(E plotësuar) Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë të Dragashit pas rënies së ortekut. Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.
Vetëm një fëmijë i shpëtojë kësaj tragjedie të rëndë dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë, raporton Express.
Nëntë të vdekur në Restelicë
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë janë gjetur edhe dy trupa pa jetë, të cilët janë nxjerrë nga bora e ortekut që ka goditur fshatin Restelicë të komunës së Dragashit. Kjo, deri më tash, e çon numrin e viktimave në 9 persona që humbën jetën nga orteku i borës.
Bilanci tragjik nga rrëshqitja e ortekut të borës, i cili ka goditur 15 shtëpi në anën e djathtë të fshatit Restelicë të komunës së Dragashit, deri më tash është 7 persona të vdekur, ndërkohë që një fëmijë i moshës rreth 5 vjeç është gjetur i gjallë, njoftojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Orteku i borës, me thellësi prej 10 metrash dhe gjerësi rreth 500 metra, i cili ka goditur fshatin Restelicë, dje rreth orës 7: 30 të mëngjesit, dyshohet të ketë bllokuar nën borë 11 persona, të cilët, siç është thënë, u takojnë familjeve Reka.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kërkimet për gjetjen dhe shpëtimin eventual të personave të tjerë, që thuhet të kenë mbetur nën ortekun e borës, janë duke u zhvilluar intensivisht.
“Deri në këtë mëngjes, kur kërkim-shpëtimi po vazhdon edhe për tre persona të tjerë, bilanci është: 7 të vdekur dhe një person është nxjerrë i gjallë – një vajzë e moshës së re. Tash për tash nuk mund të thuhet diçka më tepër se sa që kërkimi po vazhdon dhe mund të thuhet se shpresat janë gjithnjë e më të vogla për të gjetur të mbijetuar”, ka thënë Mujota.
Mujota ka ritheksuar se kërkimet për 3 personat tjerë, do të vazhdojnë deri në fund. Në këtë kërkim janë angazhuar njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, njësitë e Zjarrfikësve, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët u kanë shkuar në ndihmë këtyre forcave për të ndihmuar në kërkimin e goditurve nga orteku.
“Janë të angazhuara të gjitha forcat dhe do të ngelin të angazhuara deri sa të mos arrijnë te trupat e fundit që janë ndodhur të ngujuar në shtëpitë e tyre në rastin e rënies së ortekut. Ne ende po shpresojmë që të ketë mbijetuar dikush prej tyre, por gjasat janë gjithnjë e më të vogla”, ka theksuar Mujota.
Ndryshe, për shkak të terrenit të vështirë në hapësirën ku janë shtëpitë e goditura nga orteku në Restelicë, sipas ministrit Mujota, për njësitë e kërkim-shpëtimit ka qenë e pamundur që të depërtojnë me makineri të rëndë për të hequr borën. E gjithë puna për heqjen e borës në vendet, të cilat ishin piketuar se janë shtëpitë e goditura, siç ka thënë ministri Mujota, është bërë me mjete dore dhe kjo formë e kërkimit po vazhdon ende. /REL/
Allahu paste meshire per ta, dhe u prefshin ne paqe.
Amin net…
Keta Jane popull sllav ne krahinen e Gores, dhe Jane pergjithesisht Myslimane te rregulltqe e praktikojne Sunen.
S.A