Komisari i lartë për pakicat kombëtare i OSBE-së, Knut Volebek ka tërhequr vërejtjen lidhur me incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.
“Maqedonia, si demokraci e re po përballet me një seri sfidash. Vendi shumë përparoi pas konfliktit të vitit 2001, por seria e incidenteve dhe ngjarjeve në Strugë përkujtojnë se incidentet ndëretnike dhe religjioze nuk i takojnë vetëm të kaluarës dhe nëse ato nuk ndalohen mund ta rrezikojnë shoqërinë”, theksoi Volebek në fjalimin para Komitetit për marrëdhënie mes komuniteteve në Parlamentin e Maqedonisë.
Ai i përshëndeti përfundimet nga seanca e javës së kaluar të Komitetit në lidhje me këto incidente se me kohë dhe në mënyrë konstruktive ka reaguar në nivel të detyrës të tij.
Sipas tij, nuk janë të nevojshme situata si djegia e flamujve dhe përdhosjen e objekteve fetare që të ketë debat për dukuritë e tilla.
Ambasadori Vollebek gjithashtu bëri thirrje për reforma në arsim dhe vendosjen e arsimit të integruar si dhe mënyrën më të mirë për parandalimin e tensioneve në shoqëritë multietnike.
“Duhet të merren masa në politikë, në përmirësimin e ligjeve, mediave dhe integrimin social. Arsimi është relativisht i lartë në parandalimin nga eskalimi i incidenteve. Munda të shoh tendencë të rritur në lidhje me separimin në linjës etnike, veçanërisht në shoqëritë postkonfliktuoze. E gjithë kjo potencialisht mund të paraqet kërcënim për kohezionin social” vlerësoi Volebek duke nënvizuar nevojën për inkuadrim në këto procese të të gjithë komuniteteve etnike në vend.
Zejadin Sela nga PDSH vlerësoi se Komiteti për marrëdhënie me bashkësitë nuk e kryen rolin e tij, por është instrument në duart e pushtetit për zbatimin e politikave të tyre.
Sipas tij, në vend janë përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa pushteti pak punon në këtë çështje, gjegjësisht punon në përkeqësimin e tyre.
Edhe sipas Talat Xhaferit nga BDI, komuniteti shqiptar nuk ka nevojë të integrohet në shoqëri për shkak të kontributit që e ka dhënë ende prej vitit 1903 në ndritmini e saj. Ai si problem kryesor e përmendi pikëpamjen e ndryshme konceptuale të Kushtetutës te komuniteti shqiptar dhe maqedonas.
Për Silvana Bonevën e VMRO-DPMNE, Maqedonia nga vitit 2001 arriti shumë dhe i është kushtuar ndërtimit të shoqërisë së vërtetë multietnike, e cila bazohet edhe në traditën e forcimit të bashkëjetesës. Sipas saj, Komiteti kryen detyrën e tij në lidhje me integrimin e tij, por përgjegjësi mes bashkësive kanë të gjithë, politikën, institucionet, si dhe mediat me mënyrën e raportimit. Theksoi edhe nevojën e projekteve për të rinjtë.
Oliver Spasov përmendi se te LSDM nuk ka dyshim rreth stabilitetit të shtetit të cilin duhet ta ndërtojmë si shteti i të gjithë qytetarëve. Sipas tij, është me rëndësi që më rreptë të dënohen të gjithë incidentet të cilat nxisnin jotolerancë ndërnacionale dhe ndërfetare dhe të gjithë, e para se gjithash pushteti ta marra përgjegjësinë.
Volebek sot u takua edhe me presidentin Gjorge Ivanov si dhe me përfaqësuesit e partive politike. (INA)
Vetem shtetet -kombe mund te mbijeteojne.Shqiptaret duhet te kene nje shtet,artificializmat shtyjne ca kohe por nuk zgjasin gjate.
Tetova e pjeset e tjera qe jane shqiptare nuk mund ti tjetersoje maqedonia, se ajo nuk ka qene kurre sg\htet por spijunat e politikes shqiptare qe marrin pjese ne ate qeveri ti mos i pyet kush por te veprojne ne menyre te drejte ne vafor te popullit shqiptar.
Pse e vrisni menjen o shqipatro-maqedonas?
Ju keni vetem nje detyre, qe sa here tju therrasi Saliu, ti gjindeni prane, se rrezikohet atdheu, nga shqiptaret e Shqiperise.
Prandaj lereni maqedonsin si gjithmone te beje punen e vet dhe ju hajdeni ketu se ketu esht rreziku, po iku Saliu dhe vjen Kreshniku, ju ben telash me maqedonsin dhe kete ju se doni, se jeni vllazen.
Saliu o mrrezik, ketu eshte lufta jo ke maqedonsi dhe maqedonsi e ka par se juve ju dhimbset Saliu dhe ju le te lire te ndihmoni Saliun, se punet e juja atje i rregullo maqedonsi, biles duhet tja dini per nder, kur ju nre kisha dhe statuja ke dera shpis, ju afro turizmin ke shpija dhe do fitoni ca denare me shume.
Mos boni gajle, se Saliun e keni mir.
SHqiprija me vetem 3-milion banore,ka ne vendin fqinje mbi 700-mije SHqiptare.Prandaj nje nder prioritet e politikes se jashtme te 2-shteteve SHqiptare, pra ,SHqiperise dhe Kosoves,duhet te jete Maqedonija.