Një ditë pasi prokuroria e përgjithshme deklaroi se nuk ka mbërritur në këtë institucion shkresa përcjellëse e Kuvendit me vendimin për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se me datën 3 shkurt Kuvendi përmes shkresës përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm, Marlind Myftiu, ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, vendimet e Kuvendit 4/2012, 5/2012 dhe 6/2012 për dhënjen e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, përkatësisht për deputetët Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj.
Kjo shkresë bën me dije njoftimi për shtyp i Kuvendit është marrë në dorëzim me firmë po me datën 3 shkurt në orën 13.15 nga përgjegjësja e zyrës së protokollit në prokurorinë e përgjithshme zonja Loreta Paparito. Po ashtu sqarohet më tej se po me këtë datë ky vendim është dërguar edhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botim. Ndërkaq zyrtarë të prokurorisë së përgjithshme janë shprehur një ditë më parë se nuk kanë mbërritur të paktën deri të premten këto shkresa të Kuvendit.
Për këtë asrye ky insititucion nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, pasi siç thuhet ndodhet në pamundësi procedurale për të vepruar. Më 23 janar 2012, prokurorja e Përgjithshme Ina Rama tha se i është drejtuar Parlamentit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Kërkesa e Prokurorisë u mor në shqyrtim nga Kuvendi dhe në seancën e datës 2 shkurt deputetët e mazhorancës dhe të opozitës votuan për heqjen e imunitetit për tre të zgjedhurit socialist
Ti ruajne keshtu se ska n’è cu bene.
Prokuroria u dergua ne gjendje te rende ne spital ndera kuvendi kishte marr vetem demtime te lehta ne pjesen ballore te Jozefina Topallit,shkak ishte si gjithmon ecja jasht rregullave te qarkullimit nga ana e Kuvendit!!por policia shpalli fajtore prokurorine!
Kane frika ta dergojne shkresen per tre socialistet se u vjene rradha 30( tridhjete)demokratve
I lutem stafit te gazetes TEMA te perditesoje kete informacion.
Duket,ne pamje te pare,si riciklim i metodave mediu,basha te mbylljeve te ceshtjeve penale te tyre,me procedure.Ju lutem!
Ka mbetur rruges ja dhe pak dhe do vije,ose nuk do vije, u mor vesh ky muhabet po jepjauni mandatet dhe c’do gje ne rregull.
lori e ka mendjen atje…..
Edvini do ket nxjerr atentatoret dhe i kan bo atenteat postjerit specjal te parlamentit.
Mono shif ktuna, mi co ca milic anej ka shpija teme, se ka zbrit ntiron Kajo Karafili.
Zonja kryetare e parlamentit, her tjeter gjej ndonji startegji tjeter me cu letra, thuj Saliut me ta dhon nji tanks-poste, o ma e sigurt, se Lym Keta ka lon vallaj dhe niper, jan gjall, do jen bo socjalista.
Hajde shtet hajde!
Humbi shkresa rruges. Eshte nisur qe ne daten 3 shkurt.
O Sali interneti? Nga vate a i vrare? Ca behet me kete shtetin tend?
Shpirti i nenes cilin te qaj me pare njerin e kam dhender dhe tjetrin e kam djale. Hajde shtet hajde, dhe duam te hyjme ne BE.
Jozefin po c;ben si i harrove pa nisur apo ke qene me zakone ato dite dhe tu deshen,… je neperke