Klinton uron popullin e Kosovës për pavarësinë

16 Shkurt 2012, 12:14Rajoni TEMA

Në emër të presidentit të SHBA-së, Barak Obama, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka uruar popullin e Kosovës për 4 vjetorin e pavarësisë.

“Kosova mund të jetë shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike. Përgëzoj udhëheqësit e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve kosovarë, përmes institucioneve demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike, si dhe promovimit të sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t`i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.

Kryediplomatja amerikane ka thënë gjithashtu se SHBA-ja do të punojë me popullin kosovar për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe me më shumë prosperitet.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tani ajo është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetin e Kosovës.

16 komente në “Klinton uron popullin e Kosovës për pavarësinë”

  1. Tironci Lugano says:

    Pershendetje Zonje.

  2. Joni says:

    Faleminderit e nderuar Diplomate, ju falenderojme per ndihmen qe i dhate dhe po i jepni Kosoves, pa mbeshtetjen tuaj Dita e Pavaresise do te kishte qene larg per popullin shqiptar te Kosoves.

  3. salistalin says:

    GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA !

  4. Tefta says:

    Pershendetje dhe ju falenderojme perzemersisht,znj.Klinton,per urimin me aq shume permbajtje e domethenie qe beni per Pavarsine e Kosoves!Kombi shqiptar ka qene e do t’ju jete per jete mirenjohes SHBA dhe ish-presdentit Klinton,qe ndikuan e realizuan ato aspirata shqiptare shekullore te Kosoves kreshnike per te jetuar te lire ne trojet e te pareve te tyre dardanas.Pershendetja juaj eshte ne vazhdim te mbeshtetjeve qe vazhdon te japin SHBA per forcimin e konsolidimin e Pavarsise se Kosoves,si dhe per te sfiduarte gjitha manovrat e perpjekjet e shovinisteve serb e te pansllavizmit rus per ta penguar zhvillmin e pavarur te Republikes se Kosoves.Pershendetja juaj shteterore shpreh edhe ndjenjat e deshirat tuaja per ta mbeshtetur fuqizimin e Republikes se Kosoves.Pikerisht kjo ju ka bere ju dhe ish-presidentin Klinton te jeni miq shume te shtrenjte te kombit shqiptar dhe t’ju jemi per jete te jeteve mirenjohes.Tefta Cani

  5. Xhema nga Tirana says:

    Të lumtë goja Zj. Klinton.
    Familja Klinton do jetë e paharruar në shekuj për gjithë hapësirën Shqipfolëse.
    XHEMA !

  6. Bazarxhevap says:

    Kur Monika Lewinski ja mori ne goje burrit tuaj, zonja Clinton, perse nuk u bete burneshe dhe ta kishit hedh ne plehra ate mashkull me vese, qe tradhetoi familjen e tij?

    Ofensiva Serbe ne Kosove u ndalua vetem dhe vetem nga TONY BLAIR i Anglise, sepse po te ishte per bananen BILL CLINTON (pavaresisht se ishte presidenti i vendit me te fuqishem ne bote ne ate kohe), sot Kosova do te ishte Serbi, ashtu si ka qene tash 1000-vite.

    1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

      Bazarxhevap, Monika Luinsky nuk ka lidhje me urimin qe ben Zonja Klinton per Kosoven. Injoranca e juaj nuk ka te ndalur, turp per prinderit e juaj qe te kane dhenur nje edukate qe i perket injorances!

      1. Bazarxhevap says:

        Te kam mik, dhe mos u bej armik se do te pendohesh!

    2. suzana says:

      Sa fytyra ke ti Bazarxhevap?, te njoh si islamik ne komentet e tuaja, pastaj dole kunder islamikeve, pastaj na shkruaje edhe komente patriotike, tash na del proserb, mjere ajo grua qe ka fatin e zi te kete nje burrec te tille, burre pa principe, kot fare…

    3. plaku says:

      xhevap koqja,
      Ai ishe ti aty kur Levinski ja mori ne goje Klintonit ?

  7. armand says:

    Desha thjesht te kujtoj se ne politiken e jashtme Anglia dhe SHBA veprojne si nje shtet i vetem.Anglia mbas luftes se dyte ka qene dhe eshte zeri i SHBA-se ne Europe.Persa i perket zonjes Klinton edhe ajo ka folur si sekretare e shtetit dhe jo si perfaqesuese e familjes Klinton.Komenti mbi Bill-in eshte pa vend.

  8. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Kosovaret duhet ti qendrojne mirnjohes ndaj Amerikes duke i qendruar larg organizatave terroriste. Rrofte Kosova me qytetaret e saj, wish you the best in the future!!!

  9. Sem Luma says:

    Mund te gjykosh e kritikosh SHBA-te si te duash dhe kur te duash. Nuk ka rendesi. Mirepo nje gje eshte e sigurte: SHBA-te luajten rol vendimtar ne clirimin dhe pavaresine e Kosoves. Duket si patetike dhe blasfemike, por une keshtu mendoj e do te mendoj deri kur te vdes: Me 1999 u pa nga te gjithe se: FEJA, ZOTI e ALLAHU iken, vdiqen dhe e lane Kosoven ne dore t´serbit. Por fati yne ishte, qe Perendia tokesore me emrin SHBA na doli ne ndihme dhe na ktheu ne Kosoven tone, aq shume te vuajtur e te pergjakur. LAVDI, RESPEKT dhe DASHURI deri ne amshim per kete VEND e kete POPULL te madh qe nuk lejoi qe te behemi qyqe te shperndara neper bote…. Deri ne vdekje do te ruaj kete respekt dhe falenderim per Bill Clintonin, zonjen Ollbajt dhe shtetin e tyre te shejte SHBA-te!!!

  10. Descartes says:

    Fliminderit zonja Klinton per urimet,Zoti ju bekoft.Kjo eshtyer ne moshe dhe ende e bukur.

  11. hajriu says:

    Me deshiren e ZOTIT ne qiell dhe Amerikes ne toke SHQIPERIA REALE eshte shume afer . Faleminderit ZOTIT dhe Amerikes per Kosoven tone . Edhe 4.000.000.000.000.000.000.000.000…… ditelindje te tjera KOSOVE .
    Tani rradhen e ka Çameria dhe territoret e tjera…veçse SHQIPERIA REALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje