Deficiti tregtar i Kosovës arrin 2 miliardë e 166 milionë euro

13 Shkurt 2012, 12:35Rajoni TEMA

Shkëmbimet tregtare të Kosovës me vendet e tjera kanë shënuar një rekord të ri gjatë vitit 2011. Një rekord që është negativ për Kosovën, pasi bilanci në mes të eksportit dhe importit, që njihet si deficiti tregtar, është thelluar edhe më shumë. Gjatë 12 muajve të vitit 2011, deficiti tregtar i Kosovës ka qenë 2 miliardë e 166 milionë euro.

Rritja e diferencës në mes të importit e eksportit ka ndodhur meqë importi ka vazhduar të rritet me ritme më të shpejta se eksporti. Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2011 kanë pasur vlerën 313 milionë euro. E importet kanë shënuar rekord duke arritur vlerën e 2 miliardë e 479 milionë eurove. Këto të dhëna janë nxjerrë nga raportet 12-mujore për tregtinë e jashtme të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës. Kjo agjenci ka publikuar se fundmi raportin për tregti me jashtë për muajin dhjetor.

Enti i Statistikave ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin dhjetor, duke i përmbyllur kështu publikimet e përmuajshme për vitin 2011.

Deficiti tregtar për muajin dhjetor 2011 ka qenë 227,2 milionë, ndërsa në dhjetorin e vitit paraprak ishte 183,5 milionë euro. Gjatë dhjetorit eksportet kanë shënuar një rënie prej 14.9 për qind, apo kishin vlerën e 21,5 milionë eurove. E importet kanë shënuar një rritje prej 19.1 për qind, apo shprehur në numra kishin vlerën e 248,8 milionë, që njëherësh ishte vlera më e madhe e shënuar brenda një muaji./KD

1 komente në “Deficiti tregtar i Kosovës arrin 2 miliardë e 166 milionë euro”

  1. Argita_B says:

    Kosova ka nje balance shume me negative se Shqiperia, dhe me keto ritme eshte drejt kapitullimit.
    Problemi eshte se politikat ekonomike per ta bere ekonomine atraktive per inbestiroret deri tani kane rezultuar mediokre, per te mos thene te deshtuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje