Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi

15 Shkurt 2012, 11:10Politika TEMA
Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me

Berisha me vellain Aliev

Nacionalistët serbë kanë kohë që thonë se shqiptarët kanë mbërritur këtu nga Kaukazi. Tani është kryeministri Sali Berisha që po i mëshon kësaj teze skandaloze pas vizitës që ka zhvilluar në Azerbajxhan. Për të justifikuar marrëdhëniet e pista të biznesit me Aliev, Berisha ka shkuar kaq larg, raporton e përditshmja Shqip. “Po theksoj një fakt, në planetin tonë ka pasur dy Shqipëri, një “Albania e Kaukazit” dhe një Shqipëri në Ballkan. Cilat ishin lidhjet në të kaluarën është shumë e paqartë, është në duart e historianëve ta qartësojnë atë. Por çfarë do të bëjmë për të ardhmen është shumë më e rëndësishme duke punuar së bashku, dhe ju siguroj se jam shumë i përkushtuar ndaj saj,” tha Berisha.

Në të vërtetë nuk ka pasur kurrë një Shqipëri të Kaukazit. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët, askush nuk e di. Ky shtet pushoi së ekzistuari që në shekullin 11. Gjuha është klasifikuar si kaukaziane dhe nuk ka lidhje me gjuhën shqipe. Askush nuk ka dalë në konkluzione të kundërta. Por si të mos mjaftonte kjo, edhe ambasadori i Azerbajxhanit në Greqi i ka mëshuar tezës së lidhjeve të gjakut mes azerëve dhe shqiptarëve, duke e bërë skandalin edhe më të madh për shkak se ai flet në emër të presidentit Aliev. “Historia e lidhjeve të përbashkëta mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4-t., kur shteti me emrin e Shqipëri u shfaq në territorin e Republikës së Azerbajxhanit. Ajo zë vend të veçantë në historinë tonë pasi ishte një nga rajonet e para në Kaukaz, të cilat pranuan krishterimin si fe shtetërore dhe u bë atdheu i parë i kishave të krishtera në Kaukaz. Deri tani kemi përmendur këto kisha në Azerbajxhan si në gjuhën shqipe. Dhe në qoftë se unë nuk gaboj, në gjuhem shqipe ‘kish’ do të thotë ‘kishë’,” ka deklaruar Rahman Mustafajev.

68 komente në “Berisha na nxjerr vëllezër gjaku me azerët, dalim me origjinë nga Kaukazi”

  1. qytetar says:

    THJESHT ESHTE SERB, DHE KA 20 VJET QE BEN POLITIKE SERBE.

    1. Shtegtari says:

      Or “qytetar”
      Nuk e ben se eshte serb (me kete nuk dua te them se eshte patriot). Tani qe Europa i ka kthyer kurrizin,ka nevoje te mbushe arken e shtetit qe e ka boshatisur vete me qellim qe te sundoje i qete. Ne funksion te ketij qellimi eshte gati te na shpalle kusherinj me te gjitha kombesite e botes.

      1. Vlora says:

        ben lojen e serbit,,,duke i nxjer kosovaret te vajtur,,dhe po se njohen edhe pas kesaj delkarete kosovaret,,,mir tja u bej.

        1. raimondi says:

          Sala eshte nje lopcar qe s’e ka shokun

          –Por edhe ne Iran eshte nje krahine qe ne Lashtesi eeshte quajtur
          Gjermani, –po kjo nuk do te thote qe gjermanet kane lidhje me Iranianet

          Aq me teper qe Shqiperia e ka pasur emrin_ Arberi ,jo Albania, dhe fjala Albania eshte nje shtremberim i te huajve i fjales Arberi

          1. tourkofagos says:

            e shikon arap shqipfoles se une kam te drejte!!!????
            ja shiko ketu sesi erdhen te paret e tu nga Kaukazi….. http://www.youtube.com/watch?v=4UDZuzOKHD8&feature=related

            nuk eshte turp arapi mou te pranosh te VERTETEN,nuk eshte faji jone qe ju lindet…..korrake!!!!
            Gjithashtu du te pershendes me kete kenge kaukazet Zike,plaku,net,hajriu,rrahimondi,tirronco lugati,lola,albana l,ina,,,,,,,etj,etj!

          2. Po ajo dihet, populli shqiptar i quan chechen apo jo. Ky Rajmondi chechen eshte file ?

            1. tourkofagos says:

              cecen origjinal,mjafton te jesh pran tij….e do te kuptosh origjinalitetin e kesaj qe te them….!
              ose prit te shikosh reagimin e tij ne rreplike……per te kuptuar se me cilin moster kemi te bejme,te presim……

        2. Albogentivlora says:

          Po mbase soji dhe sorollopi i tij andej e kane prejardhjen. Mbase e gjithe malokeria eshte prej andej. Sa per pjesen tjeter te Shqiperise as te mos gabohet njeri se jemi ketu prej mijera vjetesh. Saliu me gjithe malokerine e tij qe kane zaptuar Tiranen andej e kane prejardhjen.

          1. Lugat says:

            Une kam degjuar ketu e 15 vjet me pare qe krahina perreth vucidolit nuk lidhje me te vertet me gjakovaret dhe se raca e ketij loqes eshte me te vertete nga kaukazi, por kjo pak rendesi ka, rendesi ka qe te gjithe duhet te ndergjegjesohen qe ky njeri duhet rrjepur i gjalle.

          2. Shefqet Cela says:

            Zoteri! Fare budalla nuk eshte zoterija. Origjinen, fisi i tije, e ka nga ato ane.
            Po te shfletosh revisten Hylli i Drites, viti 1938 (numuri nuk me kujtohet), tek germa B shkruhet se fisi Berisha vjen nga ato ane.
            Ky fis eshte i perhapur ne veri dhe Kosove e me gjere. Jane patriote, por Saliu na doli me nje gen te origjines.
            Une per vehten time, keshtu e shpjegoj antishqiptarizmin e tije dhe prirjen sllavo- serbe-

        3. Dionis says:

          Kaukazi eshte vendi ku e ka origjinen Serbia, mos u genjeni nga greket,maqedonasit dhe serbet. Kontrolloni ne google, “nga e ka origjinen serbia” dhe do t’iu dali Kaukazi qe kufizohet me Armenine Rusine dhe Azerbajxhan

      2. Tirona says:

        Kryeqyteteti i NJY JOrkut quhet Albany, mos e kemi prejardhjen nga Amerika.

  2. salistalin says:

    Ku i prapambetur shpellar duhet qeruar nga faqja e dheut nje ore e me pare.
    Ngriu o Avni ngriu se shqiptaret e sotem jane vetem per qepe e raki.

    1. elinor says:

      Zere se je ti Avniu! Cfare pret akoma?

      1. Jo bre elinor, Salinka behet Avni kur te behet zhozi presidente dhe ja zbraz pisqollen mu ne goje tradhtares ahahahhaa
        Te mbrojti Taqka bre Salinke,,,,,

        1. salistalin says:

          E di bre Taqke e di qe te kam aleat, se fundja ne nato jemi.

        2. Shtegtari says:

          Hallall ti kesh o Taqke. Paskan qene te cilesise se mire birra dhe kernackat e sotme. Gjak e dhjame tu befshin se na kenaqe.

  3. onni says:

    A lum si ne…na i gjeti SALI SERBI se nga jemi….te lumte o gomari shqiperise….erdhe ti o mendje ndritur nga vucidoli e dole me i zgjuari nga te gjithe,o fshatar i pangopur…servil i enverit komunist i pafytyre.vrases i demokracise…ty litari te pret nje dite mos u merzit se do te vije dita…si gedafi do perfundosh…

  4. ali says:

    E vertetoi qe eshte kelysh i serbeve dhe i keq ne shpirt…si mund te besh nje deklarate te tille pa e vrare endjen fare per efektin dhe injorancen e deklarates.

  5. albani says:

    keto jane teza te sponsorizuara nga qarqet serbe, por kujt i plasi,

  6. Che'G says:

    E pabesueshme,tani idioti na doli dhe historian!!

  7. mbase ka folur per origjinen personale.

  8. toni says:

    Kjo eshte fiks teza serbe! te mjeret ne, na shet e na vret si ti doje bitha vetem per interesat e veta.
    Kam nje pyetje, thjesht per diskutim, serbet kane thene qe shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese. Fakti qe kemi 20 vjet qe kemi kete lloj njeriu ne krye, mos ndofta e verteton kete pretendim????
    Shyqyr qe kemi Perendimin, se te ishte per kete lloj njeriu, do na e kishte shitur me keq se ce ka shitur shqiperine.

  9. Diplomati says:

    Akoma nuk e keni kuputar eshte agjent SERB, dhe eshte leve e tyre?! Ka boll fakte qe e vertetojne kete gje katerciprisht.

  10. Edi says:

    Tani s’e kuptoj c’ka per tu pataksur ketu. Nga historia mendohet qe fiset ilire te kene ardhur ketu ku jemi sot pikerisht nga Kaukazi dhe kjo s’eshte teze serbe, por mesohet ne historine shqiptare ne 8-vjecare. Pastaj, qe ketu e deri ne vellazeria me azeret kalon nje det i tere.

    1. elinor says:

      Nuk e di nga e nxjerr ti Edi qe ne kemi ardhur nga Kaukazi por duket se pjesa me e madhe e historianeve jane ne kundershtim me pretendimin tend!

  11. Latif Dreqi says:

    Sali Rame Berisha=SRB

  12. aleksandër meksi says:

    po ju dergoj kete shkrim te botuar ne “MILOSAO” ne 22janar 2006

    Albania e Kaukazit dhe shqiptarët

    Herë pas here në literaturën shkencore, e jo vetëm në të, çfaqet hipoteza se shqiptarët aty ku ndodhen sot kanë ardhur nga Kaukazi. Një hipotezë e tillë shtrohet përpara studiuesve dhe publikut duke u nisur nga përmendja në burimet historike në atë rajon e një territori me emrin Albani. Dukuria nuk është vetëm shkencore sepse ajo përdoret dhe nga politika. Kështu në këto 150 vjetët e fundit, kur historia shumë shpesh është në shërbim të politikave nacionaliste afatshkurtër, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara më përpara se të tjerët nëpërkëmbnin ato të popujve fqinj që nuk kishin krijuar ende shtetin e tyre. Nuk kursehen në këtë betejë, gjithnjë të humbur pa e nisur, për të përdorur “teza”e “argumente historike”, për të ngritur teori dhe rivendikime territoriale në dëm të të tjerëve. Një rast i tillë është ai i Nikokles që në disertacionin e tij rimerr këtë tezë të cilën e hedh poshtë Fallmerayer 1) .
    Një përdorim të tillë ka dhe ajo për ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi,
    diku nga shekujt X-XI me qenë se atëherë përmendemi për herë të parë në burimet bizantine me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Për studiuesit shqiptar me të drejtë ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qenit e saj indoevropiane, që vërtetohet nga shumë disiplina.
    Pavarësisht nga sa shprehëm më sipër, për ta quajtur të mbyllur këtë diskutim na u duk me interes të hetojmë kush janë albanët e Kaukazit 2) , ku jetonte ajo popullsi, pra ku shtrihej shteti i tyre, çfarë thotë historia e dokumentuar për ta, gjuhën e tyre dhe cili ishte fati historik i tyre deri në ditët tona.
    Përmendja e parë e Albanisë dhe e banorëve të saj albanëve është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para erës sonë kur ata u reshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh 3). Ata përmenden në burimet si një popull që jeton pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia e sotme), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit. Për ta ka përmendje të vazhdueshme ndër burimet greke dhe romake por dhe ato armene, bizantine, arabe që nga shekulli i I-rë deri tek shekulli i VIII-të e më vonë. E megjithatë për këtë popull njihen pak gjëra. Ka fare pak dëshmi gjuhësore dhe pak të dhëna arkeologjike (Mingeçam-Azerbajxhan). Në se kanë pasur një literaturë të shkruar ajo sot është e humbur, kanë mbijetuar vetëm alfabeti dhe pak mbishkrime të fragmentuara e që presin sot e kësaj dite zbërthimin.
    Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë kryer mjaftë studime për këto probleme dhe në përgjithësi për historinë e gjuhët e popujve banorëve të lashtë të rajonit të Kaukazit, të nxitura këto studime edhe nga probleme territoriale ndërmjet shteteve të krijuara rishtas pas viteve ’90. Po kështu ndërkohë janë botuar në disa gjuhë burimet historike si dhe janë studiuar ato në mënyrë krahasuese dhe të përbashkët . Po ashtu sot nuk mungojnë monografitë për historinë e vjetër të popujve të Kaukazit dhe po aq për albanët.
    Albanët e Kaukazit, si një popullsi dhe shtet, përmenden gjithnjë në burimet historike krahas armenëve dhe iberëve (gjeorgjianët) me emra të ndryshme sipas gjuhës së burimeve :
    greqisht-alvania;
    latinisht-albania;
    armenisht-aluank;
    gjeorgjianshe-rani;
    siriane-aran;
    medo-persisht-ar(r)an;
    arabisht-arran 4) .
    Është gjithashtu me interes e dhëna e Stefan Bizantinit i cili thotë se ata janë arianoi, me sa duket termi fillestar duhet të ketë qenë aran, prej nga nën influencën e armenishtes kemi alvan-aluan nga dhe rrjedh greqishtja alvanoi. “Çuditërisht” në të gjitha botimet e burimeve dhe studimet për rajonin, dhe në mënyrë të veçantë në ato për albanët dhe Albaninë e Kaukazit, askush, d.m.th. as dhe një studiues, nuk merret dhe as nuk i ka shkuar në mendje që të gjejë lidhje ndërmjet tyre dhe shqiptarëve, për arsyen e vetme sepse ato as që ekzistojnë.
    Për gjuhët e popujve të Kaukazit Straboni thotë se në qytetin tregtar Dioskuride (Suhumi i sotëm) fliteshin 70 gjuhë sepse aq ishin fiset që bënin tregti aty, shifër që tjerë e shpien në 300 e më tej akoma udhëtari arab al-Masudi thotë se janë aq shumë popuj që vetëm zoti mund ti numëroj. Për albanët Straboni 5) na tregon se ata kanë një mbret por që janë 26 grupe etnike me gjuhën e vet secili, dhe se nxjerrin nën armë 60000 këmbësorë dhe 22000 kalorës (me kaq përballën Pompeun).
    Sot aty fliten gjuhët indoevropiane, altaike, semitike e kaukaziane (me shumë nëngrupe, një prej të cilëve gjuhët lezge). Për gjuhën e albanëve kemi sië thamë alfabetin me 52 shkronja, pak mbishkrime, emrat e muajve, fjalë jo armene në historitë e hershme të armenëve (shek. VII-X), nga të cilat rezultojnë elementë të gjuhës me studimin e të cilave gjehen lidhje me atë të Gargark-ve, duke e futur kështu në grupin e gjuhëve lezge dhe i gjehen lidhje me gjuhën e sotme të etnisë Udi që banon sot në dy fshatra: Vartashen dhe Nidzh, jo shumë larg vendbanimit ku janë bërë gërmimet arkeologjike të sipërpërmendura dhe janë gjetur mbishkrimet e gjuhës albane 6).
    Ndër dëshmitë e vjetra për këtë popull kemi “Historinë e Armenëve” të Moise Khoren-it 7) ku përmenden faktet e njohura për Aluan – Alvank, si dhe që në kohën e perandorit Theodos (fundi i shek. IV), Mesrop Mashtoc shkon tek Iberët dhe ju krijoi shkrimin, pastaj tek Alvanët pranë mbretit të tyre Arsralen dhe peshkopit Jeremia ku me ndihmën e përkthyesit priftit vendas Beniamin pasi studioj gjuhën e tyre krijoj për ta shkronjat për këtë gjuhë të Gargarat’si, guturale, të ashpër, barbare, të ngjirur 8). Të njëjtat të dhëna jep dhe historiani i shekullit VII Movses Kalankatuaci, në veprën e tij “Historia e Aluank”, shkruar në shekullin VII dhe vazhduar në shekullin X nga Movses Daskuranci (mundet kryeprifti i Aluank) 9).
    Për sa i përket territorit të fiseve të ndryshme (në antikitet ishin 26) që përbëjnë albanët (aluank) ai shtrihej sipas të dhënave të shumicës të burimeve historike nga shpati jugor i pjesës lindore të vargmalit Kaukaz deri në lumin Kurr që derdhej në detin Kaspik duke pasur në jug (në territoret në krahun e djathtë të lumit) Armeninë dhe në perëndim Iberinë. Gjatë shekujve shteti i tyre ka pasur shtrirje edhe më të madhe, duke u përfshirë në territore të Armenisë dhe të tjera. Sot këto territore gjeografike bëjnë pjesë në Azerbaixhan.
    Së fundi duhet të flasim për fatin historik të Aluanëve (Albanëve të Kaukazit). Ata dalin që në fillim si një etni e rëndësishme në rajon dhe si një bashkëbisedues i rëndësishëm për romakët, të cilët kuptuan aspektin më karakterizues të tyre si njerëz të kufirit ndërmjet sub-Kaukazisë dhe nomadëve të veriut (Hunët dhe Skithët), çka kontribuoi për dhënien e një rëndësie vendit të albanëve, në kontaktet e perëndimit me vendasit. Këto kontakte filluan me grekët dhe vazhduan me Romën, Bizantin dhe persët, që ndërkohë zvogëlonin vendin e Albanëve (Aluanve) në rajon, për t’u pasuar me arabët, me të cilët merr fund pavarësia e tyre që shënon dhe fillimin e një procesi ende të paqartë për studiuesit, atë të çthurjes dhe tjetërsimit kulturalo-etnik që do t’i zhduki ata si komb nga hapësira e Kaukazit dhe nga skena e Historisë. Persët e sidomos arabët krijuan njësi administrative më të mëdha në të cilat albanët me gjithë rolin parësor të tyre nuk qenë në gjendje të afirmohen si komb përtej territorit fillestar të tyre. Në këtë mënyrë shtrirja e nocionit gjeopolitik Aluan-Alban nuk u pasua me mbijetesë në kushtet e pranisë së presionit apo shtytjes ideologjike-kulturore arabe.
    Nga kjo tablo kuptohet se nuk ekziston as lidhja më e vogël ndërmjet shqiptarëve (albanitë-arvanitë) me aluanët (albanët e Kaukazit). Lidhja e tyre ka qënë dhe mbetet e sajuar apo e kërkuar dhe keqdashëse. Aq më tepër kjo, përderisa as dhe një, përsëris këtë, studiues i Aluanëve dhe i popujve të Kaukazit, gjatë më shumë se një shekulli nuk i ka shkuar në mendje për një lidhje të tille sepse realisht ajo absolutisht nuk ka ekzistuar.

    1 J.Ph.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tiranë 2003,95
    2 Dokumentacioni historik për ta mund të konsultohet në :K.V.Trever, Oçerki po istorij i kulture kavkazkoj Albanij, Moskva-Leningrad,1959 dhe A.H.Akopian, Albanija-Aluank v greko-latinskih i drevnoarmeiskih istoçnikah, Erevan 1987.
    3 Strabon,ed. 1873, 409(XI,4.6), Moïse de Khorene, Histoire de l’Armenie, Paris 1993,148. Nga ai mësojmë se vendi i tyre quhej Alvank.
    4 M.Bais, Albania Caucasica, Ethnos, storia, territorio attraverso le fonti greche, latine e armene, Milano 2001, 9. Ky disertacion është një studim me mjaftë vlerë për temën tonë.
    5 Po aty,23.
    6 Z.Aleksidze, Novie pamjatniki pismenosti kavkazskoi Albanij, Hristianski Vestnik, novaja serija1(7), 1994,5,7.
    7 M. Khorene,vep.cit,148.
    8 Po aty,301.
    9 Cituar sipas V.A.Arutjunova-Fidanian, Povestvovanie o dellah Armjanskih VII veka, Moskva 2004, 91 shën.94. Po kështu po aty,175, përmendet letra drejtuar nga eretikët Abas, katolikonit të vendit Albania.

    Aleksandër Meksi

    1. Dean says:

      Shume gjat i re,megjithese duhen edhe referencat.
      Albania e Kaukazit ka lidhje me Shqiperine vetem termin e perbashket,ALBANIA qe buron nga Romaket.Pervec kesaj,popullsit lokale ne vendet respektive e kane njohur dhe emertuar vetveten ndryshshe,ne te gjitha Etapat e Historise.
      Pra pak rendesi ka per mua nese dikush me therret Albanian,pasi une e njoh veten time si Shqiptar.Po keshtu eedhe per banoret e ”Albania Kaukaz”.Ata e njohin veten ndryshe dhe nuk pranojne te konsiderojne Shqiptaret e sotem si ”Vellezer”,pasi me te vertet nuk kena lidhje fare.
      Por ky BARBARI i Vucidolit eshte vecse 1 PSIKOPAT INJORANT,nese i thote gjonat padashje,dhe/ose SPIUN I Serbit nese i bo me qellim.
      Malo hesapi.

    2. ad dominus says:

      Kam degjuar se edhe Skocia quhej Albani, mos duhet te pretendojme se shqiptaret e sotem jane me prejardhje skoceze? Me keta te fundit na lidh edhe elementi “malesor” dhe fustanella.
      Sipas Robert d’Dangely tek “Enigma”, albanet e kakukazit nuk jane gje tjeter vecse ushtar te Aleksandrit te Madh, te cilet mbeten ne kete vend pas ekspeditave ne lindje. Albanet e kaukazit flisnin te njejten gjuhe sikurse edhe albanet e ballkanit, por izolimi i gjate ka bere qe ta humbasin ate.

      1. Dean says:

        Skocia nijhej nga Romaket si ALBANI/Y,per hir te faktit se Skocia ka qene gjithmon toke e ZBARDHUR nga debora.Ndersa Shqiperia njihet si ALBANIA nga fjala Latine ALBA=Agim.Pra per Romaket Shqiperia e Sotme(pasi atehere ishte njohur ndryshe nga banoret)eshte vendi nga ZBARDH Dita.Pra edhe nga pozicioni yn gjeografik ka kuptim pershkrimi i ketyre trojeve si ALBA(nia),pasi popujt e Antikitetit i benin emertimet ne baze te fenomeneve Natyrore.Ata ishin Pagan dhe keto fenomene ishin me domethenese se ”Shenjtet” qe perdorim sot.
        E njejta llogjike egziston edhe per Albania Kaukazia,pasi Romaket i shtrine me shume pushtimet ne Lindje,dhe per rrjedhoje ”vendi nga lindte Dielli” ndryshonte.
        Ndersa Robert d’Dangely eshte teper i dashuruar me Shqiperine dhe Shqiptaret dhe per rrjedhoje une nuk jam dakord me shume konkluzione te tij.Po keshtu edhe per teorine e ”Caucasian Albania”.Teorikisht duhet t’a pranoj d’Dangely(n) automatikisht pasi jam Shqiptar,por praktikisht e Verteta shkon pertej tij,”historianeve greko-serb) dhe Meje.
        Ne KURRE nuk do t’i dime gjonat me 100% Egzaktesi,pasi eshte 1 histori teper komplekse.

  13. eleftheriskepsi says:

    Ne shkrimin me lart thuhet.
    “””Përmendja e parë e Albanisë dhe e banorëve të saj albanëve është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para erës sonë kur ata u reshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh”””

    1. Dean says:

      Debile greke?!,nuk egziston as1 lidje Gjenetike dhe Gjuhesore midis 2 Shqiperise dhe Albania e Kaukazit.
      Eshte thjesht 1 nocion Romak qe lidh keto 2 vende dhe leni ironit ketu.
      Perset mos ishin valle Ata qe Palluan per 1 mijvjecar Greqine??????
      Di gje ti????????

      1. Kalorsi i zi says:

        Dean,

        Nuk e kuptoj perse duhet ti pergjigjesh ne kete menyre !!!!
        Ke nivel intelektual dhe dallohesh ne forum si nje komentues me njohuri, dhe komente te tilla nuk te shkojne.
        pershendetje

        1. Dean says:

          Sepse Ironia dhe Cinizmi i Zonjes ne fjale eshte me i/e HIDHUR dhe BRUTAL(pavarsisht se nuk duket ne pamje te pare) se gjuha ime qe ne fund te fundit eshte e Hapur.
          Vecse per 1 gje pendohem kur flas ne kete menyre,per faktin se ajo eshte Femer dhe ndoshta duhet te jem me i permbajtur.Por kurrsesi per ”Njohurit” dhe ”Ciltersine” e saj perkundrejt meje dhe Grupimit Etnik te cilit une i perkas.Te/i ”mire” apo i ”keq”,keta jemi/ky jam dhe Identitetin tim e ndertoj vet pa i kthyer me syte nga Stambolli,Beogradi,Athina apo Roma.
          Ato kohe kane perenduar njehere e pergjithmon kur i’a fuste p..s kot1 ”Historian” ne Beograd apo Athine dhe gjithe popujt e Ballkanit shkonin ne LUFTE.
          Une personalisht nuk mundem te beje dot ty Historikun e Familjes tate dhe as te ndertoj Identitetin tat,sepse askush me mire se Ti nuk mund t’a beje kete gje dhe askush me shume se Ti nuk ka Informacionin e duhur.Po keshtu edhe rasti i mesiperm.
          Klm.

          1. albin says:

            Sepse Ironia dhe Cinizmi i Zonjes ne fjale eshte me i/e HIDHUR dhe BRUTAL(pavarsisht se nuk duket ne pamje te pare) se gjuha ime qe ne fund te fundit eshte e Hapur.
            Vecse per 1 gje pendohem kur flas ne kete menyre,per faktin se ajo eshte Femer dhe ndoshta duhet te jem me i permbajtur.Por kurrsesi per ”Njohurit” dhe ”Ciltersine” e saj perkundrejt meje dhe Grupimit Etnik te cilit une i perkas.Te/i ”mire” apo i ”keq”,keta jemi/ky jam dhe Identitetin tim e ndertoj vet pa i kthyer me syte nga Stambolli,Beogradi,Athina apo Roma.
            Ato kohe kane perenduar njehere e pergjithmon kur i’a fuste p..s kot1 ”Historian” ne Beograd apo Athine dhe gjithe popujt e Ballkanit shkonin ne LUFTE.
            Une personalisht nuk mundem te beje dot ty Historikun e Familjes tate dhe as te ndertoj Identitetin tat,sepse askush me mire se Ti nuk mund t’a beje kete gje dhe askush me shume se Ti nuk ka Informacionin e duhur.Po keshtu edhe rasti i mesiperm.
            Klm.

      2. franko says:

        Perset nuk arriten te pushtonin Greqine. E kunderta ka ndodhur.

    2. Olti says:

      Gezohu per Ne o Lefteri se na boni Sala me vllezer; Sna dilnin motrat greke! Po nga trungu jot familjar sa jan martu me byrazera SMa ke thene!

  14. ndoshta says:

    ndoshta atje do te kerkoje strehim politik ne te ardhmen

  15. Hehe says:

    kjo eshte nje teze qe eshte shume e besueshme nga nje mendje mesatare e te menduarit,ashtu sikurse erdhen sllavet apo bullgaret nga ato vise dhe nuk lane njerez mbrapa po ashtu edhe shqiptaret erdhen nga kaukazi dhe u vendosen ne trojet e ilireve dhe nuk lane njeri mbrapa,asgje te keqe ska ketu keto kane ndodhur para 1000 apo 2000 vjeteve

    1. elinor says:

      Sa per njohurine tende, lufta e pare e romakeve dhe mbretereshes ilire Teuta eshte regjistruar ne vitin 229 para eres sone. Si del hesapi qe “keto kane ndodhur para 1000 vjeteve”??
      Jo vetem qe ky eshte opinioni i shume historianeve por eshte edhe logjike te mendosh qe iliret kane ardhur perpara serbeve duke u nisur per nga vete shtrirja e tyre gjeografike. Iliret u vendosen ne zonat nga Kroacia e sotme, duke perfshi Serbine, Kosoven, Shqiperine e sotme, dhe me vone, me ardhjen e sllaveve, ata u shtyne per nga perendimi. Po te kishin ardhur sllavet te paret do te ishin ata aty ku eshte Shqiperia sot dhe ne do te ishim ne Serbi, jo anasjelltas. Prandaj, nuk kane surrat serbet me saliun e tyre ne krye te japin mendim se nga e kishin prejardhjen iliret.
      Lexoni pak dreqi e mori se historia nuk behet me muhabete boshe kafeneshe!!

  16. Ramy says:

    vete fisi i berishes e ka origjinen nga kaukazi jo nga albanet e kaukazit,por te ardhur aty pas pushtimit turk

  17. getozoari says:

    KY JO NGA AZERBAJXHANI QE ESHTE, PO MUND TE JETE EHE NGA TARTARI PER CFARE I KA BERE POPULLIT TE VET.

  18. MJESHTERI says:

    Edhe Skocise Albania i thoshin me pare ,mos valle edhe Skocezet jane Shqipetar??? E di ai debili i vicidolit ckuptime ka fjala Albania apo thjesht mbeshtet tezat Greko-Serbe .

  19. franko says:

    Berisha deklaron se me rastin e 100 vjetorit te pavaresise do shkruhet historia e vertete. Nuk e morra seriozisht kete deklarate, por shoh qe e kishte seriozisht.
    Berisha do i coj Shqiptaret tek origjina e vertete. Teza per Albanine e Kaukazit nuk eshte pa baza.

    1. bobi says:

      Dukesh ti o Franko se sa merr vesh nga politika ti dhe cdisa derra te tjere grekofile qe me fjalet e Sal psikopatit per baze diskutoni ne forume shqiptare prejardhjen e shqiptarve respekt

  20. 1444 says:

    c’jane keto MARREZIRA,i thote gomari ne Azerbaxhan dhe kujton qe nuk do merren vesh ketu!Nuk ka historin serioz as te imagjinoje teza te tilla,kurse ky PSIKOPATI na del dhe si kryehistorian,hapu toke…!

    ps: shpresoj qe ta kene degjuar dhe ata maloket kete qe tha,se na e mbajne veten dhe per “patriote te medhenj” .

  21. tomori i beratit says:

    MALLKUAR qofte ajo dite kur linde ti o SHKATERUES I SHQIPETAREVE.

  22. 1 says:

    Në fakt, një “Shqipëri” e Kaukazit nuk ka ekzistuar kurrë. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania dhe që gjendej diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët vendin e tyre, këtë nuk e di askush. Dihet se ky shtet pushoi së ekzistuari në shekullin e 11. Trashëgimia e këtij shteti pretendohet njëkohësisht nga azerët dhe armenët, të cilët dëshirojnë në këtë mënyrë të justifikojnë ekzistencën e vet. Gjuha e këtij vendi e studiuar nga dorëshkrimet, është klasifikuar si gjuhë kaukaziane, gjë që vërteton mungesën e lidhjes me gjuhën shqipe, e cila është indoeuropiane. Disa studiues të Mesjetës zbuluan dy emrat por që nga shekulli i 19, askush nuk beson më në lidhjen mes Shqipërisë dhe Albanisë së Kaukazit (Gazeta Shqip),pervec saliut qe do te shiste dhe nenen e vet per paret e gazesjellesit … c’te besh keshtu eshte kur te qeverisin MALOKET !

  23. loni says:

    po serbet cfare shekulli kan zbritur ne ballkan??,,dhe nga cven kan ardhur??,,se me sa di une ata kan qene popull grabiqar dhe kan ardhur dikur nga shekulli IX,,te flasin greket me duket pak me e llogjikshme se njihen si nje nga popujt me te vjeter te botes,,por te flasin serbet eshte per te vjedhur se ata nuk dine nga kan ardhur dhe nuk kane nje atdhe te sakte…

  24. Egzakt says:

    Per te gjithe psikopatet e Kosoves qe jo vetem e kane idhull kete kelysh te serbit por edhe vijne e behen pjese e manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi me urdher te tij.Kjo eshte ajo qe meritoni. Berisha sapo pranoi qe ate qe serbet propagandojne ne shekuj.Dikush duhet tua dergoje gazetave kosovare kete artikull se mbase kane ndershmerine ta botojne e jo te censurojne sic bejne gjithmone kur dikush u tregon se kush eshte Sali Berisha.

  25. Luani says:

    Keto as teza nuk jane,pasi asnje historian serioz,dhe e kam fjalen per historianet serbe apo greke dhe jo pastaj europiane nuk i pranojne keto brockulla,natyrisht pervec te semureve nacionaliste qe do na nxirrnin dhe nga Hena per interesat e tyre …!
    Ajo qe me beri te shkruaj eshte pse habiteni me Berishen,ai eshte diktator,dhe ashtu si Enveri qe per ideologji na beri vellezer me kinezet,ky na ben vellezer me azeret per bizneset,e njejta filozofi eshte,pune KAMUNISTASH hahaha,nejse mos u jepni shume vemendje pasi ashtu do tu jepnit dhe rendesi…

    ….isha pellazg,u bera ilir,arber pastaj shqiptar … RROFTE SHQIPERIA e Patrioteve, dhe jo e nacionalizmave ekstremiste islamike !

  26. trust_no1 says:

    E morret vesh se nga jeni mor palla? ( e kam fjalen per shqipfolesit sic thote turkofagos) Ju pjesa jashte kufirit administrativ (Kosove, Maqedoni) dhe ju vllazen gege sbesoj se keni kundershtim qe jeni azere perderisa Baca thote keshtu. Po edhe kjo ka te miren e vete, se vllaznit azere do ju gazifikojne dhe do i thoni dimrit ik pirdhu pastaj.

    1. tourkofagos says:

      sakt,jo me kot edhe i Madhi Gj.Kastrioti me rikthimin e tij ne Arberi,i vuri perpara keta korrake bashke me gjithe turqit duke u prere kokat.
      sot keta hiqen supershqiptare…..fatale.

  27. Marin Dodaj says:

    Ka ngelur troke gomari, po ben pazar me historine tani, se i doli shpu me detin.

  28. trust_no1 says:

    Dean, kam vetem nje keshille per ty. Perse lodhesh duke u marre me njerezs qe jane nen nivelin e kundershtimit?

  29. Sali Baxhella says:

    ska asgje te re ne kete mes..dihet ketu e 20 vjet qe kjo fytyre e felliqur eshte nje marionete serbe…tani qe shef fundin mundohet te bjeri sa me shume deme ..keto komente prej injoranti e bejne dhe me qesharak kete sharlatan

  30. dritani says:

    Keshtu muhabetesh bej me ca shoke pas dopjos se katert.
    Sala i ben esell..

  31. Bylis says:

    hahaha aty ka kaluar Aleksandri prandaj quhej Albani,aty ndejten shum ushtar,edhe ne kashmir sot ka fise qe flasin shqip dhe dallohen nga rraca indiane,,jo serbet qe erdhen si skllever por dhe greket qe jan nga egjipti nuk flasin dot se Shqipetaret jan i vetmi popull me i vjeter i europes,,emri Alban vjen nga qyteti Albanopolis dhe nuk vjen nga romaket,,meqense Albania ishte ne lindje romaket lindjen e quajten Alba,,dhe ska dyshim qe skocezet jan rrac shqiptare,shikoji fustanellat dhe gajden,,ata ishin ilir prandaj dhe romaket i quajten Alba,,mbreti i par i pellazgeve ishte AR-ARPANO ARPANUS ARIAN KALENDAR KA LE ARI,,,,, Niko Stillo

  32. Lenci says:

    Kjo eshte per te qeshur e per te qare, per te qeshur me idiotizmat qe ky i semure mendor hedh sa majtas djathtas e per te qare qe jemi ne populli pule Shqiptar qe po i ha mbi kuriz.
    Kjo qenie ka vjedhur mbi toke, nen toke e tani do te na vjedhi edhe identitetin. Edhe sa kohe duhet pritur??

  33. enofieraku. says:

    Ky eshte nje provokim i hapur i historise dhe prejardhjes se shqiptareve , qe jane zoter ne trojet e veta , ne kete toke kemi lere , kjo eshte toka e te pareve tane,pellzageve, ileret , arbrit , o salicevic plera, mos ke ngatruar prejardhjen e sllobodankes qe ke ne shtrat , me te arbrit, ooo derdimen i shemtuar!!!

  34. orli says:

    Kuptimi i fjales Albani eshte:vend me male,ne jemi quajtur,iliri,arberi e shqiperi,pra albani eshte emer i vene thjeshte nga qe kemi male(alpe)..

  35. tourkofagos says:

    mbas ketij deklarimi/bombe te Sale kaukazianit,per shume kaukaziane shqipfoles ketu ne site u ka rene tavani mbi koke u jane erresuar syte,madje shume prej tyre jane vene perpara pasqyres,duke bere krahasimin mes vetes e nje kaukazi….!!!!Po te shikosh ne komentet e tyre,mbi 99,99% thone se fajin e ka Saliu,madje duke e quajtur serb dhe asnjeri nuk pranon te VERTETEN…..pune korrakesh!

  36. tomori i beratit says:

    Une jam dakort me trajtimin qe prof.ALEKSANDER MEKSI i beri kesaj historie me te gjitha detajet mbeshtetur ne te dhena shkencore dhe per kete KOMPLIMENTE Z MEKSI.POR:Dy llafe per kete qe hodhi bomben nuk kishe per te shtuar se ju e njihni shume me mire se ne,apo me fal qe po ta them QE KE AKOMA FRIK nga sala.Epo atehere nuk je burre ri ashtu me ndonje hije dhe prit ndonje KOCK nga dash shehi.Behu nje here bure o z MEKSI pa frike se ngele gjithmone keshtu lojtar rezerv.

  37. Idedalus says:

    Hedh nje debil nje gure ne Lum…….!!!!!!! Mos u merrni me budallalliqet e Salitrapit….!!!!!!

  38. Oltjan says:

    Me gjithe keto greko turq qe kane zaptuar kete vend, emeruesi i perbashket azer/mongol nuk eshte aq i pavend.

  39. albin says:

    po nejse ska lidhje edhe nese sjan tverteta susht e thane me kan krejt tsakta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje