Presion Kosovës për kompromisin që ndihmon Serbinë

14 Shkurt 2012, 11:03Rajoni TEMA

Në kohën kur serbët në veri të Kosovës do të zhvillojnë referendumin e tyre ilegal për të shprehur qëndrimin se nuk e pranojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, në kryeqendrën kosovare pritet të qëndrojë Robert Cooper, i cili në emër të Bashkimit Evropian “lehtëson” dialogun mes, siç quhet në BE, “Beogradit dhe Prishtinës”.

Kjo vizitë e Cooperit është vazhdimësi e përpjekjeve të tij për të arritur kompromis për temën e quajtur “bashkëpunim rajonal” e që në fakt është tashmë tema e ashtuquajtur “çështja e emrit”, sepse kërkohet që palët të pajtohen se me çfarë denominimi Kosova do të merrte pjesë në nismat rajonale dhe si do të shkruhej emri i saj në dokumentet përkatëse në këto nisma.

Një marrëveshje e tillë, thonë në BE, “është kusht i qartë për Beogradin që të marrë statusin e kandidatit, por është edhe në interes të Prishtinës”. Sipas të njëjtave burime, ajo që do të dilte eventualisht si kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës do të mund të përdorej si zgjidhje edhe nga Bashkimi Evropian i cili, për shkak të pesë shteteve që nuk e njohin Kosovën, nuk mund të arrijë dhe të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën si shtet dhe me emërtimin kushtetues të saj si “Republika e Kosovës”.

Edhe pse disa ambasadorë të vendeve perëndimore në Kosovë kanë thënë se “edhe vendet e tyre marrin pjesë në takime pa u përmendur emri i plotë kushtetues i shtetit”, në traktatet dhe marrëveshjet të cilat i nënshkruan BE-ja, ato nënshkruhen me emrin e tyre të plotë kushtetues.

Diplomatët në BE besojnë se nëse Cooper arrin kompromisin mes “Beogradit dhe Prishtinës” për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, Gjermania do të lëshojë pe dhe Serbisë BE-ja më 28 shkurt do t’ia jep statusin e kandidatit. Pritet presion ndaj palës kosovare kësaj radhe që të pranojë edhe fusnotën, edhe Rezolutën 1244, ndërsa si “lehtësim”për Kosovën të përmendet edhe mendimi i GJND-së.

Kjo formulë thuhet të jetë tashmë e pranueshme për Beogradin, sepse është përfillur insistimi i tyre që të përmendet me çdo kusht Rezoluta 1244.

Nëse Serbisë i jepet statusi i kandidatit në fund të shkurtit apo fillim të marsit, atëherë pritet që Serbia të shpallë zgjedhjet, të cilat do t’i zhvillonte edhe në territorin e Kosovës/KD

4 komente në “Presion Kosovës për kompromisin që ndihmon Serbinë”

  1. B says:

    NEVER! Nuk i duhet dhene dora Serbise per ne BE sepse ne te kundert fyejme deshmoret e rene per LIRI dhe PAVARESI! Shprehja te paragrafi i fundit “pritet që Serbia të shpallë zgjedhjet, të cilat do t’i zhvillonte edhe në territorin e Kosovës” me nevrikos jashtezakonisht shpirtin tim, por besoj jo vetem

  2. Sokol Nikaj says:

    Kosovaret duke pranuar rezoluten 1244 do te pranojne edhe anullimin e pavarsise. Kushdo qe e ben kete eshte duke kryer nje krim ndaj Kosoves si shtet i pavarur. Natyrisht, bota po e shfrytezon injorancen, ambiciet krimet dhe korrupsionin e “elites” thaciane, per te anulluar pavarsine e Kosoves. Serbia deklaron se kurr nuk do ta njoh pavarsine, organizon referendum te serbve per te ligjeruar realitetin ne terren dhe politikanet partiak te Kosoves e pranojne! E vetmja rruge eshte doreheqja e qeverise dhe krijimi i nje qeverie te unitetit kombetar jashte interesave partiake, me objektiv ndarjen e vertete nga Serbia, njemendesimin e pavarsise se Kosoves si shtet me vete dhe sovran dhe organizimi i referendumit per bashkimin me Shqiperine. Cdo leshim tjeter nga PD e Thacit, nen heshtjen totale te opozites eshte tradheti kombetare, me pasoja te pariparueshme. Kosova e pat mundur Serbine ne lufte dhe e humbi luften ne paqe. Humbi betejen me te rendesishme ate diplomatike. Kjo edhe per shkak te tredhjes se qeverise se Saliut te I-re.

  3. Visar says:

    Nuk duhet lejuar asgje, nuk duhet bere asnje kompromis qe nuk perputhet me emrin Kosove e Pavarur. Te pritet, do kaloje kohe dhe Kosova do fitoje pavaresine plote, Nuk i duhet bere asnje leshim Serbise jashte titullit “Republika e Kosoves”, as nuk duhet te mendohet.

  4. raimondi says:

    Kosovaret duhet ti kerkojne Serbise qe perpara se te aplikoje per ne BE –
    -ti paguaje Kosoves demsherblimet e luftes per shkaterimet dhe krimet qe Serbia berine Kosove

    Si dhe Serbia duhet tr kerkoje Falje Kosves zyrtarisht per krimet qe kreu ne Kosove

    –Vetem pas ketyre veprimeve te Serbise atehere mun te lkejohet Serbia te kete statusin e Kandidatit

    –Si mund te behet Sebria pjese e Europes kur ata kane kryer genocid dhe nuk kane paguar demshperblimet

    —Serbia duhet konsideruar sic ishte Gjermania pas luftes se dyte boterore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje