Prapaskenat e gjeneral Hoxhës, denoncimi i Shkëlzen Berishës dhe “arratisja” në SHBA

11 Shkurt 2012, 14:15Politika TEMA

SPECIALE—Largimi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare gjeneral Luan Hoxha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës familjarisht është vetëm etapa e fundit e veprimeve të tija në kuadër të çështjes Gërdeci. Largimi i tij mbetet ende enigmë në momentin kur pritet që Gjykata të japë vendimin nëse do ta dënojë apo jo Luan Hoxhën me burg siç ka kërkuar prokuroria. Fakti se mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës funksionon marrëveshja e ekstradimit kjo e bën paksa aventureske largimin familjarisht të ish-shefit të Shtabit.

Një element që nuk duhet harruar është se Hoxha ka arritur të sigurojë jo vetëm një vizë amerikane por familjarisht është pajisur me të tilla. Nisur nga vështirësia që hasin shqiptarët për tu pajisur me një vizë amerikane (aq më pak një qytetar i thjeshtë shqiptar që gjendet i pandehur nga prokuroria dhe në gjykim) lehtësia me të cilën ambasada ka pajisur me vizë gjeneralin të lë të kuptosh se ka patur një pakt të brendshëm.

Mbetet për tu parë se cilën strategji ka zgjedhur Hoxha për të flutuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ai ka zgjedhur të vazhdojë të mbrojë urdhëruesit dhe projektuesit e fabrikës së Gërdecit udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka shumë gjasa të jetë bërë me mbështetjen dhe frymëzimin e strukturave në pushtet. Por Hoxha mund të ketë zgjedhur edhe një strategji të dytë, atë të rikthimit tek dëshmia e bërë vite më parë në bisedën me ambasadorin Amerikan në Tiranë John Uidhers ku i deklaronte se kishte patur presion prej djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Nëse Hoxha ka vendosur që të tregojë të vërtetën dhe të rikthehet tek ajo bisedë konfidenciale të cilën u detyrua ta përgënjeshtrojë në të njëjtën ditë kur u prononcua kryeministri Berisha, atëherë ka gjasa që Hoxhës ti jetë dhënë mbështetja amerikane duke ja besuar se ndjehet nën kërcënimin e atyre të cilët kishte denoncuar në bisedën me Uidhers.

Më poshtë sjellim në kujtesë kabllogramin e wikileaks për gjeneralin Luan Hoxha.

Kabllogrami i Wikileaks

Në një prej kabllogrameve të mbasadës amerikane në Tiraë raportohej se si Shkëlzen Berisha ka kërcënuar gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, për të mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Gërdec. Më poshtë ësht kabllogrami i ambasadës amerikane për këtë rast:

Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.  Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka bërë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municionive që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe  u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës.

Mbi këtë ai tha se nuk ishte i sigurtë që të fliste. Ambasadori tha se nëse hetimet e prokurisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk e konfirmoi që ai do ta bënte këtë. ( shënim:  Hoxha tha se ka plot të tjetë që e dinë këtë informacion)

Koment:

Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin.  (I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu).  Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura, sikurse në marrëdhëniet tona, ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij. Sipas të dhënave publike, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe ndaj Mediut, psi provat mbase e kanë çuar në atë drejtim deri më tani. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtëtë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavaruara pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n?

 

Deklarata e Berishës: Djali im nuk e ka telefonuar kurrë Luan Hoxhën

“Kur im bir më tha se do i drejtohem gjyqit i thashë jo. Nuk mund ta përfillim ne Wikileaks siç e përfilli Edi Rama që u anëtarësua në partinë e tij. Kablli thoshte se në vitin 2007, zoti Luan Hoxha paska marrë një telefon nga një zë që dukej si zë i të riut dhe mendonte se ishte zë i Shkëlzen Berishës.

Kjo ishte gjëja më e verifikueshme dhe nëse ky kishte marrë një telefonatë dhe vërtet ishte kërcënuar apo i ishte kërkuar kjo gjë atëherë nuk kishte gjë më të thjeshtë të gjente kush ishte autori. Sot ky zotri tha pëmes një deklarate se nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë. Dua të them se në gjitha dokumentet e dosjes faktohet se marrëveshja e dytë ishte për çmontim gjylesh dhe ky ishte akti më i rëndë që ka ndodhur.

Djali im nuk ka patur kurrë ndonjë bisedë telefonike me Luan Hoxhën apo ndonjë ushtarak tjetër”, u shpreh Berisha duke i thënë përgjigje kabllogramit që thoshte se Luan Hoxha ishte ankuar tek Withers se i ishte bërë presion në telefon nga Shkëlzen Berisha për vazhdimin e punës në Gërdec.

 

Përgënjeshtrimi i gjeneralit: Nuk kam folur me Shkëlzen Berishën

“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit kam pasur me ish-ambasadorin John Withers, dëshiroj të sqaroj se gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”, thotë Hoxha në reagimin e tij. Ai sqaron më tej se ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit me vullnetin e tij të lirë para institucioneve përkatëse, dhe kjo, sipas tij, është dëshmia e tij e vetme për këtë ngjarje. “Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në prokurori dhe në gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”, tha Hoxha më tej. Ai shprehet se “gjatë gjithë karrierës sime si ushtarak, jam përpjekur të jap maksimumin në të gjitha detyrat që më janë ngarkuar, si në situata normale apo dhe shumë të vështira. Për këtë kam pasur vlerësimet më të mira nga institucionet shtetërore kombëtare e ndërkombëtare”./lajmifundit.com

 

36 komente në “Prapaskenat e gjeneral Hoxhës, denoncimi i Shkëlzen Berishës dhe “arratisja” në SHBA”

  1. Eri says:

    O Berishe po per 54 thirrjet e Delijorgjit kundrejt djalit tuaj diten e shperthimit si i spjegon? Edhe dashnoren me yll ne bote nuk mund ta telefonosh 54 here brenda 24 oreve, c’ne kjo dashuri e madhe e Mihalit me Shkerdhenin tend?!

    1. kompozitori says:

      …Ne “Baletin” e Krimit dhe “Simfonine e Vdekjeve”
      duket se po lodrone edhe ambasada gjigande!…

    2. LOJA E RADHES E AMBASADES DHE AMBASADORIT AKTUAL PER TE MBYLLUR DOSJEN “GERDECI”, PER TE SHPETUAR DJALIN E BERISHES DHE VETE BERISHEN NGA VRASJET E GERDECIT, SEPSE NEO-DIKTATORI ME PARATE E PRONAT TONA PAGUAN FUQISHEM ME MILJONA NE CASH + KONCESIONE + PRIVATIZIME + INVESTIME MAFIOZE NE 99% TE TYRE, VIP_AT SI KETEJ ATLANTIKUT DHE PERTEJ ATLANTIKUT.

    3. Flutura says:

      Shqiperia e sotme i ngjan nje hani pa porta, ku politika behet neper kafene me teper se ne institucionet e saj te dobeta. Asgje e rastesishme:http://bit.ly/jAL5ep

    4. zgjohuni says:

      Deklaratat kontradiktore te gjeneral Hoxhes dhene brenda mureve te ambasades dhe jashte saj,ngjasojne si dy pika uje me deklarat e Azem hajdarirt te Amerikes kundra Azem Hajdarit te Shqiperise dhe fundi ,nje Azem Hajdari i vrare,nje Kosta Trebicka i vrare dhe nje gjenral Ish shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare i kercenuar per vrasje.Pa u vendosur para drejtesise Familja Berisha bashke me bashkepuntore e tij ne keto krime makabre nuk mnd te kete drejtesi ne Shqipeni.Cudija shqiptare eshte dhe kur ndodhin krime makabre opozita o fle o hesht duke e vetedenoncuar veten si pjese e riciklimit te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtetet.Riciklimi i Berishes ne te tre pushtetet me nje barre krimesh mbi kurriz,flet qarte dhe ne menyren me demostrative se politika shqiptare e ka konvertuar krim-korrupsionin ne ISTITUCION.Medja e pavarur nese pranon te vertetoje vehten, duhet t’i paraprije protestave paqesore ne BULEVARDIN DESHMORET E KOMBIT;per te shkulur boten e krim-korrupsionit nga te tre pushtetet,c’do anashkalim eshte nje grusht ndaj vetes familjes,familjes,civilizimit dhe viktimave qe vazhdojne te lejne pas djajt me fytyre njeriu qe udheheqin politikat e dites.Boll me,vetem protestat paqesore deri ne shkuljen e nga rrenjet e se keqes politike kriminale-korruptive qe vazhdon te grabise,percmoje dhe te vrase shqiptaret-Te protestojme vellezer ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor,politikanet bastard vdesin por popujt do rrojne se jane dhurate e Zotit ne kete Bote.Besoni e binduni dhe te PROTESTOJME fitorja eshte e Jona.

      1. arsen says:

        Protestat “paqesore” kane kosto ekonomike. Eshte si te besh dasma pa pushim pa nuse e pa dhender.

    5. Salisuma says:

      Gjenerali ka ikur ne marreveshje me amerikanet, ska asnje dyshim!. A eshte kjo marreveshje dyshe (CIA-Luan), apo treshe (CIA-Luan-Sali), kete nuk e konkludoj dot.Kam pershtypjen se eshte lidhje treshe, per te zhdukur lidhjen me Shkelzenin, qe e konfirmon vetem Hoxha. Ndryshe, CIA do kishte terhequr edhe gjeneral Sapahiun, gjeneral Lala dhe gjeneral Bahja, per te cilet prokuroria ka kerkuar denim me nga 8 vjet burg. Pse vetem Luan Hoxha fluturon ne Amerike? I intereson Berishes dhe kjo ka marre fund, Gerdeci eshte qartazi katastrofa Amerikano-Vicidolase e Shqiperise. Do e shihni o njerz, kur edhe ai qe sot merr rrogen 1 milion, do i duhet te dale si kelysh qeni ne demostrate per buken e gojes. Dita po vjen, qorrat nuk e shohin, por neser do jete teper vone.

  2. Endri says:

    Nje popull i tere bashke me ata qindra qe u vrane,gjymtuan dhe u shkaterruan ne Gerdec presin te futen pas hekurave dhe te paguajne ate qe bene pronaret dhe regjisoret e asaj punishteje,Shkelzen Berisha me Fatmir Mediun e jo sekseret dhe administratoret qe po gjykohen tani.Kjo gje u bente e mundur me deshmine e Kosta Trebickes para tre vitesh dhe ate te Luan Hoxhes tani.Nuk besoj se amerikanet e kane marre ne mbrojtje Hoxhen qe te deshmoje per drejtesine dhe per shqiptaret,por vetem per ti bere presion Berishes me deshmine e tij.Nga ana e tij Hoxha shpeton koken duke ikur ne Amerike se ketu banda do t’ja bente si ja bene Trebickes.

  3. landi says:

    Tema, ky gjeneral po niset prej qeverise qe te mos tregoje te verteten po u denua nga gjykata. Ai duhet te ishte shpallur persona non grata qe nga momenti qe e nxorri te nderuarin Withers genjeshtar, aq me pak ti jepej vize.
    Ishte nje deklarate teper e rende e gjeneralit, sepse Withers e kishte raportuar takimin e tyre me pergjegjesi te plote ne funksion te detyres se tij.
    Kurse ky luan i felliqur pati guximin ta nxirrte nje zyrtar te rendesishem si Withers, si manipulator e te anshem per dicka kaq te rendesishme. Luani praktikisht akuzoi per mashtrim Withersin.
    Koha do e tregoje qe largimi i tij eshte kryer prej qeverise.
    Ndryshe nga cfare mendojne disa analiste, situata s’eshte aspak roze per opoziten.

  4. mua me duket se ai gjeneral hoxha ka bere mire qe ka ikur ne amerike,dhe per mendimin tim ai ka ikur,dhe nuk do kthehet kurre me ne shqiperi…

  5. Besi says:

    Hahahaha shtet muti ka qene…eshte….dhe do ngelet.

  6. Poliksenos says:

    Nuk do ndonje ekspert te veçante kjo pune. Per te marre nje vize Amerikane,midis dokumentave qe kerkohet eshte edhe nje vertetim qe nuk je ne ndjekje penale.Kjo per nje qytetar te thjeshte,sepse rasti ne fjale nuk ka te beje per nje njeri qe troket rastesisht ne deren e ambasades USA per vize.Ai ishte nje person publik tashme,dhe dihej qe ishte ne nje proces te rendesishem gjyqesor.Ne rast se ai ka deponuar aty te gjithe te verteten,ndryshon puna.Ne rast se ai thjesht eshte lejuar te ike,atehere ketu nuk behet me fjale per bashkepunim ndershteteror,por thjesht nje veprim mafjoz per te mbajtur ne kembe nje diktator.
    -Per me teper kur dihet qe midis dy vendeve ka mareveshje ekstradimi,atehere une mendoj qe me teper mundesi ka pika e pare qe gjeneral Hoxha ka deponuar çdo gje ne ambasade dhe ka mbrojtjen totale te qeverise Amerikane.Te shohim vazhdimin…

  7. dash wh says:

    Cdo ngjarje apo tragjedi e ka nje celes te vetin qe spjegon shkakun kryesor te asaj qe ndodhi:
    Me fillimin e punes te tom ridge si keshilltar i Berishes keto te dy bene nje marreveshje qe ne kembim te futjes ne NATO te shqiperise berisha do t’i jepte T.Ridges gjithe fisheket e predhat nga depot e MMP qe sipas llogarive te thjeshta kalonin shifren e 1 bilion dollareve.Berisha organizoi familjen dhe kupolen e MMP ne funksion per te ndihmuar miqte amerikane te tom ridges,damir fazllicit dhe te dy figurave te forta (me origjine cifute) ne politiken amerikane.Se cfare ndodhi me vone te gjithe e dine por sot mund te thuhet nje gje pa frike:Administrata amerikane e preu ne bese popullin shqiptar (me proamerikani ne bote) duke e kthyer ne popullin me te zhgenjyer ne bote.Me perkrahjen qe i japin akoma berishes po na trajtojne si popull i dores katert.Keto veprimet me Luan Hoxhe,arvizu-basha dhe EKSPERTIZA ME FBI jane nje tallje e hidhur per nje nga kombet me fisnike ne europe.SHPRESOJME QE AMERIKA T’I JAPI FUND KOMEDISE ME “YJE NE NGJITJE”

  8. Emert says:

    Per kesi rastesh eshte krijuar azili politik. Ky e merr me 100% siguri. Edhe po tha shteti jo me vone, ky e hjedhe Ameriken ne gjygj dhe ja jep gjykatesi, vec i duhet ajo e Wikileaks e asgje tjeter.

  9. REA says:

    FRIKA E BENE NJERIUN ME EMERIN LUAN TE VRAPOJ SI LEPUR,LUAN HOXHA NUK KA PERFITUAR ASGJE NGA E GJITHE HISTORIA GERDECI PERKUNDRAZI TANI DO TE JETOJ ME STRESIN DHE FRIKEN E PERHERESHME KUDO QE TE JETE,KLANI SALI BERISHA ESHTE KLANI ME I EGER NE BALLKAN KU NESE DIKUSHE KERKON TI ZERI RRUGEN ATA E FSHIJNE NGA FAQJA E DHEUT.LUAN HOXHA KA VENE FAMILJEN MBI TE GJITHA DHE KA IKUR NGA SYTE KEMBET,ZOTI TA RUAJ.

  10. Shefqet Cela says:

    Une bashkohem me komentin e z. Emer. Gjeneral Hoxha ka dhene nje informacion ne Ambasade te SHBA. Rrasti e solli qe ky informacion u be publik nga Wikiliks. Hoxha doli i zbuluar perpara kriminelit shqiptar. Fati i Trebickes eshte i fresket. I njejti motiv. Djali i Saliut. Ai e ka deklaruar vete qe atje ka Thembren e Akilit. Bile edhe ne kete rrast, nuk priti te fliste vete djale por u versul “babai zemerdhimsur”, kryetari i “qeversise zemerdhimsur”, per ta pergenjeshtruar. C’te bente frikacaku gjeneral? Mohoi çdo gje boterisht por i ka kerkuar edhe Ambasades qe ta marre ne mbrojtje. Kjo nuk e preu ne bese. Hallall!
    Ne na intereson: çdo te behet me tej? Shpresojme se ai do te zbraze barkun para autoriteteve amerikane dhe ato nuk do te rrine indiferente.
    Kjo do te ishte ne te mire te popullit tone dhe miqesise midis te dy vendeve. Nuk do tu harrohet ky nder!

  11. Tani says:

    Luan Hoxha eshte nje funderrine qe per aq sa mundi hengri dhe vuri dhjame nga ofiqet e pushtetit. Njeri pa dinjitet as ushtaraku e as qytetari. Ne fund te dites njerez si ky invertebrore jane mallkimi i ketij vendi. Ne rastin e pare qe ju duhet te perballen me veshtiresi behen pula dhe kur ju kercenohen puplat ikin nga syte kembet. Produkt medioker i nje shoqerie te deshtuar.

    1. hektori says:

      shume koment i sakte

  12. albaniac says:

    Te ngrihesh me kuc e me mac dhe te lesh cdo lloj pune arsimi apo kariere jo vetem per kete palogjeneral po dhe per anteret e familjes eshte nje vendim qe nuk eshte kollaj qe te merret.
    Me bindese eshte fakti qe maloku i detyruar te mbulaoje mutin me shurre i siguron viza dhe azil ne USA….
    Hmmmm pikerisht ne Usa…. po te shikosh ne pergjithesi te gjithe “armiqte” e malokut jane vendosur ne Evrope dhe kryesisht ne Belgjike France dhe Danimarke.
    Ndersa 1 jave para se ky bythgjenerali te ‘arratiset” ne Usa kemi kopilin e kurban bashkise ne Washington per te dhene ca leksione???!!!!!….
    “ylli ne ngjitje” mori te njejat komente si ne washington dhe ne tirane nga zyrtaret e DASH a thua keta jane instructuar te flasin ne kete menyre???!!!dhe cuditerisht komentet ishin pothuaj te ngjashme si nga sintaksa dhe nga gramatika…
    Si duket kur e-mail eshte nisur me cc dhe me To, njerzit nuk jane menduar gjate per te individualizuar shprejet dhe frazat gje qe ndodh rendom ne administratat e usa per te vetmen arsye qe eshte per te zbatuar perpikmerisht udhezimet qe merren….
    Dmth ky gjeneral i pjerdhur nga trute nuk e kupton se po ve jo vetem veten e vet por qe te gjithe familjen ne dispozicion te lojes se qelbur te malokut me uncle samin.
    Ky truthare nuk e kupton se ne cfare aventure po hyn….
    Besoj se oferta financiare qe ka marre si paradhenie se bashku me premtimet per nje status ne usa nuk do te mbulojne kurre gropen qe hapi ne Gerdec.
    Ky naiv dhe pa shtylle kurrizore nuk e kupton se me deshmite qe ka mund te provokoje nje tufan politik ne albanistan qe ne fund te fundit do te jete ne dobi te shqipove dhe qe do te percaktoje ne nje fare menyre dhe drejtimin politik shqiptar….jane deshmite e ketij njeriu qe me guxim te dali ne tribunal dhe te thote te verteten
    Eshte L.Hoxha qe ka celsin e qelise per malokun dhe te gjithe sorrollopet….
    Ridge,Clark and all these boys are irrelevant at the moment ’cause they boughtup their deeds already and they came clean 2 years ago…

    1. Afrimi says:

      Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!
      Tërhequr më 04 Mars 2012

      Nga Bedri ÇOKU
      Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
      Ndaj themi:
      – Sali Berisha, hesht!
      – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
      – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
      Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …
      Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
      Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
      – Sali Berisha hesht!
      – Ti, popull shqiptar, hesht!
      RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
      Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
      – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
      Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
      Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.
      – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
      – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
      – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

      Last Updated on Tuesday, 03 March 2009 23:15

      1. sorge says:

        Mire me komunistet paskeni qene armiq,po me AMERIKEN CFARE KENI???Te gjitha keto,qe shkruhen me siper jane PERRALLA ME MBRET,gjoja per te thene ca te verteta,per t’u dukur DIKUSHI!!!Haaaa!!!Mire edhe AMERIKA UA PASKA ME HILE,JU BURGAXHINJVE TE ENVERIT,PO SALI BERISHE KOMUNISTIN SERB,PSE E KENI VOTUAR PER KRYETAR TE PD-se DHE PPRESIDENT TE REPUBLIKES E KRYEMINISTER???PSE NUK DISTANCOHENI NGA AI KAQ HAPUR SA PO THONI KUNDER AMERIKES???JENI CA PLEHRA FRIKACAKE SE U ESHTE BERE GJAKU UJE,NDAJ HANI ATE COPE BUKE THATE,SE E KENI TEPER!!!KOMUNISTET DO TE JENE NE FUQI NE JETE TE JETEVE,SI SOCIALISTE DHE DEMOKRATE!!!JU KENI QENE DHE JENI RRACA ME E DOBET SHQIPTARE DHE MERITONI VETEM PERBUZJE!!!E MAJTA SHQIPTARE ESHTE ME E MADHE DHE ME E FORTE!!!QEPENI GOJEN!!!

        1. Poliksenos says:

          Z.Sorge
          -Kete nuk ke kuptuar ti,qe ate kryeministrin qe thua ti,nuk e kane votuar,sepse ai ska nevoje per vota.Sa te kete Al Kaponet ne qeveri ai,rezultatin e nxjerr si te doje,po qe nevoja edhe 106%.

  13. luis says:

    Nuk ma ha mendja se u ha palla amerikaneve per ngjarjen ne Gerdec sepse sic duket ata kane gisht vete ne kete pune.
    Dhe e dyta pse te na haje palla dhe neve kur fundja vete ata votuan vrasesit.

  14. Treviso says:

    Ikjen e gjeneral Hoxhes nuk e shof si nje veprim te keq, por nje siguri
    per jeten e tij dhe familjes. Po te kishte ikur ne Azer-Bajxhan atehere do thonim se ka ikur per te shpetuar kryemafjozin se bashku me skuadren e tije. Jam i sigurte qe vrasesi nuk ka dore per ikjen e Luan Hozhes.Kur te riparohet peshorja ne gjukaten e larte,pas 12 oresh
    luan hoxha eshte ne Tiran per te deshmu.

    1. dorela says:

      Se mso vetem gjenrali ka ikru nga Shqiperia nen presionin e kryeminsitrit antishqiptar Berisha.. po zef Brozi po te tejere e te tjere…. me malokun nuk ben dot drejtesi se te vret atehere zgjedh rrugen e arratisjes se te kercenohet jeta… priteni kru te iki dhe Dritan Prifti….. per sa kohe te jene bishat ne pushtet si berisha e metra.. mos prisni drejtesi… e ka mire Treviso.. kur te rregullohet peshorja ne gjykate.. do mund te gjykohen njerezit per veprimet e tyre profesionale apo inkompetente… deri tani dominon forca dhe pislleku..

  15. GENTI says:

    O POPULL BISHA BISHE NGELET QFAR DO PRESESH NGA NJE QEVERI HAJDUTESH MJERE TI POPULL KU VOTON NJE QEVERI AFGANISTANI

  16. fotografi says:

    Te me ndjeje Zoti por kur shikoje kete fotografi ku jane Gjenerali qe e njoh qysh ne kukes,djali i saliut dhe Saliun se çme shikon syri se ky djali nuk i ngjan fare more Saliu.Por me shume duket si race serbi nga floket ngjan edhe pek si grek ta haje dreqi pu pu pu …..çpo na shohin syte

  17. ilir berisha says:

    Corbe gangsteresh dhe mafjozesh, drejtesia vonon por nuk harron.

  18. Albann says:

    21 Janar ,8 maj 2011 Arvizu:Berisha – burre shteti,gjykatat – te pavarura.
    Shkurt 2012 Z. Hoxha strehoet ne Shba sepse kercenohet “nga burri i shtetit” ,dhe rrezikon te denohet padrejtesisht nga gjykatat …e varura.

    OOPP! Arvizi tjete thote e tjeter ben.E kini parasysh kujt i ngjan????

  19. shoke te luanit says:

    I “dashur luan”!Nuk e shkrova gabim, por se i tille ishe! Me tre shtepia,( sejcila me e shtrejte se tjetra, thua se ishte bisnesmen i ’92), qe per nje oficer eshte pak si e veshtire te jetosh apo te dalesh nga ushtria me kaq pasuri te “ndereshme”! Me telefonata te panumerta me Delijorgjin, me harxhime brenda dhe jasht shtetit me para lume, duke akuzuar nje ushtri per te “lare” pislleqet e tia, ky ishte luani i vogel, qe nuk e kuptoi se ne cilen karrike kishte qene i ulur!Pra ishte shefi jo vetem me i vogel, por dhe oficeri me i padenje i ushtrise Shqiptare!Abuzimet e tija flasin vete! Ai kerkoi qe vjedhjet e tia ti kalonte duke “sperkatur” si ne kohen e koleres, te gjithe shoket,megjithese si pyeti dhe si ndegjoi asnjehere, thua se ishte ne shekullin e XVI!Na vjen keq per kete mi, qe eren qelbur te turpit, e shperndau ne te gjithe dynjane, duke mashtruar nga Ina e K Luli dhe sot deri ne USA!

  20. LORA says:

    Lajmi i mesiperm qe pason te djeshmin,mbi largimin familjarisht te Luan Hoxhes ne USA,deshmon vetem per devijimin ne drejtim te panjohur te procesit te Gerdecit.
    Ky mender-gjenerali me eshte ngulitur si pergjegjesi i pare per katandisjen e Ushtrise ne statusin e mushkes ne gerdec.Si eshte e mundur qe ky lesh-ushtaraku(sipas lajmit me siper )nuk i qenka adresuar Bamir Topit,si kreut te Forcave te Armatosura?????I binte me shkurt ruga e Elbasanit ketij?????Si mund te quhet ushtarak nje i ketille???
    Nuk e imagjinoj dot se si e mban peshen e jeteve te humbura dhe jeteve te invalidizuara pergjithmone.Uroj t’i marre frymen dhe mendjen fantazma e Flavio Deliut trevjecar.Per nje muaj behen kater vite nga 15 marsi 2008,nga ajo mesdite pranvere plot diell,qe u ngulit ne kujtesen historike si dita e shkrumbimit te shtetit nga banda kriminale e pushtetit.
    Kam ndjesine qe “aksidenti teknologjik ne Gerdec” eshte pjese e konspiracionit te shtetit paralel te dr.dhjeramanit,per te hedhur ne ere aspiraten e popullit shqiptar per antaresimin ne NATO.Jo me kot i tere zinxhiri i krimit shteteror ne Gerdec nis e mbaron me “familjen”.
    Nuk kam mundur te kuptoj deri me sot qendrimin e opozites,e cila ende pa reshtur renkimet e plageve te djegjeve te fatkeqeve, beri ndryshimin eksploziv te Kushtetutes.

  21. Arbri says:

    Arvizu eshte nje djall nen mengen e berishes, per te ulur tensionin e urrejtjes popullore, por ne fund nje ndarje veri jug do jet opsioni i mundshem .

  22. durrsaku says:

    cnjerez maskarenj kendej i vrau saliu me bombat e plasura nga ana tjeter shkuan e votuan x PD . epo ne pidh te semes te shkonte i gjith gerdeci…….

  23. populli says:

    me duket se po vjen pranvera shqiptare, do hapen dosjet, duket sikur lulka ja ka nxjere te palarat sales ne amerike.

    sigurmi i hoxhes ne amerike do te thote qe ai do bashkpunoje dhe deshmoje si shkembim te nenshtetsise dhe sigurise familjare.

    ndoshta hoxha e ka nuhatur qe sala nuk i beson askujt me, se po i ngushtohet rrypi dhe nuk do kurseje asnje qe di dicka…

  24. shifni gallate says:

    ishte rruga me e mire per kopilin e sheqeres ta largonte nga vendi ne pamundesi ta vriste…kesht mbyllet ceshtja gerdeci ..per skadim afati…maloket tani po hane koken e njeri tjetrit ..le te shofim gallate me ta..dhe ky rjepacak ..gjeneral leshi…se ky nuk eshte i afte as per kapterr,i ka duart te lyera me gjak ,dhe eshte nje nga kacaket hajdute te Sali Shpelles

  25. Ari says:

    Gjenerali mendoji para se gjithash se familja mafioze Berisha po i pergatiste nje fund te ngjashem me te ndjerin Kosta Trebicka qe u vra “aksidentalisht”.Evetmja zgjidhje mbeti kjo qe beri. I urojme gjeneralit suksese atje ku eshte dhe shpresojme qe nje dite te na e shpjegoje arsyen e vertete te ikjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje