Politologu Arben Xhaferi thotë se serbët është mirë të marrin mësim nga dështimet në Rambuje, ndërsa duhet ta pranojnë se të drejtat që u sigurohen nga pakoja e Ahtisaarit, asnjëherë nuk i kanë pasur, madje as në regjimin e Slobodan Millosheviçit.
Xhaferi, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” vlerëson se Serbia është duke e dëmtuar sovranitetin e Kosovës në veri, ashtu siç e dëmton Rusia sovranitetin e Moldavisë në krahinën Trans-Dniester.
“Ky problem nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, por vetëm me ato politike”, thotë ai.
Ai mendon se nga pranimi i dialogut me palën serbe, Kosova ka forcuar mirëkuptimin me faktorin ndërkombëtar, e rezultat i këtyre raporteve është shpallja e pavarësisë.
Xhaferi thotë se teknika e veprimit politik serb është dyfytyrëshe.
“Serbia synon që të krijojë përshtypjen se ajo është e hapur për dialog. Merrte pjesë në konferenca ndërkombëtare. Kur konstatonte se nuk mund të imponojë qëndrimin e saj lidhur me Kosovën, e bojkotonte rregullisht pjesën përfundimtare të negociatave”, shton Xhaferi, duke theksuar se shembulli i Maqedonisë dëshmon se shoqëritë shumetnike nuk mund të prodhojnë shtete të mirëfillta.
Po te ulni koken e te punoni te gjith per te garantuar te drejtat e shoqerise shumetnike do te kete shtet te mirfillte. Deklaratat e Arben Xhaferit, nuk i sherbejne shoqerise shumetnike sepse jane deklarata negative per te shkatrruar Maqedonine.
Mavrinjte greke nuk ishin budallenj qe i kane te ndaluar me kushtetute etnite dhe minoritetet.
Mos e nigjoni,o çuna,kshu bo ky kur o ne opozite.Nji te ardh ne karrige,masanej tak-fak nrro mendim.I ka dal boja ketij dhe bandes se vet.
@ Alban.
Alban ,mos fol ma teper ,se veq e prish,se e ki qellu ne mes.
Me perjashtim te Zvicres ku shteti multietnik (gjermanet me 70%, francezet, italianet dhe retoromanet) ka funksionuar dhe funksionon edhe sot e kesaj dite, asnje shtet tjeter multietnik (ne kushte demokracie) nuk ka treguar stabilitet, mireqenie dhe perparim. As Spanja, as Belgjika e diteve tona, as Cekosllovakia pas heqjes se regjimit komunist, as Jugosllavia, as BRSS dhe Rusia e kohes pas-sovjetike nuk munden te beheshin shtete dhe shoqerie te hapura, te barabarta dhe me mireqenie ekonomiko-sociale. Te gjitha shtetet e BE-se, per shembull, jane te perbera nga nje ETNI dhe GJUHE shtet-formuese dhe percaktuese. I tille eshte realiteti jashte deshirave dhe enderrave idealiste dhe popuj-vellazeruese…
Po ShBA e Kanadaja si ja bejne me shume-kulturat e tyre? I respektojne te gjitha!
Cfare domethene te “ulni koken”?Te humbisni identitetin kombetar dhe te ktheheni ne sllave?Se maqedonasit kete po kerkojne!Shtetet multietnike nuk mund te bashkejetojne dhe kete e ka thene historia me fakte perpara A Xhaferit.Prandaj ne shqiptaret duhet te bashkohemi ne nje shtet te vetem.Si duhet?Kjo eshte per tu diskutuar hapur dhe te gjitha menyrat e bashkimit duhet te shtrohen ne tavoline per aprovim popullor.
Fatos, do te thot qe te ulesh koken duke respektuar njeri-tjeterin dhe te harrohet ndryshimi i kufijve. Kurse lideret e shqiptareve ne Maqedoni, te mos i japin Kosoves leksione te gabuar e negative kunder pakices serbe qe jeton ne Kosove.
Vetem shqiptaret ankohen per mungesen e nje shteti te mirfillte, edhe shqiptaret duhet te pranojne shoqerine shumetnike sepse Maqedonia nuk eshte vetem e shqiptareve dhe mos te harrojne se, shqiptaret jene pakice ne Maqedoni. Nuk mund te kete shtet te mirfillte kur i vendosni flaken kishave dhe tregoni urretje ndaj kristianeve!
O shoku i pashprese.kisha eshte djegur pasi ortodokset fyen rende fene Islame ne nje karneval te organizuar ne Vevcani,vend afer Struges.Mos fol palidhje dhe me epsh.
Atehere po e pranon djegien e kishave si hakmarrje dhe kerkoni shtet te mirfillte!
Askush nuk justifikon djegien e kishes,por te thashe arsyen pse eshte djegur.Me pak fjale,e kishe kapur muhabetin nga bishti.
Sa per kete Xhaferin,lexo se kam shkruajtur mendimin me siper.
Nuk e di, por para shume vjetesh kam pare ne emisionin Shqip te TopChanelit Arben Xhaferin. Di qe, me beri nje pershtypje shume te mire qetesia dhe thellesia e mindimit te tij. Ne fakt nuk e mbaj mend se kush ishte tema. Di qe, ne kete emisjon ishte dhe Fatos Nano. Pra qysh atehere kam nje respekt te vecante per kete njeri. Ne fakt duhet te pohoj se nuk kam lexuar asgje nga ato qe ka shkruar, keshtu qe eshte e kjarte qe nuk kam te drejte morale te jap ndonje mendim par vepren e tij. Une kisha vetem nje pyetje. Ai thote se shoqeria shumetnike nuk prodhon shtet te mirefillte, pyetja ime eshte : Kush eshte alternativa?
Pra ai tregon me gisht problemin ( shkakun ) pa treguar zgjidhjen.
Te gjithe e dime se kapitalizmit i ka kaluar koma, por problemi eshte se kush eshte alternativa ?
Do tju lutesha anetareve te forumit qe, ne se dikush e njef vepren e Arben Xhaferit te na spjegoi se kush eshte alternativa qe propozon ai ne lidhje me shtetin shumeetnik. Desha te kujtoj se, di shume mire se demokracia ne Zvicer egziston qysh ne shekullin e trembedhjete.
Zoti oldman (plako) ! Alternativèn e asajè qè thotè Zoti A.Xhaferi èshtè e thjeshtè pèr tu kuptuar, èshtè e njèjtè me ato ‘martesat’ e kohève moderne qè bèhen me pa dèshirèn e vajzès … Ku i shoqi e trajton si skllaven e shtèpisè, pa asnjè tè drejtè, saqè i mohon dhe origjinèn e sajè fisnike…etj
E atèherè kjo nuse e bukur e zonja e zgjuar nuk paska tè drejtè tè shijojè jetèn e sajè ? Ashtu si motrat e saja? Ku èshtè e thènè qè ajo tè uli kokèn siç shkruan njè i zhgènjyer kètu mè lartè, i cili siç duket, duhet tè jetè nga njerèzit e dhèndrit anadollak. Sot nè kèto kohèra ku as vetè jetèn tonè nuk mund ta jetojmè ashtu siç duam ne e jo mè tè thuash pèr jetèn e tè tjerève!
Zvicera e ka gjetur mesin e artè ndèr shekujsh pasi kufizohet me shtete qè e kanè pranuar me konsensus ekzistencèn e sajè saqè as luftrat e mèdha botèrore nuk e pèrfshinè aspak. Pa u zgjatur pèr Zvicerèn , pasi çdo njèri po tè dèshirojè gjen material pèr tè mèsuar rreth sajè, le ti kthehemi atijè shteti qè ende nuk ka njè emèr. Maqedonia me emèr tè huazuar nga Greqia dhe me teritore tè pèrvetèsuar nga shqipètarèt dhe me ide tè Serbisè, kèrkon tè mbijetojè duke sunduar shqipètarèt si banorè autoktonè nè trojet e tyre ?!?
Ndoshta Xhaferi nuk e thotè, por kuptohet, ose mè mirè tè thuhet se u krijua pèrkohèsisht si njè ‘gardh’ me thupra deri sa i ZOTI tè bèhet i ndèrgjegjshèm pèr kthimin e tijè, si dikur Uliksi nè Itakè.
A e din sekretin e Zvicres! Tek ato ekziston ky mentalitet:
“PER ME DASHTE ME NDERTUE , DUHET ME DIJTE ME NDA”
Pèr me dijtè me nda !- Duhet me dashtè me e matè ! Thuhet nè Dibèr.
Po,por per me mate duhet me pase mend, more lum miku e kendej kah Shqipnia ato mend i kena me pakice dhe ” n’hatlla te truve te kaptina- ka nji drrase mangut te gjith e kina ” ka pase shkrue i madhi Gjergj Fishta.Pra per me dashte dhe me dijte me nda na e kena te veshtire se “kem zi urtije”Pershendetje dibran, se ju jeni vllau i yne,por turku i zi na ndau, e me ndihme te Zotit prape jena bashke.
Nuk e kuptoj,pse kush duhet te ankohet per anesine e shtetit?Maqedonasit?Normal qe shqiptaret mund dhe duhet te ankohen per pabarazi.Shqiptaret jane shtetformues dhe berbejne 1/3 e shtetit.Ne fund te fundit,maqedoansit megjithese e dine qe nuk egzistojne si shtet pa shqiptaret prape neperkembin te drejtat e tyre.Perderisa ata kane ate vizion per bashkjetesen dhe perderisa vija ndarese e te drejtave kombetare eshte shume e holle dhe subjektive,atehere arrihet ne kompromisin e ndarjes.Besoj qe Xhaferi e ka parasysh dhe per Kosoven.Pra mbron teorine e shtetit-komb.Une mendoj qe duke pare stereotipin ballkanik mendoj qe eshte teoria qe mund te zbatohet me mire dhe sakte ne ballkan.Shqiptaret kane me pak arsye per”te ulur koken” se ne fund te fundit kane:identitet kane 2 shtete te te njejtit identitet ku mund te mbeshteten,ndersa maqedonasit nuk e mbajne veten as per serbe as per bullgare dhe shkrirja e maqedonise kete ka problem kryesor dhe pyetje pa pergjigje:kujt do ti bashkangjitet Maqedonia po iken shqiptaret?Pra dhe jane ne hall dhe bejne sikur coc kane ne dore.
Kjo teori nuk eshte as shpikje e tashme as cudi as budallallek.Ne rastin e Zvicres ka kulture,tradite dhe jetezgjatje tjeter.Por, per cdo shembull ka dhe kundrashembuj.
Me aq sa di une ,eshte nje teori qe hidhet tek ne ne media nga Xhaferi per te pare reagimin,per tu thithur mendime dhe per tu vleresuar te gjitha bashke.
Per te bashkuar trojet shqiptare duet te pyetet Greqia, Maqednia, Mali i Zi, Kosova dhe nderkombetaret qe vendosin per ndryshimin e kufijve. Pra mos shpresoni per nje bashkim qe do te jete i veshtire per tu bere. Une mendoj qe te mesohemi per te respektuar shtetet e pavarura sic eshte Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Kurse Shqiperia nuk e ka ate kapacitet qe te mbaje shqiptaret te bashkuar sepse ekonomikisht dhe politikisht eshte e dobet.
Ndersa une mendoj qe sapo Kosova te njihet nga OKB(nr i njohjeve eshte 83 dhe jemi afer kesaj pike) duhet te behet referendum dhe ne Kosove dhe ne Shqiperi per bashkim.Deri ketu cdo gje eshte legjitime sepse shprehet vullneti i popujve permes votes.Per bashkime te tjera eshte e veshtire qe te vendosim vetem ne ,por rrethanat,efekti domino dhe sjellja apo qendrimet e shteteve perreth apo bashkesise nderkombetaredo te luajne rol primar.
OKB do ta pranoje Kosoven si shtet te pavarur por me nje kusht qe, do te thot jo ndryshimeve te kufijve, pra jo bashkim. Me dukesh qe nuk merr ere dhe sja ke idene politikes.
Ke degjuar deri me sot ndonje njohje nga OKB me kete kusht?Kushtet vihen per tranzicionin deri ne njohje.Po u njoh,njihet si shtet i pavarur dhe pike.Nuk mund te te njoh si shtet te pavarur ,por me kete kusht…. (qe eshte i ndryshem nga kushtet qe plotesojne shtetet e tjera.)Atehere nuk je me shtet i pavarur por i varur.
Kaq di une ,se vetem nje master kam bere ne USA ,dhe kete per shkenca sociologjike.I pranoj dhe sugjerimet e idete ,por mbi te gjitha faktet, e njerezve qe dine me shume ,gjithsesi.
O Arben Xhaferri, sot me te vertete edhe Ju me habitet!! Po si more burri i dheut 25000 serbe qi ka Kosova e damtokan aq shume sa nuk e lane me u ba shtet? O i nderuemi Profesor ,me tregoni Ju lutemi se cilen lagje,cilin fshat apo cilen komune ku nuk ka asnji te huej ,as serb,as ashkali,as turq , e ndertuen kosovaret per ta marre si shembull per aftesine shtet ndertuese te tyne?Kjo asht edhe semundje shqiptare qe rrajet e veta i ka tek pushtimi turk DHE asht e keqja ma e madhe qe ka zane per gryke kombin tone qe, pa dale prej kesaj se keqe zor se mund te kthehemi kah e mbara!
At’ here Ju i nderuemi Profesor mund te thoni se na pengoi ky apo ai tjetri.?
Ksenofobia si shprehje e injorantit demel dhe oriental asht karakteristike,por se ajo zen vend edhe tek intelektualet kete nuk me pelqen ta besoj.
jo vetem moldavin por edhe ne vendejset tjera nese denjo ka drejt ai ka drejt tjerit shshshshshshssh