Brenda pak orësh, të tjera krime TE RENDA tronditin Shqipërinë

11 Shkurt 2012, 11:13Politika TEMA

Tanimë është për të vënë duart në kokë. Krimi ka kapur përmasa alarmante dhe rastet janë bërë aq të shpeshta sa kanë ngjallur ankth e panik. Brenda 24 orësh janë disa krime të rënda dhe në tre prej tyre janë përfshirë 17 vjeçarë.

Rrëmbehet djali 17 vjeçar i efektivit të policisë në Fier

-Djali iu një efektivi të policisë në qytetin e Fierit është rrëmbyer mëngjesin e ditës së enjte. 17 vjeçari është djali i efektivit Sami Bako. Policia ka nisur kontrollin në pyllin e Darëzezës, pasi ka pasur disa njoftime se një adoleshent është dërguar në pyll. Dyshimet janë se ai është dërguar aty për tu ekzekutuar. Policia po heton për konfliktet e babait, por edhe për konfliktet që mund të ketë pasur vetë i biri.

 

Arrestohet 17 vjeçari për grabitje në Elbasan

Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit nën akuzën e grabitjes me dhunë. Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Daniel Pëllumbi, 17 vjec pasi ka plagosur me thikë dhe më dhe më pas ka grabitur shtetasin S.Kikia 27 vjeç. Grabitësi i mori 27-vjecarit 200 mijë lekë të vjetra dhe e la të plagosur në rrugë. mësohet se Kikia ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

 

Gjendet trupi i të aksidentuarit

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Cërrik të Elbasanit. Policia bën të ditur se personi i gjetur pa jetë u gjet në një kanal. Efektivët që kanë nisur hetimet dyshojnë paraprakisht se personi mund të jetë viktimë e ndonjë aksidenti automobilistik. Dyshohet se viktima ende i paidentifikuar ka qenë duke ecur në rrugë dhe ndonjë makinë e ka goditur dhe braktisur në rrugë.

 

Vret babain në Shkodër, djali: Ishte i dehur dhe na dhunonte

Krimi në familje ka tronditur qytetin e Shkodrës këto ditë të ftohta dimri, ku i gjithë qarku është përfshirë nga reshje bore.

Nga të paktat informacione që bëhen të njohura për shkak se zona ku ka ndodhur vrasja është një zonë e bllokuar, mësohet se djali ka qëlluar për vdekje babain e tij. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në banesën dykatëshe, ku jetonin dy vëllezër të familjes Murraca, kur babë e bir janë përfshirë në një debat të ashpër me fjalë. Mësohet se i biri ka deklaruar se babai ishte i dehur dhe i dhunonte.

 

Lushnje, vritet 17 vjeçari, kishte hyrë për të grabitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Lushnjes. Një 17-vjeçar me inicialet F.D ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 22:13 në Kolonjë. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se 17-vjeçari dyshohet se po vidhte në një stan, kur është vënë re nga i zoti i stanit, Brahim Gjolena, 69-vjeç, i cili e ka qëlluar për vdekje të riun. Policia ka shoqëruar 69-vjeçarin, ndërkohë ka nisur hetimet.

29 komente në “Brenda pak orësh, të tjera krime TE RENDA tronditin Shqipërinë”

  1. arrori says:

    e po vendin e dyte ne evrope per cdo gje.te pakten ne kete fushe jemi te paret ne bote.

    1. labi says:

      …Modeli Berisha po funksionon.
      Me shifrat e arrira te krimit,
      ky vend ka lene prapa tere Evropen.
      Ky eshte edhe synimi i qeverise time;thote Ai!
      dhe per kete ju premtoje se do punojme edhe me shume.
      Ku pjesemarrja te jete gjitheperfshirese,
      duke filluar nga adolishentet e deri tek me te moshuarit.
      Keto jane parimet e reja te Kanunit tim,thote Berisha.
      kjo eshte edhe nje aresye me shume,
      qe ky Katil te ece mbi kufoma…

      1. pranver says:

        ju lutem mos beni shaka se qdo gja qe ndothka qenk fajtor sali berisha aj nuk ka shkop maxhik e te shkoj ne qdo shtepi ete maj rend ne familje te qdo qytetari por aj qeka nder dhe respekt sapri neron familjen evet te shejt po dhe tjen te dehur duhet pas kujdes per familje dhe ne bot ndodhin me miaj raste emenis qka ndodh ne fmilje fajtor qeveria kjo sht apsurde por nga familja e ndershme kur slindin te lig por nejriu duhet te sakrifikoj jeten evet per pragun e shtepis se vet jeta esht e gjat njeri imenqr len nji fjal te madhe kurse te liget fajsojn tjetrn per te arit qellimet eveta ndosht per plitik kinse qenkan shum shpirt te gjer deri te vjen en pushtet vet po sa mu te di as kush suba i varfer ne pushtetin e saliut i varferi kishte dhe nekohen e qeveris te edi rames.Tkemi reperkt per njeri tjetrin kesht sebashku zgjidhen problemet ejo me fajesu.

  2. Salamandra says:

    Mos ia vini fajin vetem qeverise. E verteta eshte se ne si popull jemi shume gjaknxehte.

    1. Xoni says:

      Çdo qytet te botes po ta lesh pa polici per 48 ore do kete krime alarmante mi Salamandra.
      car pretendon ne nje vend ku shefi IT te kryeministrise deklaron qe i ka fshire vete pa urdher filmimet???!!! Ai nuk e ka konceptin e punes qe ben si pretendon ta kete polici ne rruge me 30000 leke rroge. Ai flet pa ju dridhur syri falë gjykates, se ne nje vend normal do ishte ne burg dhe tja bente bytha pse pse. Kjo eshte injorance gjykates sepse dita do i vije dhe atij ti rrembejne djalin por nuk do kete ku te ankohet

    2. flori says:

      ne shqiperi ska ligj mo shoku.po edhe ne si popull jemi pak te trash

      1. toni.l. says:

        Ligjet janè plakoo ,shteti shqiptarè(drejtusit) janè BASTARDè,
        ju kujtoj vrasjet e 4-policève nè DURRèS ,pse gjygji i vrasèsit
        nuk bohet ??????????????????.

    3. andi says:

      sot u beme gjaknxehte,,po te ishte shqiptari gjaknxehte e kishte perlare per bythe saliun e sheqeres ..shqiptaret jane trima vetem te dehur

  3. Kalciani. says:

    Nuk mundet,realisht nje shtet i inkriminuar ne c’do qelize,te vendos rregull dhe qetesi per shtetasit e vete.Sali Berisha e ka realizuar qellimin e vete prej tradhetari.Shkatrroi ekonomine,besimin fetar,shtetin,drejtesine,e perfundimisht,kriminalizoje shoqerine shqiptare.Opozita,shikon mos i prishet tarafi dhe ngelet pa gjesendi.Populli eshte i perndare,kaotik dhe i pashprese.Turp i madhe,kur shpresojme se do na shpetoje Shqiperine Arvizu-ja,ku jane burrat e Shqiperise,apo e kane mendjen te zhvasin te gjithe ndonje llomke!?

  4. bujari says:

    shqiperi ku i ke djemte ,
    i degdise ne kurbet ,
    e bere malokun mbret
    tani vriten 17-vject

    Ku ini i bijt e shqipes
    mblidhuni te bejme shtet
    ta shporrim faren e keqe
    ti zhdukim sal e te tjere

  5. Rexhin says:

    Policia cben merret vetem me ruajtjen e qeveritareve dhe te kryeministrit, dhe gjykatat nuk denojne njeri se marrin rryshfet dhe krimi cdo beje do bej kerdine,ajde shtet ajde shtet

  6. flori says:

    ne shqiperi kush ka lekun nuk e ze ligji o djema.

    1. beni says:

      Kjo qe thua ti o flori eshte e vertete por nuk duan ta kuptojne pushtetaret sepse jane ata te paret qe e fitojne kete status, Policia e shtet eshte e vetme ne lufte kunder krimit, ajo eshte heroine ne punen e saj dhe populli i thjeshte duhet tia dije asaj per nder se eshte i vetmi institucion ne shqiperi qe sherben,dhe trajtohet ne menyre skandaloze dhe fatet e saj gjithmone i vendosin njerez qe nuk kane lidhje me policine, vetem ne policine e shtetit eshte hequr vjetersia ne pune ku nuk ka ndollur ne asnje vend te botes, vetem ne policine e shtetit punon dhe rrezikon jeten dhe nuk te jepet haku qe te takon, vetem policia e shtetit shkon ne vendet e ngjarjes ben veprimet e parahetimore dhe prokuroria ben ate qe ka me leverdi ne se i del ndonje gje ne qoftese nuk i del ndonjegje e kalb ne burg.

  7. toni.l. says:

    Dashuri dhe respekt pèr njèri-tjetrin o popull,emigracjoni,krimet e
    ndryshme po zhdukemi si popull si kulturè edhe pse nuk na ka lind njè
    NèNè na ka rrit njè TOKè O POPULL I VUJTè.

  8. timo says:

    Në këtë 20 vjetor të fundit të shekulit të parë të pavarsisë, qelbësirat e kombit kanë dalë në sipërfaqe. Kjo është një gjë e mirë sepse duke i parë dhe njohur është më kollaj për t’i “pastruar”. Shenjat për një “pastrim” dhe “purifikim” po shfaqen në mënyrë timide por, po shfaqen. Kjo është e rëndësishme. Shqipëtarë bëni gati “fshesat”! Qelbësirat në pushtet dhe rreth tij kanë filluar të tronditen. Ky vit dhe ai që vjen janë vite “pastrimi”.

  9. Ramy says:

    Keto jane shpifje te Opozites dhe te medjave opozitare. Ne shqiperi nuk ka vjedhje as grabitje vetem dashuri ndermjet qytetareve dhe kryeministrit

  10. rexha10 says:

    KETA JANE FESTAT E 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARSISE.ME TE TILLA NGJARJE KRENOHET QEVERIJA JONE.FESTOJME 100 VJETORIN E VLLA_VRASJEVE QE PO SHTOHEN DITA DITES.NUKE MJAFTOJNE VUAJTJET ,PAPUNSIJA,SKAMJA,MJERIMI,LENJA E POPULLIT NE TE FTOHTE ,E NE ERRSIRE ,PA DRITA,PA UJE E PA SHPRESE, PA BUKE ,SI NE KOHEN E MJERIMIT TE MIGJENITTE ,TE SEMUNDJEVE TE MALARJES ,E TUBERKULOZIT .SI MUNDET TE ECESH PERPARA ME GJUHEN E URREJTJES,FYRJES,HAKMARRJES? .
    CFAR QEVERI KA KY POPULL ,E CILA MERRET VETEM ME PROBLEMET E SAJE KORRUPTIVE PER TI MBYLLUR.
    AMUNDET TE ME THONI NJE MINISTER TE QEVERISE AKTUALE QE NUKE ESHTE PERZIER ME KORRUPSIONIN? ME SHUME ME CUDITE FAKTI SE SI KETA PUSHTA QEVERITAR BESOJNE NE ATO QE THONE ,DUKE E DITUR SE RALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE.

  11. shqiptar says:

    kur shtetareve nuk ja u mban te dalin ne rruge ne mes te Tiranes pa roje mere me mend se cbehet

  12. Besi says:

    Hahahaha vend demokratik demek….shoku duhet ligji me varje per te ua ulur koken hajvanave qe nuke kane asgje te perbashket me njeriun…

  13. tomori i beratit says:

    Ku je o Bujar se mbiemrin nuk e ke tendin(siç e kam lexuar)Dje the se jemi nga te paret vende ne europ per siguri.TURP.Si nuk te vjen rend qe del e flet o FAQEZI.

  14. arjan says:

    rami lere sarkazmen se njerezit jana te rrevoltuar

  15. niku says:

    sipas vendit behet kuvendi
    si qeveria populli njesoj

    zoti nuk i ben padrejtesi askuj
    ne jemi ato qe i bejme vetes

  16. Devolliu says:

    Rëndësi ka që, siç tha dhe kryepolici Burgaj, tani policët kanë një uniformë të shkëlqyer që u mundësua me kujdesin e drejtpërdrejtë, personal të modelistit shpellar Salih Geddaf Gërdec Gërdalla.

  17. salistalin says:

    SHQIPERIA PO NDRYSHON !

  18. tourkofagos says:

    kriminele,perdhunues,vrases,grabites……pune korrakesh.

  19. enofieraku. says:

    S’ka problem, tradicionalisht njeri tjetrin kane ngrene shqiptaret, njerzit e vetem ne bote, qe ushqehen me mish njeriu .

  20. pse mos te vras populli says:

    kur vret kryeministri njerez me duar ne xhepa ne mes te dites c’do bej populli nga ai do mesoje.

    ja dime per faleminderit arvizuse dhe amerikes, na kane sjelle demokracine.

  21. ryan says:

    Ky eshte bumi ekonomik dhe pak sa te rriten ato pemet arror e frutor etj ,,.. me keta qeveritar eshte normale qe krimi do te jete ne rritje …fukarllek -maskarellek fuck berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje