Familja Reka: Tadiç, lojë politike me tragjedinë tonë

15 Shkurt 2012, 11:38Rajoni TEMA

Familja Reka ka reaguar kundër deklaratave të presidentit serb Boris Tadic, lidhur me përkujdesjen e tij të shprehur për vogelushen e mbijetuar nga tragjedia, ku 10 anëtarë të saj humben jeten nga orteku, që goditi shtëpinë e tyre në fshatin malor Restelicë në malet e Sharrit.

Pjesëtarë të kësaj familje kanë theksuar se presidenti serb duhet të shikojë hartën se ku i bie Kosova dhe të mos bëje lojë politike.

“E ftojmë që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merr vesh se ku është Restelica, sepse ndoshta ka harruar ku është ky fshat. Kjo është vetëm lojë politike e Serbisë”, ka theksuar për KTV, një pjesëtar i familjes Reka.

“Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka për KTV.

15 komente në “Familja Reka: Tadiç, lojë politike me tragjedinë tonë”

  1. Shpresa says:

    Me kete rast, Tadici rishpreh qendrimin e Serbise se Kosova eshte Serbi.

    1. armand says:

      Per te gjithe ata qe na u mallengjyen nga humanizmi serb,per te gjithe ata qe kerkojne te na hiqen me katolik nga PAPA,per te gjithe ata qe e kane kujtesen e shkurter,per te gjithe ata qe historine e mesojne ne zyrat e partive politike,per te gjithe ata qe kerkojne te imponojne mendimin e tyre me fjalor rrugesh,per te gjithe ata qe mendojne se te shurrosesh kunder eres eshte e pamundur te lagesh,dua vetem t’ju them:
      Familja Reka i ktheu pergjigjen e duhur presidentit “humanist” te Serbise.Respektojeni dhe kurseni “deshperimin” qe ju ka kapur nga kjo pergjigje.

  2. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Familja e voglushes gabon kur e politizon ndihmen qe presidenti i ofroj ne menyre kristiane, ne demokraci respektohet edhe vendimi i familjes. Per mua eshte krim dhe shkelje e c’do te drejte humane kur manipolohet dhe diskriminohet ndihma homanitare. I uroj voglushes shqiptare nje jete te lumtur dhe te bekuar. per ato qe do te me replikojne me urretje dhe me ofendime, ju them qe mos te humbasin kohe duke bere lojen e patriotizmit gjoja si shqiptar!

    1. Vlora1912 says:

      Ik ore Palaço…i zhgenjyer

      Do i japesh mend ti, familjes me nje barre me dhimbje sa nje mal ne shpinë.

      Komento ndonje gje tjeter, leri ata.. se dhimbja i drejton ne rrugen e duhur..

    2. Shqiptari says:

      Serbia nuk mund te hiqet si Shtet Humanitar kur jo me larg se ne vitet 90′ i ka vrare femijen nenes Kosovare ne bark dhe ka shdukur familje te tera neper varre masive ku nuk ju gjenden as eshtrat edhe sot e kesaj dite. Jo mo i nderuar familjet kosovare nuk behen patriota “gjoja Shqiptar” por nuk mund te hash buken e atij qe te ka ngulur thiken. Duhet ta provosh qe ta kuptosh

      1. Kalorsi i zi says:

        Ore po perse nuk i kerkojne dhe Turkut per krimet e kaluara.?
        Boll keto jane dy gjera te ndara dhe duhet te trajtohen te vecanta me njera tjetren per hir te kultures sepse eshte fatkeqesi. Edhe ne fatkeqesi nuk refuzohet ngushellimi, historia e shteteve te BE u ndertua nga mesimet si te evitojme luften. Nuk po them qe duhet pranuar propozimi i Tadic por duhet respektuar si forme ngushellimi dhe jo te politizohet nga politikane qelbesira shqiptare qe nuk mund ti sigurojne nje jete pa pasoja vogelushes. Politizimi ne kete rast eshte nje manipulacion mbi shpinen e femijes qe nuk e njeh urrejtjen por ajo qe i mungon eshte Dashuria. Mos harroni qe jeta e kesaj vogelushe nuk eshte me ordinere dhe trajtimi i saj psikologjik eshte shume me i rendesishem sesa patriotizmi juaj qe ka ne qender urrejtjen.

    3. arbeni nga tepelena says:

      nuk te kuptova cdo te thote ndihme ne menyre kristiane.eshte turp te fusesh punet partiake(fete) ne kete rast.

    4. Glenn says:

      O zoti panxhar mire ben qe na kujton per parimet “kristiane” qe na paskan shtyre tadic te ndihmoje kete vajze jetime.por gjithashtu me ler te te ve ne dijeni meqe vizioni jot nuk shkon aq larg,qe eshte pikerisht deklarata e tadic nje monolog tipik serb I felliqur dhe shovinist dhe patjeter qe perdori dhe kete tragjedi per te sulmuar shtetin e pavarur te kosoves(apo se ke mar vesh akoma kete ti)

    5. BARDHI says:

      B.L na e lodhe trapin me keto komente idioteske,kuptoje njehere asnje qytetar i Kosoves qe ka vetem nje pike njerzie,krenarie nuk pranon kurfar ndihme prej shkinise,shkjau e greku ndihmat i kan me bishta,kur te pranosh ndihmen prej tyre pastaj te kerkoin ta nderrosh mbiemrin,duhet ta shtosh nje VIQ.

      1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

        Si ka mundesi qe vetem injorantat e idiotat te kundershtojne?? O Babzi duhet te pranoni qe te falni dhe ti tregoni historine brezave qe vijne mbas. Urretja duhet te ndalet per te shikuar perpara per te ardhmen e femijeve tuaj, une nuk e kam mbeshtetur dhe nuk i mbeshtes krimet qe beri Serbia ne Kosove. Prandaj lerini idiotzirat qe prodhoni me komentet qe beni. Presidenti i Serbese shprehu knaqesine per ta ndihmuar kete voglushe qe jeton me ndihmen e perendise, prandaj duhet te falenderohet per nje veprim pozitiv e human!

        1. durresstar says:

          Ne qe komentojme ne kte faqe jemi shqipetare,dhe nuk harrojme
          heret a vone gjakun me mare!! ti o mik qe nga komentet e tuja
          nuk ndihesh shqipetare,i don te hiqesh si shume i cilivizuar
          bon mire te shkosh ne boten humanitare kristiane te serbo-shovinistve!! shqipetaret kane toleruar shume,dhe prandaje
          ndodhen gjithmone perballe ktyre fatkeqesive,,,nji komb qe harron
          historine e te shkuares,,eshte i destinuar qe te humbe pergjithmone!!

          pershendetje te gjithe atyre qe ndihen shqipetare!!

  3. fane mirdite says:

    Po mir ka kaq shum injoranta ne shqiperi akoma ,aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiinuk njeh ekzistencen e kesaj femije dhe ju me thoni per humanizem ,po kush eshte tadic ,a perfaqeson serbin ore jeni ne rregull a jo ,beni nje vizit te psikologu pesh nerin . O vlora fol pak me me shum ton o vlla .

  4. suzana says:

    Vajza jetime nuk do te kete nevoje per para te Tadiqit, qdo familje kosovare, jam e sigurt, po te kishte mundesi do ta kishte adoptuar, ashtu edhe une, ajo femije ka shume nevoje per dashuri njerezore, jo per para,

  5. onni says:

    O INDINJUARI shekullit…po qe se nuk e do saliun behu kamikaz….ose behu hero si avni rustemi…po ler rehat ata qe po perjetojne dhimbjen e humbjes se jeteve..ok kokrra legenit komentatori leshit…

  6. kimi says:

    Do te doja ti kujtoja te gjithe lexuesve se cfare dinjiteti njerzor kemi ne shqiptaret.Une jam nga nje familie e vjeter tiranase dhe perpara luftes se dyte boterore, kur dikush mbeste jetime femijet merreshin nga familjet e medha tiranase dhe largoheshin prej tyre vetem pasi te martoheshin, edhe ne shtepine tone ndodhen te tilla marrje dhe rritje e edukim femijesh dhe kjo jo vetem ne nje rast. Dhe per Fatin tim me ka qelluar qe une te Takohem Rastesish me familjen e njerit prej ketyre femijeve ne Gjermani.Mendoni krenarine time dhe respektin tim per Gjyshin tim e te paret e mi.Une jam nga familia Pazari. Le te mesojme prej te pareve tane e ta dine mire tadicet e soji i sorrollopit te tyre se ne shqiptaret kemi nje kulture shume me te vjeter familjare ne ballkan se te gjithe ata ndyresira qe kujtojne se do i dalin gjoja ne ndihme nje femije jetime. Shqiptaret nuk kane vdekur akoma, ne kemi qene,jemi ,dhe do te jemi ne trojet tona populli qe i zgjidh vete probleme dhe fatkeqesi te ketij lloji.Shpresoj te dali nje familie shqiptare atje ne kosove e te marri ne dore fatin e vogelushes sa me shpejt.
    I uroj nje jete me dashuri e me fat me te mire se ky qe kishte deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje