Rritja e krimit dhe Ministria e Brendshme (VIDEO)

11 Shkurt 2012, 19:58Politika TEMA

Nga Edi Rama

www.edirama.al

 

Shtuar më shumë se dyfish shifra e kriminalitetit vjetor në vetëm tre vjet. Nga 94 vrasje para tre vjetësh 137 të tilla tre vjet më vonë. Afro dyfish krimet kundër pronës. Dyfish vjedhjet me dhunë në të njëjtin hark kohor. Më shumë se dyfish vjedhjet me armë. Nga 697 vjedhje banesash para tre vjetësh 979 tre vjet më pas. Rritje galopante edhe në vjedhjet e kompanive private. Gati katërfish vjedhjet e quajtura “të tjera”. Pranë dyfishimit armëmbajtjet pa leje. Pesëfish shkeljet në qarkullimin rrugor.

Kjo është trajektorja marramendëse e krimit në tre vjetët e fundit. Janë shifra të frikshme dhe edhe më e frikshme është tendenca në ngjitje e tyre. Ngjitje e vazhdueshme që përkon me rënien e shtetit. Këto shifra janë nxjerrë nga brenda Ministrisë së Brendshme, aty ku është gatuar edhe fshehja e turpshme e tyre. Por rënien e shtetit e tregojnë pa koment lajmet e përditshme që dëshmojnë kthimin prepotent të krimit në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë.

Krimi po e mbyt Shqipërinë.

Pas shifrave e lajmeve tronditëse qëndron një shoqëri e kërcënuar përditë në sigurinë e saj. Shteti e ka humbur betejën me krimin sepse pushteti e ka rrënuar moralisht e profesionalisht policinë, siç ka rrëgjuar edhe jetën shoqërore nën trysninë e papunësisë e të degradimit të shërbimeve publike. Në një vend me 1 milionë të papunë ku Policia e Shtetit trajtohet si zyrë për të punësuar shërbëtorët e partive të qeverisë, kushërinjtë apo miqtë krahinorë dhe ende më keq, njerëzit me precedentë penalë për fushata elektorale, s’ka se si krimi të mos e fundosë shtetin nën peshën e vet.

Ministria e Brendshme rendi edhe dje të mbrohet duke u hedhur në sulm menjëherë pas tryezës sonë të programit të ri mbi rendin e sigurinë publike dhe pas shifrave të mësipërme të publikuara prej nesh. I falenderoj publikisht ata që nga brenda strukturave të asaj ministrie kërkuan ndihmën tonë për t’i nxjerrë në dritë ato shifrat të fshehura dhe vënë alarmin. Kemi të dokumentuar po ashtu edhe metodën e manipulimit të Ministrisë së Brendshme me shifrat e rreme që ka përdorur për të gënjyer publikun në kuadrin e propagandës së përgjithshme qeveritare. Një tjetër shembull ky i të vërtetës së hidhur se qeveria shqiptare është kthyer në një ndërmarrje propagandistike manipulimesh që ka humbur plotësisht kuptimin si qeveri e Republikës së Shqipërisë. Një tjetër shembull kuptimplotë i faktit se qeveria shqiptare është shndërruar në një trupë që më shumë ngjan e interesuar për t’i shpëtuar të vërtetës dhe ligjit se sa për të dhënë shembullin e duhur të sjelljes sociale e për të imponuar rendin ligjor në Shqipëri. Një tjetër shembull drithërues për të kuptuar se kjo qeveri nuk ndalet në kriminalizimin shumëplanësh të procesit qeverisës.

Sjellja antisociale është ushqimi bazë i kriminalitetit dhe zbutja e kësaj sjelljeje të gjithëpërhapur në shoqërinë tonë është një mision shumë i gjerë social që qeveria e vendit duhet ta ndajë me prindërit, me familjet, me mësuesit e pedagogët, me komunitetet e me median, me publikun në tërësi. Eshtë një mision që ze fill nga vetë sjellja e qeverisë ndaj vendit, publikut, fakteve. Por fatkeqësisht qeveria jonë nuk e lufton por e motivon sjelljen antisociale në Shqipëri me shembullin e saj të mjerë dhe mjerues për shoqërinë. Sot qeveria e ka pranuar epërsinë e krizës ekonomike, sepse masat e saj nuk e zbusin po e thellojnë krizën. Të cilën kryeministri mundohet vetëm ta fshehë duke fshehur të vërtetën, manipuluar shifrat, gënjyer papushim publikun. Qeveria ka pranuar po njësoj edhe epërsinë e krimit dhe madje është bërë burim inkurajimi për krimin me sjelljen e vet të padenjë publike dhe me vendimmarrjen e vet të errët; me retorikën e shifrave të gënjeshtërta dhe me sulmet barbare ndaj prokurorisë; me bashkëpunimin e hapur me kriminelët në fushata elektorale dhe me gradimin e pinjollëve të krimit në poste drejtuese të policisë.

Qeveria sot është bërë pa ekzagjerim konkurrente e krimit në goditjet haptaz kriminale të Kushtetutës e ligjit. Përmes plumbave të nxjerrë nga pushkët e saj për të vrarë protestues opozitarë, përmes pengimit të dhunshëm të hetimeve me fshirje gjurmësh e kërcënime publike ndaj Prokurores së Përgjithshme, përmes vjedhjeve të hatashme me zë e me figurë dhe përmes korruptimit spektakolar të proceseve gjyqësore ku është gjendur në bankën e të akuzuarit nga prokuroria, qeveria ka zgjedhur metodën e krimit në raport me ligjin, me drejtësinë, me njerëzit e zakonshëm. Sjellja e saj antiligj dhe antishtet e bën natyrshëm krimin më të guximshëm e më të sukssesshëm në aksionin e tij barbar dhe në dyert e drejtësisë po ashtu. Kriminelët dhe bandat kriminale e kanë rritur forcën goditëse të tyre sepse veprojnë në një terren ku muret mbrojtëse të ligjit e të shtetit janë dëmtuar rëndë nga braktisja e detyrimeve kushtetuese e ligjore prej qeverisë. Nga forca e shembullit të saj zvetënues për moralin shoqëror e për autoritetin e shtetit. Nga tërmetet e rënda që vetë qeverisja ka shkaktuar në themelet e tyre me vrasjet, shpërthimet, grabitjet, plagët e pangushëllueshme në familjet e njerëzve të zakonshëm që për shkak të qeverisë kanë humbur të afërm, kanë humbur prona, kanë humbur biznesin, punën, sigurinë. Ndërsa policia e ka ulur forcën goditëse të saj sepse është e tradhëtuar dhe e braktisur nën drejtimin e atyre që duhen të ishin para drejtësisë e jo të kishin nën urdhëra policinë.

Në reagimin e vet patetik Ministria e Brendshme fliste për suksese imagjinare e për mosmirënjohje nga ana e opozitës ndaj policisë. Një reagim absurd, dobësi e dukshme e arrogancës së një pushteti që ka humbur çdo arsye e qëllim tjetër veç të ndenjurit aty ku është, për të bërë punët e veta krejt pa lidhje me punët e Shqipërisë. Por edhe më keq se kaq ishte në atë reagim idiotik krahasimi tallës me Bashkimin Europian, ku sipas Ministrisë së Brendshme qenkemi në pararojë edhe në punët e rendit. As më shumë e as më pak po mbi mesataren e BE-së! Tamam ashtu si me ekonominë pakashumë, ku jemi të dytët pas Gjermanisë siç thotë kryeministri dhe njëkohësisht përgjegjësi i madh për tërë këtë propagandë turpëruese për Shqipërinë, për politikën, për çdo njeri të logjikshëm në këtë vend. Kjo qeveri do të vazhdojë rrugën pa kthim të falimentimit të shtetit e të shpartallimit të moralit publik e politik përmes fjalëve e veprave të saj të ulëta. Derisa, në zgjedhjet e ardhshme të marrë ndëshkimin e shumëmerituar e t’u hiqet sysh shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për t’ia lënë vendin opozitës së sotme duke i hapur rrugë realizimit të programit tonë për një Rilindje Shqiptare.

Sot krimi e ka fituar luftën me shtetin. Nesër, përmes qeverisë sonë të re dhe programit tonë të qartë kundër krimit e shkaqeve të krimit, shteti do ta fitojë luftën me krimin.

19 komente në “Rritja e krimit dhe Ministria e Brendshme (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh,jeta e tyre sa jeta e nje pule…….

    1. Laku says:

      Mer pleher, keni goje ju mongrel e etiopise, ptu rrace e qelbur vegel greko-bizantine.

  2. GENTI says:

    HAHAAAAA SA TE JETE NE KRYE SALI VICIDOLI KESHTU DO JETE GJITHEMON RROFTE POPULLI QE VOTON KRIMINELIN SALI RROFTE RAJMONDA MESILA ALBANA XHOZI XHILJETA KJO ESHTE QEVERIA PUNE KURVAPPPPPPPPUH

  3. tani says:

    Na jep programin tend kunder krimit. Qe te mos perfundosh si Nano i cili telefononte policine per te leshuar Nehat Kullen kur e kishin arrestuar. Na thuaj programin qe te te besojme. Ne Saliun qejf s’e kemi. Dhe te bindur se atij situata i ka rreshqitur nga duart, jemi. Por ama dhe ti mbresa nga 10 vjet kryetar bashkie s’na ke lene. Edhe kete periudhe me twitter e editoriale na ke lodhur. Na thuaj programin qe te te besojme. Ke urimet me te mira prej nesh, sepse e deshirojme ndryshimin. Por ama duhet te jete ndryshim real. Jo fallco. I tipit, kriminelet e Sales nderrohen me ato te tute. Duam ndryshim real, duam demokraci reale. Filloje njehere me nje opozite reale. Filloje me nje reforme te ligjit elektoral sic duhet, duke lejuar edhe partite e tjera. Filloje duke eliminuar lloqet e pazarit tipike te PS-se dhe PD-se. Duam program konkret. Te hedhur mbi disa pika te qarta. Per shembull: nje arsye pse krimi lulezon eshte se gjyqesori deshton. Na thuaj cfare masash ke ndermend te marresh kunder gjykateseve te padrejte. Sidomos ndaj Ristanit dhe Sashenkes dhe Tomit. Apo i ke harruar? Sepse ne populli i nxehur i majit 2011 nuk i kemi harruar. Por ndoshta ti po, sepse paksa i relaksuar me dukesh.

    Ciao!

  4. Genti says:

    Me shkrim, me ze dhe figure. Urime Kryetar!

  5. arbereshi amerikes says:

    shume pak i nderuar z. rama
    Te gjitha sa ke shkruar i dine te gjithe shqiptaret biles kur ja perserit shume here behesh i neveritshem po aq sa dhe krimineli berishe.
    Si nuk te tha ajo goje te kerkosh me minimalen absolute:
    DOREHEQJEN PA KUSHTE TE BERISHES DHE QEVERI TEKNIKE???????
    A nuk e shikon qe je bere i bezdisur se ke patur raste te shkelqyera
    duke patur disa here berishen ne pozicjone “shah mat” dhe ju nuk keni guxuar te mbaroni lojen por je larguar si frikacak.A nuk e e shikoni
    talljen kozmike te arvizuse qe nga njera ane ngushellon deshmorin aleks nika nga ana tjeter dekoron vrasesit te tij burre shteti apo yll ne ngjitje.
    O ASPAK I NDERUAR RAMUSH
    me sa kam lexuar historine e shqiperise kjo per mua eshte pjesa me
    neveriteshme e jona qe nga koha e lashtesise.Bej dicka per kete vend
    duke denoncuar te dy partite PD-PS SI SHKAKTARE TE KESAJ GJENDJE PERVERSE DHE KRIJONI NGA E PARA NJE SHQIPERI TE LIRE NGA VRASESIT
    TRADHETARET DHE HAJDUTET E PARISE SE TIRANES..JE I VETMI QE MUND TE DALESH DHE MBI VETVEHTEN PER TE RINGJALLUR SHQIPERINE QE ESHTE NE VDEKJE KLINIKE…MOS NDEGJO PORDHET ME FBI TE ARVIZUSE ..AI ESHTE PJESE E FAJIT..

    1. iliri leeds says:

      ik or mik sherbe ndonje pice se nga politika qenke rush. sipas teje mos ti thote rama keto??

  6. Luan says:

    Çfarë i ka mbetur Sali Berishës akoma pa i bërë popullit Shqiptar?
    Kur nuk rrëzohet Sali Berisha me gjithë këto krime e tradhëti në seri ndaj popullit shqiptar, çfarë vërteton paaftësinë e Edi Ramës apo ORTAKËRINË ANTISHQIPTARE me Sali Berishën?

    A mund të realizonte Sali Berisha gjithë këto marveshjetë fshehta antishshqiptare krime ,tradhëti,korrupsion pa patur mbështetjen e plotë të ORTAKUT ANTISHQIPTAR të tijë Edi Rama ?

    Edi Rama në radhë të parë të tregohet i sinqertë dhe mos ti fsheh gjërat se fshehja është mashtrim.Para së gjithash Edi Rama të përgjigjej për 175 pyetjet të gazetarit e gazetës SOT Përparim Halili drejtuar Sali Berishës dhe Edi Ramës për ORTAKËRI Sali Berisha u dha urdhër bodigardëve të tijë për të rrahur dhe e bërën për spital .Edi Rama del çdo ditë në Tv dhe nuk e përmëndi kurrë rahjen e gazetarit e gazetës SOT Përparim Halili nga bodigardët e Sali Berishës.Çfarë e pengoi Edi Ramën që nuk mbrojti gazetarin paaftësia apo ORTAKËRIA ANTISHQIPTARE me Sali Berishën?

    Ç’FARË E KA PENGUAR EDI RAMËN që nuk ka kërkuar kurrë largimin e kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama dhe të kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj si të korruptuar dhe të kërkojë dënimin e tyre për mbulimin e krimeve në seri të Sali Berishës për bashkëpunim në seri të krimit të organizuar qeveritar paaftësia e Edi Ramës apo ORTAKËRIA ANTISHQIPTARE me Sali Berishën ?

    PA RRËZUAR EDI RAMËN NUK RRËZOHET KURRË SALI BERISHA

    1. Gazi says:

      Jam shume dakort me mendimin tend Luan.

      Klm

  7. Treviso says:

    Zoti Edi Rama, nuk na the te dhena te reja per vrasesin sali dhe qeverine e tij, Po ju çfar jeni duke bere? JU vazhdoni te shikoni vrasesin se si povazhdon ta shkaterroje me keq Shqiperine.E thoni me plote goje deri ne zjedhjet e 2013.Zoti Edi,koha nuk pret zjedhjet evitit 2013.Me keto ritme te shpejta qe po shkatrrohet vendi nuk ngelet gje per vitin 2013.Ju zoti Edi,ju keni nenshtruar vrasesit dhe shkatrriesit Berisha. Ju po humni besimin tek simpatizantet e juaj.A i mbaheni besnik fjales qe ju ka dhane krye ahbasadori? Prisni deri ne vitin 2013. Kjo eshte zgjidhja e juaj por per popullin besoj se jo.

  8. luis says:

    Pse tregoheni kaq naive dhe te paarsyeshem kur komentoni ne kete menyre.
    Dikush thote i dime dhe ska nevoje te na i thuash,dikush, duhet vepruar me force,dikush, vetem retorika po na thote Rama,dikush ciu ciu ka thene Berisha e te tjera pordhe me rigon dhe asgje bindese.
    Edi Rama cdo dite me misionin e tij si kryetar i opozites si nje qytetar i mirefillte dhe me kulture duke folur qarte jep informacione te sakta ne shifra ku po zhytet ky vend dhe akoma keni goje e thoni se cjane keto,ai cdo dite po denoncon poshtersite e kesaj qeverie dhe prape thoni kjo nuk eshte opozite.
    Ai nuk eshte vrases dhe kurre mos prisni se do i bej thirrje poipullit per tu perleshur me palen tjeter.
    Edhe po ta kerkonte kete cili nga ju eshte i gatshem ta mbeshtese me prejashtim te fjaleve.
    Neqoftese nuk u mban vend ngrihuni dhe dilni ne shesh dhe kerkoni doreheqjen e qeverise e mos prisni urdhera nga Rama e po te doni zgjidhni nje drejtues tjeter dhe rrezojeni Berishen dhe do u them bravo e gezofshit pushtetin ju dhe jo Rama.
    Sot nuk duhet gjykuar Rama qe eshte viktime e ketij pushteti ashtu sic jemi te gjithe por ai qe po i ben keto poshtersira,por shume nga ju meqe jeni berishiane doni te vendosni shenjen e barazimit mes te dyve qe dallojne si nata me diten.

