Kosova të premten feston ditëlindjen e saj të katërt si shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa shumë probleme të trashëguara më herët vazhdojnë ta përcjellin atë edhe në vitit e pestë. Dy ditë para se të kremtohet “ditëlindja”, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, analistë dhe qytetarë të Kosovës, më shumë e shohin “gotën e zbrazët sesa të mbushur”.
Sipas tyre, për katër vjet si shtet, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim të kënaqshëm, ndërsa çështja e veriut, siç thuhet, i ka vënë kapak “dështimeve” katërvjeçare. Ndërsa vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në favor të pavarësisë së vendit, nxjerrja e shumë ligjeve properëndimore, njohja e disa shteteve, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, shihen si disa nga zhvillimet që kanë përshkuar periudhën katërvjeçare.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka përkujtuar se është kjo mbledhje e Qeverisë së Kosovës në javën e shënimit të katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, që rikujton sakrificën dhe vetëmohimin e brezave për lirinë e vendit.
“Kjo datë do të përkujtohet me manifestime të ndryshme institucionale dhe shtetërore dhe dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë Përvjetori i katërt i pavarësisë shënohet edhe me fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, andaj edhe është viti i suksesit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Deputetët opozitarë shprehen të shqetësuar për të ardhmen, periudhë kjo gjatë së cilës, siç thonë ata, Kosova rrezikon të thellohet edhe më shumë në kriza të reja politike dhe ekonomike…/zeri
Kane frike te dalin ne manifestim o thac se po i rref.
Interesant me keta lideret kosovare! Nuk prisnin dot edhe nja dy muaj me vone per te ngritur Flamurin e Pavaresise! Dhe ta festonin kete date te shenjte ne prill apo ne maj si t’ua donte qefi. Hajde tani festoje çdo vit neper bore e neper te ftohte!
Vertet interesant me keta lideret kosovare!
Kjo eshte nje pavarsi kot,mbasi nuk ka ndryshuar asgje tani e 4 vjet ne Kosove.Kush thote ka ndryshime per mire genjen popullin.
Atje ska ligje,ska shtrirje te pushtetit ne tere Kosoven,pothuajse serbia ben cte doje si me pare ne Kosove.Edhe ne thellsi te Kosoves,pra me leje te pylltarve serb priten pyjet,pa lere me gjate.Mos ndigjoni Hashim Thacin por nese doni pavarsi ngrenu ne kembe e clirone Kosoven ashtu sic duhet e jo keshtu me mashtrime te Hashimit.
agim,
Pyet te lutem nenen tende ne se kur te lindi kishte dhimbje si nena ime apo jo ? Hej mik, lindi nje shtet i ri dhe kuptohet se do rritet me dhimbje, fitore dhe deshtime. Ky eshte ligji i jetes. Kaq shpejt u merzite ? Te tjeret dhane jeten e tyre per kete fitore dhe ti humbe durimin. Hej djalosh, durimi sjell trandafila dhe asnje trandafil pa gjemba. Shteti zvicerjane festoi 650vjetorin dhe prape nuk eshte perfekt. Populli kosovar thote : Punet e mira behen dale nga dale. Italjanet thone : Piano, piano va lontano e sano. Dale nga dale shkon larg dhe shendoshe.