Policia konfirmon 3 të vdekur, pas dyshimeve për 8 të vdekur nga orteku në Dragash

11 Shkurt 2012, 19:14Rajoni TEMA
Policia konfirmon 3 të vdekur, pas dyshimeve për 8 të vdekur nga

(I plotësuar 18:15)Trashësia e borës që ka goditur shtëpitë arrin deri në dhjetë (10) metra thellësi dhe rreth pesëqind (500)  metra gjerësi dhe gjendja në tërësi për momentin është shumë e rëndë.

Prishtinë: “Në fshatin Restelicë të Dragashit pas rënies së ortekut në një numër të shtëve, nga të cilat dy ishin të banueshme, kanë gjetur vdekjen tre persona” ,ka konfirmuar për Info Globin, Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Në dy shtëpitë e banuara dyshohet të kenë qenë njëmbëdhjete (11) persona të cilët kanë mbetur brenda të izoluar nën ortekun e borës. Në këtë numër janë edhe tre viktimat e sotme të fshatit Restelicë.

Nga të reshurat e mëdha dhe kushteve atmosferike, rruga vazhdon të jetë e bllokuar nga fshati Krushevë deri në fshatin Restelicë, rreth (4 km).

Trashësia e borës që ka goditur shtëpitë arrin deri në dhjetë (10) metra thellësi dhe rreth pesëqind (500)  metra gjerësi dhe gjendja në tërësi për momentin është shumë e rëndë.

Dhoma komanduese e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit e stacionuar ne Dragash është duke bërë koordinimin me të gjitha instancat në nivel rajonal dhe atë qendror si; Forcën e Sigurisë se Kosovës, KK Dragash, KFOR-in, Zjarrfikësit, Ndihmën e shpejtë, kompanitë për pastrimin e borës, Bizneset lokale dhe banorët e asaj zone që me të gjitha kapacitetet e vëna në funksion po bëjnë përpjekje të pandërprera që t’iu dalin në ndihmë banorëve të kësaj zone.

 

7 komente në “Policia konfirmon 3 të vdekur, pas dyshimeve për 8 të vdekur nga orteku në Dragash”

  1. Luani says:

    Ah e mjerë qeveri(e shitur) shqiptare, se si kujdeseni për kombin tuaj!

    1. Albann says:

      hahaha.Ne me mire investojme ne Afganistan e Libi se atje ku ka shqipetere….

  2. Sadat tasholli says:

    Qeveria e kosoves lyp me ja q! Nanen ma para investojn ne shtete te huaja se sa ne shtetin e vet dhe per popplin e vet. Ma mir mos kofshin kta qeveritart e kosoves. Hajduka te klases tpar jan

  3. Sadat tasholli says:

    Populli kosovar gjithmon ka me vujt nqofse kta qeveritar nuk largohen nga puna hajnat e kosoves

  4. syriembel says:

    ata i ka zan bora e qfar ka qen pergjigjeja e tyre arsya pse nuk kan marr masa ma heret me shku per shpetim,nuk ka pas gjasa me marr vesh ngaqe ska pas deri me ate koh informata qe ka ndodh ni gja e till ehh kuku per ta kuku per ta zoti faren e flliqt jau hupt po kan menoft se normal bor u kan si gjikund ne kosove qe eshte kriz
    si gjithnje mas vakti marrin masa,qdo femij sod ne kosove gati e ka kaj telefon nuk ka pas munges informate po kan dasht mi nxe bötht qysh jan mesu karrik pamukut……… kur sjan per popull e sju rrin gati senev qe ndodhin ne shtet qa po na duhen po e ves veten mi lan me qeveris shtetin…kurkund ne bote nuk e ka qeveria jeten ma te mir qysh e kan kta tont…tzzzz marre duhet mu ju ardh bre marree

  5. Descartes says:

    Ngushllime familjeve te Restelices.Bora e madhe po e mban ter Ballkanin nen ethe….

  6. billi says:

    nje mosbetshin kta idijota goran kerkun ndihmen e serbis qelbsira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje