IFIMES: Partia e Topit mund të sjellë rrëzimin e qeverisë

13 Shkurt 2012, 11:35Politika TEMA

Agjencia e lajmeve INA ka siguruar analizën e institutit slloven IFIMES lidhur me klimën politike para zgjedhjeve presidenciale në Shqipëri.

IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike) me seli në Lubjanë në analizën e titulluar “Shqipëria e vetme kundër vetes”, një përshkrim më të gjerë i bën zgjedhjes së presidentit të ri të vendit si dhe formimit të partisë së re nga ana e presidentit aktual Bamir Topi.

“Sot pas pesë viteve, Berisha në çdo mënyrë dëshiron që ta eliminojë nga jeta politike Bamir Topin dhe më pas edhe liderin e opozitës, Edi Rama. Kjo vërtetohet me karakterin dhe vendosmërinë e Berishës, që është vërtetuar në shumë raste.  Edhe pse Bamir Topi nuk do të jetë president i ri, kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga skena politike“, nënvizon IFIMES.

Sipas Institutit,  Topi do të formojë partinë e tij të qendrës së djathtë, që mund të jetë një konkurrencë kryesore e PD-së së Sali Berishës, dhe që më shumë siç thuhet rrezikon dhe shqetëson Berishën.

“Topi bën pjesë në qarqet e politikanëve dhe rretheve të preferuara të PD-së dhe ai ka mbështetjen e anëtarëve të dalluar dhe me ndikim të kësaj partie, siç janë ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, si dhe disa deputetë dhe anëtarë të PD-së, mes tyre Gazmend Oketa, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i mbrojtjes.”

IFIMES më tej vlerëson se në momentin që Topi formon partinë e tij dhe pavarësisht se sa deputetë të PD-së do t’i bashkëngjiten, mund të vijë deri tek rënia e qeverisjes së Berishës, e cila ka maxhorancën vetëm me katër deputetë më shumë se opozita.

Një nga elementet e reja të analizës së IFIMES është fakti se me formimin e partisë së re nga ana e presidentit Bamir Topi, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij, mund të pasojë edhe shpërbërja e qeverisë aktuale në Shqipëri.

IFIMES vlerëson se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë, jo vetëm për 100 vjetorin e pavarësisë, por edhe për shkak të disa zhvillimeve të tjera të rëndësishme, që siç nënvizohet do të ndodhin në planin e politikës së brendshme dhe nivelin ndërkombëtar.

IFIMES analizon dhe përshkruan edhe ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar, duke sjellë një përfundim se Shqipëria shumë vështirë se do të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE, përderisa nuk zbardh rastin e 21 janarit dhe derisa nuk dënon personat përgjegjës.

IFIMES përfundon se është ngadalësuar procesi i anëtarësimit të vendit në BE, mungesa e konsensusit të brendshëm, përparimi ekonomik nuk do të ndodhë pa investimet e huaja, mungesa e sigurimit të ambientit të përshtatshëm për investime dhe reforma në fushën e taksave. Analizat e IFIMES janë bërë vazhdimisht për vendet e rajonit, duke përfshirë edhe sondazhe dhe paralajmërime për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit. (INA)

18 komente në “IFIMES: Partia e Topit mund të sjellë rrëzimin e qeverisë”

  1. tourkofagos says:

    pordhe me rigon ,kur thote Taqka…….

    1. Kapterri says:

      … dhe m…t me qepe. Sa anetare te “paster” pa te kaluar te kalbur politike do te mbledhe Top-i. Laj, thaj, vish, po ato plehra nga ish-PD-ja, perjashto ndonje Okete e ndoshta ndonje zonje te ndershme. Shumica e anetareve te partise se re do t´i bashkengjiten Top-it sipas motos “per inat te sime vjehrre, vete fle me mullixhine”. Topi eshte nje tirons i ndershem si shume patriote te tij. Por politike deri tani asnje tironas nuk ka bere. Maksimumi ne nivel pushteti lokal alla-Tafaj.

      Qe te luftosh dhe t´i marresh fronin Sales-Mafies, duhet te jesh vete anetar te pakten i ndranghetes, camorra-s, sacra-corona-s ose i klanit te Zemunit. Me twitter-a dhe fjali diplomatike te kopjuara nga gazetat e perendimit ose nga fjalimet e Arvizut, OSBE-se, se qiu-t, nuk rrezohet Sala&Co. Ai eshte Vuk i vjeter, dhe nuk ka frike nga lepujt e rinj. Dhe stan me lepuj nuk behet. Keshtu qe prisni vetem fundin e natyrshem fizik te S(t)ali-nit qe te shpresoni per nje rreze demokracie alla-shqiptarce. Zoti ndihmon ate qe ndihmon vetveten.

  2. Dean says:

    Prit mo,se nuk po me kujtohet mire,por a nuk ishte njefar KOKTRASHI nga Skrapri,njefar Ilir Meta qe do t’ia q…e nenen berises dhe si perfundim gjeti prehje ne prehrin e berises duke i bo gojore????????
    A thua valle Topi te jete me Trim????????Sikur s’me ha shume buza kulac,por meqe e thone keta Sllovenet e squt s’kena c’a me bo,se ne vete jena IDIOT,s’kena sy me pa dhe tru me arsyetu.
    Topi o Kobure pa plumba,o djema,po nejse.
    Do ZOTI dhe jame une i gabuari,pasi keshtu fiton Shqypnia.

    1. elinor says:

      Nuk kam ndonje simpati te tmerrshme per Topin por ajo qe po thote ky instituti eshte se, me krijimin e partise se tij te re, nje pjese e konsiderueshme e deputeteve aktual te pd-se do t’i bashkohen partise se Topit duke bere qe berisha te humbe mazhorancen. Pra nuk eshte se do t’i duhet ta mbushe “koburen” qe ta rrezoje berishen!
      Megjithate, nje gje s’kuptoj une – pse nuk jep doreheqjen qe tani ai dhe te merret me formimin e partise se re ne menyre qe te rrezoje qeverine, por pret deri ne vere kur e ka te sigurte qe nuk do te jete me president?? Apo nuk i jepet ta leshoje zyren e rehatshme te presidentit?!

      1. Argita_B says:

        Se pari, nje pjese e deputeteve apo politikaneve qe nuk gjejne me veten nga ana ideologjike apo e karrieres te PD-ja, presin vetem nje gje, formimin e nje partie te re, per tu ribere te rendesishem.
        Se dyti, sa me teper kalon koha, aq me teper dobesohet Berisha, pasi kriza boterore, dhe ekonomia aktuale shqiptare luajne ne disfavorin e tij, pra, gjate veres do ta kete me te lehte qe ta mundi.
        Ne maj krijohet dhe Partia e Spahiut, keshtu qe aleatet e Berishes do te pakesohen, ndersa ata te Topit do shtohen, pra nga ana e strategjise, Topi ka te drejte qe pret veren.

  3. arvanites says:

    Nuk di ndonje rast ne bote qe nje diktator te rrezohet me zgjedhje te lira.

  4. Latif Dreqi says:

    Boboo cfare analize i paskan bere situates keta sllovenet!! Topi do rrezoje Berishen.Po me ke? me B.Mustafajn, me A.Biberajn dhe Oketen.Mendo nga 4 dy jane tropojane, njeri gjysme-turk, dhe tjetri me nje mbiemer te cuditshem! Se ku e degjova diku, qe keta tropojanet kane aq bese, sa po tu flase Berisha ne bulevard, menjehere shkojne tek ai! Vari leshte!

    1. xoni says:

      Sa per emra te çuditshem qenke anal-ist i thelle
      Mos harro ligjin e importit te plehrave Oketa ka qene vota e vetmei qe nuk ju bashkua maxhorances dhe Biberaj quaje malok apo jo eshte i vetmi qe thote se ne PD nuk ka ndonjehere zgjedhje per kryetar ose mbledhje te zakonshme dhe Mustafaraj dha doreheqjen per te mos duruar Berishen.

      Se ke kompjuter more latif nuk do te thote qe je gje e zgjuar
      hik e ve nonji skedine se ju idiotet e mbani ne pushtet Salen

      1. Latif Dreqi says:

        o xone, po ve ndonje presje mor burre! Nuk thashe qe jam ‘gje’ e zgjuar or xon, nuk kemi nevoje per zgjuarsi, kemi nevoje per ndershmeri dhe moral! Lere se e dhjeva, tani e mora vesh me ke po replikoj!E ka Mustafaj ai o xon! Tung xone,me mire po iki te ve nje skedine se te lodh gishtat me ty!

  5. qytetar says:

    Partia e Topit dhe e Spahiut vetem heqin disa tulla nga shtepia e vet E “DJATHTE” per ti rivendosur prap.
    Rrezimi i vertete do te vije nga,korrupsjoni, nepotizmi, paaftesia qe kane çuar ekonomine shqiptare drejt rrenimit.

  6. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Informacionet e ifimes jane hamendje.

  7. Atdhetar says:

    Te formohet sa me shpejt partia e Topit. eshte shpresa e shpetimit te shqiptareve.

  8. anticensurë says:

    partia e topit nuk ka aspak ndërmënd të rrëzojë askënd!
    si e thotë dhe më sipër “elinor”topi nuk ka përse të presë fundin e mandatit të tij!ai mund dhe duhej të jepte dorheqjen që në 21 janar 11!jo vetëm që nuk e bëri atëherë por dhe nuk po e bën tashti!ai deri më sot nuk ka thënë anjë fjalë të qartë për atë masakër!dhe sot ai po flet me maksimumin e kapacitetit të tij politik!ASGJË!ai thjeshtë po përpiqet të ngrejë çmimin e tij në pazarin e berishës!ata deputetë të “ndershëm”të PDsë janë po të njëjtit që po votojnë me komandën e berishës të gjitha pisllëqet që po bëhen në shqipëri!si do të jetë e mundur që me “daljen e bomirit”ata do të virgjërohen pas gjithë atyre krimeve që kanë bërë!asnjë prej tyre nuk ka folur për sulmin grek!ata kanë votuar shitjen e detit,kanë votuar varrezat greke,kanë votuar komisionin parlamentar për 21 janarin!mbështesin vjedhjet e ilir metës!kanë mbrojtur vrasësit e paguar të gardës!ata po votojnë dhe thonë se do të votojnë çdo vedim anti shqiptar të berishës!
    si ka mundësi që me ndërrimin e pronarit këta do të këthehen nga qën të bindur qënit të çmëndur anti shqiptar,në mbrojtës që atij populli që tashti po shqyejenë me të gjjitha mënyrat!????
    kjo është një pikpyetje e madhe!
    më e madhe se A KZ!të paktën A KZ,nuk po thotë se po mbështetet tek politikanët e sotëm,në shërbim të berishës!
    sido që të jetë të dy palët A KZ dhe “bomir partia”nuk kanë në mëndje të punojnë për shqipërinë dhe kombin shqiptar!

    1. tani97 says:

      po ngaterron rolet e politikaneve me deshirat e tua. Topi eshte president i tere shqiptareve jo vetem i socialisteve. Madje shume i mire doli, po te kemi parasysh se nga ku u zgjodh dhe kush e zgjodhen. Mos i kerkoni Topit ato qe s’ben dot Edi Rama. Ne te kundert hajde ta bejme Topin kryetar te PS-se. Topi ngelet i djathte, dhe ashtu deshiron te jete. Nqs. doli kundra Berishes kjo ishte deshira e tij, dhe jo sepse populli ia kerkon. Sepse po te ishte keshtu duhet te dilte edhe kundra Edvinit, shok i Delijorgjit, mjeshter i Gerdecit, shpallues i mire per kohe te veshtira. Apo e keni harruar?

      1. anticensurë says:

        tano mos bjer brënda me këmbët e tua!në 21 janar u vranë 4 shqiptar!ata njerëz që ti thua se topi përfaqson!ishin apo nuk ishin antarë të PSsë kjo nuk ka rëndësi!ti thua se ai u zgjodh nga PDja dhe kjo që bëri është shumë!ke të drejtë!prandaj dhe unë si kam shkruar dhe më lart ai nuk është i besueshëm!sepse si ai dhe ata që thuhet se do ta ndjekin nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin dhe aspiratat e tij demokratike!ti thua se këto janë dëshirat e mia!ke të drejtë!këto po i kërkoj dhe ramës i cili më përfaqsoi mua deri në maj të 2010ës!nuk më përfaqsoi si antar PSje por si shqiptar opozitar i qeverisë antishqiptare!nuk kam qënë asnjëherë antar i ndonjë partie!kam votuar sipas bindjes time gjatë gjithë kohës!kjo nuk më ka bërë antar të partive që kam votuar!të votosh programin nuk të bën antar partie!sa për ramën unë ta kam thënë pak më lart!sa për lidhjet me delijorgj ose me “falje votash”(ilir metës)në 2009 ai është përgjegjës!për delijorgjin nuk e njoh përzjerjen që ai mûnd të ket pasur,por për votat ai duhet cilsuar dhe të përgjigjet njëlloj si berisha!në të dy rastet kemi të bëjmë me vjedhje!berisha ka vjedhur elektoratin opozitar,kurse rama me budallallëkun e tij ka vjedh veten për të ndihmuar berishën!miopinë dhe injorancën politike të ramës po e shikojmë me dështimet e tij të herpashershme!e pamë me dështimin,që për mua është etalon miopie,me çështjen Prifti!
        i dha rrolin e një heroi një hajduti dallkauk të trashë!e mbajti në krah gjatë fushatës elektorale dhe tashti po e shohim se si po vepron!hajduti mbetet hajdut ashtu si dhe mmiopi mbetet miop!
        prandaj tano mos mendo se duke “nxjerrë në shesh”pisllëqet e ramës mund të ngresh në qiell bomir faraxhiun!mos u mundo të kapesh për një fije kashte!mua personalisht nuk më sjell asnjë leverdi topi,spahiu,rama,berisha e turrli politikani!mua më inereson vëndi tim që është dhe tëndi!më intereson ajo forcë politike që çon përpara vëndin tim,jo çfardo fllucke sapuni që fluturon!eksperienca mbi 20 vjeçare duhet të na mësojë që të dallojmë dhe analizojmë çdo lloj qëndrimi të politikanëve tanë!duke i parë me sy kritik!
        boll na kanë gënjyer!të përpiqemi të mos ta hamë sapunin për djath!
        boll më!u bën 20 vjet që vetëm po lexojmë në mes të rreshtave dhe asnjëherë atë që thuhet e shkruhet direkt!
        mbetëm gjatë gjith kohës vetëm duke shpresuar!dhe nuk po harijmë tjetër vetëm se të vidhemi nga të gjithë!
        përshëndetje

  9. juliano says:

    AMIN,kur nuk eshte i zoti ky rama te vi ne pushtet atehere zgjidhja eshte topi+spahiu vs berisha=fitor e popullit

  10. trust_no1 says:

    Parti topesh. ca mund te presesh???

  11. Bazarxhevap says:

    Bamir Topi eshte mbushes Topi, dhe kelysh i Sali Berishes. Baca Sali e dinte mire kete gje kur e beri ate president!

    Per ata qe nuk arrijne qe ta kuptojne, kisha vetem nje keshille. Prisni se do ta mesoni ne te ardhmen, ne praktiken e qelbur te politikes me ta futur “Shqiptare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje