Të figurojë Kosova shtet, Serbia mos ta njohë

15 Shkurt 2012, 11:41Rajoni TEMA

Lehtësuesi i dialogut, Robert Cooper, e ka kaluar gjithë ditën e martë në takime me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Pala kosovare i ka dhënë ca ide shtesë për përmbajtjen e fusnotës, që do të mbajë Kosova në nismat dhe takimet rajonale.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Qeveria e Kosovës kërkon që në fusnotë të shpjegohet më shumë fakti që Kosova është shtet i pavarur që nuk njihet nga Serbia.

“Çdo propozim që shpjegon se Kosova është shtet, por edhe që nuk njihet nga Serbia, për ne është i pranueshëm”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë qeveritar.

Sipas të njëjtit burim, konsultimet e gjata me lehtësuesin Cooper dhe ekipin e tij kanë qenë të frytshme dhe se është lëvizur përpara drejt gjetjes së formulës me të cilën do të prezantohet Kosova, pa u penguar nga Serbia./KD

1 komente në “Të figurojë Kosova shtet, Serbia mos ta njohë”

  1. durresstar says:

    Qeveria e kosoves duhet qe te boj te pa munderten qe si ne rajon,
    si ne mbare boten kosova te njifet si shtet!! sa itakon serbeve
    do ta njofin i sdo ta njofin eshte dica qe nuk duhet ti interesoj shume
    qeverise se kosoves,me shume pune qe keshtu te nderohen dhe ata heroj
    qe dhane jeten per clirimin e kosoves,,,kosova shtet,, kosova republik,
    dhe ne nji te ardhme te shpejte nji bashkim i trojeve natyrale te kombit
    SHQIPETARE. Kjo duhet te jete puna kryesore e te gjithve atyre qe perfaqesojne kombin, ne te gjitha trevat natyrale shqipetare!!

    Respekt per herojte e kombit shqipetare!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje