Haiti njeh Kosovën

11 Shkurt 2012, 11:29Rajoni TEMA

Ka ardhur njohja e 87 për Republikën e Kosovës. Pak minuta para orës 24 të ditës së premte, Ministria e Jashtme ka njoftuar se Haiti është vendi më i ri qa ka njohur shtetin e Kosovës.

”Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme te Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare te pavarësisë së Kosovës nga Haiti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Haiti është shteti i 87 qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohen, kur Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve te pavarësisë.

7 komente në “Haiti njeh Kosovën”

  1. Tironci Lugano says:

    Pershendetje Haitit edhe pse me shume vonese.Nje shtet si Haiti ku gjithcka ka ndodhur vitet e fundit si termet permbytje etj.Ku vendi eshte ne nje kolaps e njerzit vuajne edhe per buken e gojes.E ka vende te tjera si Haiti.Por Ministrija e Jashteme e Kosoves duhet ta pranojme ka punuar vertet keq.

  2. Horri i bulevardit says:

    Urime

  3. Fatos says:

    Cdo njohje eshte nje tik-tak me shume drejt bashkimit kombetar.

  4. Epirioti says:

    Ore po ata te Leges Arabe a te Bashkesis Islame qe bene pjes edhe Shqiperia se na jane edhe muslimane dini gje nese e kan njoh Kosoven??? Fare Majmuni….

    1. Tironci Lugano says:

      Epiroti
      Tani sikur po fryn nje ere e re nga keto vende per njohjne e Kosoves.Edhe kjo me shume nen presionin Amerikan.Por te mos harrojme qe keto vende kane pasur nje lidhje shume te ngushte me Serbine

  5. Epirioti says:

    Tironso nga Lugano Paradis shkrun ti plako??? jete e bukur aty, ka dhe disa Bare Interesante aty se kam qene disa here. Plako Nuk behet Evgjiti i Bardh o Tironso. edhe puna e ketyre Araveve keshtu eshte. Tung klm

    1. Tironci Lugano says:

      Epiroti
      Paradis eshte pjese e vashdimit te liqenit te Luganos pothuajse jane nje.Sic ka emerin vendi ashtu eshte plako
      pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje