Në hartë duket qartë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në këtë projekt gjigant, pasi tubacionet parashihet të kalojnë përmes Greqisë së veriut dhe të arrijnë në Itali.
Në faqen zyrtare të internetit të kompanisë ruse Gazprom është publikuar harta e re, e cila tregon se nga do të kalojë korridori ndërkombëtar i tubacioneve të gazit që do ta furnizojë Evropën. Në këtë hartë duket qartë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në këtë projekt gjigant, pasi tubacionet parashihet të kalojnë përmes Greqisë së veriut dhe të arrijnë në Itali.
Drejtori ekzekutiv i Gazpromit, Alexey Miller, në mbledhjen e mbajtur pikërisht për rrjedhën e jugut më 20 dhjetor të vitit të kaluar, ka folur për aktivitetet që pritet të fillojnë shumë shpejt që ky projekt të bëhet realitet.
“Kemi gjithçka që është e nevojshme që të shpejtohet fillimi i ndërtimit të rrjedhës së jugut. Kemi bazën rregullatore, interes të madh nga ana e pjesëmarrësve në këtë projekt, paratë e nevojshme, si dhe porositë e gazit nëpërmjet kompanive të mëdha nga deti i Zi. Interesi për projektin është mjaft i madh, kurse ne jemi të përgatitur që ta plasojmë atë”, ka thënë Miller.
Sipas të dhënave zyrtare të Gazpromit, rrjedha e jugut do të fillojë nga Rusia, nën Detin e Zi, ku një pjesë do të kalojë nëpër Rumani e Serbi drejt Kroacisë, kurse pjesa tjetër do të shkojë drejt Bullgarisë, do të anashkalojë Maqedoninë dhe do të kalojë nëpër Greqi, në fund do ta anashkalojë Shqipërinë në jug dhe do të ngjitet nëpërmjet detit Jon me Italinë.
Zyrtarisht ky projekt pritet të fillojë në dhjetor të vitit 2012, në të cilin janë paraparë të investohen miliarda dollarë për ta furnizuar Evropën me energji të re, shkruan portali Zhurnal. Të rikujtojmë se në hartën e parë të publikuar të Gazpromit, ishte paraparë që tubacionet të kalojnë nëpër Maqedoni dhe Shqipëri, e që do të ishte distancë më e shkurtë dhe më e sigurt për rajonin./Express
ruset do benin gjithqka qe te mos e kalonin neper shqiperi dihet kjo gje , mos prisni qe ato ta kalojn neper shqiperi
Ne do ta marrim gazin nga Azeret.Eshte i cilesise se larte dhe ja kalon gazit rus.Informacione me te detajuara mbi cilesine e gazit do na japi kryeministri yne kur te na kthehet nga Azerbajxhani.
eh medet, qorrat e Sales fluturojne me prase ne myth me keq se Tan Shehu
– m’besnoi ju mueeeeeeee
E po ajo dihej. Sali stabiliteti nuk ja mbush mendjen botes qe jemi ekonomia e stabilitetit ne Rajon. Tani jeni te bindur kush e mban Saliun ne qeveri eshte antishqiptar.
e shikon file mou,sa keq eshte me qen korrak…..!!!
edhe tubi i gazit te ka inat………te rroje Zike farfalla!
Mbase gabohem por sikur ka nje kenaqesi ne dhenien e lajmit qe gazsjellsi nuk kalon neper teritorin tone.Bota ka politika te caktuara ne politiken e jashteme, ndaj e kush eshte kryeminister e nje vendi te caktuar nuk perben asnje faktor si pozitiv apo negativ.
TL, po te shikosh harten, rruga me e shkurter duhet te kaloj nga Vlora-Brindizi. Po jo anashkalon jugun e shqiperise dhe kalon nga korfuzi . Kush jane interesat ? Ti mendon sepse Rusia preferon Greqine dhe jo Shqiperine !!!! Po investisoret qe do tu kushtoje 500 mije E me shtrenjte si mendojne ? Siguria e nje shteti eshte detyre e Qeverise pra dhe e kryeministrit. Ti jeton ne Zvicer, dhe duhet ti shikosh gjerat si Evropjan. Ti do gazin per dite per te gatuar etj etj dhe ke te drejte sepse paguan. Ka siguri ne shqiperi qe mund te siguroj ty si investues dhe konsomator. Shqiperia eshte nje shtet mafjoz dhe per kete duhen falenderuar ata qe e mbajne ne fuqi nder ta jane fqinjet tane.
Per te siguruar nuk jam i kenaqur por i vrare shpirterisht sepse e dija kete gje dhe e kam shprehur shpesh here ne kete forum.
Kaloresi i zi,
Me vjen keq por ka mundesi qe Sala nuk ka pranuar vete qe gazesjellesi te kaloje nga Shqiperia sepse ai do te beje vendin tone nje burim te fuqishem te eksportit te energjise diellore ne Europe. Sala eshte visionar. Ai do qe grate gjermane te pjekin berxollat ne shtepite e tyre me energji elektrike diellore qe do vije nga Shqiperia e Sales.
Keshtu qe mos u be merak per energjine se Sala i ka marre masat, ai e ka thne vete kete. Mundesia tejter e Sales eshte edhe ndertimi i centraleve berthamore per prodhimin e energjise elektrike,m.gj.s. Italia dhe Austria nuk prodhon energji elektrike berthamor, Gjermania dhe Zvicra kane filluar tashme pezullimin me kohe ( nuk e di se sa vjet )te prodhimit te energjise elektrike berthamore. Me kane thene se Sala ka qejf shume proverben e popullit : “Prit gomar te mbije bar.”
Pershendetje.
ahahha pershendetje Plaku,
Eshte per te ardhur keq Plaku, ky shtet nuk eshte ne gjendje te siguroj higjenen e popullit te vet. Neser dhe po te duam te shesim prodhime ”bio” imazhi plehrave ne shqiperi ja heq te gjitha vlerat. Nuk e di sa vite i duhen Shqiperise gjore ta mari veten dhe jemi te deshperuar.
Gjithe te mirat Plaku
plaku
Na bete me frike dje me lajmet qe vinin mbasdite nga Berna.Ishit “prane” nje Fukushima
pershendetje
Tironci Lugano,
Mediat njoftuan se ishte nje gabim i “vogel” njerezor. Ata po benin rimontin e nje linje dhe vune nje aparat mates gabim. Djali im u frikesua shume. Fatmiresisht, ti e di me mire se une, qe qeveria zvicerjane ka bere nje plan ( si gjermanet ) qe me kohe te pezulloje prodhimin e energjise elektrike nga centralet berthamore. Mendoj se problem mbetet Franca e cila, me sa di une, prodhom me se 80% te energjise elektrike me centrale berthamore.
Pershendetje
plaku
Do ta pezullojne me kohe..Me duket se e kane kthyer perseri e kesaj kohes si dihet kur do ti vije.Energji e pastert dhe cdo gje eshte nen kontroll kane filluar te degjohen zera tani.Franca eshte vertet problem jo per sasine qe prodhon por per niveline sigurise duke pasur parasysh qe i ka te vjeter.
pershendetje
Gjeopolitika e gazit eshte sot njera nder sfidat kryesore te Evropes,Rusi deshiron ta kaloj ka shtetet ordodokse dhe sllave ndersa amerikanet synojne rrygen me te mire edhe me te shkurte e cila eshte TAP andaj shqiperia ne kete rast fiton si nga aspekti gjeopolitik ashty edhe ai ekonomik
Kaloresi
Edhe pa pare harten dihet qe duke kaluar nga Jugu Jone eshte rruga me e shkurter.Por a mjafton kjo?Une them qe jo e jo vetem une se personalisht jam nje komentues modest prane kesaj gazete.E thash dhe me lart qe Bota ka dhe interesa politike pervec atyre ekonomike.E sic duket skane interes per Ne.Anash kalohet dhe Maqedonia me duket apo jo?Me vjen keq qe ti e politizon cdo gje dhe sje i vetmi.Thjeshte dua te te kujtoj dicka.Ky projekt akoma ska filluar.Duke marre me te miren e mundeshme do filloj nga fundi i vitit.Mos harro edhe sa kohe do te duhen qe ky projekt te zbatohet.E deri atehere Berisha nuk do jete me kryeminister.Keshtu…dalim perseri tek interesat popitike qe kane vendet pjesmarrese ose me sakte vendi i origjines se gazit.Ndaj mos politizo dhe aty ku nuk duhet ku nuk ka arsye.Thjeshte per informacion ne Svicer nuk perdoret gaz fatmiresisht per ngrohje apo per gatim.
TL, duhet te kuptosh nje dicka te rendesishme.
Ka kritere qe nuk anashkalohen nga politika e shteteve te BE persa i perket Energjise Berthamore, ose ajo e gazit me kontrata te rendesishme dhe me partenere te sigurt. Pakti qe i lidh keto shtete eshte se jane pjestare te BE. Pra politikisht jane angazhuar te respektojne te gjitha kriteret e kontrates nenshkruar. Fakti qe Shqiperia, Maqedonia nuk jane pjestare te BE i anashkalon nga ky projekt. Sigurisht SIGURIA e ketyre projekteve gjigande dhe te rendesishem eshte kriteri kryesor. Pra Saliu te ike apo te RRRRRI sa te doje, Shqiperia e humbi rastin te ishte Shtet, sepse ne rajon i kishte te gjitha mundesite te hynte ne BE.
Pra ata qe e mbajten ne fuqi e dinin mire cfare benin.
Kaloresi pajtohem me ty ky gjufo sala nuk ka ndermend te bej diq qe shqiperia te jet faktor ne ket pjes te europes ky merret me spahiun ky merret siti vret qytetaret e vet te bej rremuj shqiperin e gjera qe as psika e nje intelektuali mete fort ne bote smund ti kap,ket edhe une ekam pritur,se kam percjellur ne mjetet e informimit gjerman se si do shkoj ky plan i gazpromit qe ne gjermani eshte nje investues i fort ,ky njeri eshtge gerhard schröder ne kohen kur nato vendosi te sulmon serbin ky deri ne minutat e fundit ka qen kategorik kunder bombardimive ne serbi,por amerikanet i kan dhene afat 5 min te vendos je kunder apo per,nje jo e schröderit doti shembete edhe themelet eNatos pra veq keta naiv qe jan nuk shofin edhe para hunde qka bahet mete vertet me dhimbset qe ky gaz nuk kalon neper shqiperi se pote kalonte neper shqiperi ,dote ishte nje pune e madhe qe dote lehtsonte jeten e qytetareve shqipetar.
Po pse budalla eshte Rusi qe te kaloje Gasin nepermjet Shqiperise…? po talibanet e salut te vicidolit i cajne Tubot e Gazit more i hedhin ne ere….
ore po i vjedh Qetesori, naten i shkul i varfri me dy-tre dukaqote..
Ne shqiptaret kemi 20 vjet qe jetojme me endrra,sikur Shqiperia eshte qendra e botes,sikur ketu do kalojne gjithe tubat dhe autostradat e botes.Sa kemi degjuar per koridorin tete,do behet sot do behet neser,dhe deri tani asgje.Per sa i perket gazsjellsave,edhe nje here,harrojeni,harrojeni derisa rusi e ka monopol gazin,e bejne edhe me te gjate linjen dhe ketu nuk e kalojne per arsyet qe dihen.Edhe Sala qe thote do takoj kete Alievin per gaz e nafte e thote per demagogji,se edhe vete Alievi nuk ka fuqiqe te caktoje nga do kaloje gazsjellesi apo naftsjellesi.
KJO ESHTE HARTE E TEMES DHE JO E VERTETE
Me berishen nuk arrin kush marveshje te paster, po te jete puna per ndonje tregti armesh po qe ti marre leket shpejt e shpejt po poe marveshje qe i sherben te gjithve mezadhah se mund ta beje.kjo qeveri eshte kthyer vetem marrse dhe asnjehere dhense,po vetem plumba jep se gje tjeter ketij fakir popullit.
Verejte (per kopetentet): ky gazsjelles kalon ne ujera turke, qe te anashkaloje ukrainen se per kete gje u ndertua, por vellau i disave ketu nuk e ka rruajtur tu leshonte nje dege atyre per te cilet i keputet shpirti qe pa gdhire.