  9. ELENA GJIKA says:

    POLICET BEJNE DETYREN E TYRE I KAPIN KRIMINELET APO HAJDUTET PAS NJE PERIUDHE TE SHKURTE PROKURIA E LIDHUR ME EDI RAMEN I LIRON.NE MENYRE QE TI JEP FAKTE EDI RAMES PER TA SHARE SALIUN KETE LOJE TE EDI RAME MAFIES EDHE NJE FEMIJ E KUPTON.

  10. Olti says:

    Nuk eshte gati Shqiperia per qytetare Ne politike! Bajraktarizmi, nepotizmi dhe krimi nuk lene demokracine te eci perpara! Bjerini Rames dhe mbajeni me shendet Berishen me Argiten edhe nja 20 vjet!

  11. nek says:

    zotit rama shqiperia eshte ne prag te nje prishje totale
    arsyet sipas meje
    parlamenti shqiptar ku cuditerisht nuk mer pjese ka ne perberje banditet dhe trafikantet me te njohur te vendit
    pronat u ndan ne menyre te habitshme dhe konfliktuale
    administrata eshte rekordi i punonjesve te inkriminuar
    qendrore dhe lokale
    partite jane te komanduara ne unison nga ish sigurimi i shtetit komunist
    se fundi dallimet fetare jane ekstreme
    si nje republik bananesh qe jemi manipulimi fetar eshte kapur nga ekstremet jo tolerant islamik kulmi arin kur shqiptaret indetifikohen si popull terorist islamik

  12. mucua i tanes says:

    O GJYSEM HIMARIOT??? KU SHKOJNE TAKSAT E SHQIPTAREVE, PSE JUGU YT PAGUAN DHE VERIU NUK PAGUAN DHE ATJE JANE INVESTIMET ME TE MEDHA??? CFAR KE BERE TI PER KETE???

  13. Treviso says:

    Zonja Elena Gjika,sa larg jam une me distance aq larg jeni ju me realitetin. Fjala nuk eshte vetem per komentin e sotem,por per te gjithe komentet qe ke shkruar.Ju zonja Elena mund te jeni pjese e administrates se vrasesit Berisha.Mendoj se do kthjellohesh shpejt ose ke nje D,N,A me vrasesin.

  14. gjon says:

    NESER DO TE JETE VONE. ZOLLUMI PO TRASHET.NJE ZE I VETEM ESHTE SHUME PAK.KU JANE LIDERET E TJERE SOCIALIST?ME KETE LLOJE OPOZITE SALA DO MERZITET ME PUSHTETIN QE KA.

  15. memaljoti says:

    po nuk ka gje ne dor edi rama akoma se keni kuptuar qe ca thot USA behet keni pare ju ndonje shtet te botes per cdo gje mer pjes ambasadoriUSA ai sy pidhi kinezi vetem ne shqiperi ndodhe kjo gje

  16. Pershendetje quhem adrian e hajdinaj dhe gjithmon kam ven emrin dhe mbiemrin tim ne cdo diskutim dhe ben mire cdo kush kur diskuton dhe jep mendimin e tij duhet te ket aq ndergjeje apo karakter qe te vendosi emrin e tij te vertet jo me nick name ( KJO ISHTE SI PER PARANTEZ ) PERSA I PERKET KRIMIT …KRIM KA E GJITHE BOTA dhe se krimet me te renda behen ne vendet me demokratike dhe me te perparuarat dhe per keto krime nuk ja heshin fajin policis duhet ti kuptojme gjerat ,,dhe ne SHQIPTARET duhet te ndergjejsohemi jo ti kerkojme pse u ben KRIMET se krimi esht pjes e jetes shoqerore dhe se krimi ndodh ne cdo pjes te jetes dhe kur bota e shvilluar nuk arin dote ta kontrolloj dhe per ne shqiperi ka te njejten rezultat ,,,POR NE DUHET TI KERKOJME LLOGARI POLICIS DHE SHTETIT qe ti gjej autoret e krimit ..ne shqiptaret kemi shume te meta dhe me madhja e keqe e esht se jemi EGOISTA kutu perfshi dhe politikanet tane ..kemi nji parim qe me cdo gje te baltosim dhe ate qe se kan vetem qe ata ose disa te dalin ENGJEJ …me pak fjale Mut njeri e Kak tjetri si ata te PD ashtu dhe keta te PS asgje nuk ka ndryshuar ne keto 21 vjet kemi te njetet FTRA POLITIKANESH dhe po ashtu kemi dhe te njejtet ftyra GAZETAR ,,juriste ,,opininist,,qe dalin ne TV dhe bejne SHOW pse mor nuk ka shqiperia te tjer ne 21 vjet kemi nji ish katunare nga LUSHNJA qe erdhi dikur e u be KRYEREDAKTORE e nji gazete apo kemi nji KACURELS qe ben vetem ai emisjone OPINION ..a jan vetem disa kokra qe bejne ndonji emisjon show dhe pjesa tjeter e shqipris nuk di …a e kuptoni qe keta te gjithe jan aq te paskrupullt dhe duan vetem keta te dalin ne TV apo dhe ne politik TV dhe politika kan kaq kohe qe esht prone PRIVATE ..keta kelysh diktator te vegjel qe nuk ben asgje per DEMOKRACIN jan te pa prekshem dhe te pa zevendesushem a thua qe shqipria nk ben dot pa ta ..te flasin per krimin ku shqiptaret SKAN DRITA ..te flasin per demokracin ku zdin se ceshte demokracia .. te flasin per kulturen ku me mijera familje shqiptare skan buk te han dhe keta KOPUKER nderojne makina dhe veshje sipas qefit ..keta kelysh te paskrupullt dallen me popullin shqiptar dhe me injorancen e shqiptareve sepse keta kujtojne se vetem keta jan te zgjuar …GABOHEN dhe rende biles koha e tyre mbaroj tani evropa do ti kapi nga VESHI cili do nga keta politikan ..gazetar .. servila te KASES e qe rrin e zbejne gje tjeter vetem kruajne sumen e tyre e cila u ka zen dhjame nga shendeti i tepert …shqiptaret tani e dine se kush esht SALA ..a EDI ..apo dhe LIKJA ilir meta ..po ashtu e dim se kush jan ata gazetar qe shkruajne brockulla e bejn te zgjuarin duke i ber artikujt me an te nji telefonate nga KRYEREDAKTORI apo nga shefi i tyre …KRIMI esht nji semundje e pasherushme per njerzimin dhe kete e dime te gjithe ne dhe se KRIMI ndodh per shume arsye dhe se ne krim ndikojne shume FAKTOR ..dhe nese vertet EDI RAMES i vika keq apo ndonji kryeredaktori/e te mari kameren dhe te fusi doren ne xhep dhe ti japi atij qe ska buk te haje ta bej SHOW se ka plot familje qe po Vdesin urije apo skan me ca te ngrohen NE KET DIMER…kemi 21 vjet dhe jan nderuar plot qeveri nga te dyja krahet si nga PD ashtu dhe PS dhe jemi ne pritje akoma shqiptaret po vuajne per ..DRITA ..UJE ..RUGE …dhe ndersa politikanet tane tek 2 FRONTET si te PD ashtu dhe PS trashin bythet e tyre ..duke perfshir dhe redaktore/t e gazetave a ndonji gazetar MIOP qe skan shkuar ndonjihe me large se zogu-izi …opininisti adrian hajdinaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje