“Pushtimi” kinez

8 Shkurt 2012, 14:06Rajoni TEMA

Mallrat kineze kanë rritur dukshëm prezencën e tyre në tregun kosovar. Ky shtet i largët aziatik tashmë është ndër eksportuesit kryesorë të mallrave në Kosovë, pas Maqedonisë, Serbisë dhe Gjermanisë.

Sipas statistikave të Doganave të Kosovës, importi nga Kina arrin në rreth 10 për qind të importit të përgjithshëm në vend. “Në vitin 2011 nga Kina janë importuar mallra në vlerë prej 170.7 milionë euro, përderisa importi nga ky shtet aziatik në vitin 2010 kishte qenë 136.5 milionë euro”, bën të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Me rritjen e vlerës së importit për rreth 35 milionë euro vetëm nga viti 2010 në vitin 2011 është rritur edhe numri i kompanive kosovare që importojnë nga Kina.

Stavileci pohon se gjatë vitit 2010 nga Kina kanë importuar 1494 biznese, ndërsa një numër i tillë në vitin 2011 ka arritur në 1570. “Nga viti 2010 në vitin 2011 numri i bizneseve që kanë importuar nga Kina është rritur për 76”, theksojnë zyrtarët doganorë të Kosovës.

Në anën tjetër, në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në nëntor të vitit 2011 nga Kina janë importuar mallra në Kosovë në vlerë prej 14.8 milionë euro, në tetor ishin importuar 18.5 milionë euro mallra, 14.6 milionë euro në shtator, 16.6 milionë euro në gusht, 16.2 milionë euro në korrik, 15.2 milionë euro në qershor, 13.4 milionë euro në maj, 11.2 milionë euro në mars 2011, 10.4 milionë euro në muajin shkurt dhe 10.3 milionë euro në janar të vitit të kaluar.

Përpos që importon shumë mallra, Kosova ka rritur edhe eksportin në Kinë. Bazuar në statistikat zyrtare, më shumë se në Mal të Zi e Zvicër, Kosova vitin e kaluar ka eksportuar mallra në Kinën e largët.

Në muajin korrik 2011 nga Kosova në Kinë ishin eksportuar mallra në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro, krahas 29.3 milionë euro sa ka qenë eksporti i përgjithshëm i vendit në atë muaj.

Këto statistika të eksportit e radhisin Kinën në krye të listës së vendeve, ku vendi eksporton më së shumti mallra.

Sipas ESK-së, në muajin korrik 2011, përqindja më e madhe e mallrave është eksportuar në Itali (20%), Shqipëri (12.2%), Maqedoni (9.7%), Kinë (7.9%), Zvicër (5.5%), Mal të Zi (5.1%), etj.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, 47,2 % të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 29,9 %, produktet minerale, 4,6 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4,4 % plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 3,3 % makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 3 % tekstil dhe artikuj tekstili etj.

Përfaqësuesit kosovarë të biznesit konfirmojnë se Kina tashmë është shndërruar ndër partnerët kryesorë tregtar të Kosovës.

Sipas tyre, në këtë vend aziatik eksportohen kryesisht koncentrate minerare nga “Trepça” dhe nga “Ferronikeli”./zeri

4 komente në ““Pushtimi” kinez”

  1. mallakastrioti says:

    dhe ceshte me e bukura keta kinezet as nuk e njohin fare shtetin e kosoves tani qeveria e kosoves ti kerkoje njohjen kines te shtetit kosovar ase ti veri nje limit importimeve nga kina ,,, kur do fillojne te bejne interesat e kosoves keta zoterinj..

    1. elio says:

      Jane aq te pakta numrat saqe Kina nuk e p… fare ate shifer..

  2. plaku says:

    mallakastrioti,
    Mendoj se Kina eksporton shume me shume mallra ne Serbi se ne Kosove sepse tregu serbe eshte me i madh se tregu kosovar. Fakti qe tregu kosovar merr mallra kineze do te thote se keto mallra jane me konkuruese se mallrat e vendeve te tjere. Mendoj se politika duhet bere me ment ne koke dhe jo ashtu partizance.

  3. mallakastrioti says:

    cpo na intereson ku eksporton me shume ne serbi o ne kosov o sa eshte sasia qe eksporton,, muhabeti eshte a eshte ne gjendje qeveria kosovare te bej interesat e kosoves apo jo …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje