babaxhanin qe genjehet me qofte dhe birre.

  9. Z. ArvizU, mo u tallni se paku, ngushellimet mire, po lloqet ‘me Drejtesi’ mo ja çoje (peshqesh ne shtepi)
    (Plaku i shtepise ta tha emrin e vrasesit, ti kete e urove ‘burre shteti’ me rastin e VRASJES…ti E bere tenden z. Guvernator)
    Ne shpesojme te kesh me shume respect heren e dyte (respect se paku per Vdekjen zoteri, kaq te kerkojme!!)
    Shpresojme te keni kujdesin te dergoni ngushellime te Verteta,
    Te katerve, nje here tjeter, Zoti qofte me Ty z. Guvernator!, Tirona

  10. Kuptoni says:

    O njerez kuptoni qe Arvizu e ben shume mire punen qe i eshte besuar. Ai zbaton direktivat e shefave te vet. Nuk eshte faji i Arvizut qe ne jemi popull qaraman qe presim e ankohemi qe hallet tona te na i zgjidhin te tjeret. Shikoni vendet nordike,pse nuk i fut Amerika hundet ne punet e brendshme te tyre? Se jane te zotet qe ti zgjidhin vet problemet.Jo vetem kaq por jane vendet me korrupsionin me te ulet dhe ku njerezit bejne jeten me te lumtur ne gjithe boten.Salen dhe kriminelet e tij i prodhoi shoqeria shqiptare jo ajo amerikane.

  11. TORpiDO says:

    Zot ,cfare hipokritei…cdo shqiptar e di qe te vetmit pergjegjes per keto viktima jane “Burri i shtetit” dhe “ylli ne ngjitje”jot….(he sounds like Jery Boys) ekupton ky ambasador se ka kaluar cdo norme protokollare duke nderhyre ne punet e brendeshme te nje vendi ..qofte dhe aleat…skam degjuar te ndodhi kjo ne asnje vend te botes ….ambasadoret citohen nga “maxhoranca “dhe opozita me shume sesa dhe vete Hoxha citonte klasiket e Marksizmit ,gjithashte dhe mediat…eshte vertet fatkeqsi te kesh ne politike dhe aq me teper kryeminister nje njeri me te gjitha komplekset…inferioritetit dhe ediptus complex ,..kriminel dhe injorant,frikacak dhe megaloman.i pafytyre dhe hajdut..thjeshte nje anadollak…..pasqyre e gjalle e karakterit te malokut

    1. pjetri says:

      TORpiDO je shume i sakte
      Ne jemi kthyer ne nje territor qe drejtohet nga nje treshe ambasadoresh
      qe kane emeruar berishen si xhandar dhe pergjegjes per te ‘menaxhuar’ tenderat dhe per te marre borxhe po hesap.kjo leter ngushellimi eshte nje kozmetike si e buzeve te sonila mecos per te mbulluar gafat e pabesueshme per 21 janarin.lenia ne shtepi e ndue prendit eshte nje pshurrje qe i ben sali berisha me lul bashen 4 te vrareve te 21 janarit.nuk kam besim te sinqeriteti i dipllomacise amerikane.nje kozmetike e neveriteshme..

  12. h says:

    Asnje nga komentatoret nuk e kuptojne politiken dhe Arvizun, me ate llafe burre shteti po ja hap varrin Sales .Ne ato momente ose ti thoshe burre shteti ose forcat e Natos ne Shqiperi Sala fundin e Kadafit

    1. Albann says:

      Prit 2013 te maresh vesh “varrin ” qe po i ben Arvizu ,Berishes.Prit kur te vidhet vota dhe te shohesh Arvizune te thote “S kemi c bejme.Gjykata eshte e pavarur”…

  13. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Letra e ngushllimit e Arvizu eshte nje tallje qe mund ti behet familjes se viktimes dhe teper e vonshme sepse me e rendesishme per Arvizun ishte ti thonte Berishes burr shteti mbas vrassjeve politike, por ky eshte ambasadori i turpit qe mund te kete derguar Amerika ndonjehere….

  14. Avni Rustemi says:

    Nje veprim i mencur eshte ndermarre nga zoti Ambasador Arvizu.Me vjen mire qe eshte futur ne kete rruge te drejte dhe e mbeshtes kur thote se “pa te verteten nuk ka drejtesi!”.Reflektimet e tij per ngjarjet tragjike shqiptare,Gerdecin dhe 21 Janarin,te pakten ne veprimet e tij ndaj familjeve te viktimave dhe angazhimi i tanishem amerikan ne mbeshtetje te Prokurores se Pergjithshme dhe per nxjerrjen e te vertetave e fakteve,me ndihmen edhe te FBI-se, jane nje hap i duhur ne drejtimin e duhur.
    Nje mendim dua te shprehim: pavaresisht se hyjne ne diplomaci(pra manovra e levizje shahu te menduara) do te ishte mire qe zoti Arvizu te paraqitej me i hapur dhe me me transparence para shqiptareve te thjeshte per disa hapa e veprime te tija apo te Uashingtonit sic jane ftesat apo takimet me politikane apo qeveritare shqiptare ndaj te cilave ka akuza apo kerkesa per ndjekje penale per korrupsion apo faje per ngjarje tragjike qe kane ndodhur ne Shqiperi.Per nje pjese te madhe te popullsise ne Shqiperi vizita e takime si ato me Lulzim Bashen,deklaratat per “yjet” ne ngritje ne Shqiperi dhe deri tek “strehimi” i fundit i ish shefit te Shtabit te Ushtrise,Hoxha,i cili ka nje dosje te hapur akuzash per tragjedine e Gerdecit dhe korrupsionin me armatimet shqiptare,vihen ne pikepyetje dhe habi qe ndodhin ne kete kohe.Dora e mikut,kur te ndodhet prane ne hall e ne zi,shtrengohet me fort e ,shpesh here, sic ndodh me te mocmit tane,terhiqet edhe mbeshtetet ne kraheror,prane zemres!Nuk besoj se ambasador Arvizu vihet ligsht e behet xheloz per fjalet e vleresimet e larta te popullit tone ndaj disa nga paraardhesve te tij,si zonja Mariza dhe zoti Uidhers,perkundrazi,kam mendimin se edhe ate e bejne te ndjehet krenar si perfaqesues i atij shteti e populli te madh,popullit amerikan.

  15. Mark Gjonaj says:

    “h-10 Shkurt”: Ashtu eshte…, nuk eshte lehte te heqish nje Gadaf…, se formalisht eshte me vota, ndonse i ka vjedhur. Nuk duhet folur per Berishen, por Edi Ramen, Ai e mban ate…, ne s’kemi udhehes opozite?. Dale dale, terhiqe e mos u keput! Ne emer te Atit e te Birit Shpirtit Shejte, shkon duke bere kryq per dite Rama! Me shume e elektrizoi vendin Spahiu se Edi! Ne krye do te vine ai qe u bindet amerikanve per tu larguar!

  16. xhelal says:

    Ambasador me hipokrit nuk ku shkon me.
    Zgjedhjet i vodhi Berisha mu para syve te Arvizus dhe ky i fundit i tha bure shteti
    Edhe tani ben sikur do te zbardhe 21 janarin por ha e pi me Bashen.
    Ai kujton se ky popull na bar.
    SHBA jane aleate te Sqiperise dhe ne u kemi shume borxhe.
    Kur ta kuptojne eproret e tij ne SHBA se si vepron ky ambasador ai do te perfundoje misionin e tij ne Shqiperi ne menyre…….

  17. yli says:

    ou tani po kujtoheni ju zoti ambasodor te dilni ne mbeshtetje te familjareve te viktimave. Po kush nuk ka parasysh takimet qe ju moret me kreret e larte te policise me 21 janar cka tregonte hapur mbeshtetjen tuaj(dhe jo besoj te qeverise amerikane)per veprimet e policise per kryerjen e vrasjeve dhe vecanerisht deklarata juaj qe ‘Sali Berisha eshte burre shteti’. Me te vertete jeni ju ambasadoret kaq naive dhe vecanerisht ju qe nuk i shikoni veprimet dhe korupsionin e qeverise dhe presionin qe ajo ushtron ndaj nesh ne rruge ne pune e kudo. Mendja te thote qe ju qe dilni kaq hapur ne mbeshtetje te veprimeve te qeverise nuk beni gje tjeter sa eshte shume veshtire te mos te shkoje ne mendje qe ju jeni te lidhur me interesa personale me qeverine ose jeni aq te trembur nga presioni qe ju ushtron kryeminisri sa ju nuk guxoni te dilni kunder tij dhe kur ai ju thote kopuke ose prekurores i thote ‘lavire’.Po te kishte ndodhur ne vendin tuaj nje gje tille do te takonte kush kreret e policise dhe do ti thoshte kush te parit tuaj burre ‘shteti qe vret’

  18. Zef Arbnori says:

    vari lesht i thone kesaj, ne duhet ti zgjidhim punet tona vete

  19. Che'G says:

    Mr.Arvizu,just silent!Remember 23 jannuary 2011,stop hypocrisy small spirit “man”.

  20. vali says:

    Te gjithe ju qe shkruani ketu e kini gabim qe i versuleni ambasadorit. Ne si qytetare nuk e kemi bere detyren ,nuk kemi protestuar pa u ndalur per t’ja bere te pa mundur qeverisjen diktatorit dhe pastaj te shikomin si do te reagonte bota , jemi treguar frikacake. Ne shqiptaret duam ti nxjerim geshtenjat nga zjarri me duart e te tjerve.Ambasadori eshte me te vertete shume korekt me detyren e tij dhe me shqiptaret.
    Faleminderit zoti Ambasador !

    1. drini ny says:

      zonja vali na i shpife !
      ne jete te jeteve nuk do ja fal rajersonit qe beri fushate elektorale
      pro berishes duke mbledhur dhe shume pinjolle te fashizmit e te disa krimeneleve te tjere.
      ne jete te jeteve nuk do ja fal arvizuse qe pshurri tek gjaku i 4 heronjeve apo kur doli rastesisht tek protesta ne mars tek MPJ
      si rastesisht…
      ARVIZUJA PO RRI SHTERMBER DHE PO FLET SHTREMBER
      NUK KANE NEVOJE HERONJET PER HIPOKRIZINE E AMBASADOREVE
      LE TI THEMI GJERAT HAPUR DHE MOS I FERKOJME TOCIN AMBASADORIT
      SIC JA FERKOJE DJE DIKTATORIT..
      21 VJET ME PERRALLA ME KOLONELE AMBASADASH JANE TMERRESISHT SHUME..

  21. Shefqet Cela says:

    Eshte per tu pershendetur kjo leter e Zotit Arvizu, drejtuar familjes se Aleks Nikes.
    Une nuk mund ta quaj leter ngushellimi sepse ka kaluar nje vit i tere e ca dite. Po te ishte derguar me 21 Janar 12 do ta quaja perkujtimore dhe do ta pershendesja: TE RROSH E TA KUJTOSH.
    Ky eshte zakoni shqiptar i miresjelljes per ata qe u gjinden prane ne kete dhimbje te madhe te familjes dhe shoqerise shqiptare.
    E perseris se ESHTE PER TU PERSHENDETUR QE GJINDET PRANE FAMILJES E TE GJITHEVE NE KETE PERKUJTIM TRAGJIK.
    Letren e Zotit Arvizu e shikoj si garanci se do te ndihmojne te vene perpara pergjegjesise vrasesit pa zemer, me shpirt mesjetar-islamist fondamentalist.
    = Ndihma nuk na ka munguar, sidomos ne drejtim te prokurorise. Kryeprokurorja eshte bere grusht perpara mafjes qeveritare. Nuk eshte shaka te jesh balle per balle me nje mafje qe ka edhe pushtetin.
    = Se dyti ndihma vendimtare na erdhi nga FBI ku u vu gishti i sigurte tek nje vrases, te cilit ja pame paburrerine, duke nderruar tyta revolveri e tjetersuar gjelperen ndezese si nje palo kovaç.
    = Se treti, ndihme akoma me e madhe eshte ajo per rregjistrimet e fshira ne kryeministri. Ne i kemi pare me syte tane (si dhe hetuesit) sejmenet e kesaj godine, tashme te urryer, kur hidhnin gezhojat nga oborri i Kryeministrise ne bulevard me qellim qe tja u faturonin vrasjet demonstruesve. E kishim te qarte fytren e zeze te kesaj godine, por nuk mund te arrinim ta imagjinonim se ata do te kishin arritur deri atje sa te fshihnin dokumentat si çilimiu qershite e vjedhura ne kopshtin e komshise dhe betohet megjidhse i ka buzet kuqaloshe( Ne fakt keta kane duart ).
    Presim dhe shpresojme akoma tek miku yne i madh, qe po na gjindet ne keto dite te veshtira. Filmimet e bera, ngjitur me viktimen qe po jepte grahmat e fundit te jetes, jane deshmijja me e gjalle, megjithse amatore, e kesaj tragjedije. Presim me ankth fjalen e FBI per kete.
    Zoti Arvizu! Dhe njehere ju falenderoj per sa po beni per keto dhimbje te pa shlyera njerezore.
    Dua te jem plotesisht i sinqerte karshi jush. Shpresoj se do te vije nje dite qe edhe ju te bindeni se fjala “BURRE SHTETI” nuk i takon nje dredharaku vrases. Fjalet i ka te bukura, por vepron ne prapaskene.
    Sa per “yllin ne ngjitje” s’ka problem. Basoj se FBI do tju sqaroje. Ne jemi plotesisht te qarte.

    1. leka says:

      zoti shefqet
      ju jeni nje nga komentuesit me te moderuar dhe te ekulibruar.jam dakort me cfare shkruani me siper por do te shtoja:berisha eshte nje i perkedhelur
      jashtzakonisht shume nga perendimi.me gjithese eshte kerkuar disa here ne kohe te ndryshme ai kurre nuk ka shkuar te paraqitet ne keto organet e drejtesise.biles dhe ne ngjarjet e vitit 1998 ne vrasjen e hajdarit dhe shkaterrimi i shtetit ne 14 shtator ai ne vend te dilte para drejtesise KA SHKUAR TEK AMBASADA AMERIKANE DHE KA BERE DEPONIMET E TIJ.ky absurditet eshte i vecante ne historine e njerezimit kur nje ambasade “zevendeson”
      prokurorine.Ju lutem shefqet mos ki iluzion qe amerika do te dorzoje vrasesin berishe…arvizuja eshte dashje pa dashje per tu marre ne pyetje
      nga vete nga DASH…dhe e dyta une jam i sigurte qe filmimet tek k/m ndodhen ne “duar te sigurta” dhe nqs do publikohen berisha do te largohej nga vendi per 24 ore..kam nje njeri te besuar “ne taven” e 21 janarit dhe tregon se kane ndodhur gjera te pabesueshme..zoti e shpetofte shqiperine tone..

  22. Dibra says:

    Zoti Ambasador e dini ju që gjenerali i Gërdecit ku u vranë 26 njërëzë si zoti Nika, u pais me vizë Amerikane në një koh që është në proces gjygjsorë?!

  23. Andrea says:

    Kerkohet Drejtesia tek ambasadori amerikan! Kurre besoj! Ndoshta mund te kerkohej prej Departamentit te Drejtesise te Sh.B.A.-ve.: – dyshoj se dicka mund te levize per te shpresuar, por gjithmon per te shpresuar, sepse me verifikimin e SERVER-ve te Kryeministrise tashme Sh.B.A. ka te qarte gjithcka te filmuar, pamvaresisht fshirjes qe i eshte bere, ndersa reagimi i Sh.B.A.-ve eshte aspak korrekt. (Jo me kot u thirr “djalka” Luli, dhe deklarimi i tij ne VOICE of Albania e nenkuptoi “mesazhin” qe iu servir prej BABALLAREVE te Planetit. Zhvillimi i ngjarjeve pas kesaj vizite flet qarte per rrugen qe po ndiqet me qellim “Kryerjen e Drejtesise” per ngjarjen e 21 Janarit.
    Personalisht, mendoj se do te ndeshkohen “koburet”, dhe aspak urdherdhenesi i shkrepjes se kobureve ne drejtim te protestuesve. Zotnia e tij, Arviziu kujtohet pas nje viti dhe ben bllofin e rradhes, dergon ngushellimet ndersa prapa ketyre reagimeve hipokrite qendron demaskueshem bllofi i fillimit: Dreka e lamtumires se fundit te 4 Deshmoreve me te fresket te Shqiperise, por jo sipas zakonit shqiptar me pjesmarrje ne tryezen e miqeve me te afert te familjeve te te vrareve ne proteste, por sipas zakonit amerikan – te drekuar me kryeurdherdhenesin e skuadres se pushkatimit qe i egzekutoi, pra ne dreken e porositur nga vete ambasadori-governator, me qellim “qetesimin” e “burrit te shtetit”-Sali Berisha.(!!??!!??)Caqet diplomatike kane gati 20 vjete qe po i tejkalojne ambasadoret e akredituar ne Shqiperi, ne vecanti ata amerikane.
    Duket qarte qe Drejtesia do te vonoje. Sidomos prania e treshes se ambasadoreve-guvernatore, te molepsur keqas prej kryexhelatit Sali Berisha, e garanton, per fat te keq, kete konstatim timin.
    Kjo eshte Drejtesia e premtuar? Aspak, jo! Kurren e kurres! “Ne emer te “STABILITETIT””-po, do te pergjigjeshin ambasadoret-governatore!! Ne djall vafshi, por mos harroni te merrni me vehte shqipfolesin Sali Berisha, duke i lene rruge te lire Mireqenies, Lirise, Drejtesise, Vellazerise dhe Barazise teper te shumepritur per shqiptaret!

  24. Fred says:

    Familja nika respekt po vjen keq ne ate vende nuk ka me pasur asnjehere drejtesi per aleksin prandaj duhet ta merrni vete hakun dhe gjakun e aleksitmos pritni me u ftoh kjo Pune se hekuri sa asht I nxehte rrahet

  25. hahaha says:

    po pse nuk prite edhe nje vit tjeter zoti arvizu? shpejt je kujtuar te ngushellosh familjet.

    jam e sigurt se kjo leter ngushellimi pas nje viti prej atij qe e quajti vrasesin -burre shteti- vetem se ia ka thelluar plagen me shume familjes se te ndjerit.

    me sa duket arvizu do te laje mutin me shurre!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje